EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja si u ndërtuan piramidat në Egjipt! (Video)

2 posters

Shko poshtë

Ja si u ndërtuan piramidat në Egjipt! (Video) Empty Ja si u ndërtuan piramidat në Egjipt! (Video)

Mesazh  DaniEL 22.03.16 1:47

Si u ndërtuan piramidat e Egjiptit? Me mundësitë dhe veglat që ishin në atë kohë, duket e pamundur që ato të jenë ndërtuar nga vetë egjiptianët e atëhershëm. Por, cilat janë dëshmitë për këtë?
Piramida e Madhe është një nga më të mëdhatë dhe më të vjetrat atje. Ajo është rreth 150 metra e lartë dhe arkeologët mendojnë se ishte struktura më e lartë në Tokë për 3,800 vjet.
Ky dokumentar i shfaqur më poshtë, ofron një perspektivë tjetër se si ndodhi që Piramida e Madhe, dhe të tjerat si ajo, u ndërtuan në të vërtetë, transmeton lajmi.net.
Dokumentari ofron alternativa interesante, provokuese dhe shokuese në të njëjtën kohë. Shikojeni dhe mendoni se a i krijuan me të vërtetë alienët ato? Apo ata thjeshtë i ndihmuan njerëzit që t’i ndërtojnë? Apo egjiptianët kishin vegla të avancuara në atë kohë për të cilat ne nuk kemi njohuri?

DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ja si u ndërtuan piramidat në Egjipt! (Video) Empty Re: Ja si u ndërtuan piramidat në Egjipt! (Video)

Mesazh  elektronika 23.03.16 0:25

Kjo video eshte nje fantazi e rradhes. Nje fantazi qe ashtu si dhe te tjerat i mungojne shume elemente te tjere perberes. Te gjithe "zbuluesit" e menyres se ndertimit te piramidave kapin vetem nje aspekt , duke anashkaluar shume te tjera.

Kjo video na shton ne koston e ndertimit pervec asaj te piramides edhe nje kosto tjeter ate te ujit. Vlere qe e dyfishon koston e ndertimit. Vellimi i ujit eshte i njejte me ate te piramides.  Na paraqiten tuba  qe cojne guralecet lart, po shkembinjte 100 ton sa ton dru donin per tu ngritur lart? Sa shkon diametri i pergjithshem i kesaj mase ( gure + drure + litare  dhe litaret duhet te perballojne tani nje peshe qe shkon mbi 250-300 Ton ) qe do te futet ne tuba?  Nuk po ndalem ketu, po kap nje pike tjeter qe kjo video as nuk e preku fare.

Si e gjeten Egjyptianet aksin e kontinenteve? Si e gjeten distancen Toke Diell? Si e orientuan me saktesine me te madhe drejtimin Veri-Jug? Me se e maten perimetrin e Tokes? Te dhena keto qe jane integruar ne ndertimin e piramides. Te mos flasim ketu per numrin e njerezve qe duhen per ta ndertuar, qe nga shume arkitekte mendohet te jete rreth 2 milion. Tani sa njeres duhet te punojne ne bujqesi, sa ne blegtori, sa ushqim duhet per te mbajtur ne jete kete mori te pafundme njerezish qe po ti mbledhesh se bashku punetore, bujq , blegtore  organizatore, ushtare etj behen mbi 4 milion sa ishin rezervat e ushqimeve te Egjiptit per ti ushqyer keta njerez per 20 vjet.  

Edhe dicka tjeter per gjithe keta njerez qe mendohet te kene qene atje duhet te kishte dhe varreza me nje numer te konsiderueshem varresh. Por ajo qe eshte me e cuditeshmja qe nuk e thote askush: Qellimi perse u ndertua? Prandaj versioni me i pranueshem per nje llogjike te ftohte eshte: Piramidat i ndertuan ata te cileve ju nevojiteshin dhe qe i kishin mjetet e nevojeshme per ti ndertuar me pak fjale: Alienet.
elektronika
elektronika

Pervoja me e bukur qe na eshte dhene per te jetuar eshte vete misteri i jetes.....
Kur linde, po qaje, dhe gjithe te tjeret rreth teje po qeshnin.....
Jetoje jeten, ne menyre te tille, qe kur te vije momenti i fundit,
ti te jesh duke qeshur dhe gjithe te tjeret rreth teje te jene duke qare..........



58


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi