EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimi automatik

+3
netaa
Estilen
Admin
7 posters

Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Shkrimi automatik

Mesazh  Admin 16.06.08 22:54

Spiritizem - Shkrimi automatik

Shkrimi automatik Jesus_10

Spiritizmi, doktrinë e Shpirtit, e bazon besimin mbi mundësinë e një komunikimi në mes të vdekurëve dhe të gjallëve me ndihmën e një ndëmjetësuesi : Mediumi.

Bazohet mbi doktrinen e mbijeteses se shpirtit pas vdekjes, spiritzmi eshte shkence okulte qe mundeson komunikimin me te vdekurit.

Allan Kardec eshte i pari qe ne shekullin XIX e futi kete  praktike ne France.

Teknikat e saja jane te shumta.

Ne do ti detajojme me te njohurat siç jane shkrimi automaik, transkomunikimi, tavolina dhe gota.

Shkrimi automatik

Per nje komunikim me te vdekurin duhet te posedohet nje laps dhe nje leter. Trupi duhet te jete nje pozite e pershtatshme dhe te leshuar.Duhet te mbreteroi qetesia dhe drita e sitisur.

Thuhet qe qiriri i bardhe mbron nga shpirterat shakaxhi dhe pakujdesia.

Duhet qe te lirohemi nga çdo mendim dhe te jeni te duruar.

Atehere behet thirrja me ze te lart ose jo ne shpirtin e te vdekurit me te cilin doni te komunikoni.

Nganjehere ekziston nje senzacion jonormal dhe ndihet ne nivelin e kraheve nje ftohje dhe kjo eshte normale.

Nese shpirti manifestohet atehere ju do te shihni nje levizje te leht te lapsit tuaj nganjehere shume te dobet ne fillim.

Shkrimi mund te merre forma te ndryshme : vizatime, letra , fjale, fraza se bashku.

Mund ti kerkoni shpritit te shkruaj ashtu si i vjen atij me mire.

Kur te shtoni nje pyetje, duhet qe te mos e dini pergjigjien sepse atehere mund te kaloni ne autosugjestion.

Mos e nderpreni seancen, ajo ndalon vetvetiu.

Mos harroni, te mbaroni kete seance te shkrimit automatik, duke falenderuar te vdekurin qe morri pjese ne te.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 08.03.14 11:31, edituar 3 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Tlutem per nje sqarim ...

Mesazh  Vizitor 26.10.09 22:11

A mund te me tregosh detajisht se si mund te komunikoj, cfare duhet te them, te gjitha detajisht flm nese me shpjegon ... ja edhe emaili im . arials.l.12@hotmail.com pres shume shpejt qe te me tregosh... flm
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty E VERTETE....?

Mesazh  Estilen 28.10.09 10:48

Atehere beje pak me konkrete, ju i dashur administrator kete fenomen duke na dhe ndonje video sa per konkretizim, sepse dua ta aplikoi dhe une....
Jam ne pritje se po me ngjall interes....ose komuniko me mua adresa ..... esti2d@live.it
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  Vizitor 30.10.09 19:53

Prej se e kam lexu e kam provu ashtut siç eshte shpjeguar nga magjistari kete komunikim automatik. Eshte rren, eshte e pa vertete, sepse as edhe nje levizje ma e vogel nuk i ka ndodh lapsit prej ores 12 ne mesnat e deri ne ora 1 pas mesnate, kam provu ska ndodh asgje... mos besoni e nese une jam gabim le te ma tregon detajisht procesin e komunikimit.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  netaa 22.02.12 16:18

Absolutisht palidhje ,nuk them qe ska komunikim apo sinjale nga te vedukrit e aferm sidom nepermjet endrrave qe perpiqent te te thon apo sinjalizojn diqka ,ama kur je koshinet kjo eshte qesharake
netaa
netaa

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  Magus 11.01.13 20:21

Shkrimi automatik

Shkrimi automatik Ecritureautomatique

Njohja me veten e lartë dhe udhëheqës shpirtërorë nëpërmjet shkrimit automatik

Shkrimi automatik është procesi gjatë të cilit u lejon udhëheqësve shpirtërorë ose vetes së lartë të përdorin krahun tënd dhe dorën tënde për të shkruar përgjigjet për pyetjet e tua, kurse ti je në një gjendje të ndryshuar vetëdije. Me pak praktikë, çdokush mund ta bëjë, dhe ky është një burim i vlefshëm informatash në rrugën tënde spirituale.

Është e rëndësishme të dish me kë dëshiron të shkruash para se të fillosh. Shkruaj emrin e udhëheqësit ose Veten e Lartë në krye të letrës, bashkë me pyetjet për të cilat dëshiron përgjigje. Ata mund të mos trajtojnë gjithmonë të gjitha pyetjet e tua në një seancë. Nganjëherë mund të anashkalojnë të gjitha pyetjet në qoftë se ndiejnë që ka diçka më të rëndësishme që duhet të dish.

Secili ka një udhëheqës jete. Ti e zgjedh para lindjes, dhe është me ty deri në vdekje. Ky është udhëheqësi yt kryesor ose udhëheqësi i jetës. Ky është udhëheqësi të cilin do të kontaktosh. Në qoftë se ke udhëheqës të tjerë, ky udhëheqës do të t’i prezantojë dhe do të shpjegojë se kush janë dhe përse janë me ty.

Mund të shkruash gjithmonë me veten tënde të lartë. Në qoftë se fillon të shkruash me udhëheqësin tënd të jetës, do të jetë vetëm një çështje kohe derida të propozojë që të shkruash edhe me veten tënde të lartë. Shpesh vetja e lartë dhe udhëheqësi yt ose udhëheqësit e tu do të shkruajnë të gjithë në një seancë.

Fillo duke vizatuar rrathë të lehtë në faqe duke lejuar që gradualisht Shpirti ta përdorë krahun tënd dhe të fillojë të shkruajë. Në qoftë se të vijnë mendime në kokë, shënoji. Disa njerëz fillojnë kështu, pra bëje edhe pse fillimisht mund të të duket budalla. Disa njerëz dinë të gjitha fjalët, një pas një, ashtu siç shkruhen, ose fjali pas fjalie.

Të tjerët nuk kanë ide farë për atë që shkruhet, derisa të mbarojnë dhe lexojnë atë që u shkrua. Është gjithmonë ide e mirë ta rilexosh shkrimin në ditën vijuese, kur je me vetëdijë të plotë. Mund të nxjerrësh informata që nuk i pe duke shkruar. Në qoftë se ke ndonjë problem, mund të lutësh një mjeshtër të ngritur [njerëz që kanë fituar mjeshtëri spirituale dhe s’kanë nevojë më të mishërohen në Tokë] ose një kryeengjëll të dritës, që t’i ndihmojë udhëheqësit tënd për të shkruar me ty. Udhëheqës të fuqishëm mund të shkruajnë shumë shpejt, dhe është normal që krahu të lodhet mjaft gjatë këtij procesi.

Në fillim mund të shpërqendrohesh kur i kthen faqet në një fletore dhe mund të preferosh fletë të veçanta. Atëherë numëroji fletët, kështu që, duke shkruar, mund t’i hedhësh faqet mënjanë, dhe megjithatë, kur mbaron, do të dish se si duhet t’i radhitësh. Dorëshkrimi mund t’i ngjajë dorëshkrimit tënd ose mund të jetë krejt i ndryshëm.

Mund të ndryshojë sipas udhëheqësit, në varësi të kontrollit që ti ushtron gjatë procesit. Mjeshtrat e ngritur janë të njohur për një dorëshkrim të madh, të çrregullt dhe të shpejtë. Vetja e lartë ka më shumë të ngjarë të shkruajë më ngadalë, ndoshta duke ndjekur vijat.

Sapo ta mbarosh shkrimin, rilexoje, vendos pikat mbi i-të dhe e-të dhe vizat në t-të. Rishkruaj të gjitha fjalët e palexueshme. Sigurohu që mund të kuptosh gjithë shkrimin plotësisht. Në qoftë se pret deri në ditën tjetër, do të habitesh se sa shumë do të të duket e mjegullt.

Tatiacha Bhodsvatan
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  Flavius 20.09.13 23:05

Gjate shkrimit automaitk ka shume raste kur mesazhet vijne nga mendja jone.
Per te ditur nese mesazhi qe ju merrni ju vjen nga i afermi juaj, dhe jo nga mendja tuaj, gjate komunikimit ju mund te kerkoni qe te ju tregoj nje kujtim, nje rrefim, diçka nga jeta e tij, gjate femijerise se tij, ne vendin e punes, diçka qe ju nuk e dini.
Pastaj ju mund te verifikoni te familja e tij, te miqte apo koleget e tij, ne qofte se historia eshte e vertete.
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  Hagel 08.03.14 11:46

Ju keshilloj qe te mos e praktikoni. sepse shume lehte mund te pushtoheni:

Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  Luli 17.06.15 12:59

Denoncimi i një gruaje: Shpirtërat shkruajnë me dorën time

Shkrimi automatik Catherine-writing-letter

Një kontakt i pazakontë me shpirtërat.

Kështu pretendon Catherine Kennedy, një grua që jeton në Skoci, e cila pretendon se është pushtuar prej tyre. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon gruan e ulur në një tavolinë teksa shkruan letra. Kennedy shpjegon se e bën këtë gjë sepse është e pushtuar nga shpirtrat, të cilat përdorin duart e saj për të shkruar.

“Mund të duket si film horror por është e vërtetë, manovrohem nga shpirtërat kur shkruaj këto letra, ato përdorin dorën time”, thotë Catherine. Ajo shton më tej se ndodh që shkruan letra në gjuhë që as nuk di ti flasë, dhe për këtë gjë ajo thotë se është dëshmitar edhe bashkëshorti i saj Antonio.

Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shkrimi automatik Empty Re: Shkrimi automatik

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi