EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dinastia Rokfeler

2 posters

Shko poshtë

Dinastia Rokfeler Empty Dinastia Rokfeler

Mesazh  Big Bang 30.01.09 14:06

DINASTIA ROKFELER

“Që kur të hyni njëherë në botën e Rokfelerëve dhe kur të mësoni diç për të, do të kuptoni se ka edhe shumë gjësende që nuk dini”. Mezvinski

“Ne do të kemi drejtori botërore pavarësisht se a e doni ju atë apo jo - përmes pushtimit ose pajtimit”. Përgjegjja e Xhejms Vartburgut - anëtar i Komitetit për lidhje me botën e jashtme pranë Komisionit të Senatit për çështje të jashtme.

Prej para 130 vjetësh e këndej familja Rokfeler, e cila kaloi nëpër shumë peripeti dhe biznese të ndryshme, me mallra dhe pasuri iu imponua, jo vetëm SHBA-ve, por edhe tërë botës. Luftoi me shumë rivalë dhe konkurrentë të cilët i bleu ose i likuidoi që sot të bëhet sundues botëror i naftës dhe i bankave në partneritet me Rothshildin dhe të tjerët. Askush nuk është në gjendje që t’i përcaktojë pasuritë e saj, si dhe të ardhurat e saj.

Firma e vajgurit „Ekson”, e cila i takon familjes Rokfeler, është më e madhja në botë, ndërkaq ajo nuk është profesion kryesor i Rokfelerëve. Ndër bankat e shumta që posedojnë, më të njohura janë Siti Bank dhe اejz Menheth Bank, e cila sipas kërkesave zë vendin e tretë në botë, e sipas ndikimit zë vendin e parë.

Banka më e madhe në botë është Bank of Amerika, me seli në Kaliforni dhe është pronë e dinastisë Rothshild. Të dy bankat janë shumë të afërta njëra me tjetrën dhe të lidhura ngusht me anë të projektit për qeverisje botërore.

Çejz Menheth Bank e ka prejardhjen prej bashkimit të Çejz Bank - pronë e Rokfelerit me Menheth Bank - pronë e Kunit dhe Lobit, të cilët gjeneratë pas gjenerate lidhen financiarisht dhe me anë të lidhjes fisnore me Rothshildin. Momentalisht اejz Menheth Bank ka më se 60 mijë banka - filiala në botë, bile edhe në Bashkimin Sovjetik (në Moskë).

اejz Menheth Bank i ngjanë një shteti të pavarur dhe të fuqishëm, i cili mallra dhe pasuri ka më shumë se shumë shtete tjera të botës.

Dejvid Rokfeleri ka pasur takime me shumë më shumë shefa të shteteve se cilido qoftë shef ose udhëheqës shtetëror në botë. Ai ka biseduar edhe me udhëheqësit e Kinës, të Bashkimit Sovjetik dhe të shteteve tjera që deri paradokohësh kanë qenë vende socialiste.

Të gjitha bankat e Rokfelerve financojnë dhe janë të lidhura ngusht me më se 50 kompani më të mëdha të sigurimit në botë, punojnë me avoaret e tyre. Kontrollojnë shumë linja ajrore dhe korporatat e mëdha, si: IBM, Mobil, Teksako, Boing, Kseroks, kompaninë jashtëzakonisht të madhe telefonike Ei Ti and Ti dhe shumë të tjera.

I kontrollojnë pothuajse të gjitha shtetet në botë pavarësisht nga përcaktimet e tyre ideologjike - shtetet kapitaliste dhe socialiste. Shumë më lehtë për ta është t’i kontrollojnë vendet socialiste, ku duhet patjetër ta vënë nën kontroll vetëm një njeri - diktatorin, kurse në botën kapitaliste njerëzit që përbëjnë shtresën e mesme ende janë të pavarur dhe të panënshtruar.

Themeluesi i dinastisë, Xhon D. Rokfeler, ka qenë njeriu më i urrejtur në Amerikë. Pesë djemtë e tij nga gjenerata e re nxorën mësim prej disa gabimeve të babait të tyre.

Duke i zbatuar të gjitha maniret e tij të vjetra eksploatuese, ata bënë orvatje që ta prezentojnë emrin e familjes në një dritë tjetër më të përshtatshme dhe këtë e arritën deri në njëfarë shkalle me anë të formimit të një numri të madh të fondacioneve të ndryshme. Fondacioni i parë u formua në vitin 1901 me emrin „Instituti i Rokfelerit për hulumtime medicinale”.

Ndërkaq emri i këtij instituti mishëronte humanitetin, i cili, në realitet, kishte krejtësisht qëllim tjetër dhe të dyfishtë: i paramendonte vitaminet që shfrytëzoheshin për preventivë nga çfarëdo sëmundje të cilat shumë shpejt iu imponuan tregut dhe për prodhimin e të cilave Rokfeleri investoi mjete të mëdha.

Me anë të formimit të një numri të madh fondacionesh Rokfeleri në një mënyrë perfide i bënte bisht pagesës së tatimit në të ardhurat e përgjithshme në SHBA, i cili ishte i obligueshëm për secilin amerikan dhe në të cilin mbështetej shteti.

Në SHBA fondacionet ishin të liruara prej tatimit, sepse paramendohej se ata ishin formuar për qëllime humane dhe bamirëse: për hulumtime medicinale, për të ndihmuar institutet shkencore, për të ndihmuar studentë amerikanë e ndërkombëtarë dhe për fusha të ndryshme që do të kishin nevojë për ndihmë private.

Ata e shfrytëzonin mjeshtrinë ligjore vijuese - gjysmën e të ardhurave personale e futnin në fondacion - dhe në këtë mënyrë liroheshin nga tatimi. Me gjysmën tjetër mbanin shumë kolegje dhe institute, të cilëve ua impononin ideologjinë e tyre dhe i mbanin nën kontroll. Prej disa gjeneratave tashmë kishin krijuar kuadrot e veta. Të gjithë ata të cilët e kishin mbaruar Universitetin e Harvardit ndodheshin në pozitat më të larta të administratës.

Fotgrafia është e qartë. Prej atëherë kur Rokfelerët i mbanin në kontroll bankat, naftën, kompanitë më të mëdha prodhuese, kompanitë e sigurimit, sistemin arsimor, mjekësinë dhe më me rëndësi - administratën, ata qeverisnin jo vetëm me SHBA-të, por edhe me tërë botën.

Sado që të tingëllojë çuditshëm, fondacionet e Rokfelerit financonin personalitete dhe organizata që kishin për qëllim propagimin dhe realizimin e ideologjisë komuniste nëpër shkolla. Ata publikonin dhe financonin shumicën e teksteve shkollore të cilat me asgjë nuk dallonin prej atyre në shtetet socialiste.

Ata bile nuk e harruan edhe religjionin i cili luan rol të rëndësishëm në formimin e opinionit publik. Para shumë kohësh ata formuan shkollë speciale për priftërinj në Nju-Jork, e cila ishte njëra ndër shkollat më të njohura dhe më me ndikim.

Të gjithë edukatorët e kësaj shkolle tashmë nuk ishin propagandistë të krishtërizmit, por të socializmit. Ja, pra, pse shumica e priftërinjve, pastorale dhe kisha në Amerikë, bile edhe në tërë botën, nuk ishin asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje të mëdha financiare të cilat përmbaheshin dhe mbështeteshin në naivitetin e shumë njerëzve të mirë.

Vite me radhë unë e kam shtruar pyetjen të cilën jam i bindur se do ta shtroni edhe ju duke e lexuar këtë libër.

Pse Rokfelerët, kapitalistët më të mëdhenj në botë, harxhojnë miliarda dollarë dhe financojnë armiqtë e vet - socialistët? Pothuajse të gjitha dhuratat në madhësi të qindra milionëve që Rokfelerët i kanë dhënë dhe i japin janë për ta ashpërsuar dhe ndihmuar socializmin. Kundërshtarët e konkurrencës, ata do të duhej të jenë kundërshtarë të nisiativës private, e cila do t’i pengojë.

Ata e drejtojnë qeverisjen e disa shteteve vetëm për t’i realizuar interesat e tyre vetanake. Rruga më e lehtë për ta mënjanuar konkurrencën, për ta kontrolluar tregtinë, bankat, resurset natyrore dhe pothuajse mbi të gjitha, është ta shfrytëzosh fuqinë e pushtetit. Kurse për t’i kontrolluar monopolet botërore duhet të vëshë një pushtet botëror, ky edhe është qëllimi i tyre final.

اelësi i tërë organizatës së tyre është Komiteti për bashkëpunim me botën e jashtme, truri dhe kompjuteri i oktopodit, me kryetarin Dejvid Rokfeler.

Qëllimi kryesor i kësaj qeverie botërore, e kontrolluar nga Rothshildi, Rokfeleri dhe nga disa magnatë tjerë, është që t’i vë plotësisht nën kontroll të gjitha shtetet në botë. Kohëve të fundit gjithë e më tepër po qarkullon fraza: „renditje e re botërore”. Për të njëjtën gjë ka folur Hitleri, Musolini dhe japonezët.

Kjo nuk është gjë e re. Kjo është një ide e vjetër e patriarkut Rothshild, Novus Ordo Seclorum, e menduar dhe e lëshuar në veprim prej agjenturës së tij Iluminatët. Kjo ide u bë aq e njohur sa që hasej bile edhe në banknotë nën moton e sipërme, e futur prej atyre që sundonin dhe i shtypnin paratë.

Një „renditje e re botërore” kësisoji ka për qëllim kontrollin ndërkombëtar të armatës, armatimit, tatimeve, sistemit arsimor dhe absolutisht mbi të gjitha. Kush ta kontrollojë? Kuptohet vëllezërit më të mëdhenj - Rothshildët dhe Rokfelerët.

Plani i tyre final është të vehet diktatura botërore, të cilën disa ndoshta do ta quajnë socializëm, të dytët komunizëm, e të tjerët fashizëm. Unë do ta quaj me ndërgjegjje të pastër: „diktaturë ndërkombëtare kapitaliste”.
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dinastia Rokfeler Empty Re: Dinastia Rokfeler

Mesazh  Big Bang 30.01.09 14:07

Revolucioni bolshevik në Rusi ka lënë gjurmë të thella në histori.

Shumica e njerëzve mendojnë se revolucioni ka qenë i suksesshëm dhe se është imponuar me ndihmën e fshatarësisë së lodhur nga tirania mbretërore.

Bile kështu shkruan në shumë tekste të sotshme shkollore të historisë. E vërteta është se revolucioni sovjetik është zhvilluar në rrethana krejtësisht tjera. Mbreti abdikoi shtatë muaj para revolucionit dhe në Rusi sundoi Qeveria e përkohshme e Lvovit, i cili menjëherë filloi të bëjë reforma në qeverisjen ruse sipas shembullit të republikës amerikane.

Mirëpo, si do ta bënin një gabim të tillë Rithshildi dhe Rokfeleri? Si do t’i lejonin Rusisë që të decentralizohej si SHBA-të dhe të ballafaqohej me të njëjtat probleme në nisiativën private?

Ata më tepër e donin një qeverisje centraliste, të cilën do ta financonin dhe i imponuan Rusisë një sistem joproduktiv ekonomik të mvarur nga Perëndimi, kështu që ai vazhdimisht të ketë ndikim përmes kapitalit dhe teknologjisë.

Ja, pra, pse ata me manevrime të mëdha e ndërruan Lvovin me Kerenskin, i cili ishte trampolinë e ardhjes së bolshevikëve të cilët u imponuan si oponentë të tyre. Udhëheqësit e drejtpërdrejtë pas revolucionit, Lenini dhe Trocki, pikësëpari nuk ndodheshin në Rusi.

Lenini ndodhej në Zvicër, e Trocki - në SHBA, ku redaktonte revistën komuniste. Dhe të dy u kthyen në Rusi, jo pse populli i thirri, por për shkak se ata i dërgoi Rithshildi dhe Rokfeleri.

Trocki, e po ashtu edhe Lenini, shkuan në Rusi me shuma të mëdha parash. Njëri i pranoi prej Morganit, e tjetri prej Vartburgut në Gjermani. Nga kjo shihet se revolucionin nuk e përgatitën as komunistët, as bolshevikët, as demokratët e as socialistët, por monopolistët superzengjinë ndërkombëtarë, të cilët me këtë ia arritën njërit prej qëllimeve të tyre - sistemi ekonomik të udhëhiqet prej një qendre dhe të jetë i mvarur prej tyre.

Të mos harrojmë se Rusia para revolucionit ndodhej në zhvillim e sipër industrial dhe ekonomik, e cila filloi t’i konkurrojë superioritetit financiar dhe industrial amerikan. Plani për pazaret ruse, njëri ndër planet më të mëdha dhe më të rëndësishëm për kapitalistët, u hartua dhjetra vjetë më parë.

Me anë të „Manifestit të partisë komuniste”, të hartuar prej Karl Marksit, te njerëzit u krijua një disponim i fortë negativ kundër kapitalizmit, gjë që ky ishte edhe qëllimi i dinastisë.

Plotësisht është e logjikshme të pranohet se ata njerëz, të cilët nuk frikësoheshin prej komunizmit ndërkombëtar, e financonin dhe kooperonin me të. Përse? Për atë se ata e kontrollonin.

Menjëherë pas revolucionit kjo klikë futi në Bashkimin Sovjetik një numër të madh agjentësh të udhëhequr prej Trockit që t’i zënë të gjitha pozitat udhëheqëse. Shumë dokumente të arkivave amerikane dëshmojnë se pothuajse krejt atë që posedojnë rusët e kanë marrë prej amerikanëve. Bile pa kurrfarë zmadhimesh mund të thuhet se Bashkimi Sovjetik është fëmija i SHBA-ve.

Siç përmendëm më lartë, industria e naftës në Rusi, pak para revolucionit jo vetëm që filloi t’i konkurrojë, por edhe t’ia tejkalojë Amerikës, e cila zë vendin e parë në botë në prodhimtari të naftës. Pas revolucionit, prodhimtaria e naftës në BRSS në mënyrë katastrofale u zvogëlua dhe „Standard Ojli” i Rokfelerit sërish u kthye në vendin e parë.

Në vitin 1926 Rokfeleri dhe disa kompani vajgurore të nënshtruara të tij lidhën kontratë me BRSS për ta shitur naftën ruse në trgun evropian, e për kompenzim i dhanë 75 milionë dollarë hua Bashkimit Sovjetik. Një vit më vonë partneri i fshehur i BRSS ndërtoi rafineri të naftës në vend, me çka i ndihmoi ekonomisë së tij.

Si duket edhe kësaj radhe Rokfeleri i fitoi dividendët e vet nga rafineria që e ndërtoi. Në vitin 1964 Rokfelerin e thirri Hrushçovi në Moskë, dhe pasi u kthye në SHBA e dha deklaratën që vijon: „Hrushçovi dëshiron kredi më të mëdha dhe më afatgjate prej SHBA-ve”.

Pas largimit të Hrushçovit, në vitin 1966 ai u takua me Brezhnjevin pranë Detit të Zi që t’i vazhdojë raportet e kontraktuara me udhëheqësin e ri. Menjëherë pas kthimit të tij, Kryetari Xhonson i bëri presion Kongresit që ta zvogëlojë kontrollin dhe carinën eksportuese midis SHBA-ve dhe shteteve komuniste evropiane. Shumë mallëra që deri atëherë konsideroheshin si mallëra strategjikë, u liruan nga embargoja.

Në mesin e atyre mallërave benin pjesë: perimet, drithërat, ushqimi i kafshëve, kauçuku i papërpunuar, pemët e konzervuara, tekstili, plehërat artificialë dhe shumë maqina e instrumente. Dhe mbi të gjitha, shumë mallëra mbetën si mallëra strategjikë, eksportimi i të cilëve ndalohej në vendet komuniste - për shembull, eksportimi i tankeve amerikane në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera komuniste.

Dhe përkundër kësaj SHBA-të përmes Rokfelerit arritën të ndërtonin fabrikë në lumin Kama, e cila tash për tash zë vendin e parë në botë me prodhimin e motorëve të tankeve dhe të pjesëve tjera ushtarake.

Gjithashtu, nuk mund të eksportoheshin mitralezë dhe plumba, kurse materiale dhe pajisje për një fabrikë të prodhimit të mitralezëve mund të eksportoheshin. Plumbat dhe baruti ishin në regjistrin e mallërave strategjikë, por komponentët dhe kimikaljet për prodhimin e tyre ishin liruar nga embargoja.

Me këtë që përmendëm më lartë dëshiroj të nënvizoj dhe t’ia tërheq vëmendjen lexuesit se si faktet kaq të qarta janë shtrembëruar dhe janë reduktuar vetëm në një - në biznes dhe interes vetanak të atyre magnatëve financiarë.

Shumë gjësende që janë ruajtur në fshehtësi fillojnë të dalin në shesh me krijimin e korporatave të ndryshme.

Kështu, për shembull, „Korporata ekonomike ndërkombëtare” e udhëhequr nga i biri i Rokfelerit, nipi i Oldrihut (njëri nga themeluesit e Rezervës Federale) dhe „N. M. Rothshildi dhe bijtë” nga Londra kanë ndërtuar në Bashkimin Sovjetik dhe momentalisht ndërtojnë më se dhjetë fabrika për kauçuk dhe një fabrikë të madhe për alumin, njëri prej materialeve më të rëndësishme për prodhimin e aeroplanëve.

Për zhvillimin dhe përpunimin e një projekti të gazit natyror në Sibir „Eksoni” lëshoi 1,5 miliardë dollarë, ndërkaq raportet huamarrëse u ruajtën në fshehtësi. Fabrika ultramoderne për plehëra artificialë, e ndërtuar në SHBA, u bartë pjesë-pjesë, u montua dhe u ndërtua në Bashkimin Sovjetik. Vlera e saj ishte 400 milionë dollarë, prej të cilëve sovjetët paguan vetëm 40 milionë, kurse shumën tjetër prej 360 milionëve e paguajtën SHBA-të.

Veç kësaj, Rokfeleri ka pasur të drejta të posaçme të realizojë (të bartë) në Bashkimin Sovjetik risi teknologjike të fushave të ndryshme, duke inkuadruar bile edhe atë ushtarake.

Për këtë qëllim u formua banka speciale për import-eksport, e cila menjëherë i ka paguar eksportuesit për mallërat ose për patentën e dorëzuar, kurse raportet e mëtejshme janë rregulluar brenda, midis BRSS dhe përfaqësuesve të Rokfelerëve në Moskë, me seli në sheshin „Karl Marks”, Nr. 1, tel. 225-627.

Lidhjet e Rokfelerit me vendet e tjera socialiste janë mbajtur përmes përfaqësisë së tij në Vjenë (Austri). Kohëve të fundit ata po depërtojnë edhe në Kinë. Ndërtohen fabrika dhe ndërmarrje të mëdha amerikane. Futen kapitale dhe teknikë për përpunimin dhe zhvillimin e industrisë së naftës. „Standard Ojlit” i është dhënë e drejtë nga Republika Popullore e Kinës të sondojë dhe të zbulojë burime të reja të naftës.

Të gjitha këto orvatje dhe investime të mëdha që bëjnë kapitalistët për të depërtuar në botën komuniste, krejtësisht ndryshe nga ajo e tyre, për shumicën e njerëzve janë enigmë e pazbërthyer, të cilët presin më shpejt ta shohin vorrimin e kapitalizmit, të paralajmëruar shumë herë prej Marksit, Leninit, Stalinit, Hrushçovit dhe prijësve tjerë komunistë.

Pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në vendlindjen time, në Bullgari. I kam përjetuar edhe njërin edhe tjetrin sistem. Në vitin 1944 e kam parë sistemin që i paraprinte sistemit komunist. Kam marrë pjesë në Luftën e Dytë Botërore edhe në njërin sistem politik edhe në tjetrin.

Kam menduar se i njohë mirë të dy sistemet, por u mashtrova. Për shtetet e vogla si Bullgaria nuk mund të flitet për atë kapitalizëm që ekziston në Perëndim, e veçanërisht në Amerikë. Një kapitalizëm të tillë nuk e kam njohur, sepse nuk kam jetuar në atë sistem.

Sistemin komunist, po ashtu, e kam njohur deri në njëfarë shkalle, vetëm aq sa e kam parë dhe ndier. Literatura ka qenë mjaft e kufizuar që të më ofrojë njohuri objektive në lidhje me këto dy ideologji dominuese në botë. U dasht patjetër të jetoj njëzet vjet në Perëndim, posaçërisht në Amerikë që të mësoj dhe të kuptoj shumë më shumë. Megjithatë e vërteta është tjetërfare.

Rothshildët dhe Rokfelerët për komunizmin dinë diç që ne nuk dimë. Pas këtyre financimeve kaq të mëdha dhe ndihmave me kaq përkushtim pa kurrfarë frike, është logjike të mendohet se ata jo vetëm që janë partnerë të tyre, por i mbanë tërësisht nën kontroll.

Më se shtatëdhjetë vjet kapitalistët e planifikuan zhvillimin e komunizmit dhe nuk u treguan naivë ndaj tij. Magnatët financiarë e dinin fare mirë se komunizmi nuk ishte në gjendje t’i zhdukë, sepse ata e mbanin fortë dhe e qeverisnin për qëllimet e tyre vetanake. Ata kishin për qëllim që t’i shfrytëzonin popullatën, energjinë, prodhimtarinë dhe mundësitë financiare si formë për kontrollimin e popujve.

Kjo është „renditja e re botërore” për të cilën kanë folur Napoleoni, Hitleri, Stalini etj.

Kush është sundimtari? Ai i cili e paguan shpërblimin. Socializmi i Rokfelerit nuk është sistem për rindarje të pasurive, e posaçërisht jo të pasurisë së tij, por sistem për kontrollimin e njerëzve. Socializmi ia përcjellë pushtetin Qeverisë, të cilën nga ana tjetër e kontrollon Rokfeleri.

Pasi që për çdo amerikan emri Rokfeler paraqet kapitalin gjigant, do të ishte shumë vështirë që dikush prej familjes të zë pozitën e kryetarit të SHBA-ve. I zgjedhur i familjes ka qenë Nelson Rokfeleri i cili disa herë u kandidua, por pa sukses, pastaj vendosi të zë një funksion të lartë dhe përgjegjës në një mënyrë tjetër - pa zgjedhje.

Nga presioni i fortë, kryetari Spiro Egnju dha dorëheqje dhe në vend të tij erdhi Fordi, anëtar i organizatës së Rokfelerit. Faza e parë mbaroi, pastaj filluan përgatitjet për të dytën. Niksoni duhej në çdo mënyrë të shkarkohet nga pozita e kryetarit.

Kuajt e Trojës në kabinetin e Niksonit - Kisinxheri dhe Gjenerali Hejg, të dy anëtarë të Komitetit për lidhje me botën e jashtme, ishin njerëzit më të afërt të Rokfelerit. Ata prej brenda e përgatitën të ashtuquajturën aferë mjaft të zhurmshme „Votergejt”.

Kjo e detyroi Niksonin që të tërhiqet nga pozita e kryetarit dhe në atë funksion ta lë nënkryetarin, Fordin, i cili nga ana e tij zgjodhi për nënkryetar të vetin Nelson Rokfelerin.

Rokfeleri e mori kontrollën në udhëheqjen e politikës nacionale, kurse Kisinxheri u kthye në politikën e jashtme dhe në këtë mënyrë Familja Rokfeler tashmë qeveriste me të gjitha funksionet.

Në ndërkohë, Fordit i bënë disa atentate të dyshimta për ta likuiduar. Sikur njëri prej tyre të kishte qenë i suksesshëm, pozitën e kryetarit sipas rendit kushtetutar do ta zente nënkryetari, Nelson Rokfeleri.

Ashtu siç kanë pasur dobi disa shekuj me radhë Rothshildët prej të gjitha luftërave, Rokfelerët kanë kontribuar për ngritjen e autoritetit të Amerikës në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, e po ashtu edhe në luftën e Koresë dhe të Vietnamit.

Nga kjo kanë nxjerrë fitime të mëdha. Duke kontrolluar qeveritë, drejtëpërsëdrejti ose tërthorazi, ata çdo gjë kanë mbajtur nën kontroll, sipas kësaj „ata na kontrollojnë neve të gjithëve”.
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dinastia Rokfeler Empty Re: Dinastia Rokfeler

Mesazh  Vizitor 30.01.09 17:40

Kam lexuar edhe me perpara per kete familje por prap se prap faleminderit per informacionin me te vertete ky eshte nje forum interesant respekt per ata qe postojn tema interesante.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dinastia Rokfeler Empty Re: Dinastia Rokfeler

Mesazh  Jon 02.07.10 0:15

Perandoria e ROCKEFELLER

Që nga fillimet e saj në 1870, Standard Oil Company - një prej të parave shumëkombëshe amerikane dhe një trust i madh i sektorit të naftës - ka qenë objekt i investigimeve të përsëritur gazetareskë si dhe hetimeve të ndryshëm nga ana e komisioneve të kongresit.

E vërteta është që veprimet e Standard Oil dhe themeluesit të saj të famshëm, John D. Rockerfeller dukej sikur mishëronin aspektet më të këqinj të kapitalizmit të madh që po lindte: indiferenca ndaj interesit të përgjithshëm, eliminimi i konkurencës me mjete të ndryshëm si dhe korruptimi i politikanëve më me influencë. Në fakt thuhej që, "mbreti i naftës" kishte në dorë të tij vetë Presidentin e Shteteve të Bashkuara.

Kjo legjendë e Zeze e Standard oil është rivënë në diskutim sot nga shumë historianë bashkëkohorë, mes të cilëve Ron Chernow, autor i një biografie interesante të dinastisë. Në fillesë të gjithçkaje është një burrë i jashtëzakonshëm dhe enigmatik, John D. Rockerfeller, i lindur në 1839. Personi i tij mishëron formulën e Max Weberit mbi kapitalistët protestantë: "Njerëz të formuar në shkollën e vështirë të jetës, të guximshëm, përllogaritës dhe mbi të gjitha pragmatistë dhe konstantë, të dhënë tërësisht pas biznesit të tyre dhe parimet e të cilëve ishin ngushtësisht borgjezë".

Megjithatë, biografia e tij ka elementë të mjaftueshëm për të ushqyer legjendën. Rockerfeller i futet biznesit që në moshën 16 vjeç, investon të ardhurat e tij të para në një rafineri në Cleveland në vitin 1863, ndërsa katër vjet më vonë kryen shpimin e parë të naftës nga koloneli Drake në Titusville, Pensilvani.

Rockerfeller, kuptoi me shpejtësi që nëse donte të ia dilte në aktivitetin e përpunimit dhe shpimit ishte e domosdoshme të vinte rregull në sistemin prodhues dhe të sforcohej për të kontrolluar çmimet. Në vitin 1870, krijoi Standard Oil, me një kapital rekord prej 1 milion dollarë dhe firmosi një marrëveshje me kompanitë hekurudhore për të shpërndarë naftën me kosto të ulët.

Në atë kohë, Standard Oil nuk ishte një kompani e madhe. Megjithatë, ajo ishte ura lidhëse eficiente e një karteli të naftës, një lloj federate që bashkonte operatorët kryesorë në fushën e përpunimit për kontrollin e çmimeve. I prezantuar nga Rockerfeller si një sistem i domosdoshëm bashkëpunimi në një panoramë industriale pa rregulla dhe pa ligje, apo më saktë si një antidot i darvinizmit ekonomiko-social, karteli denoncoi në mënyrë të përsëritur nga bashkëkohësit, të indinjuar prej metodave kanosëse dhe intimiduese të përdorura nga biznesmeni për të arritur qëllimet e tij.

Eshtë e sigurtë që, Rockerfeller nuk përdorte diplomacinë për të bindur konkurentët e tij që të aderonin në federatë nën flamurin e Standrad Oil. Nuk hezitonte as të përdorte kërcënimet apo sabotimet për të detyruar të pabindurit. Eshtë fakt, që në 1880 karteli kontrollonte tashmë 90% të kapaciteteve përpunues të vendit.

Etapa e dytë e ndërtimit të perandorisë nis në vitin 1882, me krijimin e trustit. Trusti ia jepte fuqinë e drejtuesve të kompanive të federatës një autoriteti qendror të formuar nga administratorë të besuar. Ky transformim motivohej prej ndryshimeve teknikë: vagonët cisternë të viteve 1870 tashmë zëvendësoheshin prej naftësjellësve, të cilët furnizonin në mënyrë të vazhdueshme rafineritë, gjë që nga ana tjetër detyronin zmadhimin dhe instalimin e rafinerive pranë qyteteve të mëdhenj, si Nju Jorku apo Fiadelfia.

Në këtë pikë, nuk bëhej më fjalë vetëm për federim, por të gjendej një formë e përshtatshme menaxhimi për një organziatë shumë të madhe, me dimensione kontinentalë dhe perspektivë botërore, e përbërë nga një rrjet filialësh përgjegjës për naftësjellësit dhe rafineri gjigante, të cilave do t'u shtoheshn shpejt instalimet e nxjerrjes së naftës dhe për komercializimin e naftës për ndriçim të llampave dhe produkte të tjerë të përpunuar. 100 mijë të punësuar, 20 mijë puse nafte, 6500 kilometra naftësjellës, 50 mijë fuçi naftë të eksportuara përditë drejt Europës, 80-90 përqind të kapaciteteve amerikane të shpimit dhe shpërndarjes së naftës: janë këto shifrat e Standard Oil në 1890, kompania më e madhe, më e pasur, më e admiruar dhe më e "frikshme" në botë!

Rockerfeller kuptoi edhe që përqendrimi horizontal (ai i kompanive të të njëjtit sektor) bëhej bindës vetëm nëse vihej në veprim menjëherë pas një strategjie integrimi vertikal (ai i zinxhirit të naftës, nxjerrjes dhe shpërndarjes, tregtimit të produkteve të rafinuar). Kjo rrugë e rritjes së një kompanie përbën një klasik të historisë së ekonomisë. Të tjera kompani u nisën në rrugë të ndryshme, por leksioni i Rockerfeller u ndoq nga të gjithë në agimin e shekullit XX: prodhimi i vazhdueshëm masiv është forca shtytëse e kapitalizmit të madh industrial.

Rockerfeller u dha edhe një tjetër leksion amerikanëve, këtë herë kundër vullnetit të tij: kapitalizmi nuk është domosdoshmërisht dhe për natyrë konkurues; pa rregulla, sektorët më kapitalistë të ekonomisë dominohen pashmangshmërisht nga monopole që, nga ana e tyre përpiqen me çdo mjet të pengojnë konkurencën, deri në atë pikë sa që loja e kërkesës dhe ofertës përfundon në një shtirje të pastër.

Vetëm në 15 maj të vitit 1915, pas një vendimi të parë të 1911, sëpata e Gjykatës së Lartë ra mbi kompaninë e madhe të naftës. Standard Oil u detyrua të shpërbëhet në 34 kompani të pavarura, që u bënë Standard Oil i Nju Xhersit (Exxon), Standard Oil i Nju Jorkut (Mobil), Standard Oil i Indianës (Amoco), standard Oil i Kalifornisë (Chevron), ose më mirë disa prej kompanive që kanë dominuar industrinë e naftës deri sot.

Shpërbërja e Standard Oilit të madh ka qenë në avantazh të aksionerëve, pikësëpari për Rockerfeller dhe familjen e tij. Me prishjen e monopolit absolut dhe rivendosjen e një konkurence të pjesshme, secila kompani duhej të synonte zbulimin e tregjeve të rinj në vend të eliminimit sistematik të konkurencës.

Në vitet '60 dhe '70, tregu i naftës do të dominohej sërish nga karteli i të mëdhenjve, me shtatë motrat e famshme: Exxon, SHBA; Royal Dutch Shell, Mbretëri e Bashkuar dhe Holandë; Mobil Oil, SHBA; Texaco, SHBA; Gulf Oil, SHBA; BP British Petroleum, Britani; Chevron, SHBA.

Në çdo rast, historia e Standard Oil të John D. Rockerfellerit është emblematike për përqendrimin e industrisë amerikane në fundin e shekullit XIX: më shumë se kudo tjetër një fenomen i tillë evoluoi me metoda kaq brutale dhe makute, saqë skandalizoi opinionin publik dhe nxiti ndërhyrjen e shtetit.

Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dinastia Rokfeler Empty Re: Dinastia Rokfeler

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi