EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fakte “të rrezikshme” historike

2 posters

Shko poshtë

Fakte “të rrezikshme” historike Empty Fakte “të rrezikshme” historike

Mesazh  Berti69 18.11.13 13:51

Fakte “të rrezikshme” historike

Fakte “të rrezikshme” historike Sfinksi_thumb_medium400_250

Ekzistojnë shumë zbulime arkeologjike të fshehura ose të mohuara dhe më pas të injoruara, të cilat nëse do të pranoheshin do të trondisnin gjithë kulturën e civilizimit aktual dhe do të ndryshonin përgjithmonë perceptimin që kemi për të kaluarën tonë si racë njerëzore, si dhe vjetërsinë në këtë planet. Në arkeologji përveç zbulimeve dhe faktimeve me anë të objekteve dhe ndërtimeve të lashta, shkrimeve dhe grafikëve, shpesh përdoret edhe i ashtuquajturi model ose shabllon që të çon në krijimin e një teorie nga ku më pas kalohet në provë ose fakt shkencor. Por shpesh kjo provë apo fakt mungon dhe kjo është njëra nga arsyet që arkeologjia, ose më saktë një pjesë e saj e përjashton veten nga saktësia e shkencave të tjera si ato ekzakte.

Në rastin e arkeologjisë (pjesë të saja si për shembull, egjiptologjia), pranimi apriori i një teorie të caktuar nuk përbën asnjë sakrilegj, por kthehet fuqishëm në një pranim dhe bëhet pjesë e kulturës sociale duke ndikuar në informimin dhe sidomos në atë pjesë që i përket të kaluarës së largët të njerëzimit. Pra, ky shabllon ose model përdoret rëndom si një etalon nga ku ndërtohet (e më pas degëzohet) e kaluara e njerëzimit, kultura e tij dhe impakti në kulturën e sotme. E thënë me fjalë të tjera, ky model ose shabllon është një këndvështrim i pranuar gjerësisht nga një grup i caktuar ose disiplinë e caktuar (s’duhet harruar që ky fenomen nuk prek vetëm arkeologjinë). Pra, shablloni në rastin konkret kthehet në model shkencor dhe çdo gjë që sillet rreth tij funksionon për të, çdo gjë që e rrezikon shpallet herezi dhe injorohet apo “shtypet” deri në mohim dhe harresë të plotë.

Duke ndjekur këtë logjikë, mund të thuhet me plot gojën që i gjithë sistemi aktual funksionon me standarde të tilla, pra me lojën e informacionit që ka për qëllim të mbështesë një drejtim të caktuar dhe të eliminojë, shkatërrojë dhe denigrojë atë kategori informacioni që kërcënon vlefshmërinë e vetë shabllonit. Arkeologjia është shembulli më konkret për këtë dukuri. Për shembull, civilizimi kinez dhe kultura e tij që mendohej se është zhvilluar pothuajse tërësisht e pavarur nga pjesa tjetër e botës, gjë që do të thotë se civilizimi i saj madhështor dhe teknologjia e saj u zhvilluan në mënyrë të pavarur. Ata natyrisht që ndihen krenarë në një rast të tillë nëse është i vërtetë.

Por si do të ndiheshin ata nëse do të mësonin që në tokën e tyre është gjetur një numër i madh mumiesh kaukaziane (njerëz të bardhë), të cilat datojnë mbrapa në kohë me të njëjtën periudhë, në mos më herët, se fillimi i civilizimit më të hershëm kinez? Në një rast të tillë mbase atyre nuk do iu pëlqente të përqendroheshin në provën shkencore të kësaj gjetjeje arkeologjike. Po për njerëz në vende të ndryshme të botës, të cilët janë konsideruar si aborigjenë? A do të hiqnin ata dorë nga krenaria, tokat e dhëna nga qeveria apo turizmi dhe paratë që rrjedhin prej tyre nëse dalin në shesh fakte që tregojnë tjetër nga sa dihet për prejardhjen e tyre?

Po sikur evidenca arkeologjike që del në shesh të kërcënojë vetë shabllonin e tyre të ndërtuar me kaq mund, evidenca që tregojnë se grupe para tyre jo vetëm që kanë qenë më të hershëm, por edhe më të avancuar? Ky është rasti me indianët e Amerikës, të cilët janë paraprirë nga një kulturë tjetër e njohur si ndërtuese e tumave, të gjatë, mbase gjigantë, me flokë të kuqe, gra e burra, të cilët duket se kanë qenë shumë më të avancuar se vendasit amerikanë.

Në Meksikë duket se hispanikët janë paraprirë nga “Olmekët”, të cilët edhe në këtë rast ishin më të avancuar se kulturat që i pasuan. Këto anomali nuk janë duke e ndryshuar shabllonin ekzistues, pasi ato janë të papërshtatshme për t’u pranuar si pjesë e këndvështrimit të linjës së drejtë nga shoqëri primitive në të avancuar. Pra, do të kishim një konflikt serioz në konceptin e historisë nëse guxohej të pranohej. Të njëjtën gjë shohim dhe në Egjipt. Aty piramidat e hershme janë ndërtuar me shumë më tepër saktësi dhe me teknologji më të avancuar se në krahasim me kulturat e mëvonshme.

Monumentet më të vjetra janë pothuajse të paprekura, ndërsa ato më të rejat, ose më saktë, të gjetura më vonë, por që datojnë në kohëra shumë më të hershme, janë katandisur në një grumbull gurësh e gërmadhash. Vetë fshehja e zbulimeve arkeologjike është një konspiracion në shkencë, është një konspiracion në kulturën tonë si civilizim dhe është pjesë e amnezisë së imponuar kolektive për të kaluarën. Komuniteti shkencor ka tendencën të mohojë, të ndrydhë ose të injorojë evidencat që bien në kundërshtim me teoritë e pranuara dhe ndërkohë denigron dhe persekuton mesazherët.

Sulme personale, mosmarrëveshje mbi moshën e Sfinksit dhe Piramidës së Madhe

Në vitin 1993, “NBC” në Amerikë transmetoi “Mysteries of the Sphinx”, i cili paraqiste evidenca gjeologjike që Sfinksi ishte të paktën dyfish më i vjetër (9000 vjet) sesa deklaronin egjiptologët. Është bërë shumë i njohur si “Debati i Erozionit të Ujit”. Egjiptologu autodidakt, John Anthony West solli në qendër të vëmendjes çështjen e erozionit përpara gjeologut Dr. Robert Schoch. Ata shkuan në Egjipt dhe filluan një hetim shumë intensiv. Mbasi studioi Sfinksin, gjeologu pranoi opinionin e West-it dhe bashkërisht publikuan zbulimin e tyre.

Dr. Zahi Hawass, personi përgjegjës për monumentet e Gizës nuk priti asnjë minutë për të nisur një fushatë të ashpër kriticizmi publik ndaj të dyve. Egjiptologu me famë, Dr. Mark Lehner, i cili konsiderohet si eksperti më i mirë në botë për Sfinksin, iu bashkua këtij sulmi. Ai akuzoi West dhe Schoch si “injorantë dhe aspak sensitivë”. Kjo akuzë ishte shumë interesante, pasi spostoi çështjen nga një plan profesional në një plan personal. Nuk trajtoi aspak faktet apo vetë çështjen dhe mbi të gjitha ishte shumë jo shkencore.

Tani duhet të kuptojmë teknikën standarde të diskreditimit që aplikohet ndaj kujtdo që guxon të vërë në dyshim teoritë e pranuara prej kohësh. Largimi i fokusit nga objekti kryesor dhe “personalizimi” i debatit është një strategji shumë efikase, e cila përdoret shumë shpesh nga politikanët që ndihen të pasigurtë për pozicionet e tyre. Hawass dhe Lehner i bënë apel statusit të tyre të të paprekshmëve dhe autoritetit. Në këtë rast, logjika normale të shtyn të mendosh që në këtë pikë deklaratat e një gjeologu janë shumë herë më bindëse.

Pak kohë më pas Schoch, Hawass dhe Lehner u ftuan të debatonin çështjen në Shoqërinë amerikane për Avancimin e Shkencës. West nuk u lejua të merrte pjesë me pretendimin që atij i mungonin kredencialet e duhura. Kjo përbën dhe anën tjetër të arrogancës së sistemit: vetëm shkencëtarët me diplomë mund të praktikojnë shkencën. Janë dy filtra, të cilët mbajnë larg studiuesit e pavarur dhe pa kredenciale: kredencialet dhe rekomandimet. Dhe nëse të mungon e para është e kotë të kërkosh të dytën.

Pra, West u ndalua që të merrte pjesë. Që nga ajo kohë elementet e debatit janë rrahur para e mbrapa pa zgjidhur asgjë. Është e njëjta gjë me debatin që ekziston mbi faktin sesi u ndërtua Piramida e Madhe e Gizës dhe nga kush. Kjo sjell në skenë çështjen e “Gënjeshtrës së Madhe” dhe sesi është prezantuar për gjenerata të tëra përpara gjithë njerëzimit. A është e mundur që një shkencëtar i mirëfilltë, i trajnuar dhe i përgatitur në nivele të larta, të besojë se 2.3 milionë gurë ku disa prej tyre peshojnë 70 ton, të jenë transportuar dhe ngritur me metoda primitive?

Kjo duket e pamundur e megjithatë ata shkruajnë libra dhe mbrojnë këtë teori kundër teorive të tjera alternative. Dhe si rezultat duhet të kuptojmë që ata nuk do e bënin veten e tyre subjekt të një testi të tillë kaq demaskues. E vetmja gjë që egjiptologët kanë bërë është rrëzimi i teorive alternative duke përdorur teknika aspak të ndershme. Po çfarë e shtyn një shkencëtar të fshehë të vërtetën dhe t’i shmanget çdo testimi të hipotezave që ngrenë të tjerët?

Motivimet e tyre janë po aq transparente. Nëse mund të provohet që Piramida e Madhe nuk u ndërtua nga egjiptianët dhe as në vitet 2500 p.e.s., duke përdorur metoda primitive apo që Sfinksi të datohet në vitet 9000 p.e.s., atëherë e gjithë “ndërtesa prej letre” mund të shembej brenda një çasti. Këndvështrimet ortodokse mbi evolucionin kulturor janë të bazuara në një kronologji që thotë se civilizimi ka filluar në Sumeri jo më herët se 4000 vjet p.e.s. Teoria nuk lejon që të ketë ekzituar një civilizim përpara kësaj kohe. Fundi i diskutimit.

Arkeologjia dhe historia humbasin kuptimin e tyre nëse nuk kanë një faktor kohor të përcaktuar që ta përdorin si pikë referimi. Duke qenë se evolucioni kulturor është i lidhur ngushtë me teorinë e përgjithshme darviniane të evolucionit, atëherë “rreziku” është edhe më i madh. A e shpjegon kjo arsyen pse anomalitë dhe enigmat mohohen, fshihen dhe injorohen? Po, e shpjegon. Shkencat e sotme biologjike janë të bazuara në darvinizëm.

Censurimi i mendimit të “ndaluar”, evidenca për lashtësinë e madhe të njerëzimit

Rasti i autorit Michael Cremo është i dokumentuar më së miri dhe po ashtu tregon sesi komuniteti shkencor përdor në mënyrë të hapur teknika, presioni në media dhe në qeveri. Libri i tij “Arkeologjia e Ndaluar” analizon shumë nga rastet e mëparshme të injoruara të artifakteve, të cilat provojnë që lashtësia e njeriut modern e kalon shumë herë moshën e dhënë në kronologjinë e pranuar. Shembujt që jep ai dhe kolegët e tij janë të debatueshëm, por libri u bë shumë më tepër i debatueshëm kur u përdor në një dokumentar. Në vitin 1996, “NBC” transmetoi një emision special të titulluar “Origjinat Misterioze të Njeriut”, ku citoheshin materiale nga libri i Cremos.

Reagimi që pasoi nga komuniteti shkencor e kaloi disa herë shkallën Rihter. “NBC” u mbyt me letra nga shkencëtarët e tërbuar, të cilët e quajtën regjisorin një mashtrues dhe gjithë programin si dezinformim. Por shkencëtarët shkuan më larg se kaq, shumë më larg. Në një sërë veprimesh tejet të papërgjegjshme ata u përpoqën të detyronin “NBC” që të mos ritransmetonte emisionin tashmë popullor, por përpjekjet e tyre dështuan. Më pas ata bënë hapin më radikal: paraqitën çështjen e tyre në qeverinë federale dhe kërkuan nga Komisioni Federal i Komunikacioneve që të hynte në lojë dhe të ndalonte “NBC” të ritransmetonte programin.

Kjo nuk ishte vetëm një dhunim i hapur i të drejtës së fjalës dhe një përpjekje e paturpshme e kufizimit të mendimit alternativ, por ishte dhe një rast i paprecedent në përpjekje për të censuruar diskutimin e lirë intelektual. Nëse publiku ose çdo agjenci qeveritare do të bënte përpjekje të vinte në pranga institucionin shkencor, atëherë publiku vetë nuk do ia kishte parë kurrë fundin.

Letra e shkruar nga Presidenti i Studimeve Kembriane, Dr. Allison Palmer drejtuar Komisionit Federal të Komunikacioneve thotë si më tej: Më e pakta “NBC”-së i duhet kërkuar që të kërkojë një falje publike përpara ndjekësve të programeve të saj dhe kjo për një periudhë të mjaftueshme kohore, në mënyrë që audienca të marrë mesazhin e plotë që ata u mashtruan. Për më tepër, “NBC” mbase duhet gjobitur në mënyrë që të krijohet një fond i mjaftueshëm për edukimin shkencor të publikut. Mendoj se kemi disa të dhëna të mjaftueshme që tregojnë se kush është “Truri Policor”. Dhe me sinqeritet mendoj se fjala konspiracion nuk është aq e fortë, pasi për çdo rast të kësaj lloj ndrydhjeje të mendimit që ekspozohet, 10 të tjerë arrijnë të realizohen me sukses. Ne nuk e kemi idenë sesa artifakte enigmatike apo të dhëna janë etiketuar si “gabim” apo dosje të mykura të flakur tutje nëpër sirtarët e ndërtesave akademike për të mos e parë më kurrë dritën e diellit.

Kundërshtimi i të dhënave, datim i papërshtatshëm në Meksikë

Ekziston edhe rasti i një profili të lartë të Dr. Virginia Steen-McIntyre, një gjeologe që punonte për US Geological Survey (USGS), e cila u kërkua në një zonë arkeologjike në Meksikë për të datuar një grup artifaktesh në vitin 1970. Ky rast përbën njërin nga ekstremitetet ku është në gjendje të shkojë komuniteti shkencor vetëm e vetëm që të mbrojë themelet ortodokse të tij. McIntyre përdori aparatura, të cilat ishin fjala e fundit e teknologjisë dhe mbështeti me prova shkencore rezultatet e punës së saj, duke përdorur dhe mënyra të tjera datimi, por rezultatet e saj ishin shumë jashtë grafikut. Kokat e arkeologjisë prisnin që datimi të ishte 25 mijë vjet ose më pak, ndërsa zbulimi i gjeologes ishte 250 mijë vjet ose më shumë.

Shifra prej 25 mijë vjetësh ishte thelbësore për të mbështetur teorinë e “kalimit” të Ngushticës së Beringut dhe ishte ky motivi, i cili shkaktoi goditjen e McIntyre dhe arkivimin e rezultateve të saj duke kërkuar një ribërje të analizave të datimit. Ky lloj reagimi nuk ndodh kur të dhënat përputhen me kronologjinë e pritshme të modelit që mbështet teoritë e pranuara. Steen-McIntyret iu dha një mundësi që të tërhiqte përfundimet e saj, por ajo refuzoi. Që nga ai moment për të ishte pothuajse e pamundur që të publikonte rezultate të tjera shkencore dhe ajo humbi vendin e saj si pedagoge.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Fakte “të rrezikshme” historike Empty Re: Fakte “të rrezikshme” historike

Mesazh  Albaniaa 26.12.13 12:03

Sekrete të rrezikshme që u morën në varr
Shumë njerëz që janë interesuar për problemin e UFO-ve apo që kanë pasur vetëm fatin e keq që të kenë qenë dëshmitarë të pafajshëm lidhur me jashtëtokësorët, kanë vdekur në mënyrë misterioze



Kush janë me të vërtetë "Njerëzit me të Zeza"

Shumë njerëz që janë interesuar për problemin e UFO-ve apo që kanë pasur vetëm fatin e keq që të kenë qenë dëshmitarë të pafajshëm lidhur me jashtëtokësorët, kanë vdekur në mënyrë misterioze. Lidhur me këtë argument, ufologu i njohur John Keel pohoi: "Një prej problemeve që më ka penguar gjithmonë gjatë investigimit tim që të rishqyrtoj çështje të kaluara ka qenë vdekja e parakohshme (në një kohë që varion nga 6 muaj në 2 vjet maksimumi) e dëshmitarëve më të rëndësishëm ".Si të shpjegohet zinxhiri i gjatë dhe tronditës i vdekjes së çuditshme së studiuesve apo e njerëzve të thjeshtë me hobin e ufologjisë që kanë rastisur të jenë dëshmitarë gjërash që as nuk duhej t'i shikonin, aq më pak t'i divulgonin? A ekzistojnë realisht misteriozët "MIB." (Men In Black), Njerëz me të Zeza, të cilët do të ndërhynin papritmas në jetën e kërkuesve apo të dëshmitarëve të thjeshtë të fenomeneve ufologjike, duke e transformuar jetën e tyre praktikisht në një ferr, duke u provokuar, jo rrallë, vdekjen? Dhe nëqoftëse po, kush janë këto qenie misterioze të veshura me të zeza? Dhe a i korrespondon të vërtetës akuza për eksperimente të frikshme të kryera në vende shumë sekrete mbi kavje njerëzore?

Fakte të qarta duket se e konfirmojnë pikë për pikë atë çka Keel tha. Janë histori të tmerrshme, të cilat fatkeqësisht në mënyrë të shpeshtë, siç do ta shikojmë, kanë përfunduar në mënyrë dramatike për njerëzit e lidhur në çfarëdo mënyre të lidhur me enigmën UFO, nën një gur varri sëbashku me sekretin e tyre të tmerrshëm. Ufologjia është e gjitha e "stolisur" nga një zinxhir vdekjesh misterioze.

Ufologu i njohur Alfredo Lissoni, në librin e tij interesant dhe gjerësisht të dokumentuar: "UFO-t dhe CIA", shkruan: "Problemi i vdekjeve misterioze e ka ndezur gjithmonë fantazinë e ufologëve, të cilët i kanë shpjeguar si vdekje të përgatitura me art nga shërbimet sekrete. Pavarësisht se nuk ekziston asnjë provë konkrete lidhur me këtë, përveç ndonjë pranimi të ndrojtur ish-agjentësh qeveritarë me besueshmëri të pakët, është gjithashtu e vërtetë se duke filluar nga viti 1962 ufologjia filloi që të qajë pionierët e saj.
Në nëntor të vitit 1962, ndërronte jetë Wilbert Smith, shef i projektit kërkimor kanadez Magnet; Smith vdiq papritmas, megjithë moshën e re, jo më parë se të kish zbuluar ekzistencën e një niveli supersekret amerikan, mbi CIA-n, që merrej me studimet për UFO-t; Smith u parapri me pak kohë nga Kapiteni Edward Ruppelt, investigator vetmitar i Blue Book, i mbytur nga kanceri në lule të moshës. Një fund i ngjashëm i takoi anglezit Waveney Girvan, themelues i "Flying Saucer Review", botimi më serioz dhe më i famshëm lidhur me UFO-t në botë. Në fillimet e vitit 1968 i takoi brazilianit Olavo Fontes, i cili investigoi rastin e një UFO-je të supozuar që ishte përplasur në Ubatuba të Brazilit; menjëherë i pasuar nga Gjenerali francez Ailleret, që ka humbur jetën në një incident ajror të çuditshëm, katër ditë pasi u kish deklaruar mediave se donte të krijonte një komision zyrtar dhe objektiv lidhur me disqet fluturuese. Në qershor të 1971, ndërronte jetë Profesor James McDonald, i gjetur i vetëvrarë në shkretëtirën e Arizona. Zyrtarisht kish qëlluar veten në tëmth, i stresuar nga puna e tepruar(!).

"Vrasje të paramenduara? Prova nuk ekzistojnë, por duket pikërisht se po. Jo rastësisht, të gjithë këto personazhe rezultonin veçanërisht të bezdisshëm për faktin që zinin vende kyçe për divulgimin korrekt të fenomenit UFO. Qenë njerëzit më të informuar, më të akredituar dhe mbi të gjitha më të dëgjuarit...".

Por le të ecim me rregull. Për të dhënë një ide të vakët lidhur me këtë fenomen shqetësues, me vdekje të çuditshme, po përcjellim atë çka shkruan "Saucers Neës" lidhur me të: "Nga një sondazh i shpejtë është mundur të konstatohet se vetëm në vitin 1967, në të gjithë botën janë regjistruar 137 vdekje për incidente apo për shkaqe natyrore (sëmundje, rrëzime) njerëzish, në njëfarë mënyre të lidhur me problemin e UFO-ve, domethënë studiues, kontaktues dhe dëshmitarë!". Një numër pabesueshmërisht i lartë që të mund të flitet për vdekje të thjeshta. Do të ishte patjetër interesante të bëhej një studim statistikor në kuptimin e vërtetë të fjalës, që sigurisht nuk do të mungonte së habituri, për të mësuar sesa është rritur në ditën e sotme numri i këtyre vdekjeve të çuditshme.
Ndoshta i pari i kësaj liste tragjike qe James Forrestal. Investiguesit thanë se, zyrtari i lartë i kish dhënë fund jetës në një krizë çmendurie. Edhe për vetëvrasje, të kryer me gazin e shkarkimit të makinës, folën investiguesit pas një hetimi të ngutshëm për të shpjeguar vdekjen e astrofizikanit Morris K. Jessup të ndodhur me 20 prill të vitit 1959 në Dade të shtetit California. Studiuesi dhe kërkuesi Franco Ossola, në një artikull interesant me titull "Vdekjet misterioze", përcjell veç të tjerash atë që deklaroi lidhur me këtë vdekje të çuditshme Thimothy Green Beckley: "misteri i vdekjes së Morris K. Jessup është një prej vdekjeve më të çuditshme dhe më alarmuesit e të gjithë ndodhisë ufologjike. Vdekja e tij, zyrtarisht e përcaktuar si "vetëvrasje", është debatuar dhe vazhdohet të debatohet akoma sot nga të gjithë kërkuesit si puna e tij të përkushtuar ndaj okultes që e njihnin personalisht... Në fakt, është shumë i përhapur dyshimi... se edhe Jessup ka marrë frikësimet e MIB, atyre njerëzve misteriozë me të zeza që qysh nga fillimet e ufologjisë i kërcënojnë me heshtje protagonistët e kërkimit... Domethënë, Jessup i ishte afruar zgjidhjes së mistereve më të mëdha se vetja dhe ndaj të cilave nuk ishte e ligjshme të kishte akses?".

Por kush janë "Njerëzit me të Zeza"?

Në librin e tij të sipërpërmendur, Lissoni tregon: "Sipas botuesit dhe kontaktuesit Alfred Bender, njerëz rigorozisht të veshur me të zeza kokë e këmbë, me xhaketë, kollare, kapele dhe me dukje orientale, do të dëfreheshin, duke shëtitur nëpër botë për të frikësuar UFO dëshmitarët. Bender... gjeneroi dy shkolla mendimi: më tradicionalja ishte e bindur se "men in black", njerëzit me të zeza, qenë alieno kërcënues që nuk donin të mësohej për ekzistencën sekrete të tyre (stereotip i rishfaqur në ufologjinë folkloristike të viteve Nëntëdhjetë, mbi "xhuxhët e hirtë" të fshehura në baza sekrete nëntokësore); shkolla e dytë mendonte se MIB-ët qenë në realitet agjentë sekretë që bezdisnin dëshmitarët. Për vite të tëra kemi menduar se, historia e MIB-ve ishte një legjende ufologjike e thjeshtë, por, në këtë periudhë të fundit, shumë të dhëna duket se konfirmojnë ekzistencën e këtij grupi".

Kurse disa kërkues janë në fakt të bindur se, Njerëzit me të Zeza janë në realitet jashtëtokësorë. Do të ndërhynin për të ndaluar denoncimin e fakteve të tmerrshme, të përgatitura në bashkëpunim me qeverinë. Ata do të rrëmbenin individë për eksperimente ndaj racës njerëzore me mizori të padëgjuar. Roberto Pinotti përcjell teorinë e John Lear, që ka kryer misione për llogari të CIA-s dhe që, veç të tjerash është i biri i William P. Lear, ish-kandidat për Senatin i shtetit Nevada. Shpjegon Pinotti se, sipas teorisë së John Lear, jashtëtokësorët do të kryenin mbi subjektet e rrëmbyer një seri të tërë eksperimentesh:

- Kontrollin biologjik të subjektit të rrëmbyer nëpërmjet futjes së një diapozitivi prej 3 milimetrash në tru nëpërmjet të çarës hundore...
Ngulitjen e sugjestionimeve pashipnotike për të realizuar një aktivitet specifik, ndoshta edhe të tepruar, për një periudhë kohore që shkon nga 2 deri në 15 vitet e ardhshme. Mendjet më të mira shkencore nuk kanë qenë në gjendje që ta përcaktojnë natyrën e aktiviteteve të tilla.

- Vrasjen e disa subjekteve për t'i përdorur trupat si burim materiali biologjik, specifikisht si ushqim.

- Vrasjen e disa individëve, që për të Hirtët (racë aliene shumë e avancuar e mbiquajtur EBE, domethënë Entitete Biologjike Jashtëtokësore dhe të quajtur të Hirtë për shkak të ngjyrës së lëkurës së tyre, shënimi im.) përfaqësojnë një kërcënim ndaj ndjekjes së aktiviteteve të tyre.

- Të kryejnë eksperimente inxhinierie gjenetike.

Të fekondohen femra njerëzore dhe t'u shkurtohet shtatzania për të siguruar krijesat e lindur nga kryqëzimi i të dy racave".

Sipas kësaj teorie, Njerëzit me të Zeza do të avanconin një program dizinformacioni dhe censure, për të mbuluar infiltrimin e tyre në qendrat kyçe të pushtetit politik dhe për të fshehur eksperimentet e tyre të përbindshme me banorët e Tokës. Lidhur me këtë, në një artikull interesant me titullin "Njeriu që dinte shumë, Pinotti shkruan: "Sipas thënies së Bender, "Men in Black" qenë qenie jashtëtokësore që vepronin në Tokë. (...). Jashtëtokësorët e Bender nuk qenë "vëllezërit kozmikë" e preokupuar për të ardhmen dhe të dëshiruar që të na ndihmonin për ta shpëtuar nga vetëshkatërrimi. Në të kundërt, qeniet e zbuluara ufologut të Bridgeport në shtator të 1953 i qenë paraqitur si emisarë të një strukture operative aliene në kuptimin e vërtetë të fjalës në mesin tonë, që kishte finalitete sigurisht jo altruiste. Përkundrazi. (...). Pamja fizike e këtyre krijesave ishte e tmerrshme për ne. Pasi i ka parë si qenë në realitet, Bender i përshkruan mjaft të ngjashëm me "natyralen", të ashtuquajturën "bishë të Flarwooods", me një seri të tërë efektesh dytësore jo veçanërisht të pëlqyeshme për ne (për shembull, aroma e fortë sulfurore e shoqëruar me shfaqjet e tyre). Qenie jo njerëzore, jashtëzakonisht të evoluara nga pikëpamja teknologjike e mendore dhe anatomikisht krejtësisht të ndryshëm nga ne".
Të tjerë theksojnë, se MIB-ët në realitet janë agjentë qeveritarë. Pierluigi Sandonnini shkruan: "Në Shtetet e Bashkuara, dëshmitarët më racionalë presupozojnë se "njerëzit me të zeza" që i kanë vizituar ishin pjesë e stafit të shërbimeve të sigurisë të Air Force. Për të thënë të vërtetën, në rreth gjysmën e rasteve si në Shtetet e Bashkuara, ashtu dhe në Mbretërinë e Bashkuar, njerëzit me të zeza do të kërkonin që t'u provonin dëshmitarëve se kanë një identitet institucional. Vetëm se asnjë organizatë qeveritare nuk e ka konfirmuar ndonjëherë se këta vizitorë të çuditshëm qenë agjentë të tyre".

Për hir të së vërtetës, ekziston edhe një hipotezë tjetër lidhur me MIB-ët. Ja se çfarë tregon Sandonnini lidhur me këtë: "Midis viteve 1965 dhe 1967, pati një valë të re aktivitetesh të "njerëzve të zinj" në Shtetet e Bashkuara. John Keel shkroi me bollëk në librat e tij, "Operation Troyan Horse" dhe "The Mothman Prophecies". Në shumë qytete të shteteve Ohio dhe West Virginia u panë drita të çuditshme dhe entitete aliene në një numër alarmant, ashtu siç u verifikuan vizita nga ana e "njerëzve me të zeza". Vetë Keel rrëfen përvoja takimesh natën me këto entitete. Ai zhvillon një vizion të tijin, të themi "heretik", sipas të cilit nuk do të ishin alienë në anije ata që u bënin vizitë dëshmitarëve, por do të bëhej fjalë për manifestime demoniake...".

John Lear dhe Milton W. Cooper kanë denoncuar fakte vërtet tronditëse, domethënë që planeti ynë është nën pushtetin e një "Qeverie Hije", e cila në fshehtësi kontrollon narkotrafikun, përhap epidemi si AIDS-i për qëllime eksperimentale e kontrolli dhe kryen paudhësi të tjera. Në New Mexico dhe në Nevada do të ekzistonin baza shumë sekrete ku do të hartoheshin këto programe mizore. Kush është vënë në kontakt me njerëzit me të zeza i ka përshkruar gjithmonë kështu: "Individë të veshur krejt me të zeza dhe me syze të errëta; gjithçka është në kontrast me këmishën ngjyrë të bardhë qumështi".

Kështu, do të ishin MIB-ët misteriozë ata që jo vetëm "vetëvrasin", por edhe që shkaktojnë çmenduri të papritur, infarkte vdekjeprurës, sëmundje apo incidente me vdekje ndaj studiuesve të ufologjisë dhe dëshmitarëve të thjeshtë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, kishin zbuluar sekrete të rrezikshme lidhur me alienët?

Ja disa shembuj domethënës të këtyre vdekjeve të çuditshme. Dy kërkues, një ish-anëtar i Komisionit Qeveritar amerikan lidhur me Hetimet e UFO-ve, Edward J. Ruppelt, dhe tjetri, Waveney Girvan, Drejtor i revistës angleze "Flying Saucer Review", vdiqën nga një infarkt kardiak i papritur, i pari në vitin 1961 dhe tjetri në vitin 1962. Edhe vdekjet e tyre ngjallën jo pak dyshime në ambientet ufologjike. U kujtua edhe se Ruppelt kishte premtuar rrëfime shqetësuese, por në mënyrë të papritur, në momentin e publikimit të akuzave, arriti deri aty sa të ndërrojë rrugë, duke deklaruar se ufologjia ishte vetëm një grumbull budallallëqesh. Jo pak kolegëve dhe miqve ju duk se, Ruppert ishte frikësuar për vdekje nga dikWilbert Smith, inxhinier përgjegjës i Project Magnet, një projekt kërkimi ufologjik kanadez, vdiq papritmas të njëjtin vit. Çfarë kish zbuluar inxhinieri gjatë investigimeve të tij? Edhe në rastin e tij u fol për shumë mistere të lidhur me vdekjen e papritur. Viti 1962 pa edhe vdekjen e papritur të Gloria Lee Byrd, kontaktuese e famshme kanadeze, e ndodhur në një gjendje pothuajse çmendurie. Akoma për vetëvrasje u fol për Douglas Hancock, kur policia i zbuloi kufomën në shtëpinë e tij në Redland (shteti South Dakota). E kotë të thuash, që edhe për fatkeqin Hancock u tha se, investigimet kishin qenë shumë të ngutshme. Shumë dyshime mbetën për këtë rast, përveç pabesueshmërisë së atyre që e njihnin mirë ufologun.

Një tjetër vdekje misterioze qe ajo e arkeologut hapësinor dhe e shkrimtarit Georges Hunt Williamson, e ndodhur më 1965, ndërsa studiuesi, në shpella të thella jugamerikane, kërkonte prova të disa supozimeve të tmerrshme të tij. Çfarë gjeti në ato vende Williamson, që veç të tjerash gëzonte miqësinë dhe vlerësimin e George Adamski? E njëjta gjë edhe për Raymond Bernard, teksa ishte në kërkim të diçkaje shumë të rëndësishme për të në territorin misterioz të Amerikës së Jugut. Ajo që gjeti i kushtoi jetën? Nuk do ta kemi asnjëherë këtë përgjigje.

Në të njëjtin vit, në një çmendinë, u gjet trupi pa jetë i kërkueses ufologjike Della Larson. Edhe në këtë rast u fol për vetëvrasje, por, si zakonisht, u ngritën shumë kritikë për punën e specialistëve. Miqtë e gruas kujtojnë se studiuesja, e shtruar atje për një ezauriment nervor, kish humbur qetësinë kur kish gjetur provat, kështu pohonte zonja, se qenie aliene mizore kishin zbritur në planetin tonë. Konfirmimet tronditëse të saj, Della Larson i mban me vete në varr. Një tjetër vetëvrasje me shumë pikëpyetje qe ajo e gazetarit dhe ufologut Damon Runion jr., i cili u gjet kufomë më 14 prill të 1969. Të njëjtin vit ngjalli një bujë të madhe në ambientet ufologjike australiane edhe vdekja misterioze e Bernard Cox. Në këtë listë mortore gjejmë akoma H. T. Wilkins, Mark Probert, R. Loftin, C. Maney; F. Halstead; R. Holland; C. Roberts; W. Miller, etj. etj. Shumë të vdekur për t'ia atribuuar rastësisë dhe lista është akoma shumë e gjatë.

Në artikullin e tij të sipërpërmendur, Franco Ossola, vazhdon mush. Majori Donald E. Keyhoe futi në valle njerëzit me të zeza. Misteri mbeti i pazgjidhur.
me një konstatim shumë interesant. Ai shkruan: "Disa personazhe që kanë bërë historinë e ufologjisë kanë vdekur ditën e 24 qershorit - natyrisht në vite të ndryshme - datë e përvjetorit të shikimit historik të Kenneth Arnold (24 qershor 1947, shënimi im.), që i dha rrugë investigimit ufologjik zyrtar. Kujtojmë kështu disa emra që i përkasin kësaj liste shumë speciale. Frank Scully, gazetar dhe shkrimtar amerikan, ... vdekur më 24 qershor 1964. Frank Edwards...; kontaktistët anglezë Arthur Bryant... e Richard Church... më 24 qershor 1967. Dy vjet më pas, qe radha e Willy Ley... ndërsa më 24 qershor 1978, ka qenë arkeologu hapësinor francez Robert Charroux...". Të gjitha këto raste vdekjesh duken se janë të lidhur me ditën e lindjes së ufologjisë moderne.
Jemi përballë fatalitetesh fatkeqe apo ndodhemi përballë një realiteti të frikshëm? Akoma një tjetër pyetje e frikshme: A mund të supozohet një lidhje midis të vdekurve që janë përmendur dhe "vetëvrasjeve" të pabesueshme të shkencëtarëve anglezë që punonin në sektorë supersekretë? Bëhet fjalë për më shumë se 20 të vdekur të dyshuar rreth projektit të Luftës së Yjeve. Alfredo Lissoni shpjegon se, "është një histori e filluar në vitin e largët 1982 dhe e vazhduar deri më 1990, dhe përfshin shkencëtarët e General Electric Company të Londrës, të ndarë në dy kompani të mëdha britanike, Plessey dhe Marconi. 25 prej këtyre kërkuesve kanë vdekur në rrethana misterioze, të vdekur apo të "vetëvrarë" me teknikat më të çuditshme dhe më groteske".

Gjëja e vetme e sigurtë është se investiguesit, edhe njëherë akoma, i mbyllën me shumë ngut hetimet, duke i arkivuar rastet si vetëvrasje. Lexoni se për çfarë "vetëvrasjesh" bëhet fjalë:

Vidmal Dajibhai, prej pak kohësh i ardhur nga Pakistani, vetëm në moshën 24-vjeçare bënte një punë jashtëzakonisht delikate. Papritmas, më 4 gusht të vitit 1986, përshkon rreth 200 kilometra me makinën e tij në drejtim të Bristolit. Ndalon, del nga makina dhe, sipas investiguesve, hidhet nga ura Clifton Bridge. Në makinë u gjetën dy gota me verë, megjithëse shkencëtari ishte krejtësisht esëll. Në njërin xhep të xhaketës së tij u gjet një teser anëtarësimi në një sekt ezoterik indian të quajtur "Anu Pam Mission". Duhet të jetë një grup vërtet shumë sekret, duke parë që as ekziston.Ashard Sharif, një tjetër punonjës i "Marconi Defence System", edhe ai i përdorur në punë shumë sekrete, më 28 tetor shkon nga Londra në Bristol, ndalet në hyrje të një rruge të vogël dytësore, merr një litar të fortë që e kishte marrë me vete, njërën anë e lidhi me trungun e trashë të një peme, tjetrën e lidhi për fyti, pastaj u ul në makinë, ndezi motorin dhe ia dha gazit deri në fund, duke mbetur i vdekur në mënyrë të frikshme. Në makinë u gjet një audiokasetë, në të cilën Sharif kish regjistruar diçka. Policia nuk e zbuloi asnjëherë përmbajtjen e saj.

26-vjeçari Avtar Singha-Gida, që ishte i punësuar në një kompani të Marconit, është zhdukur pa lënë gjurmë. Verdikti i investiguesve është: vetëvrasje. Trupi i Singha-Gida nuk është gjetur kurrë. Një shkencëtar tjetër, David Sands, punonjës i Erasmus i lidhur me Marconin, më 30 mars të vitit 1987 në mënyrë të pashpjegueshme shkel pedalin e gazit të makinës së shpejtë të tij dhe përplaset me një shtëpi të pabanuar. Makina ishte plot me bidona me benzinë.

Një tjetër "vetëvrasje" shumë e veçantë është ajo e Trevor Knight, i cili mbyllet në garazhin e shtëpisë së tij, e vendos në mënyrë të përkryer makinën, sistemon një tub gome me njërën anë në kabinën e makinës dhe tjetrën të lidhur me skapamenton. Vihet për qejf në vendin e shoferit dhe pret vdekjen. Pastaj është radha e Gjeneral Brigade, John Ferry, prej pak kohësh në varësitë e Marconit. Në një pasdite të nxehtë vere kthehet me ngut në shtëpi dhe "vetëvritet" me telat e korrentit elektrik. Andrew Hall do ta lërë veten të vdesë në kabinën e makinës, duke thithur gazin e skapamentos, saktësisht siç kishte bërë Trevor Knight.Incidente të tjera misterioze në vitet Tetëdhjetë morën jetët e Jack Wolfenden, Ernest Brockway, Stephen Drinkwater, Gerge Franks, Stephen Oke. Të gjithë punonin për agjencinë supersekrete britanike për komunikimet "GCHQ", e cila mbledh dhe përpunon sinjalet radio. Po ndalemi këtu, edhe pse lista e "vetëvrasjeve" vazhdon. Prapa gjithë këtyre tragjedive duket dora e misteriozëve MIB-ët Lidhur me këtë, në librin e tij "UFO-t dhe CIA", Alfredo Lissoni tregon: "Autorë të ndryshëm pyetën nëse vdekjet e çuditshme, në rrethana misterioze, ufologësh dhe kërkuesish (McDonald, Frank Edwards, Scully, Bryant, Church, Jessup, Wilbert Smith, Scott Rogo, Girvan, Thirouin, Ailleret) në të gjithë botën qenë vepër e atyre fantazmagorikëve MIB, të cilët Gariazzo i ka pagëzuar "silencers", njerëz që të bëjnë të heshtin. (...). Sipas gjykimit tonë modest, MIB-ët mund të jenë komandot e Majestic 12, eksponentë të zonës më intransigjente, asaj ushtarake, e vendosur që ta ruajë fshehtësinë me çdo kusht. Po ajo zonë që për vite të tëra ka kërkuar që të zhdukë informacionet e skeduara në arkivat e CIA-s".

Lissoni shkruan akoma se: "Në Amerikën e lirë ekzistojnë dy qeveri, njëra e dukshme dhe tjetra e padukshme. E para është e njohur, flasin përditë të gjitha gazetat dhe merret si model demokratik në librat e shkollës. Kurse e dyta është më sekrete, është e fshehur nën sipërfaqen e të ashtuquajturit establishment. … një mekanizëm sekret ngushtësisht i ndërthurur me të parën...". eksperti i politikës G.P.Snow, tek "Shkenca dhe qeveria", ka zbuluar: "Një prej karakteristikave më të veçanta të çdo shoqërie industriale të përparuar të kohës tonë është se vendimet themelore merren fshehurazi nga një grup i ngushtë njerëzish".
Vërtet bota kontrollohet nga një "Qeveri Hije" misterioze dhe mizore? Me titull anekdotik, si kuriozitet, Lissoni na bën akoma me dije se, "Kërkuesi francez Jimmy Guieu, në një libërth të titulluar "Ceux qui tirent les fichelles de l'economie et de la politique mondiales" (Ata që luajnë fijet e ekonomisë dhe të politikës botërore), ka gjetur një referim për takimin e Parisit (Trialogo 41) të vitit 1989, në të cilin merrnin pjesë Hubert Curien (Ministri francez i akuzuar se kish bojkotuar kërkimin lidhur me UFO-t), Jacques Delors, Jacques Chirac dhe Zbigniew Brzezinski. Sëbashku me disa politikanë që mblidhen në Hotel Bildeberg të Maastricht dhe që, sipas Guieu, William Cooper dhe shkrimtari Jan van Helsing (asnjë lidhje farefisnore me Drakulën), kishin urdhëruar një sinarki për të qeverisur fshehurazi të gjithë botën".

Duke u rikthyer tek të gjithë këto vdekje të habitshme është momenti që të pyesim: A ekziston ndonjë lidhje midis vdekjes së habitshme të studiuesve të ufologjisë dhe atyre të shkencëtarëve të punësuar në planet supersekrete të luftërave yjore?Është mësuar tashmë se, projekti "Lufta e Yjeve" kishte një seri më të gjerë interesash se ato të ekspozuara zyrtarisht. Objektivat e tij, pëshpëritet në rrethet e kompetentëve, shtyheshin veç të tjerash në thellësitë siderale, atje ku pulsonin sinjale inteligjente aliene. Akoma misteri jashtëtokësor që ngjyros me një të zezë të errët, si ngjyra efektive e hapësirës ndëryjore, edhe këta të vdekur e të kallur. Është për t'u nënvizuar se, ashtu si për rastet e studiuesve të fenomenit UFO, "të vërtetat lidhur me vdekjet, të dhëna nga autoritetet, nuk i kanë bindur asnjëherë familjarët e viktimave dhe bile as ata që i njihnin mirë. Çfarë sekretesh të rrezikshme morën në varr? Të gjitha këto histori të vdekurish janë plot me rrethana që mbivendosen, që ndërthuren, që qëndrojnë përtej çdo statistike apo lidhjeje të arsyeshme rastësie apo koinçidence. Kërkuesi, duke vazhduar të kërkojë të vërteta alarmuese në këto zona hijeje, do të gjejë vetëm fakte të tjera të tmerrshme dhe ndoshta do të vejë në rrezik vetë jetën e tij. Atëhere, cila është fytyra e vërtetë e botës tonë dhe çfarë sekretesh tronditëse ruhen në mënyrë kaq të sëmurë?


avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi