EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zona 51

+8
maqomaqo3
Ruhan
Fikrro
Rigerto
muj sejdiu
pyja
Majkush
Jon
12 posters

Shko poshtë

Zona 51 Empty Zona 51

Mesazh  Jon 07.05.09 5:29

Misteret e "Zones 51"

Zona 51 Zone_510

Çfarë ndodh realisht në një zonë të largët në veri të Nevadës?

Për shumë vite me radhë, kanë vazhduar spekulimet në lidhje me atë që ndodh realisht në një zonë të largët të shkretëtirës së Nevadës. Duket disi e çuditshme që një hapësirë kaq e madhe toke mund të përdoret për t'i fshehur diçka publikut, por duket thuajse e sigurtë se diçka është duke ndodhur, të cilën publiku nuk duhet ta dijë.

Sipas linjës zyrtare, kjo hapësirë shërben për teste ushtarake. I vetmi informacion që kemi është gjeografik - dimë që ndodhet në veri të Las Vegasit. Përtej kësaj, hyjmë në një rrjet të tërë mbështjellash dhe komploti.

Pak njerëz e dinë se çfarë ndodh vërtetë. E ndarë përmes një zone ndalim-fluturimi, është krejt e pamundur që të marrësh informacion të besueshëm. Ushtria përdor masa ndoshta edhe të tepruara për të parandaluar çdo përpjekje për të hyrë. Nëse kjo është një hapësirë ushtarake për qitje, atëherë kjo është e justifikueshme, por gjithsesi ndalimi i hyrjes ngjan shumë i rreptë, për të thënë më të paktën. Zona është e rrethuar me gardh, ky i fundit monitorohet nga qindra kamera me qark të mbyllur, i denjë për t'u quajtur një Mur Berlini i kohëve moderne.

Shenjat në afërsi paralajmërojnë se forca vdekjeprurëse dhe dhuna janë të lejueshme ndaj atyre që tentojnë të futen. Rrugët përreth zonës ruhen nga automjete të bardhë me targa të qeverisë. Brenda tyre ka njerëz me uniforma të zeza dhe të armatosur rëndë. Për më tepër, rrugët janë të mbushura me sensorë lëvizjesh, të cilët transmetojnë edhe lëvizjen më të vogël në rrugë. Të gjithë këto masa nuk duket se flasin për një hapësirë të përdorur thjeshtë për qitje.

Dhe ne thjeshtë nuk e dimë se çfarë ndodh aty brenda, pasi askush nuk ka hyrë. Ajo që dimë, është se bëhet fjalë për një bazë shumë të madhe ajrore, e cila nuk është e rregjistruar në asnjë hartë. Disa eksplorues të guximshëm kanë rrezikuar jetën, duke e fotografuar nga kodrat aty pranë, kështu që ne kemi prova fotografike të ekzistencës së fushës së avionëve.

Sipas njërës prej teorive, kjo zonë është një qendër kërkimore për investigimin e UFO-ve dhe për prodhimin e të famshmëve helikopterë të zinj. Sigurisht, UFO-t duhet të dërgohen diku për investigime, përshembull pas ndonjë rasti si ai i Rosuell. Sigurisht, qeveria amerikane mund të jetë gjithashtu, duke u përpjekur të prodhojë teknologjinë që ka mundur të kopjojë pak e nga pak prej mjeteve ajrore të jashtëtokësorëve.

Cinikët mund të hedhin ujë të ftohtë në çështjen e UFO-ve, por realiteti i helikopterëve të zinj është i padiskutueshëm. Armët më vdekjeprurëse të qeverisë amerikane janë mbajtur, për një kohë të gjatë, të fshehura nga vështrimi i armiqve potencialë. Cilado qoftë arsyeja e prodhimit të helikopterëve ogurzinj, është tashmë e qartë se, publiku mbahet qëllimisht i painformuar në lidhje me këtë çështje.

Një mundësi edhe më trazuese, është ajo që ndoshta në këtë zonë po ruhet një formë jete jashtëtokësorësh, të cilët janë gjetur në mjetet e trye të transportit. Kush e di se çfarë ndodhi me trupat e jashtëtokësorëve pas Rosuellit?

Nëse është kështu, atëherë autoritetet duket se qëndrojnë ulur mbi një minë me sahat. Vetë fakti që jashtëtokësorët kanë arritur të vijnë në Tokë tregon se, teknologjia e tyre është shumë më superiore se e jona. Gjë e cila tregon se ne nuk mund të presim që ata të jenë përjetësisht të nënshtruar.

Kush e di sa kohë do të kalojë, përpara se sekreti i Zonës 51 të zbulohet për ne, teksa alienët do të dalin nga hapësira e tyre e kufizuar? Nuk ka asnjë dyshim që atje ka diçka, të cilën ne nuk duhet ta dimë. Të gjithë variantet të kallin datën.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Rruga për në Zonën 51

Mesazh  Jon 09.10.09 13:01

Rruga për në Zonën 51

Zona 51 Area5118

Zona 51. Është institucioni më i famshëm ushtarak në botë që zyrtarisht nuk ekziston. Në qoftë se do të ekzistonte, ai do të gjendet rreth 100 milje jashtë Las Vegas në shkretëtirën e Nevadës, mbërthyer midis një baze të forcave ajrore dhe një vendi testimesh bërthamorë tashmë të braktisur.

Qeveria amerikane nuk pranon të flasë. Nuk mund të afrohesh me makinë pranë kësaj zone dhe deri kohët e fundit, hapësira ajrore mbi të ishte e kufizuar - deri në hapësirën jashtë atmosferës. Çdo përmendje e Zonës 51 redaktohet nga dokumentet zyrtare, madje edhe ato që janë deklasifikuar prej dekadash tashmë.

Ajo që ka bërë Grali i Shenjtë për ata që merren me teori konspirative, me UFOlogët që thonë se ndërtohen mjete kundër disqeve fluturues dhe se Pentagoni mban qenieve jashtëtokësore të ruajtura në gjendje të ngrirë. Një legjendë urbane thotë se Zona 51 është e lidhur nga tunelet nëntokësore dhe trena me objektet e tjera sekrete nëpër Amerikë.

Në vitin 2001, Katie Couric tha se 7 përqind e amerikanëve kanë dyshime mbi uljen në Hënë - ata mendojnë se filmimet janë realizuar në shkretëtirën e Nevadas. Miliona fansa të X-Files besojnë se vërtetë mund të jetë "atje", por më shumë të ngjarë ka që të jetë fshehur brenda hangarëve të Zonës 51 - ndërtesa që, edhe pse konfirmohen nga Google Earth, qeveria refuzon t'i pranojë.

Problemi është se mitet e Zonës 51 janë të vështirë për t'u diskutuar në qoftë se askush nuk mund të flasë për atë që ka ndodhur atje. E pra, tani, për herë të parë, dikush është i gatshëm për të folur - në fakt, janë pesë burra, dhe tregimet e tyre rivalizojnë edhe thashethemet më të egra. Kolonel Hugh "Slip" Slater, 87 vjeç, ishte komandant i bazës së Zonës 51 në 1960.

Edward Lovick, 90, kaloi tre dekada duke bërë testime me radarë të disa prej avionëve më të famshëm në botë (përfshirë U-2, A-12 dhe F-117). Kenneth Collins, 80 vjeç, një pilot eksperimental testimesh të CIA-s, ka marrë medaljen e Yllit të Argjendtë. Thornton "T.D." Barnes, 72, ishte një inxhinier projektimesh në Zonën 51 dhe Harry Martin, 77 vjeç, ishte një nga njerëzit përgjegjës për furnizimin me gjysmë milion gallonë në muaj të avinëve spiunë. Këtu janë disa nga tregimet e tyre më të mira.

Në 24 maj 1963, Collins fluturoi jashtë hapësirës së kufizuar të Zonës 51 në një avion spiun super të fshehtë me emrin e koduar OXCART, i ndërtuar në Lockheed Aircraft Corporation. Ai po fluturonte mbi Utah kur avioni nisi të lëkundet, më pas të rrokulliset dhe të shkojë drejt gremisjes.

Pothuajse 46 vjet më vonë, në fundin e vjeshtës së vitit 2008, i ulur në një kafene në Luginën San Fernando, Collins e ka kujtuar atë ditë me të njëjtën qartësi që kërkon një rrezik ndaj sigurisë kombëtare: "Tre vetë erdhën me makinë në drejtimin tim në një stacion. Pashë se prapa makinës së tyre kishin tendën e avionit. Më ofruan që të më çojnë tek avioni im".

Deri në atë moment, asnjë civil me një leje për objekte të sigurisë dhe fshehtësisë së lartë nuk i kish hedhur sytë në avionin që do të drejtonte në fluturim Collinsi. "U thashë që të mos i afroheshin avionit. U thashë që ai kishte një armë bërthamore në bord". Historia i shkonte shumë për shtat sfondit të Luftës së Ftohtë të atyre kohërave, pasi në Nevada kryheshin shumë teste bërthamore.

Të trembur, dy burrat e çuan me makinë Collinsin drejt patrullës vendase të autostradës. CIA e maskoi menjëherë aksidentin, duke thënë se bëhej fjalë për rrëzimin e një avioni F-105 të Forcave Ajrore dhe po në këtë mënyrë ajo ngjarje është e regjistruar edhe sot e kësaj dite në regjistrat zyrtarë.

Sa për ata që shkuan me makinë ta marrin, ata u gjetën se ku jetonin dhe iu kërkua që të firmosnin dokumente moszbulimi që lidheshin me sigurinë kombëtare. Sa për marrjen në pyetje të vetë Collinsit, CIA i kërkoi pilotit të dekoruar që të merrte serumin e të vërtetës. "Ata donin që të shihnin nëse kishte diçka që unë kisha harruar në ngjarjet që ndodhën në prag të aksidentit". Përvoja me Sodium-Pentothal shkoi pa asnjë problem, përveç reagimit të bashkëshortes së tij, Jane.

"Të dielën vonë, tre agjentë të CIA-s më shoqëruan për në shtëpi. Njëri ngiste makinën time; dy të tjerët më futën brenda dhe më ulën në sedilje. Isha në gjendje të marrë për shkak të ilaçeve që kisha pirë. I dhanë Jane çelësat e makinës dhe u larguan pa thënë asnjë fjalë". I vetmi konkluzion që ajo mund të nxirrte ishte që i shoqi kishte dalë dhe ishte dehur diku. "O zot sa e zemëruar që ishte", thotë Collins duke buzëqeshur.

Në kohën e aksidentit të Collins, pilotë të CIA-s kishin fluturuar avionë spiunë brenda dhe përreth Zonës 51 për tetë vjet me radhë, me misionin ekspres të sigurimit të të dhënave të shërbimit të fshehtë për të parandaluar një luftë bërthamore. Mbledhja e informacioneve nga ajri ishte një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të CIA-s, ndërkohë që pjesa tjetër e Amerikës ndërtonte bunkerë e vendstrehime dhe shpresonte për më të mirën.

"Nuk është quajtur gjithmonë Zona 51", thotë Lovick, fizikani që zhvilloi teknologjinë Stealth. Shefi i tij, projektuesi legjendar i avionëve Clarence L. Kelly Johnson, e quante vendin "Ferma e Parajsës" për të joshur njerëzit që të linin familjet e tyre dhe të vinin e të vendoseshin në shkretëtirën e Nevadës në emër të shkencës dhe të luftës kundër perandorisë së të keqes. "Piloti testues Tony Levier e gjeti vendin duke fluturuar mbi të", thotë Lovick. "Ishte një shtrat liqeni i quajtur Groom lake, që u përzgjodh për testimet për arsye se ishte i shehtë dhe shumë larg çdo gjëje. U mbajt i fshehtë për arsye se CIA testonte aty avionët U-2".

Kur francezi Gary Powers u godit dhe u rrëzua mbi Sverdlovsk, Rusi, në vitin 1960, programi U-2 humbi fshehtësinë e tij. Por CIA i kish tashmë në punë në Zonën 51 Lovickun dhe rreth 200 shkencëtarë të tjerë, inxhinierë dhe pilotë, të cilët do t'ua hidhnin radarëve sovjetikë duke përdorur lartësinë, dinakërinë dhe shpejtësinë.

Koloneli Slater ishte njëri prej gjashtë pilotëve që fluturuan në misionet OXCART gjatë Luftës së Vietnamit. Duke shijuar një sanduiç në restorantin kuban "Bahama Breeze" pranë Las Vegasit, ai thotë: "Unë isha rekrutuar për Zonën, pasi kisha punuar në Skuadronin e Fshehtë Macja e Zezë të CIA-s, i cili fluturoi në misione me avionë U-2 mbi territorin e Kinës. Pas kësaj, mua më thanë, 'Ju duhet të vini në Nevada dhe të punoni për diçka interesante që po bëjmë atje".

Edhe pse Slater e konsideron veten një pilot luftarak në zemër - ai fluturoi 84 misione në Luftën e Dytë Botërore - mundësia për të punuar në Zonën 51 ishte e pamundur për t'u injoruar. "Kur mësova për këtë avionin March-3 i quajtur OXCART, kjo ishte diçka krejtësisht intriguese për mua - kjo ide e fluturimit tri herë më shpejtë se shpejtësia e zërit!

Askush nuk dinte asgjë në lidhje me programin. Pyeta gruan time, Barbara, nëse ajo dëshironte të shkonte në Las Vegas dhe ajo tha po. Dhe unë thashë: 'Ti nuk do të më shohësh, përveçse në fundjavë", dhe ajo tha, "Për mua është mirë fare!" Tek kujton këtë, Slater qesh me gjithë zemër. Edhe Barbara qesh gjithashtu. Të martuar për 63 vjet, të dy rrallë i sheh veç e veç sot.

"Një vit më parë nuk mund të të thoja asgjë nga këto", thotë Slater. "Ndërsa tani nuk mund të t'i them me shpejtësinë e duhur". Kjo sepse në vitin 2007, CIA nisi deklasifikimin e programit 50-vjeçar OXCART. Sot ka një luftë të vërtetë në kërkim të dëshmitarëve që do të plotësonin boshllëkun e informacionit.

Vetëm shumë pak prej aktorëve origjinalë kanë mbetur. Edhe dy të tjerë na bashkohen mua dhe Slaterit për drekë: Barnes, një ish-inxhinier projektesh specialë në Zonën 51 bashkë me të shoqen Doris; dhe Martin, një prej atyre që mbikëqyrnin karburantin me përzierje speciale për projektin OXCART (karburanti normal shpërthen në lartësi, temperatura dhe shpejtësi shumë të larta), bashkë me bashkëshorten, Mary.

Për arsye se u është dashur të ruajnë fshehtësinë për dekada të tëra, edhe bashkëshortet e tyre janë të tronditura dhe të befasuara për shumë prej rrëfimeve të tyre të fshehta.

Barnes ishte martuar në moshën 17-vjeçare (Doris ishte 16). Për të mbështetur gruan e tij, ai u bë një magjistar elektronike, blente televizorë të prishur, i ndreqte dhe i rishiste për pesëfishin e çmimit fillestar. Ai shkoi nga një jetë në varfëri të hidhur në një fermë me lypës rrugëve të Teksasit, në blerësin e një shtëpie ëndrrash për nusen e tij të re, që para se të mbushin moshën për të votuar.

Si një ushtar i Luftës Koreane, Barnes tregoi një zotësi të çuditshme për sistemet e radarëve dhe të raketave Nike, që e bëri atë një objektiv kryesor për rekrutimin nga CIA - gjë që ndodhi kur ai ishte 22 vjeç. Në moshën 30-vjeçare ai kish në duar sekrete bërthamorë.

"Agjencia merrte njerëz që ishin më të mirët e një fushe të caktuar dhe na vuri së bashku për programet në Zonën 51", thotë Barnes. Si një masë paraprake të sigurisë, ai nuk mund të zbulonte emrin e tij të lindjes - përdorte pseudonimin Vetëtima. Të gjithë punonjësit udhëtonin me makina të veçanta, helikopterë dhe aeroplanë. Barnes dhe grupi i tij nuk flisnin me askënd. "Grupi ynë i projekteve të veçantë ishte ekipi më i fshehtë që nga koha e Projektit Manhattan", thotë ai.

Specialiteti i Harry Martin ishte karburanti. I përzgjedhur prej CIA-s kur ishte në Forcën Ajrore, ai iu nënshtrua testeve rigorozë psikologjikë dhe fizikë për të parë nëse ishte në lartësinë e detyrës. Kur kaloi, CIA e zhvendosi familjen e tij në Nevada.

Për arsye se OXCART duhej të furnizohej në mënyrë të shpeshtë, CIA i mbante furnizimet në impiante të fshehtë përreth globit. Martin udhëtonte shpesh në këto baza për kontrolle të cilësisë. Ai tregon për përgatitjet për një mision super të fshehtë nga Zona 51 në Thule, Groenlandë. "Ime shoqe më pa me çizme arktiku dhe me një pallto shumë të trashë dhe ajo e dinte që nuk duhej të pyeste se ku po shkoja".

Pra, çfarë mund të thuhet për ato legjenda urbane - UFO të studiuar në fshehtësi, tunele të nëndheshme që lidhin objektet e fshehtë? Për dekada me radhë, njerëzit në Zonën 51 menduan se do t'i merrnin me vete në varr sekretet e tyre. Në kulmin e Luftës së Ftohtë, ato kultivonin anonimatin, ndërkohë që ndiqnin disa nga projektet më të fshehtë të vendit. Teoritë konspirative iu lanë imagjinatës popullore. Por kur flasim me Collins, Lovick, Slater, Barnes dhe Martin, është e qartë se shumica e folklorit nxitej nga fakte reale.

Sa për legjendat e studimit inxhinierik të disqeve fluturues, Barnes thotë: "Ne në fakt, studionim shumë një pjesë të madhe të teknologjive të huaja, duke përfshirë edhe avionët gjuajtës sovjetikë MiG, pikërisht në Zonën 51 - ndonëse MIG nuk kish formën e një disku fluturues.

Sa për zërat e tuneleve të nëndheshëm, edhe këto kanë lindur nga e vërteta. Barnes ka punuar në një program raketash bërthamore të quajtur NERVA, brenda sallave të nëndheshme në Jackass Flats, në Zonën 51. Tre impiante të brendshëm ishin të lidhur me hekurudha, por çdo gjë tjetër ishte nën tokë", thotë ai.

Dhe thelbi i konspiracionit të Zonës 51 - se Pentagoni mban atje anije kozmike aliene, që ata i fluturojnë rreth hapësirës ajrore të kufizuar, - rezulton se është mjaft i lehtë për ta demaskuar. Forma e OXCART ishte e paprecedentë, me serbatorin e madh e në formë disku, projektuar për të mbajtur sasi të mëdha karburanti.

Pilotët civilë që fluturojnë mbi Nevada shihnin lart dhe vëzhgonin serbatorin e OXCART që fluturonte me 2000 milje në orë. Trupi prej titani i avionit që lëvizte me shpejtësinë e plumbit reflektonte rrezet e diellit në një mënyrë të tillë që i bënte të gjithë të mendonin se ishte UFO.

Në total janë kryer 2850 fluturime testues të OXCART në kohën që në krye ishte Slater. "Janë shumë shfaqje UFO", thotë ai. Pilotët civilë ia raportonin Federatës së Aviacionit Civil dje kur zbrisnin në Kaliforni, ata takoheshin prej agjentëve të FBI që i bënin të firmosnin për të mos folur". Por jo të gjithë e mbajtën gojën mbyllur, prandaj erdhën duke u shtuar zërat për UFO. Këto shfaqje shkaktuar zemërim në Nevada dhe zonat përtej dhe detyruan Forcat Ajrore të hapnin projektin BLUE BOOK për të regjistruar çdo ankesë.

Përderisa vetëm pak zyrtarë të Forcave Ajrore kishin lejë dhe dijeni për OXCART shumë prej shfaqjeve të UFO-ve shkaktuan alarme të brendshme ushtarakë. Disa gjeneralë beesonin se rusët mund të dërgonin mjete të shpejtësisë së lartë mbi qiejtë amerikanë për të shkaktuar paranojë dhe panik të përhapur për pushtim prej alienëve.

Sot, zbulimet e BLUE BOOK ndodhen në një mal 37 metër kub me dosje në Arkivën Kombëtare - 74 000 faqe raporte. Por, nëse kërkon nuk gjen gjëkundi të përmendet OXCART apo Zona 51.

Annie Jacobsen
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Area 51

Mesazh  Majkush 29.01.10 19:58

Ne Nevada, me saktesisht ne Groom Lake te SHBA-se, ndodhet nje hapesire e shkrete e quajtur ''Dreamland'' (Toka e endrres) ku eshte vendosur nje baze e nendheshme e Marines amerikane.
Fshehtesia e saj ruhet me shume kujdes nga Pentagoni, me qellim qe Zona51, mos shfaqet ne asnje harte gjeografike.
avatar
Majkush

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  pyja 02.09.10 23:37

Ca Shtesa te vogla per Area 51 .

Zona ushtarake ne te vertet shtrihet ne nje hapesire 26.000 kilometra katrore

Punetoret qe kane punuar ne zone, vinin nga krahina te largeta. Deri ne nje fare vendi ata transportoheshin me automjete dhe pastaj me avion te pasaçem deri ne destinacion i cili mbetej i paditur per ta. Mbeturinat e punes se tyre jane djegur brenda dites me kujdes me te madh me qelllim qe asnje pjese e mbetur te mund te indentifikohej. Dhe kur ka qen rasti qe punetoret kane dashur te padisin ne gjyq administraten, kjo ka qene e pamundur sepse padijet e tyre jane refuzuar nga gjykata me arsyetimin qe kjo zone nuk ekziston.

Ne dokumentin e pergaditur per Presidentin Duajt Ajzenhauer admirali Rosko Hillenkoter me 18 nentor 1952 me te tjerash thuhet:
"Eshte formuar nje grup prej dymbedhjete shkenctaresh dhe funksionaresh te larte, qe jane perfshire ne studimin e nje anije te hapesires, me kater trupa alienesh ne bord, te rrezuar ne afersi te bazes aeronautike ne korrik 1947..."

Ne nje udhetim ne Evrope ne vjeshte 1963 Presidenti Xhon Kenedi perpara nisjes i behet nje pytje nga Bill Holden qe ka qene asistent fluturimi ne avionin presidencial . Kur presidenti ishte sistemuar tashme ne avion, Holdeni iu drejtua me kete pytje :
" Me lejoni, Zoti President, t'ju pyes se cili eshte mendimi juar per UFO-t..."
Pergjiegjja
"Do te me pelqente te kisha mundesine t'i flisja popullit mbi kete argument, por per fat te keq m'i kane lidhur duart......


pyja
pyja

7


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  muj sejdiu 08.09.10 18:35

mendoj se eshte nje baze ushtarake shum sekrete per testimin e armeve me moderne ne pergjithesi une mendoj se area51 nuk ka te bej asgje me ufo-te sepse ufo-te jan vetem nje trillim i shba-se
muj sejdiu
muj sejdiu

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Rigerto 08.09.10 19:04

Zona 51 eshte zona me sekrete amerikane...ku kane bere shum eksperimente te ndryshme si me boba berthamore te ndryshme por dhe me anijet e ndryshme aliene qe jane rrezur nga amerikanet .per te bere eksperimente te ndryshme .....dhe mendoj qe jane te verete gjerat qe thone per zonen 51.
Rigerto
Rigerto

9


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Fikrro 08.09.10 19:58

Rigerto shkruajti:zona 51 eshte zona me sekrete amerikane...ku kane bere shum eksperimente te ndryshme si me boba berthamore te ndryshme por dhe me anijet e ndryshme aliene qe jane rrezur nga amerikanet .per te bere eksperimente te ndryshme .....dhe mendoj qe jane te verete gjerat qe thone per zonen 51

Ke te drejt edhe une mendoj si ty per bombat berthamore kurse nuk mendoje qe aty te kete ailen, mund te jete edhe nje vend eksperimentesh te ndryshme qe bejne amerikanet e qe keto ekperimente jane te ndaluara me ligj........
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  muj sejdiu 15.09.10 19:51

Ketu eshte fjala per nje baze ushtarake shume sekrete, kuptohet kete te gjithe e dime qe eshte shume sekrete.

Por vjen pyetja edhe sa baza te tjera i ka ne dispozicijon SHBA-ja.

Sipas mendimit tim me teper eshte nje baze ushtarake ku jane kryer ne te kaluaren dhe tani shume teste te armeve te shkaterrimit ne mase, investimet ne kete baze jane maramendese ne kerkim zhvillimin e armeve kimike, biologjike dhe bakteriologjike e sidomos ne kerkimin e nje aeroplani shume modern mendohet se tani vecse eshte ne testet e fundit e qe quhet AURORA.

AREA-51 sipas mendimit tim eshte vecse nje baze ushtarake pa UFO-te dhe pa ALIENET.

Koheve te fundit eshte folur mjaft per nje baz ushtarake amerikane ne Alaska por nuk kam mjaft informacione per kete baze ne ALASKA.
muj sejdiu
muj sejdiu

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Rokfeler deshmi te reja rreth UFO-s se fshehur

Mesazh  Ruhan 21.11.10 0:33

Rokfeler deshmi te reja rreth UFO-s se fshehur

UFO mbi Zonen 51

Historia me e famshme dhe e vertetuar e UFO-ve ne SHBA. Deshmite rreth Zones 51 dhe jashtetokesorit te fshehur nga ushtria amerikane

Jashtetokesoret kane qene gjithnje ne qender te vemendjes se njerezve qe prej antikitetit te larget kur me dhjetera fise mendonin se paraardhesit e tyre kishin ardhur ne Toke nga nje planet tjeter. Me kalimin e viteve ky mendim u zbeh ne menyre te perkohshme sidomos gjate mesjetes per tu ringjallur me ardhjen e shekullit XX.

Deri me sot asnje shkencetar nuk ka mundur te kundershtoje ekzistencen e jashtetokesoreve madje shumica e tyre e kane perligjur nen logjiken matematikore teorine per ekzistencen e qenieve te arsyeshme jashte planetit tone.

Por dilema me e madhe e njeriut ka qene nese keto qenie kane arritur te na vizitojne ndonjehere. Shume teori jane ngritur ne lidhje me ceshtjen ne fjale e shume te tjera jane rrezuar. Mirepo Zona 51 mbetet gjithnje si me e plota dhe vertetimi i vetem i ufologeve per viziten e jashtetokesoreve ne jeten tone.

Zona 51 nuk eshte asgje me shume sesa nje baze ushtarake e Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe u hap per here te pare ne vitin 1942 ne menyre qe te permbushte nevojat e luftes. Megjithate prej atij viti kjo zone u mbulua nga nje perde misteri si per ate cka ajo permban ne vetvete edhe per funksionin e saj.

Ne vitin 1954 te gjitha zonat ushtarake ne Shtetet e Bashkuara te cilat ishin krijuar enkas per Luften e Dyte Boterore ose u mbyllen ose u kthyen ne muzeume per heroizmat e superfuqise pertej Atlantikut me perjashtim te njeres sekreti i se ciles ka ngritur dyshimet e shume studiuesve.

Ardhja e jashtetokesoreve

Ne vitin 1988 ne SHBA u perhap me shume shpejtesi nje gojedhene sipas se ciles ne Zonen 51 strehohen dy jashtetokesore te cilet jane zene rob gjate uljes se tyre ne toke.

Gojedhena nisi nga ish-komandanti ne bazen ne fjale Adam Spejs i cili vite pasi kishte perfunduar punen e tij udheheqese ne kete baze vendosi te tregoje te fshehten per te cilen Zona 51 nuk ra pre e reformes ne ushtrine amerikane.

Sipas tij ne vitin 1951 ushtare amerikane prane bazes ne shkretetiren e Nevades pane teksa ulej nje pjate fluturuese por gjate uljes pjata u perplas me nje dune rere e per kete arsye ajo u shemb ne shkretetire.

Menjehere me marrjen e ketij informacioni nga qendra e radareve ushtaret u nisen per ne vendngjarje ku pane nje fluturues te tipit sovjetik AZ-176 ne formen e nje pjate. Ne kete menyre mendimi i pare per ushtaret ishte se sovjetiket kishin arritur te futeshin ne territorin amerikan pa u vene re dhe madje i ishin afruar njeres prej qendrave me te rendesishme te kohes. Por pasi iu afruan objektit realiteti ndryshoi krejtesisht.

Ne vend te nje fluturuesi sovjetik ushtaret amerikane verejten nje pjate te cuditshme ajrore e cila nuk perputhej me asnje avion te kohes. Per kete arsye ata shpejtuan te hapnin deren e fluturueses per te kapur ate cka deri ne ate cast mendonin se ishte nje spiun sovjetik. Ne vend te komunisteve pertej Atlantikut ne kabinen e fluturimit te avionit ishin ulur dy qenie te vecanta te cilat habiten ushtaret.

Pamja e ketyre qenieve do te perdorej me vone nga filmat amerikane per te saktesuar shembelltyren e nje jashtetokesori si edhe pjata fluturuese do te kthehej ne simbolin e mjeteve te fluturimit te banoreve te planeteve te tjere.

Pyetja qe me lindi ne ato caste ndash shpjegon gjate nje interviste te mevonshme Spejsi - ishte nese kam te bej me kloune apo ndonje farse per te dalluar gatishmerine. Sipas tij krijesat qe ndodheshin ne pjaten fluturuese ne radhe te pare nuk kishin lekure por ishin te mbuluara nga nje lloj lende ne formen e gjelit.

Kjo i habiti ushtaret amerikane te cilet menjehere renden te therrisnin ndihme te koleget e tyre ne baze. Te demtuara rende dy krijesat e kapura ne shkretetiren e Nevades iu nenshtruan nje kurimi nga mjeke me mjaft emer sipas Spejsit. Ata u transferuan ne bazen tone dhe prej asaj dite gjithcka ndryshoi.

Personeli u shkurtua dhe ne Zonen 51 u mbajten vetem deshmitaret okulare te ngjarjes si edhe u thirren shkencetare te njohur per te pare nga afer fenomenin e rralle ndash tha per kanalin Fox ne vitin 1995 Adam Spejsi. Ne fakt nje nga dy jashtetokesoret se per mua nuk ka dyshim qe ata ishin jashtetokesore u sherua dhe deri ne vitin 1976 ata ishin mjaft mire me shendet ndersa tjetri nuk arriti te mbijetonte.

Sipas Spejsit keto dy krijesa ishin mjaft te zgjuara dhe me ane te teknikave femijerore arriten te komunikonin me gjuhen e trupit. Per kete arsye u pagezuan. Ai qe mbeti mori emrin Viktor. Ne vitin 1996 gazetari Endriu Grejs tha se kishte edhe nje video me nje bashkebisedim me Viktorin te cilin e paraqiti ne emisionin special te nje prej kanaleve me te ndjekura ne SHBA Fox.

Interviste me Viktorin

Grejs paraqiti videon ne ekranin e vogel duke marre reagime nga me te ndryshmet prej asaj dite. Ne nje sondazh te zhvilluar kater dite me vone 65 per qind e te pyeturve nuk e besonte se dicka e tille mund te ishte e vertete por gjashte muaj pas publikimit te videos 49 per qind e amerikaneve besonin ne vertetesine e saj kundrejt 42 per qind mosbesuesish. Videoja tregonte jashtetokesorin ne nje dhome pyetjesh.

Ajo zgjat afersisht dy minuta e 55 sekonda dhe permban shkronjat DNI/27 ne pjesen e poshtme te ekranit nderkohe qe ne cep te tij eshte nje ore qe po mat kohen prej ores 04001815 deri ne 04031225. Nje qenie e cuditshme qe u permbahet pershkrimeve te Spejsit eshte i ulur ne nje tavoline te rrumbullaket.

Ne kete video dhoma eshte e mbuluar nga nje shtrese qe i perngjan nje xhami te cilen Grejsi shpjegon se eshte nje zone bio-mbrojtese e cila ndalon mikrobet dhe viruset te futen ne dhome. Ne kete dhome duken dy ekrane televizive te cilat jane te lidhura me nje kabllo qe perfundon rreth kokes se Viktorit.

Sipas Grejsit nje oficer i bazes po perpiqet te komunikoje me Viktorin ne menyre telepatike. Ne disa caste ky oficer duket ne cep te ekranit nderkohe qe eshte i veshur me rroba te bardha dhe i izoluar nga mjedisi rrethues ndoshta per te mos transmetuar mikrobet ne siperfaqen xhelatine te jashtetokesorit.

Diku nga mesi i ketij filmimi te shkurter jashtetokesori peson disa dritherima te cilat mendohet te jene spazma. Oficeri therret menjehere dy mjeke te cilet te veshur ne te bardha dhe dukshem te dezinfektuar duhen per te dhene ndihmen e pare. Videoja perfundon me perpjekjet e mjekeve per te mbajtur gjalle kete krijese.

Nderkohe qe vazhdohet te degjohen zera te cilat Grejsi thote se nuk jane transmetuar ne menyre qe te ruhet anonimati i personave qe ndodheshin ne kete video pra i mjekeve dhe i oficerit. Vertetesia e videos eshte pranuar nga shume specialiste te cilet u shpejtuan te kontrollonin nese kishim te benim me montazh apo jo.

Madje ne ndihme te ketij fakti kerkuesi Mikel Hesman thote se ardhja e Viktorit ne Toke perkon me nje raportim te Flotes Ushtarake te Afrikes se Jugut sipas se ciles nje objekt fluturues i paidentifikuar pershkonte Atlantikun nje dite perpara se te gjendej ne Nevada dhe gjysme dite te njejtin raportim beri edhe Flota Ushtarake Braziliane.

Kritikat

Menjehere pas publikimit te videos erdhen edhe reagimet e para kryesisht nga specialiste te ushtrise amerikane edhe nga publiku i thjeshte. Shume prej tyre mendojne se mund te degjohet zeri i Viktorit me kushtin e vetem qe te rritet pak shpejtesia e zerit ne video. Akoma me dyshues e ben kete fakt reagimi i Grejs i cili nuk pranoi ta vendose me nje shpejtesi me te madhe zerin.

Gjithsesi ata me pak skeptiketshpjegojne se ne kohen kur videoja eshte bere nuk kishte mundesi te ndodhte nje ndryshim i tille pasi nuk ishin mundesite teknike per zvogelim te shpejtesise se zerit.

Ushtria Amerikane nuk ka vendosur ende te hape per publikun bazen ushtarake te Zones 51 duke e izoluar ate nga pjesa tjeter e botes dhe per me shume duke shtuar misterin qe ajo permban.

Ruhan
Ruhan

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  maqomaqo3 07.09.11 2:37

Dokumentar i perkthyer ne shqip per zonen 51
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Zona 51

Mesazh  Estilen 11.11.11 18:48


Zona 51.Boeing-et e kompanise qe nuk ekziston



Zona 51 601_Area_51_007
Eshtë kompani pa emer. Fluturon vetëm në vende të fshehta, dhe ka selinë e saj në një vend që s'i pëlqen ta tregojë . Las Vegas, qyteti argëtues. Terminali i tij është disa qindra metra nga hoteli Luxor dhe Mandalay. Në fund të Diablo Road, kalon ne Shën Haven, një rrip i asfaltuar që shkon përgjatë murit që mbron Aeroportin McCarran. Atje në platformë janë parkuar avionëve misterioze ''Janet''.

Zona 51 601_AreaU51UTOPUSECRETUAirUBase

"Janet" nuk është një simbol zyrtar,por më tepër një pseudonim, i lindur ndoshta nga kodet radios qe përdorin. Shumë mistere janë të justifikuara nga fluturimet e kompanisë.


Avionët "Janet" janë përdorur nga Departamenti i Mbrojtjes dhe operohet nga EG & G për transport të personelit dhe bazes teknike, të cilat kanë zhvilluar armë të teknologjisë së lartë. Ndër destinacionet kryesore janë Zona 51,objekti top-sekret në shkretëtirën Nevada, pastaj disa poligone aviacioni (Liqeni Chines dhe Tonopah).

Këto janë vende ku forcat ajrore Amerikane jane duke zhvilluar provat e reja per armët e avionet e se ardhmes. ''Bisha e Kandaharit'', nje mjet që mori pjesë në misionin për të vrarë Osama bin Laden - për shembull - është testuar në një nga këto qendra.Po keshtu jane testuar raketat dhe avionë pa pilot, të përdorura në gjurmimin e al-Kaedës.




Zona 51 4458195163_d7e2f568c7


Të enjten në mëngjes pranë terminalit të "Janet" kane qenë së paku dy Boeing,qe njihen nga ngjyra e bardhë me shirit të kuq përgjatë trupit i avionit. Natyrisht, nuk ka emrin në koken apo në anët e avionit.Po ate dite njëri u ngrit ne fluturim,dhe pas pak u ngrit edhe tjetri.

Zona 51 601_800px-Wfm_area51_map_en


Kompania ka, sipas disa informatave, të paktën gjashtë B 737-600 dhe pesë avionë të vegjel. Një flotilje e vogel punon per stafin, me kohë të plotë,per t'i transferuar ne bazat në shkretëtirë. Këto instalime në zonat e largëta dhe alternative,jane shumë larg për të arritur atje me makinë.' Janet' është i shpejtë dhe i sigurte.Per aktivitetet e "Janet" nuk jane te interesuar vetem entuziastët aviacionit, por edhe spiunët në Las Vegas dhe rrethinat i tij,te cilet kanë shumë për të bërë.


http://www.corriere.it/esteri/11_ottobre_28/olimpio-compagnia-segreta_d42c47b6-0127-11e1-994a-3eab7f8785af.shtml
http://www.enricobaccarini.com/?p=5203
avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Luli 23.01.12 9:36

ZONA 51

Misteri më i madh i Shteteve të Bashkuara nuk është më një mister: por ndoshta do të kish qenë më mirë po të kish mbetur i tillë. Preferoni të besoni në UFO apo në faktin që amerikanët kryejnë eksperimente të denjë për nazistët e Mengeles?

Ju kall më shumë datën mendimi që disqet fluturues kanë ardhur vërtetë nga Marsi, apo që janë dërguar nga Rusia e Stalinit dhe që në bord kanë patur disa fëmijë të modifikuar në mënyrë monstruoze?

Dhe a do të kishit dyshuar ndonjëherë që lufta e avionëve të telekomanduar, e shpalosur nga Barack Obama, pra gjuetia dhe vrasja e terroristëve me këta avionë që ndryshoi luftën në Afganistan, ka lindur pikërisht në bazën ku SHBA kanë zhvilluar më tej sekretet e vjedhur Gjermanisë së Adolf Hitlerit?

E vërteta që ashkush nuk do të donte të rrëfehej ndonjëherë ka dalë në shesh në një libër që po bën të dridhet Amerikën dhe që ka nisur tashmë të botohet edhe në Europë. Libri quhet Zona 51, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është.

Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë. Me autore një gazetare të Los Angeles Times që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e al Kaedas donte të kryente në avionin e linjës Detroit-Los Angeles.

Dhe mes sekreteve të Zonës 51 dhe historisë së saj ka material sa për të bërë një film. Që në fakt do të realizohet: Area 51 do të jetë një serial televiziv që do të realizohet nga Gale Anne Hard, e njëjta firmë e Alien dhe Terminator. Dhe po përgatitet të përsërisë suksesin e X-Files, telefilmi i frymëzuar pikërisht prej bazës së mistereve.

Gjëra që kallin frikë: si intriga që lidh Projektin Manhatan, i cili solli ndërtimin e bombës atomike, me gjetjen e mistershme të një objekti jo shumë mirë të identifikuar në shkretëtirës e New Mexico, në Roswell: mëma e të gjithë teorive mbi UFO-t. E mundur? "Unë besoj që po", thotë Annie Jacobsen, duke shfletuar librin e saj të mistereve. "Një prej zbulimeve më shqetësues të investigimit tim është pikërisht ky: çfarë fshihej pas operacionit Sigma 4. Një mister që agjencia atomike ka detyrën ta shpjegojë: sepse ishte agjencia atomike që kishte përgjegjësinë për projektin".

Operacioni Sigma 4: ai që do të mbulonte të vërtetën mbi gjetjen e UFO-ve në Rosswell për të fshehur eksperimentet biogjenetikë të amerikanëve. E marrim me radhë. Në fillim nuk ka patur një Zonë 51.

Në fillim ka qenë lufta më e shëmtuar: Lufta e Dytë Botërore. SHBA fituan falë asaj bombe atomike që u ndërtua me Projektin Manhatan. Por eksperimentet vazhduan edhe më vonë në atë pjesë të shkretëtirës një orë e gjysmë larg nga Las Vegas, e që do të shndërrohej në zonën super të fshehtë 51.

Eksplozivët do të transformonin tokë dhe shkëmbinj në atë pistë unike në botë në të cilën Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, shumë vite më vonë do të simulonin në fshehtësi të madhe ecjen në tokën hënore, përpara misionit të 20 korrikut 1969
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Luli 30.10.12 23:56

Zona 51 643917_420061394715331_958587132_n

Ekipi filmik i BBC arrestohet në Zonën 51

Ekipi ishte duke filmuar një dokumentar të BBC-së të quatjur ‘UFO: Një udhëtim konspirativ’ në momentin që ata u kapën.

Grupi prej 12-vetash në të cilin bënte pjesë edhe teoricieni i konspiracioneve Darren Perks ishte duke vizituar vendndodhje të rendësishme pranë bazës famëkeqe duke përfshirë qytetin e Rachel-it dhe bazën “Porta e zezë”.

Meqënëse nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë rojeje ata vendosën të ecnin përgjatë perimetrit dhe përmes bazës për të filmuar se çfarë kishte aty brenda. Pas rreth 30 minutash një nga anëtarët e ekipit vuri në dukje faktin se mund të shihte disa roje sigurimi duke ngrënë dhe duke parë TV në një kabinë sigurimi aty pranë. Rojet nuk i pikasën fare ata derisa njëri prej ekipit vendosi se ishte ide e mirë të shëtisnin afër barakës dhe të trokisnin në derë.

Duke nxituar jashtë rojet i detyruan ata të shtrihen në tokë për 3 orë me rradhë nën tytën e pushkës dhe konfiskuan pajisjet e tyre flimike. Mbasi kryen kontrollet e sigurisë rojet marshuan drejt zyrës së sherifit ku ata u gjobitën me 375 paund dhe u kërcënuan me mundësinë e 6 muajve burg.

http://www.digitaljournal.com/article/334650
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Zattoo 17.08.13 11:08

Zona 51 7CBC31B0-2B8A-4B60-9176-A65942EBB644_w640_r1_s_37630

Agjencia CIA e Shteteve të Bashkuara zyrtarisht e ka pranuar ekzistencën e lokacionit sekret për prova, në shkretëtirën e Nevadës, të njohur si “Area 51”.

Pas disa dekadash të fshehtësisë ekstreme për këtë lokacion, CIA u është përgjigjur kërkesave të shumta publike nga George Washington University dhe e ka publikuar një histori josekrete të këtij lokaliteti.

Në këtë dokument përshkruhet se si CIA ka filluar ta përdorë këtë lokacion të largët afër liqeinit Groom, në mes të viteve të 50-ta, për provën e aeroplanit të spiunimit U-2.

Publikimi i dokumentit konsiderohet si një kthesë e madhe, pasi qeveria më parë kishte refuzuar bile ta pranoj ekzistimin e lokacionit.

“Area 51” ka luajtur një rol dominant në mesin e teoricienëve konspirativë, që për vite të tëra kishin dyshuar se lokaliteti ka mundur të jetë i involvuar në aktivitetet e anijeve kozmike nga ndonjë botë tjetër.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Berti69 17.08.13 19:18

SHBA pranon zyrtarisht ekzistencën e “Zonës 51”, por jo të UFO-ve

Zona 51 3268194987-54278a9fd9-o-1-402x293

Për arsye ende të panjohura qeveria amerikane më në fund ka pranuar se “Zona 51”. Kjo zonë, e cila ndodhet në Nevada (në shkretëtirën e Mojave rreth 100 milje në veri të Las Vegas-it) prej shumë kohës ka qenë subjekt i shumë teorive konspirative në lidhje me përplasjen e UFO-ve, trupat e tyre dhe projektet për forcat e ardhshme ajrore.

Por tani, CIA ka lëshuar dokumentet të paklasifikuara duke pranuar ekzistencën e saj, e cila deri tani zyrtarisht nuk ekzistonte. Dokumenti është postuar online në Arkivin Shtetëror të Sigurisë në Universitetin e Uashingtonit.

Një studiues këmbëngulës ka siguruar një raport nga CIA, në lidhje me historinë e aeroplanit spiun “U-2”, që u testua dhe operoi në “Zonën 51”.

Zona 51 1662331311376680921


Ushtria, e cila ka nën kontroll bazën, ka mohuar gjithnjë se “Zona 51” u emërua nga pseudonimi i famshëm i saj, që preferonte një përcaktim në lidhje me një zonë të kripur pranë liqenit Groom, një rrip toke për uljen e “U-2” dhe avionëve të tjerë të vjedhur.

“I nderuar, nuk ka asnjë emër”, tha një prokuror i “Air Force” në një gjykatë federale në 1995. “Nuk ka asnjë emër për zonën operuese pranë liqenit Groom”.

Seanca dëgjimore ishte pjesë e një çështjeje helmimi mjedisor, i ngritur nga punonjësit e “Zonës 51”, që thoshin se ishin sëmurë nga ekspozimi ndaj kimikateve toksike, përfshi veshjeve antiradar dhe materialeve të tjera të klasifikuara, të djegura në gropa të hapura në atë bazë.

Për vite me radhë, punonjësit kishin udhëtuar nga Las Vegas në “Zonën 51”. Disa prej tyre kishin vdekur pas shfaqjes së skuqjeve të çuditshme në lëkurë dhe pas problemeve respiratore.

Ata nuk mund t’i thoshin të tjerëve se çfarë bënin atje, kishin nënshkruar betime të sigurisë kombëtare, që i ndalonin të jepnin informacione shpjeguese për objektin buxhetor të fshehtë, ku testoheshin edhe bombardues të vjedhur.

Por, disa prej tyre u bënë paditës në çështjen kundër qeverisë, të ngritur nga profesori i ligjeve në Universitetin “George Washington”, Jonathan Turley.

Ajo çështje detyroi punonjësin e arkivës të shkonte në “Zonën 51” në 1997. Ai shpresonte ta shihte bazën nga larg. Kishte dëgjuar se mund të shihej nga disa pika të favorshme, mund të dukej si mirazh. Por, ai nuk kishte tentuar të kalonte perimetrin, ku një shënim paralajmëronte shkelësit se do të përballeshin me juridiksionin e ligjit ushtarak.

Shumë gjë e rrezikshme. “Përdorim i Autorizuar i Forcës Vdekjeprurëse”, lexohej në shënim, duke cituar Aktin e Sigurisë së Brendshme të vitit 1950.

Në 1955, presidenti Dwight D. Eisenhower “aprovoi shtimin e këtij rripi toke, të njohur si “Zona 51”, në vendin e testimeve të Nevada-s”, sipas historikut jo sekret të CIA-s, që u publikua si program vetëm në 1992. Ai u publikua me shumë redaktime nga versioni i vjetër dhe punonjësi i Arkivës së Sigurisë Kombëtare, Jeffrey Richelson, pa një kopje në 2002. Ai dorëzoi një kërkesë për një Akt të ri të Lirisë së Informacionit në 2005 dhe dokumentet u risollën 1 muaj më vonë, këtë herë me më pak redaktime. Në të ishin referencat e para mbi “Zonën 51”.

Por, pse u ngrit më në fund perdja e errët? “Kjo është diçka që ne nuk mund t’i përgjigjemi”, tha të premten Richelson. “Një nga gjërat që dua të zbuloj është gjeneza e këtij vendimi: Përse ata nuk e redaktuan atë?”.

Në vitet 1990, Presidenti Bill Klinton një urdhër që e përjashtonte “Zonë 51” për regjistrimin e të dhënat për nivelin e ndotjes, edhe pse Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e ka bërë një inspektim. Natyrisht, ajo kurrë nuk u quajt “Zona 51”.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Berti69 06.06.14 14:55

E vërteta e bazës së sekreteve - ZONA 51

Libri quhet Zona 51, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është. Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë. Me autore një gazetare të Los Angeles Times që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e al Kaedas donte të kryente në avionin e linjës Detroit-Los Angeles

Misteri më i madh i Shteteve të Bashkuara nuk është më një mister: por ndoshta do të kish qenë më mirë po të kish mbetur i tillë. Preferoni të besoni në UFO apo në faktin që amerikanët kryejnë eksperimente të denjë për nazistët e Mengeles? Ju kall më shumë datën mendimi që disqet fluturues kanë ardhur vërtetë nga Marsi, apo që janë dërguar nga Rusia e Stalinit dhe që në bord kanë patur disa fëmijë të modifikuar në mënyrë monstruoze? Dhe a do të kishit dyshuar ndonjëherë që lufta e avionëve të telekomanduar, e shpalosur nga Barack Obama, pra gjuetia dhe vrasja e terroristëve me këta avionë që ndryshoi luftën në Afganistan, ka lindur pikërisht në bazën ku SHBA kanë zhvilluar më tej sekretet e vjedhur Gjermanisë së Adolf Hitlerit?

E vërteta që ashkush nuk do të donte të rrëfehej ndonjëherë ka dalë në shesh në një libër që po bën të dridhet Amerikën dhe që ka nisur tashmë të botohet edhe në Europë. Libri quhet Zona 51, pra ka të njëjtin emër me bazën e mistereve në shkretëtirën e Nevadës, që ekziston prej më shumë se një gjysmë shekulli, por që për SHBA, zyrtarisht nuk është. Një investigim i madh prej pothuajse katërqind faqesh që përmbledh më shumë se 100 intervista dëshmitarësh pak a shumë okularë.

Me autore një gazetare të Los Angeles Times që e gjithë Amerika e njeh sepse tre vjet pas 11 shtatorit zbuloi provat për një atentat që një degë siriane e al Kaedas donte të kryente në avionin e linjës Detroit-Los Angeles. Dhe mes sekreteve të Zonës 51 dhe historisë së saj ka material sa për të bërë një film. Që në fakt do të realizohet: Area 51 do të jetë një serial televiziv që do të realizohet nga Gale Anne Hard, e njëjta firmë e Alien dhe Terminator. Dhe po përgatitet të përsërisë suksesin e X-Files, telefilmi i frymëzuar pikërisht prej bazës së mistereve.

Gjëra që kallin frikë: si intriga që lidh Projektin Manhatan, i cili solli ndërtimin e bombës atomike, me gjetjen e mistershme të një objekti jo shumë mirë të identifikuar në shkretëtirës e New Mexico, në Roswell: mëma e të gjithë teorive mbi UFO-t. E mundur? “Unë besoj që po”, thotë Annie Jacobsen, duke shfletuar librin e saj të mistereve. “Një prej zbulimeve më shqetësues të investigimit tim është pikërisht ky: çfarë fshihej pas operacionit Sigma 4. Një mister që agjencia atomike ka detyrën ta shpjegojë: sepse ishte agjencia atomike që kishte përgjegjësinë për projektin”.

Operacioni Sigma 4: ai që do të mbulonte të vërtetën mbi gjetjen e UFO-ve në Rosswell për të fshehur eksperimentet biogjenetikë të amerikanëve. E marrim me radhë. Në fillim nuk ka patur një Zonë 51. Në fillim ka qenë lufta më e shëmtuar: Lufta e Dytë Botërore. SHBA fituan falë asaj bombe atomike që u ndërtua me Projektin Manhatan. Por eksperimentet vazhduan edhe më vonë në atë pjesë të shkretëtirës një orë e gjysmë larg nga Las Vegas, e që do të shndërrohej në zonën super të fshehtë 51. Eksplozivët do të transformonin tokë dhe shkëmbinj në atë pistë unike në botë në të cilën Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin, shumë vite më vonë do të simulonin në fshehtësi të madhe ecjen në tokën hënore, përpara misionit të 20 korrikut 1969.

Ata që pëlqejnë teoritë e komplotit shkojnë edhe më tej: këmbëngulin që zbritja në Hënë nuk ka ndodhur asnjëherë dhe që ka qenë një inskenim (siç do të rrëfejë edhe filmi Capricorn One) i realizuar pikërisht në teatrin e Zonës 51. Investigimi i Jacobsen i çmonton këto fantazi. Por, parashtron një hipotezë edhe më shqetësuese.

Zona 51 ka marrë këtë emër – konkludon gazetarja pas një serie dëshmish – sepse në vitin 1951 këtu u sollën mbetjet e aksidentit të Roswell. Legjenda e UFO-ve merr jetë pasi vetë zëdhënësi i bazës ushtarake të New Mexico flet për gjetjen e një “disku fluturues” në një komunikatë për shtyp që vetëm disa orë më vonë do të detyrohet ta tërheqë. Që atëherë, ufologët e të gjithë botës besojnë në zbritjen në Tokë të jashtëtokësorëve. Por burimi më trazues i Jacobsen tregon një tjetër histori. “Janë vetëm 70 faqet e fundit të librit, por janë më të diskutuarat. Thonë se është e vështirë të besohet ajo që më ka thënë vetëm një burim. Por arsyeja përse e besoj është integriteti i tij: një inxhinier mbi 80-vjeçar identitetin e të cilit më është dashur ta mbaj të fshehtë për arsye sigurie – madje pasigurie – kombëtare”.

Eshtë ky inxhinier, që në vitet 40 kish qenë pjesëmarrës në Projektin Manhatan, i nisur falë studimeve të Enrico Fermit, i cili rrëfen se për çfarë punohej në Projektin Sigma 4 të Zonës 51. Eksperimente njerëzorë. Marsianët e rrëzuar në Roswell ishin në të vërtetë fëmijë të modifikuar kirurgjikisht që BRSS i Josif Stalinit kish dërguar në Amerikë për të demonstruar se mund të fitonte, në mos garën për bombën atomike, të paktën luftën e terrorit.

Stalin donte që t’i trembte amerikanët duke krijuar panikun që disa vite më herët kishte krijuar Orson Welles duke lexuar drejtpërdrejtë në radio “Luftën e Botëve”.

Duke dërguar ata gjoja jashtëtokësorë: Krijesa të realizuara nga një tjetër Jozef: ai doktor Mengele, i eksperimenteve famëkeqë në kampet e përqëndrimit, të cilit sovjetikët i kishin ofruar mbrojtje përpara se të largohej për në Argjentinë. Krijesa që amerikanët vazhduan më pas t’i studiojnë – dy prej tyre në gjendje kome të pakthyeshme – për të kuptuar misterin. Po disku fluturues? Edhe ai një shpikje e dy shkencëtarëve gjermanë që kishin përfunduar në duar të rusëve.

Rindërtimi u duk kaq i pamundur sa që një investigim i ABC u përpoq menjëherë ta çmontojë. Një gazetar ka arritur të gjejë vetë superdëshmitarin e gazetares së Los Angeles Times. I cili i ishte dukur “konfuz”. Dhe që i kishte rrëfyer: shpresoj që historia ime ta ndihmojë Annie të shesë librin e saj. “Ka qenë një kurth i vërtetë”, replikon reporterja. “I janë paraqitur atij zotërie të moshuar duke i thënë që punonin me mua. Ai i lejoi të hynin në shtëpinë e tij. Ditën tjetër mu desh të kundërpërgjigjem: po a ju duket korrekte ajo që keni bërë?” Po a ka biseduar më me të pas botimit të librit? “Vazhdoj të jem në kontakt”, përgjigjet. “Dhe ai vazhdon të mbrojë fjalë për fjalë rindërtimin e tij”.

Gjithçka është kaq e pabesueshme saqë vetë gazetarja duhet të hedhë dyshime. “E kam shkruajtur në parathënie. Nuk diskutohet besueshmëria e tij. Por ndoshta informacioni që i është dhënë në atë kohë ka qenë ndoshta disinformim. Me fjalë të tjera: burimi im ka punuar me ato mbetje dhe i ka parë ata persona, por nuk ka lajme të dorës së parë mbi prejardhjen e tyre”. Nuk është dyshim i vogël: përse duhej të kufizohej tek shënimet? Sërish fiton besueshmëria e superdëshmitarit: i cili ka vazhduar të këmbëngulë në versionin e tij (“në fillim më ishte dhënë si një lloj rrëfimi”).

Në mbështjellën e mistereve shfaqet kështu një tjetër dyshim i tmerrshëm: në fshehtësinë e Zonës 51 amerikanët kanë vazhduar me eksperimente të ndaluar? “E shpjegoj në libër. Kur gjendesh me një strukturë ushtarake që është e qartë që ekziston por që shteti mohon ekzistencën e saj, atëherë problemi është ai i kontrollit. Dhe nëse nuk ka kontroll, ekziston mundësia që të kryhen eksperimente të tmerrshëm”.

Ka edhe një detaj. Sigma 4 quhen eksperimentet mbi UFO-t. Sygma 1 ishin pagëzuar ata të Projektit Manhatan. Dhe me mbikëqyrjen e të dyve është marrë i njëjti person: këshilltari shkencor atëherë më i fuqishëm i Amerikës, i quajtur Vannevar Bush. Po çfarë fshihet mes Sygma 1 dhe Sygma 4? Cfarë projektesh të tjerë misteriozë ndërthuren mes dy tmerreve?

Annie i është futur punës. Duke investiguar për Zonën 51 ka zbuluar se janë ende sekret 600 milion faqe mbi përdorimin që qeveria amerikane u ka bërë dijeve shkencore naziste. Dhe këtu do të përqëndrohet libri i saj i ardhshëm që, siç zbulon ajo vetë, “do të eksplorojë sekretet pas programeve shkencorë amerikanë të pas Luftës së Dytë Botërore”, atëherë kur pati një garë të vërtetë për të shtënë në dorë ata shkencëtarë.

Nga eksperimentët e nazistëve për ndërtimin e avionëve të padukshëm lindën në Zonën 51 ata avionë spiunë super të fshehtë që do të shndërroheshin në avionët pa pilotë që u përdorën nga presidenti Obama për të vrarë terroristët e al Kaedës. “Cfarë ironie”, kujton sot gazetarja, “ditën që Obama merrte Cmimin Nobel unë udhëtoja nëpër kraterët atomikë të Nevadës”. Historia merr një kthesë me shpejtësi bërthamore: çfarë misteresh të tjerë fsheh Zona 51?
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Zattoo 27.04.15 15:04

Një UFO nga Zona 51 - Nevada

Zona 51 UFO-being-towed

Disa foto të rralla kanë kapur momentin kur një UFO misterioze po transportohet përmes shkretëtirës në pjesën e pasme të një kamioni.
I shoqëruar nga një eskortë policie, kamioni duket teksa kalon në një pikë karburanti në Nevada me diskun e çuditshëm që qëndron në rimorkion e tij.
Dhe shikues të shumtë kanë nisur të spekulojnë se çfarë mund të jetë struktura e çuditshme.
Disa prej tyre besojnë se mund të jetë një disk jashtëtokësorësh.

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Zona 51 Empty Re: Zona 51

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi