EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në Egjipt gjenden piramida të humbura

Shko poshtë

Në Egjipt gjenden piramida të humbura Empty Në Egjipt gjenden piramida të humbura

Mesazh  xxxadixxx 13.08.12 17:34

Në Egjipt gjenden piramida të humbura

Në Egjipt gjenden piramida të humbura 269734_491378124206947_68239173_n

Në bazë të disa hulumtimeve të cilat janë bërë nëpërmjet xhirimeve satelitore thuhet se në pjesën e Egjiptit të Epërm janë gjetur dy objekte të cilat ngjasojnë me piramidat e humbura.

Me karakteristikat dhe orientimet e tyre ato ngjasojnë në piramida, kanë lartësi me maje dhe formë trekëndëshi , të cilat me kalimin e kohës janë humbur , thekson arkeologia Angela Mikol.

Objektet janë të larguara njëra prej tjetrës pothuajse 150 kilometra. Objekti i parë gjendet 19 kilometra larg nga Abu Sidum, kurse tjetri 150 kilometra nga ana veriore afër oazës Fajom. Tani më të gjithë do të merren me zbulimin e enigmës se a janë ato me të vërtet piramidat e humbura apo jo.
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Në Egjipt gjenden piramida të humbura Empty Re: Në Egjipt gjenden piramida të humbura

Mesazh  xxxadixxx 20.08.12 17:38

Janë zbuluar dy vende të mundshme të piramidave në Egjipt dhe të dyja gjenden përgjatë Nilit, ndërsa njëra prej tjetrës janë të larguara 140 kilometra.Arkeologia amerikane nga Karolina Veriore, Angela Micol, ka kaluar dhjetë vitet e fundit duke kërkuar vende të piramidave të pazbuluara.

Ka ardhur në një zbulim të madh me ndihmën e Google Earth.
Micol ka zbuluar dy vende të mundshme të piramidave në Egjipt. E para gjendet 19 kilometra nga Abu Singhum, dhe nëse pllaja e përfaqëson mbetjen e piramidës, do të jetë piramida më e madhe e zbuluar ndonjëherë.

Micol tha: “Gjatë një ekzaminimi më të afërt për formacionin duket që ka maje të rrafshët dhe një formë interesante simetrike të trekëndëshit që është gërryer me kalimin e kohës, ndërsa e dyta ka një qendër të veçantë katrore, dhe madje duket piramidale kur shihet prej lart,’ tha Micol

Në ato vende ka gjetur pirgje dheu me formë të pazakonshme dhe pllajë trekëndore të lartë 190 metra, çka është tri herë më shumë se piramida e Keopsit në Gizë.

Pirgjet e dheut në vendin tjetër janë krahasuar ngjashëm me piramidat në Gizë çka ka nxitur mendimin që edhe ky vend është i piramidave, por nuk dëshiron të thotë asgjë definitivisht derisa nuk e vërteton këtë gjë në terren.
Duke folu për Sky News, ajo shtoi që imazhet flasin për veten. Është e dukshme që këto pjesë mund të mbajnë piramida, por ka nevojë për hulumtime tjera për ta verifikuar.”

Por të dy zonat janë të rëndësishme, se gati të gjithë piramidat e njohura janë ndërtuar rreth Kajros. Zonat e Micol janë më në jug.

Nuk është zbulimi i parë i madh arkeologjik që është bërë duke i falënderuar Google Earth – në maj të vitit të kaluar egjiptologia amerikane dr. Sarah Parcak ka identifikuar 17 piramida të humbura.

Dhe vetë Micol ka përdorur programin për të zbuluar një qytet të mundshëm nënujor në gadishullin Yucatán në Meksiko.

Në Egjipt gjenden piramida të humbura 270-300x175
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi