EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UFO ne Gjirokaster

4 posters

Shko poshtë

UFO ne Gjirokaster Empty UFO ne Gjirokaster

Mesazh  Luli 10.10.12 14:12

UFO edhe ne Gjirokaster

UFO ne Gjirokaster Images10

Qe ne ditarin e Mihal Gramenos eshte folur per disqet fluturuese ku ai ne shkrimet e tij permendte se Çerçiz Topulli kishte pare nje objekt fluturues kur ne ate kohe nuk kishte as avione luftarake. Historia duket se eshte perseritur ne nje nga zonat e Gjirokastres. Ne Dropull, vendi i cili mbahet dhe si zona e minoritetit grek, flitet se disa banore kane pare nje objekt te çuditshem ne qiell dhe qe ka qendruar vetem pak sekonda dhe nuk eshte pare me.

Objekti fluturues nuk eshte pare nga te gjithe banoret, por vetem nga ata persona qe kane rastisur te shikojne diçka te çuditshme ne qiell. Kjo nuk eshte hera e pare qe flitet per disqe fluturuese ne Shqiperi, pasi edhe ne vitet e kaluara eshte folur per gjurmet qe kane lene disqet fluturuese ne Shkoder dhe ne Lushnje. Atehere, banoret kane thene se ishte gjeja me misterioze qe kishin pare ndonjehere.

Disku fluturues


Sipas deklaratave te disa banoreve, ngjarja ka ndodhur ne te gdhire te dites se premte. Ishte ora 6:30 e mengjesit kur disa banore, duke zbritur per ne Gjirokaster, kane verejtur diçka te rrumbullaket qe ka ndaluar ne qiell dhe ishte disa kilometra mbi toke. Objekti per nje moment nuk ka levizur diku te 5-8 sekonda dhe me pas eshte zhdukur ne menyre misterioze. Asgje nuk eshte pare lidhur me menyren e largimit te tij, por eshte pare vetem ato sekonda qe ai ka qendruar mbi fshatin e Dropullit.

Si fillim vete banoret nuk e kane besuar kete ngjarje, por duke diskutuar me njeri-tjetrin kane pare qe ajo qe ishte ne qiell nuk ishte nje vegim, por diçka reale, e cila i kishte habitur ne mase. Sipas banoreve qe e kane pare kete ngjarje, si fillim nuk u besua ne fshat, por pasi ishin rreth 10 vete te cilet theksuan se kishte diçka reale ne qiell, atehere u mor si e vertete. Disa banore kane nxjerre telefonat per te bere nje foto, por koha e shkurter qe ata kishin ne dispozicion, nuk lejoi qe ata te kishin nje pamje nga disku fluturues.

Banoret

“Ishte gjeja me e pabesueshme qe kam pare ndonje here, nuk e di e ç’emer t’i ve, por di qe ishte nje objekt i çuditshem, nuk ishte nje avion apo helikopter, pasi ne te kundert do te bente zhurme, por ishte thjesht nje objekt, i cili qendroi rreth 7 sekonda dhe me pas u largua dhe humbi pas maleve te Dropullit”, – tregon i riu qe ka pare objektin e çuditshem.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

UFO ne Gjirokaster Empty Re: UFO ne Gjirokaster

Mesazh  djussi 10.10.12 15:08

interesantee....po me sa edi une nuk shkruan se cercizi e ka pare po vet ai (Mihail Grameno) kur ishin duke pushuar ne nje maje mali me qeten e Cercizit....shnet.
djussi
djussi

Mos pyet se cfare beri atdheu per ty, por cfare bere ti per atdheun tend.

18


Mbrapsht në krye Shko poshtë

UFO ne Gjirokaster Empty Re: UFO ne Gjirokaster

Mesazh  Exploratori001 10.10.12 20:58

KUSH NA GARANTON QE NUK ESHTE MONTAZH....!!!!????
Exploratori001
Exploratori001

Jam i lire nga cdo paragjykim. Ata qe urrej, i urrej te gjithe njelloj.
W. C. Fields


4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

UFO ne Gjirokaster Empty Fakte te pabesuara

Mesazh  The Explorer 02.09.13 0:19

Shumica prej jush nuk do me besoni dhe kete e kuptoj shume mire sepse edhe une po te mos i shihja me syte e mi keto objekte ,kurrsessi nuk do i besoja, por ka qene pikerish data 20 mars i ditelindjes sime ne vitin 2010 kur kam pare nje objekt te cuditshem cilindrik ne qiell, qe nuk bente aspak zhurme, ishe jashtezakonisht i shpejte , me nje shpejtesi te madhe te njetrajtshme, ndenji ne levizje per rreth 10 sekonda dhe u zhduk totalisht
The Explorer
The Explorer

Kur meson dicka, cilado qofte ajo DICKA ,kupton ne te vertete se sa pak di

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

UFO ne Gjirokaster Empty Re: UFO ne Gjirokaster

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi