Dashuria e vertete
4 posters
Faqja 1 e 1
Dashuria e vertete
Dashuria e vertete
Kur shikojmë në të bukurën, diçka ndodh në ne. Aha...sikur një energji jetësore që ishte e bllokuar fillon të lirohet. Është diçka e njëjtë sikur nga ama me vrull gufon uji. Gëzimi, kënaqësia! Më konkretisht, e vërejmë një femër të bukur, ose edhe mashkull, joshemi nga pamja e saj/e tij. Menjëherë diçka na trazon. Mrekulli! Ndihemi aq mirë! E më pas çfarë ndodh? Ne dëshirojmë ta posedojmë atë dashuri. ...
Në momentin kur do ta posedojmë një bukuri, ne do ta bëjmë atë të shëmtuar. Sa i madh është numri i grave me burra të bukur dhe ato sërish kërkojnë burra tjerë. Njëjtë është edhe me meshkujt. Sa e sa meshkuj kanë gratë e bukura dhe pandërprerë kërkojnë femra të bukura! Pse është përherë kështu?
Thjesht! Shkaku qëndron në posedim. Në momentin kur ta posedojmë një bukuri, ajo për ne bëhet e shëmtuar. Nuk është tërheqëse si më parë. S'ka më vlerë.
Më pas shkojmë më tej. Gjithnjë kështu dhe jeta na shndërrohet në kërkim të përhershëm. Në kërkim të diçkaje që nuk e gjejmë dot si përderësi.
Çfarë duhet bërë që të tejkalohet kjo gjendje?
E thjeshtë! Kur ta shikojmë bukurinë, duhet ta adhurojmë atë. T'i dorëzohemi asaj. Sepse, nëse nuk i dorëzohemi bukurisë, ne do ta dëshirojmë të kundërtën - që ta përvetësojmë. Bukuria është diçka e madhe, madhështore. Si mund të posedohet doçka që është më e madhe, më e lartësuar se ne vetë?Zoti është bukuria më e madhe.
Zoti është vetë bukuri. Si mund të posedohet Zoti? Ne, gjithnjë brengosemi për diçka që nuk e kemi. Pse? Mendojmë se atë që nuk e kemi është e bukur. Duhet ta pastrojmë atë moskuptim nga bindja se çdo gjë që është e bukur duhet edhe të posedohet. Thjesht, duhet ta pranojmë se ajo ekziston, është ashtu çfarë është. është e bukur.
Ku është qëllimi i kësaj urtësie?
Ta njohim bukurinë, ta duan bukurinë dhe t'i dorëzohemi asaj - dhe tek atëherë jeta nuk është e mërzitshme. E bukura e vërtetë, e natyrshmja, ngritja dhe zhvillimi kah e vërteta, në të bukurën e vërtetë që gjendet në ne , në qetësinë tonë të brendshme, kjo quhet Hyjnore.
Përjetimi i qenësishëm i së bukurës është rruga që duhet të na shpie kah Zoti, kah falënderimi. Nëse me këto bindje e takojmë bukurinë dhe falënderimi për këtë rritet, atëherë na ngjan dorëzimi. Paraqitet DASHURIA.
Pra dashuria e vërtetë është përjetimi i bukurisë dhe dorëzimi ndaj saj,
Duhet ta dimë se në jetë mund të ekzistojnë dy paradokse emocionale: indiferentizmi dhe dashuria. Ju vetëm mund ta doni ose të jeni indiferent ndaj dikujt. Diçka tjetër s'ka. çdo gjë tjetër është vetëm shije, sepse dashuria mund të ketë çfarëdo shije. Ta zëmë, ju mund të jeni të hidhëruar në dike dhe sërish ta doni. A mund të hidhëroheni në njeriun që rastësisht e takoni në rrugë?
Jo! Assesi!Vetëm kur keni diçka me dike, dhe kur njëfarë dore jeni të lidhur së bashku, tek atëherë mund të hidhëroheni në të. A është e vërtetë kjo?
Nga ana tjetër, indiferentizmi është topitje emocionale. Kur ajo të vdes në ne, tek atëherë do të vërejmë se jemi të lidhur me njëri-tjetrin. Vetëm atëherë mund të na shpaloset ana tjetër e paradoksit- DASHURIA.
Dashuria e vërtetë nuk mund të shprehet, ajo vetëm përjetohet, ndjehet. Sa herë dikush na ka shpreh dashurinë në stilin: "Oh, sa të dua!", "Unë nuk mund të jetoj pa ty!"... por një zë nga brendia sikur na ka kundërshtuar "Gënjen!", "Nuk është e vërtetë!", "Nuk besoj se ai (ajo) më do!" ndërsa, në anën tjetër, sa herë dikush na ka qortuar, shpesh edhe nënçmuar, dhe mua ai zë në veten tonë na ka folur: "Dyshoj!", "Shpesh e tepron, por e di se më do!
Ne kënaqemi kur me fjalë na shprehin dashurinë. A nuk është kjo hipokrizi?
Si mund të shprehet dashuria me fjalë?
Dashuria e vërtetë nuk duron fjalë, andaj edhe askush deri më sot nuk e ka definuar saktë. Për të gjatë historisë kanë thënë plot dokrra dhe doktrina, mençuri dhe mençurina, por jo të sakta, andaj, mu për këtë ne kemi shumë definicione "të bukura" për dashurinë...
Dikush që, vërtetë na do, kurrë nuk do të thotë: "Oh sa të dua!". Së paku nuk do të teproj me këtë shprehje. Sepse, ne, atë dashuri do ta ndjejmë, në frymën, në shikimin, në lëvizjen...në vetë prezencën e tij. Prandaj, ai, nuk duhet të na flas fare, ose,...edhe letë na flas, le të na kundërshtoj, të mos pajtohet me ne, dhe...ne...sërish, nga ai do ta ndjejmë dashurinë çdo fjalë e thënë nga ai do të reflektoj dashuri.
Pse është kështu?
Sepse, kush të do vërtetë, të do në heshtje, në qetësi. Me atë ndjenjë të fshehur në brendi dhe pa etiketime. Më pas, kjo farë e mbledhur diku në thellësi, fillon të gufoj në aksion, në vepra. Shpërthen në atë çfarë ndjehet e jo thuhet.
Kjo është dashuria e vërtetë.
Ju lutem mos e shëmtoni atë me fjalë dhe fraza!

Mysterious- 4
Re: Dashuria e vertete
Ky eshte leximi dhe pershkrimi me i bukur qe kam lexuar ndonjeher per dashurin. Teksa e lexoj mendoj qe vet jam duke perjetuar nje dashuri ne heshtje qe me ben te ndihem ne ajer , ndihem sikur kam rilindur , mrekulli... Jetojeni dashurin me heshtjen , bindjen , dhe besim.
Po te dini do e shikoni sa fenomenale esht te ndjerit i dashuruar. Faleminderit

euterpa- 19
Re: Dashuria e vertete
Dashuria....
Pff esht thjesht nje fjal pa kuptim
Me fjal te embla te dua ti je shpirti im
e ikin ne rrug pa kthim

Albaniaa- 409
Re: Dashuria e vertete
Dashuria e vertet buron nga zemra e hapur dhe nuk mvaret nga tjetri,por i dhuron tjetrit...!
Ata qe deshprohen ne dashuri,kan shpresuar ne te,qe tu kthehet dhe kur ajo nuk te kthehet lendohesh,por fajtor je ti jo tjetri,por shpresa jote per ate dashuri...!

syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Similar topics
» Histori me entitete
» Dashuria, Liria, Vetmija
» Osho- Seksi,Dashuria,Martesa
» Dashuria për jetën: Dështimi i religjionit
» Perse Dashuria eshte faktor?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi