EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit

3 posters

Shko poshtë

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit Empty Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit

Mesazh  clee 19.06.12 10:34

NGROHJA GLOBALE DHE PARASHIKIMET E NOSTRADAMUSIT

Rritja e temperaturës globale të tokës dhe rreziku që paraqet sot ajo, është njëra ndër problemet më serioze me të cilën duhet të merret njerëzimi gjatë këtij shekulli. Por, pak kush e di se, për këtë rrezik të madhe që tani po i kanoset njerëzimit, një gjë të tillë, mu para 500 viteve, veç e kisha paraparë në parathëniet e veta famoze, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave, Mishell Nostradamus.

Sipas parashikimit të shumë shkencëtarëve, problemi dhe preokupimi kryesor i njerëzimit në të ardhmen, pa dyshim se do të jetë ngrohja globale e tokës. Kjo dukuri shkaktohet për shkak të dëmtimit permanent të shtresës mbështjellëse të ozonit që e përshkon globin tokësor.

Për të qen ky fakt edhe më brengosët, dëmtimi i kësaj shtrese po bëhet nga dora e vetë njeriut, kryesisht përmes prodhimit dhe përdorimit enorm në industri të dioksidit karbonik dhe metanit, të cilat shpërndahen në ajër përmes tubave të ndryshme të përdorimit ditor, si: ngjyra, parfume, dhe mbushjeve tjera, të njohura tek ne si “spreje spërkatëse” .

Se çfarë rreziku mund të ketë për njerëzimin nga kjo nxehje globale, besoj se tanimë të gjithë jemi të paralajmëruar. Shumë vise me klimë të ndryshueshëm kontinentale, veç kanë filluar të ballafaqohen me temperatura enorm të larta. Veç dihet, se në disa regjione të botës, dimri, pranvera dhe vera, vit për vit ndryshojnë dhe nuk janë si të viteve të kaluara.

Temperaturat në këto vise me të madhe kanë filluar të ndryshojnë dhe klima vit për vit bëhet e nxehtë, dhe e kundërta, aty ku ishte zakonisht nxehtë, kemi paraqitjet e shpeshta të temperaturave më të ulëta.
Dëshmitarë të ndodhjes së këtij fenomeni jemi edhe ne në Kosovë.

Nëse kjo gjendje gradualisht vazhdon me këtë trend, veç mund të parashikojmë se çka do të na gjej për disa vite të ardhshme?

Për fenomenin e nxehjes globale të tokës dhe rrezikun e madh të saj për mbarë njerëzimin, tanimë veç janë alarmuar shumë qeveri dhe institucione ndërkombëtare të vendosjes, por gjëja më kryesore që ne deshëm ta parashtroj në këtë artikull, është fakti se, mu ky rrezik, që tani realisht po i kanoset njerëzimit dhe mbar rruzullit tokësor, atë, qysh para 500 viteve, në parathëniet e tija famoze, veç e kishte paraparë, parathënësi më i madh i të gjitha kohërave Mishell Nostradamus.

Çfarë parashikonte në realitet Nostradamusi për këtë fenomen?

Në veprën e veta të shkruar në formë të strofave që ai i quante kuatrane, ndër shumë parashikime për të ardhmen e njerëzimit, mund të gjendet edhe disa strofa që parathonë ndodhjen e thatësirës së madhe në gjithë globin.

Sipas Nostradamusit, si shkaktare të kësaj thatësire do të jenë temperaturat e larta klimatike, nga e cila, do të shkretohen shumë toka pjellore. Do të paraqiten, zjarre dhe sëmundje të ndryshme që si pasoj do të kenë vdekje masive të njerëzve, kafshëve dhe botës bimore.

Pastaj, për shkak të rritjes së vëllimit të ujit, nëpër oqeane dhe lumenj që do të shkaktohen nga shkrirja e akullnajave nëpër viset polare me temperatura të ulëta, toka do të përfshihet nga vërshimet e mëdha.
Nga këto vërshime, ai parasheh përmbytjen e shumë sipërfaqeve ekzistuese kontinentale.

Këtë thatësirë Nostradamusi e parathot kështu:

Në dyzetetetë gradë
Deti shkumon, peshqit zihen.

Sipas tij, thatësirë e madhe duhej të zgjaste dyzet vite me temparatura tejet të larta. Për shirat që pasojnë dhe vërshimet e mëdha, parathuhet të jenë të shkaktuara në mënyrë artificiale, në formë të shkrirjes së akullit nga viset polare të mbuluara me akullnaja. Kjo shkrirje artificiale, duhet të jetë si rezultat i të ariturave shkencore në lëmin e detarisë.
Ja se si e përshkruan këtë:

Njohuria (shkenca) detare shiun do ta krijojë...

Në përgjithësi, për paraqitjen e thatësirës së madhe dhe shirave, në këto vargje më konkretisht parathuhet kështu:

Dyzet vite ylberi nuk do të lajmërohet
Dyzet vite më pas ylberi përherë do të shndëris
Toka e thatë edhe më e thatë do të jetë
Dhe përmbytja do të vjen kur ylbri sërish të paraqitet.

Gjatë kësaj përmbytje, e tërë Anglia do të jetë nën ujë, dhe jo vetëm Anglia. Më pas, do të kemi dukurinë e lëvizjeve të mëdha tektonike të shumë sipërfaqeve tokësore dhe kontinenteve të tëra. Veq këtyre efekteve, Nostradamusi parathot se në rruzullin tokësor do të ketë dyndje të mëdha të popullatës nga një vend në vendin tjetër, gjë që, do të paraqes edhe një problem tjetër të madh hapsinore për njerëzimin.

Nëse në këtë kontekst, pëmendim edhe urrinë e madhe të cilën në shumë kuatrane e parathot Nostradamusi, e që do të jetë si pasoj e thatësirave të mëdha, atëherë shumë qartë mund të paramendojmë se me çfar pasoja katastrofale për njerëzimin do të jetë ky ndryshim i mundshëm klimatik.

Kur të kalojnë të gjitha këto vuajtjet, sipas Nostradamusit, njerëzimi shpëtimin e vetë duhet ta gjejë tek kthimi i pafeve në rrugën e vërtetë të Zotit.

Pa marrë parasysh se sa mund të janë të vërteta këto parathënie të Nostradamusit, një gjë është më se e vërtetë: jemi dëshmitarë edhe vetë se njerëzimit dita më ditë i kanoset rreziku nga nxehja globale dhe ndryshimi i temperaturave.

Sa për kuriozitet të parashtrojmë për fund edhe një të dhënë interesante:

Sipas parashikimit të ekspertëve të NASA-së, ky vit do të jetë viti më i ngrohtë në tokë gjatë mijëvjeçarit të fundit?!
avatar
clee

38


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit Empty Re: Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit

Mesazh  Fikrro 26.06.12 15:46

New York-u do të fundoset

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit Ststujalibertynenujee

Si duket filmat në të cilat qyteti i famshëm amerikan New York fundoset në ujë do të bëhet realitet.


Edhe pse krerët e shteteve janë vënë në lëvizje dhe kanë rënë dakord që të minimizojmë pasojat e ngrohjes globale, niveli i detit është i destinuar të rritet në shekujt e ardhshëm.

Kështu bën të ditur një studim i bazuar në të dhënat e mbledhura nga një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë.
Më shumë se një paralajmërim, apo një skenar apokaliptik, në fakt është kuadro që vjen nga një kërkim shkencor, në vitin 2300, niveli i detrave mund të rritet me 4 metra. Vlera mesatare e llogaritur nga shkencëtarët ndaj këtij skenari apokaliptik, ndalon tek niveli me 2.7 metra.
Megjithatë për qytete dhe rajone bregdetare kjo do të rezultojë tragjike, thekson autori i studimit, Stefan Rahmstorf, nga Instituti i Potsdam për kërkime mbi pasojat klimaterike.
“Në Nju Jork, për shembull, një rritje prej 1 metër do të shkaktonte pasoja të rënda. Një mbikëqyrje që i është bërë bregut të zonave, Baltimorë, Filadelfia, Boston, në çdo 3 vjet brenda këtij shekulli, deti rritet frikshëm në nivelet e tij, krahasuar me anën tjetër të botës".

Temperaturat në rang bote po rriten me 2 e deri në 3 gradë çdo vit. Sipas shkencëtarëve, nuk ka kthim më pas për planetin tonë. Kjo rritje temperaturash do të sillte rritjen në nivelin e detit me 2 deri në 5 metra, thekson në studimin e tij shkencëtari holandez, Michiel Schaeffer.

Ashtu siç bën të ditur dhe një studim nga revista klimaterike ‘Nature’, dëmet ekonomike do të jenë të paparashikueshme, por më tragjike ekspodi i refugjatëve
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit Empty Re: Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit

Mesazh  stessa 26.06.12 16:18

lum kush te rroje deri ne vitin 2300, ne nuk do ta kemi ate fat ta shikojme new york-n si Venecia...
stessa
stessa

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit Empty Re: Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit

Mesazh  clee 29.06.12 12:28

faton te falenderoj per mendimin tend por ne qe japim nje material nuk jemi mjeshtra exploreri dhe nuk do te thot qe nqs japim nje informacion e besojme verberisht ate.... jane hipoteza ,kuriozitete te cilat jan shume te bukra dhe ska asgje tkeqe ti lexosh e te hedhesh hipotezen tende mbi ate informacion.... "sa te rrosh do te mesosh" ; thot populli ,kshuqe se meson dicka sdo te thot qe do e besosh se sben
avatar
clee

38


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit Empty Re: Ngrohja Globale dhe parashikimet e Nostradamusit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi