EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrothshild dhe Rokfeler, a e qeverisin këto dy dinasti sekrete botën?

Shko poshtë

 Rrothshild dhe Rokfeler, a e qeverisin këto dy dinasti sekrete botën? Empty Rrothshild dhe Rokfeler, a e qeverisin këto dy dinasti sekrete botën?

Mesazh  Siroco 04.03.16 15:24

 Rrothshild dhe Rokfeler, a e qeverisin këto dy dinasti sekrete botën? K

Sot, kur me një pult komande dërgon anije të eksplorojnë hapësirat, kur raketat kërkojnë të bëjnë luftë me yjet, vetvetiu të lind pyetja: A ka në tokë anë të fshehta për të cilat s’është folur kurrë?

A gjendet dikush që gati me një fuqi hyjnore komandon gjithë botën, që prodhon katastrofa botërore, që armatos shtete, i nxit ata të luftojnë e pastaj “u shëron” plagët, dikush që sjell e rrëzon mbretër e perandorë?! A ekziston një fuqi e vetme që përcakton kahjen nga duhet të kalojë bota, cili do të jetë presidenti i ri e ku do të jetë vatra e re e luftës?! Asgjë s’ka mbetur pa u thënë e stërthënë. Kronikanët, ushtarakët, gazetarët, historianët; kjo armatë e madhe historishkruesish kanë gërvishtur miliona faqe, por edhe frerët e tyre dikush i ka tërhequr andej nga i duhej “dikushit”, ndryshe Lamartini, ky poet i madh frëng, nuk do të shprehej një shekull e gjysëm më parë “të shkruhet historia, por kësaj rradhe me vetëdije të plotë”. Se dihet që historinë e shkruan ai që fiton. Dhe e shkruan ashtu si i duhej.

Bullgari Nikola Nikovol që mori pjesë në Luftën e Parë Botërore e që pas saj përjetoi kalvarin e burgjeve komuniste, ndoshta i pari mori kurajon të shkruajë në një libër çfarë kishte hulumtuar për vite të tëra në SHBA.

Libri bestseller quhet “Komploti botëror” ku autori me një bibliografi të pasur hedh si të zezën në të bardhë ç’është bërë prapa perdeve, prapa fasadës e kush kurdis orët e zeza të luftës që kërkojnë të shpjerë botën drejt një gremine pa fund.


RROTHSHILDI – MBRETI PA KURORE


Pinjoll i një fisi hebre, të lindur në një geto të Frankfurtit, por që prej dy shekujsh kanë lozur rolin kryesor në jetën politike dhe ekonomike të botës, vëllezërit Rrothshild (Rroth-yll, shild-i kuq, hebraisht) formuan më të madhen dinasti mbretërore hebre, të drejtat e të cilëve nga koha në kohë filluan të pushtojnë botën. Stoik të religjionit të vet, por edhe nacionalistë deri në shovinizëm pa cak, Rrothshildët hynë nëpër kancelaritë e Evropës duke u bërë dirigjentë të saj, edhe pse ajo u ka treguar mëse një herë dyert e gijotinës. Kur e pyetën një Rrothshild një herë se sa kombe ka bota, ai u përgjigj: ”Ne dhe të tjerët!

Principet themelore të plakut hebre, nga getoja e Frankfurtit ishin absolute, deri te martesat brenda fisit, ruajtja e emrit të tyre të fshehtë, trashëgimia e pasurisë vetëm te meshkujt etj. Të gjitha këto shënuam themelimin e një dinastie, bankat e të cilit me kohë u zgjeruan në të gjithë botën. ”Më jepni te drejtën të shtyp paratë e një shteti e pastaj nuk më intereson kush i harton ligjet e tij” thotë Rroshthildi i madh, pesë djemtë e të cilit hapën pesë banka në pesë qytetet kryesore të Europës,(Ylli i kuq ka pesë cepa). Luftrat i kanë detyruar shpesh europianët që të lëvizin pasuritë drejt një vendi të sigurt siç është Londra, dhe këtë transfertë e kanë bërë bankat e Rrothshildëve, duke u bërë kështu zotërues të miliardave, deri te e drejta e tyre për të mbledhur kreditë e Anglisë kolonive të saj e deri te sjellja në Angli nga India Lindore një pasuri përrallore prej 400 ton flori e kështu Rrothshildët që nga 1810 filluan të merreshin vetëm me shitje dhe blerje parash.

Ndërsa Rrothshildët ( mbiemri i vërtetë Majer) hodhën kapitalet e tyre përtej Atlantikut, gjithnjë e më tepër kërkonin të bindnin veten se ata i përkisnin një kombi të “zgjedhur”, religjioni i të cilit duhet të sundojë botën. Dhe etja për pasuri i çoi ata drejt themelimit të dy organizatave mjaftë të fshehta të cilat shënonin edhe themelimin e sionizmit modern e që personalitetet e tyre prezantonin pushtetin supreme të një race që duhet të mbizotërojë. Dhe hyri në histori grupi i të treqindëve të cilët nisën të nxisnin luftërat, t’u shesin armë ndërluftuesve, bëhen këshilltarë të pasurive mbretërore nëpër Europë, hipin në kalin e perandorit Napoleonin dhe më pas e rrëzojnë atë, eliminojnë gjashtë caristë të Rusisë e sjellin në pushtet Leninin, eliminojnë presidentin Linkoln të Amerikës, në Austri, në vendin më antisemitist bëhen gjykatës, merren me politikë, darkojnë me perandorë e diktatorë etj. Zotërojnë 4/5 e pasurisë së Europës dhe Amerikës. E tërë bota financohet nga Rrothshildët.

Ata kanë blerë tërë botën, ata komandojnë tërë botën. Vetëm filiali në Londër ka dhënë shtatë mijë miljon dollarë me kamatë. Financojnë shkollat e religjionit të tyre, financojnë emigrantët hebre në Rusi e gjetkë. Që nga viti 1882 një përfaqësi e dinastisë Rrothshild, selia e të cilit është në Paris, filloi të vendosë hebrenj atje ku kishte interesa politike e ekonomike si në Palestinë, duke blerë toka arabe, vila e duke vendosur aty kolonë hebre. I japin para një shteti të kërcënojë tjetrin e këtij të fundit i kërkojnë para për t’i dalë në mbrojtje… Me të tilla mënyra krejt të pandershme ata krijuan përfitime të mëdha në para deri edhe te blerja e qeverive. Kur kuptuan se mbreti rus Romanov kërkoi të bashkonte kishën katolike me atë ortodokse, për ta vënë atë në shërbim të njerëzimit e për të larguar luftërat, pra, të bënte një pakt Rusi-Londër që u quajt Lidhja e shenjtë, atëhere dinastia Rrothshild mori masa të tjera duke e minuar atë Lidhje. Ata shfrytëzuan Dizraelin, hebreun e krishtëzuar i cili ishte futur në Rusi si një kal elen brenda mureve të oborrit carist.

Në vitin 1925 pasuria e Rrothshildëve arriti mbi 300 miliard dollarë plus njëqind miliard të fituara prej Luftës së Parë Botërore, ndërkohë që më i bujshëm në Amerikë ishin Rokfeleri, Morgani dhe Fordi, por që nga pasuria ishin pas hebreut Rrothshild, cilësia kryesore e të cilëve ishte fshehtësia e cila u krijoi mundësi të mëdha që të sundonin aq gjatë dhe aq lehtë. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që Marksi, ky hebre, krijuesi më i madh i teorisë antikapital kurrkund nuk përmend emrin e Rrothshildëve! Novelat e Dizraelit për dekada të tëra kanë përshkruar ngjarje nga jeta e Rrothshildëve, por gjithnjë me pseudonime. Me emrat e tyre lidhen edhe emrat më të mëdhenj të politikës Europiane e më gjerë, shumica e të cilëve janë me origjinë hebre si Bismarku, Marksi, Herci, Lasali, Engelsi, Dizraeli, Gambeta, Kerenski, Trocki, Lenini, Venizellosi (Beni Zelo), etj. Intrigat e tyre tani nuk mund t’i ndalte askush: nxitën luftën e Krimesë, i dhanë Leninit e Trockit mjete të mëdha që të shpejtonin revolucionin e vitit 1917, shpërngulën nga Europa 600 mijë hebre drejt Palestinës, nën presionin e tyre, Anglia okupoi Egjiptin dhe Kanalin e Suezit. Qëllimi final ishte i qartë: Palestina t’i jepej Izraelit ç’ka do t’u siguronte rrugëkalim që Lindja e Mesme dhe ajo e Largët të vihej nën kontrollin sionist.

Komiteti Qendror i Partisë Bolshevike nga 12 anëtarë, 9 ishin hebrenj, Këshilli i Komisarëve nga 22 anëtarë, 17 ishin hebrenj, Komiteti Ekzekutiv Qendror nga 59 anëtarë, 43 ishin hebre, komisioni i jashtëzakonshëm i Moskës nga 36 anëtarë 23 ishin hebrenj… Europa po shkonte drejt hebreizimit sikur të mos kishte sjellë në skenë Hitlerin i cili filloi shfarosjen në masë të hebrenjve dhe Stalinin, i cili, ndonëse i martuar me hebraike, kur ndjeu se ata shumë shpejt do të uzurponin pushtetin në Rusi, më 1928 filloi një fushatë të madhe kundër tyre. Rrothshildët, këta urithë me duar të gjakosura kërkojnë të kurdisin orët e zeza të botës.


ADAM VAJSHTOP- SATANAI I RI I BOTES


Nën emrin e bukur “Iluminati”, por që në themel kishte barbarinë, me rregulla konspirative të ashpra ku çdonjëri njihte dhe e njihnin vetëm dy të tjerë, në Gjermani, më 1776 u krijua një lëvizje e fshehtë republikane, fijet e së cilës i gjen edhe sot në mbarë botën: në banka, në kongrese e senate, në CIA, në Hollivud, etj. Hebreu Adam Vajshtop (më pas Spartak) lindur në Gjermani, profesor në universitet, prift në rradhët e jezuitëve që mbahet edhe themelues i kësaj lëvizjeje, parashtroi me një platformë të qartë thelbin e lëvizjes satanike: zhdukjen e krishtërimit e likuidimin e qeverive shtetërore. Kush s’ishte me ta, ishte kundër tyre! Me sistemin e vet të fshehtë, shumë shpejtë “Iluministët” filluan të ngjisnin shkallët në hierarkinë shtetërore. Organizata krijoi mijëra fije në mbarë botën dhe nën komandën e Adam Vajshtopit minojnë këdo që i pengon në realizimin e planit të tyre. Shumë shpejt, në gjithë botën ata krijojnë rreth 1300 organizata e që pas tyre qëndron një dorë e fortë: i kudondodhuri Rrothshild!

Revolucionin francez nuk e bënë Zhanvalzhanët, Mariusët, Gavroshët, se ishin të tjerë ata që dinin çfarë të kërkonin dhe si do t’i ndërtonin planet e tyre. Sollën qindra kriminelë nga Evropa të cilët i paguanin jo pak dhe boshti i nisur i këtij revolucioni- lufta midis popullit francez dhe monarkisë -degjeneroi në luftë klanesh, spiunësh ku Mara, Dantoni dhe Robespjeri nuk arritën dot të ndajnë pushtetin ende pa e fituar atë, dhe ranë pre e Rrothshildëve dhe iluminatëve ku gijotina preu mijëra koka njerëzish, madje edhe të mbretit. Revolucioni francez ishte një rrjetë ku komplotistët dhe grupacionet, në emër të popullit kërkonin të merrnin pushtetin.

Bota sot do të ishte nën gërmadhat e një kataklizme sikur ata të kishin mundur dot të zbatonin atë program sipas pikave të parashikuara si: zhdukja e qeverive, e pronës private, e familjes, e religjionit dhe krijimi i një qeverie botërore. Jezuitët këta avanguardë të kishës romake kishin edukuar barbarinë në shpirtin e Vajshtopit. Falë konspiracionit të tij të madh, vetëm pak dokumenta kanë mundur të dalin në dritë. Në njërën prej tyre dallohet qartë obligimi i tij i madh për të nxitur revolucione, si mundësia më efikase për të zhdukur gjysmën e botës. Pas vdekjes së Vajshtopit një treshe e madhe u vu në krye të kësaj lëvizjeje: Marksi(emri i tij i vërtetë paska qenë Mordohaj) njeri përtac e me moral të përbaltur, Engelsi fabrikant i pasur pambuku, dhe Lasali dembel klasik, por i pasur, pra, kjo treshe ideologësh mbajti në duart e veta fijet e iluminatëve. Në Hollivud ka zyra ku flitet për këto fije, ne Ei Bi Si, Si Bi Es ka njerëz që marrin para nga lëvizja në fjalë, në rrethet politike e bankare kanë depërtuar ithtarët e saj. Sot kur gjithë bota është mbërthyer nga kriza të mëdha, kur luftërat janë aq evidente kudo shoqërinë njerëzore e bren frika nga e nesërmja, nga pasiguria. Një fuqi e fshehtë, por e fortë qëndron gjithnjë prapa krizave duke i nxitur ato.


LUFTRAT – FERRI I BOTES SE GJALLE


Letrat e bardha ku është nënshkruar paqja, mund të vishnin globin, por janë derdhur lumenj gjaku që mund ta përmbytnin atë. Të gjithë kanë pranuar se luftërat sjellin vdekje, shkatërrim, se nga luftërat s’ka të fituar, por asnjëherë s’është menduar të krijohet ajo forcë që mund t’i ndalë ato. Historia 3360 vjeçare e shoqërisë njerëzore këtë gjë e ka dëshmuar mijra herë. Janë nënshkruar tetë mijë kontrata paqeje, por historia e botës njeh 14 531 luftëra me mbi 600 milionë të vdekur: Lufta e parë Botërore mbi dhjetë milionë, e Dyta mbi 50 milionë. Janë zhdukur dhe janë krijuar shtete, kanë rënë perandorë e mbretër, qeveritë kanë ardhur e ikur: të gjallët s’kanë patur kohë të varrosnin të vrarët, ndërsa pasuritë rrëmbeheshin e paratë derdheshin lumë bankave. Lufta ka harxhime të mëdha.

Në kohën e Romës së lashtë një ushtar kushtonte sa një dollar, te luftërat e Bonapartit ai kushtonte 2 000 dollarë, kurse një ushtar amerikan në Vietnam deri në 200 000 dollarë. Atëherë lind pyetja: kush e do dhe e nxit luftën?! Përgjigjja është e shpejtë: Populli… kurrë! Luftën e duan ata që kanë dobi prej saj. Ç’ka qenë ajo dorë e zezë dhe e fshehtë që të vërë shtete në duele vdekjeje?Ç’janë këto grupe njerëzish që zotërojnë aq fuqi vrasëse? Është e thjeshtë ta kuptosh! Ai që zotëron sistemin bankar, ai që fitoi nga Lufta e Parë Botërore mbi 100 miliardë dollarë, ai që operon me para, ai që shet e blen armë…Sa qesharake duken tani ato deklarata të mëdha paqeje, ato degë ulliri nëpër tribuna, ato aleanca antinukleare… Që nga shekulli XVI Anglia, Hollanda, Franca dhe Spanja u përfshinë në një garë të ethshme armatosëse. Zotëruan flota të mëdha për të pushtuar oqeanet, shtuan kolonitë e tyre, por dy shekuj më pas, kur në bankat e Londrës hynë kapitale të mëdha të Evropës, të grumbulluar nga Rrothshildët për siguri, atëherë Britania e Madhe, ky luan i deteve, kjo perandori e re romake nisi të kontrollojë luftërat, të zgjerojë kufijtë, e dikur thuhej se në Britaninë e Madhe dielli nuk perëndon kurrë! Këtu filloi edhe një aleancë e madhe me Sh. B. A., aleancë e cila shfaqet edhe sot e tërë ditën.

Kjo aleancë sulmoi Normandinë e më pas Drezdenin, këtë “Firence e Elbës” mbi çatinë e së cilës u derdhën mbi 10 000 aeroplanë bombardues. Edhe pse në Jaltë rusët kërkuan me një marrëveshje që të respektoheshin kufijtë e luftës, ata u shkelën në mënyrën më të egër e më vrasëse. Në Drezden s’ka patur kurrfarë fabrike të gazrave helmuese, s’ka patur qendra komande të gestapos siç paramendohej, por ai u godit për të shkuar pastaj te Hiroshima e Nagasaki, ku urrejtja- kjo anë shtazore e njerëzisë, kjo forcë satanike,- vrau njerëz, dogji e shkretoi qytete. Kush e urdhëroi këtë katastrofë njerëzore veç atyre që e mbajnë forcën e vet si kërcënim mbi kokat e të tjerëve, veç atyre që duan të shesin armët bërthamore të cilën mendojnë se ata janë zotëruesit e vetëm. Projekti “Menheth” s’ka mundur dot të kontrollojë bombën atomike e cila sot ndodhet në çdo cep të botës. Ndoshta kurrë s’do të jepet ajo shkëndijë e cila do ta fundoste tërë botën nën gërmadhat e një katastrofe.


ROKFELERET – BOTA NEN KONTROLLIN E TYRE


Kur Rrothshildëtt kishin njëqind vjet që komandonin timonin e madh të botës, tani përtej Atlantikut, në Amerikën e madhe, pas shumë dritëhijeve, nisi të hedh shtat një tjetër gjigant, dinastia Rokfeler. Në fillim ndjeu lëkundje të mëdha, themelet iu çanë aty-këtu, por ajo ata që s’i bleu dot, i likuidoi dhe shumë shpejt zotëroi prodhimin e tregtimin e vajgurit, naftës e bankat e para filluan të operojnë, në fillim vetëm e pastaj nga dyert e pasme të tyre filluan të hyjnë e të dalin njerëz të Rrothshildit, ç’ka shënon edhe ortakllëqet e para të përbashkëta. Dy bankat më të mëdha të botës, “Çejz Menheth bank” dhe “Bank of Amerika” janë pronë e Rokfelerëve dhe Rrothshildëve. Për çudi Xhon Rokfeler, i cili ishte edhe krijuesi i kësaj dinastie ishte një njeri te personi i të cilit të njohurit e vet shihnin mjaft vese, ç’ka e përbënte atë një person mjaft të urryer. Ashtu si edhe Rrothshildi, për koincidencë, edhe ai kishte pesë djem, të cilët punuan, madje shumë që të ndryshonin ç’të mundnin nga emri i keq i babait të tyre. Që t’i shpëtonin tatimit shtetëror, ata themeluan më 1901 një fondacion për hulumtime mjekësore.

Por, si gjithnjë reklama ishte vetëm një fasadë, sepse ajo paramendonte vitaminat për çdo sëmundje e që me investimet e veta ajo i imponoi tregut çfarë i duhej. 50% e të ardhurave të tyre ata i fusnin në këtë fondacion duke fshehur të ardhurat e që atëherë ky fondacion arriti të ketë nën kontroll banka, naftën, kompani sigurimi, sisteme shkollore, sisteme mjekësore në Amerikë e më gjerë. Duke bashkërenduar me të tjera organizata si: “Komisioni Trilateral”, Bilderbergët, si dhe “Këshilli për lidhje me botën e jashtme”, edhe fondacioni në fjalë ka kërkuar krijimin e një qeverie botërore.

Në krye të këtij komisioni ishte Dejvid Rokfeler, truri i mbrapshtë i këtij oktapodi stërmadh, i cili as më shumë e as më pak ka kërkuar që të vendoset një diktaturë e përbotshme si ajo e socializmit rus me të cilën ai pati aleancë të vjetër, aleancë e cila nisi me Leninin dhe Trockin, atëherë kur këta të dy fundit të financuar nga Rrothshildët e Rokfelerët erdhën në pushtet, por që tani duhet t’ua shpërblenin. Dhe thonjtë e Rokfelerit u shtrinë në Rusi: arsyeja kryesore ishte se atje çdo gjë kontrollohej. Dhe ata zotëruan rubinetat e naftës e më pas Hrushovi që ftoi Rokfelerin i kërkoi kredi afatgjatë nga SHBA; kontrata u vazhdua edhe nga Brezhnjevi, u hoq embargoja dhe Rokfeleri arriti të ndërtojë fabrikë për prodhimin e motorrëve të tankeve e pajisje të tjera luftarake e më pas fabrikë për prodhimin e kauçukut e aluminit- këto materiale kryesore për prodhimin e avionëve. 1.5 miliardë dollarë për përpunimin e gazit natyror në Siberi, fabrikë plehrash e ç’montuar nga Amerika dhe e montuar pjesë-pjesë aty, u krijuan banka të mëdha e të fuqishme në Rusi. Për 70 vjet rresht ata me një përkushtim të madh kanë mundur të vënë nën kontroll komunizmin botëror, ku fitimet e tyre ishin mjaftë të majme. Edhe sot në Amerikë emri Rokfeler është simbol i një gjiganti kapitalist që s’ka forcë ta ndalë.

Divergjencat me Niksonin, presidentin e Amerikës i “detyroi” komplotistët botërorë që të hedhin rrjetën e tyre ndaj tij duke sjellë në skenë “Uotergejtin” e cila e detyroi Niksonin të japë dorëheqje duke u zëvendësuar me Fordin, (dhe ky i fundit me Rokfelerin) presidenti i firmës së madhe të automjeteve dhe aleat i vjetër i tyre. Por planet s’kanë të mbaruar këtu. Që në Shtëpinë e Bardhë të vinte një Rokfeler, Fordit iu bënë disa atentate, por pa sukses. Nëpërmjet “Këshillit me botën e jashtme” ata kanë njerëzit e tyre besnikë kudo në botë duke vënë nën kontroll jetën ekonomike e politike. Njerëzit e tyre kanë qenë në administratën e Rusveltit, Uilsonit, Trumanit, kanë ndikuar në hartimin e kartës së OKB., kanë fije të forta në CIA, në Ministrinë e Jashtme amerikane ,etj. Kjo fuqi e padukshme e krijuar nga familje aristokratësh është në gjendje të mbajë fort frerët e kalit të tyre azat, është në gjendje të kenë veton në pushtetin ekonomik e politik e nga kjo fuqi okupuese vështirë se ka mbetur cep i botës pa rënë nën pushtetin e saj. Shumëkujt do t’i duket çudi po të dëgjojë se dhjetëra vende të botës kanë marrë kredi nga Amerika, ndërkohë ajo vetë ka miliarda dollarë borxh! Ku vallë i ka?! Te Rokfelerët, te Rrothshildët!

Veledin Durmishi

Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi