Gjëra që njerëzit besojnë se u Shpikën nga Djalli
Faqja 1 e 1

Djalli është akuzuar se ka krijuar shumë gjëra, përfshirë rrokun, Hari Poterin, dragonjtë, internetin etj.
Por mund të surprizoheni kur të shihni se për shumë gjëra që aktualisht mund të ndodhen pranë jush, pretendohej seriozisht se janë shpikur nga djalli.
Teatri
Në vitin 1632, një puritan i quajtur Uilliam Pryne nxorri togfjalëshin "Kamzhiku i aktorëve," duke argumentuar se teatri ishte mëkat dhe i shpikur nga djalli.
Uilliam besonte se aktorët dhe dramaturgët ishin "lavire të specializura, fufjanë, pijanecë, dhe pa Zot," dhe se ishin të angazhuar në akte të adhurimit të djallit.
Kjo qasje e tij u bë përhap në të gjithë botën.
Kulmi do të arrinte në vitin 1910, kur pastori Isaac M. Haldeman publikoi një shkrim në New York Times ku pretendonte se teatri ishte një shpikje e Satanit. "Nuk bëjnë pjesë në jetën time, bashkë me bixhozin dhe kërcimin. Të gjithë janë tokësorë dhe bëjnë keq." shkruan ndër të tjera Haldeman në shkrimin e tij.
Futbolli
Sipas evangjelistes nigeriane Fumilayo Adebayo, futbolli është shpikur nga djalli si një formë idhujtarie. Kur njeriu kërkoi të arrinte Parajsën duke ndërtuar Kullën e Babelit, Zoti turbulloi gjuhët e tyre dhe i shpërndau në erë, kështu shkruhet në shkrimet e lashtë.
Futbolli është një lojë që bashkon klasat, kombet, dhe fetë, është pjesë e axhendës për të krijuar një qeveri të vetme botërore dhe për të ngritur antikrishtërimin, pretendon Adebayo.
Zarat ose bizhozi
Nuk përbën çudi fakti që bixhozi konsiderohej si një mëkat i madh në Mesjetë. Shihej si diçka që inkurajonte blasfeminë dhe idolatrinë, dhe thuhej se disa bixhozçi zëvendësonin Deciusin, zotin e zarave, në vend të Zotit. Sipas shkrimtarit Bernadette Paton, loja me zara ishte një formë satanike adhurimi dhe se bizhozçitë vënë zarat para zotit.
Telefoni
Shkrimtari Ambrose Bierce e përshkruan telefonin si "një shpikje të djallit që shfuqizon disa avantazhe të njeriut për të mbajtur distancë nga një mospajtim." Në fakt kjo ishte qasje satirike, por kur ky mjet u shpik, kishte plot njerëz që e shihnin me dyshim dhe dyshonin për origjinën diabolike të tij.
Kur telefoni u prezantua për herë të parë në Suedi, shumë gojëdhëna fshatarësh kishin frikë dhe e shihnin si diçka magjike, pasi mendonin se telat e telefonit do të tërhiqnin shpirtat djallëzorë.
Duhani
Spanjollët në fillim u alarmuan dhe ishin konfuzë sa i përket duhanit. Kolombi nuk u impresionua aspak kur iu dha duhan për herë të parë, dhe më vonë nisi të qahej kur iu dha njerëzve të tij.
Spanjollët e parë që kanë parë indjanë të tymosin besohet se janë Luis de Torres dhe Rodrigo de Jerez, të cilët shumë shpejt e mësuan vetë këtë ves. Në vitin 1498, Jerez mori me vete për në Barcelonë 6 tufa duhan për konsum personal, por mënyra e frymëmarrjes ndërsa ai pinte duhan bëri që banorët të besonin sikur në trupin e tij ishte vënë në punë djalli.
Më pas Jerez u arrestua nga Inkuizicioni dhe bëri disa vjet burg.
Instrumentet muzikore
Ekziston një besim në traditën muslimane se instrumentet muzikore janë shpikur nga djalli sepse ishte xheloz nga zëri i Davidit (në Bibël), kur këndonte.
Një traditë siriane sugjeron se instrumentet u shpikën nga vajzat e Kainit për të festuar vdekjen e Abelit.
Në disa shkolla islame, besohet se muzika shkakton ulçër, diabet, çmenduri dhe se vonon progresin shpirtërorë dhe etik.
Socializmi
Ndërsa ekziston një traditë e respektuar e Socializmit Kristjan, disa e shohin ideologjinë e majtë si një reflektim të mësimeve të Jezusit, ndërsa disa të djathtë kristjan besojnë se socializmi i ka rrënjët tek makinacionet e Satanit.
Sipas një siti ekstrem të djathtë në Kanada, bazat e socializmit qëndrojnë në herezinë e Joakimit të Florës, i cili beson se historia është ndarë në perjudhat e Babait, të Birit dhe të Shpirtit të Shenjtë. Ashtu siç Joakimi besonte se Kisha do të venitej duke i lënë vendit krijimit të një utopie shpirtërore, po ashtu edhe Karl Marksi besonte se shteti do të venitej duke i lënë vendit utopisë materiale.

Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Njerëzit që besojnë tek ëngjëjt hasin më pak rreziqe!
» Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!
» Gjëra që njerëzit pozitiv bëjnë ndryshe
» Cila eshte genjeshtra me e madhe qe njerezit ende besojne?
» Angli - UFO

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi