Si të zbulohet qëllimi i Vërtetë i Jetës
Faqja 1 e 1
Si të zbulohet qëllimi i Vërtetë i Jetës
Si të zbuloni qëllimin e vërtetë të jetës tuaj? Nuk bëhet fjalë për punën tuaj, përgjegjësitë e përditshme, apo edhe qëllimet tuaja afatgjata. Këtu kemi të bëjmë me arsyen e vërtetë se përse ju qëndroni mbi tokë, se përse ekzistoni.
Mbase mund të jeni një person nihilist që nuk besoni se keni një synim në jetë dhe se jeta për ju nuk ka kuptim. Nuk ka rëndësi. Të mos besosh se ke një qëllim në jetë, nuk mund të të pengojë që ta zbulosh atë, është njësoj sikur të mos besosh tek ligji i gravitetit, gjë që nuk mund të të pengojë të ecësh fluturimthi. Mungesa e besimit nuk bën gjë tjetër veçse bën që të kërkojë më shumë kohë, që të vërtetohet besimi.
Ka të ngjarë që nëse nuk beson, duhet të kesh një qëllim, më pas ndoshta nuk do besoni çfarë po lexoni, por gjithsesi, ky është një ndër risqet e leximit?
Nëse doni të zbuloni qëllimin e vërtetë të jetës tuaj, duhet që si fillim të zbrazësh mendjen nga të gjitha qëllimet false në jetën tënde (përfshirë edhe idenë që mund të mos kesh asnjë qëllim).
Ja çfarë duhet bërë:
- Merrni një letër të bardhë në dorë
- Shkruani në krye: "Cili është qëllimi i vërtetë i jetës?"
- Shkruani një përgjigje (çfarëdolloj përgjigjeje) që ju vjen në mendje. Nuk është e thënë që të jetë një fjali e plotë. Edhe një frazë e shkurtër do të bënte punë.
Përsëriteni pikën e tretë, derisa të shkruani përgjigjen që do ju bëjë të qani. Ky është qëllimi juaj.
Kaq. Nuk ka rëndësi nëse jeni një avokat, inxhinjer apo truprojë. Për disa njerëz, ky lloj ushtrimi ka plotësisht kuptim. Ndërsa disa njerëzve të tjerë u duket budallallëk. Zakonisht nevojiten vetëm afërsisht 20 minuta për ta pastruar kokën nga rrëmuja dhe kushtëzimet shoqërore, për të menduar rreth qëllimit të vërtetë të jetës tuaj. Mund të dalin përgjigje false nga koka dhe kujtimet tuaja. Por kur të vijë përgjigjja e vërtetë, do ju duket sikur po vjen nga një burim krejt i ndryshëm.
Për ata që bëjnë një jetë me informacion të kufizuar, mund të zgjasë shumë më shumë, derisa të nxjerrin jashtë të gjitha përgjigjet false, ka të ngjarë më shumë se një orë. Por nëse këmbëngulni, pas 100 apo 200 pyetjesh, do të goditeni nga përgjigjja që do t'i bëjë një operacion emocioneve tuaja, nga përgjigjja që do t'ju këpusë.
Ndërsa vazhdoni gjatë procesit, disa nga përgjigjet tuaja mund të jenë shumë të ngjashme. Madje mund të listosh sërish përgjigjet e kaluara. Më pas mund të vazhdosh në një drejtim tjetër duke gjeneruar 10 apo 20 përgjigje të tjera. Mund të listosh çfarëdo pyetjesh që të vijnë në mendje, derisa vazhdon të shkruash.
Në disa faza të këtij procesi (zakonisht pas 50 apo 100 përgjigjesh), mund të doni që ta braktisni. Mund të ndjeni nxitjen për t'u çuar duke kërkuar të falur, për të bërë diçka tjetër. Kjo është normale. Mposhte këtë rezistencë, dhe vazhdo të shkruash. Ndjenja e rezistencës praktikisht do kalojë.
Mund të zbulosh edhe disa pyetje që mund t'ju emocionojnë, por që nuk do t'ju bëjnë për të qarë, ndoshta pak lot. Nënvizoji këto përgjigje, në mënyrë që t'i kthehesh mbrapsht për korrigjime. Çdonjëra reflekton një pjesë të synimit tuaj, por veçmas nuk përbëjnë një përgjigje të tërë. Kur të filloni që të zbuloni këto lloj pyetjesh, do të thotë që po nxeheni. Vazhdoni.
Është shumë e rëndësishme që këtë gjë ta bëni vetëm, pa ndërpreje. Nëse jeni nihilist, atëherë filloni me përgjigjen: "Unë nuk kam një qëllim", ose: "Jeta nuk ka kuptim", dhe vazhdoni, derisa t'i afroheni.
Në fakt, të zbuloni qëllimin tuaj është pjesa e lehtë. Pjesa e vështirë është ta mbani atë në kontekstin e jetës së përditshme duke punuar me veten, për qëllimin.
Nëse do jeni të prirur të pyesni se përse ky proces funksionon, hidheni mënjanë këtë pyetje derisa t'ja dilni mbanë. Sapo t'ja dilni, ka të ngjarë që të keni përgjigjen tuaj se përse ky proces funksionoi. Ka të ngjarë që, nëse do pyesni 10 njerëz të ndryshëm se përse ky proces funksionoi (njerëz që e kanë realizuar me sukses), të merrni 10 përgjigje të ndryshme, të gjitha të filtruara nga sistemet individuale të besimit, dhe secila përmban një refleksion të veçantë të së vërtetës.
Sigurisht që procesi nuk do mund të funksionojë nëse do ta braktisni. 80 deri në 90 përqind e njerëzve mund ta arrijnë suksesin në më pak se një orë, shumica në rreth 20 minuta.
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Qëllimi i vërtetë i UNESCO-s
» Dashuria e vertete
» Qëllimi justifikon mjetin..
» Shkrimi automatik
» Trekendeshi i Bermudeve
» Dashuria e vertete
» Qëllimi justifikon mjetin..
» Shkrimi automatik
» Trekendeshi i Bermudeve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi