EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

2 posters

Shko poshtë

Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm! Empty Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

Mesazh  Odin 17.09.13 22:45

Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm! F.0811181720184_m

Gjeologu dhe paleontologu i famshëm, Donald Prothero, në librin e tij të ri “zbulon” të vërtetën për njerëzit që nuk besojnë tek “e vërteta”, pra te versioni i pranueshëm në shkencë dhe pjesa më e madhe e shoqërisë. Njerëzit e tillë ai i cilëson si të rrezikshëm.

Vaksinat dëmtojnë shëndetin dhe shërbejnë vetëm për kompanitë farmaceutike të cilat fitojnë të holla. Ngrohja globale është trillim, ndërsa teoria e evolucionit është konspiracion ateist për të minuar fenë. HIV-i nuk shkakton AIDS-in, ndërsa njerëzit kurrë nuk kanë zbarkuar në hënë... Këto janë vetëm disa nga teoritë më të njohura konspirative, që mohojnë ngjarjet dhe faktet e shkencës moderne.

Libri "Reality Check: How Science Deniers Threaten Our Future" (Shqyrtimi i së vërtetës: Si e rrezikojnë të ardhmen tonë mohuesit e shkencës) i Donald Protheros, ish-profesorit të Institutit Teknologjik të Kalifornisë, merret me këto teori dhe njerëzit të cilët kanë të tilla dyshime.

Është interesante se Protero është një nga skeptikët më të famshëm amerikan, që vitet e fundit ia ka kushtuar luftës kundër teorive pseudoshkencore të cilat, siç thotë në libër, mund të rrezikojnë të ardhmen tonë.

"Në vitin 2008, i kam ndjekur nga afër zgjedhjet amerikane dhe kam parë një rritje eksplozive të mohimit të shkencës nga pozicionet e djathtiste, të tilla si përhapja e kreacionizmit (që kundërhston evolucionin) dhe mohimi i ndryshimeve klimatike, si reagim ndaj fitores së Obamas. Atëherë ndjeva se ishte e rëndësishme për të shkruar se si një pjesë e madhe e popullsisë, e cila e mohon njohuritë shkencore, kërcënon të gjithë ne”, thotë profesori i njohur amerikan, transmeton Telegrafi.

Insistimin e disa njerëzve për të refuzuar fakteve dhe ngjarjet e pranuara, Prothero kështu e shpjegon: "Disa njerëz janë rivalë natyrorë që duan të perceptohen si persona të ndryshëm nga pjesa tjetër e popullsisë. Po ashtu, disa njerëz kanë një mendim të lindur konspirativ dhe gjithmonë duan të besojnë se ka diçka në prapavijë, siç ishte rasti i sulmit terrorist të 11 Shtatorit 2001, prapa së cilës thonë se qëndron një forcë tjetër.

Megjithatë, në sfondin e mohimit të shumicës është një lloj ideologjie apo sistem fetar që pengon një person të pranojë realitetin shkencor apo faktik. Për shembull, të gjithë ata që mohojnë Holokaustin janë anti-semitë dhe neo-nazistë, kreacionistë ose fundamentalistë të të gjitha feve, ndërsa mohues të ndryshimeve klimatike janë libertarianët ose kapitalistët laissez faire”.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm! Empty Re: Njerëzit që nuk besojnë në Holokaust dhe evolucion - janë të rrezikshëm!

Mesazh  besnikpertan 19.09.13 14:27

TUNG,Po me vjen keq per temen shume palidhje,ti qe e ke shkruar ket separi duhet te mesosh dhe ti gjesh perfundimet e tua e jo qka ndogjen e qka sheh.
Un si besimtar nuk e mohoj shkencen,shkenca dhe dija jane te parat per njeriun,kush ka dije dhe merret me shkence eshte ne rruge te zotit sepse ata dijetaret e njohin me se miri zotin dhe se urdhri i pare per njeriun eshte meso dhe studio.
Me ni logjike te thjeshte ta shpjegoj qe evolucioni eshte i pamundur,qe prej fotos tende qe e ke postuar athere thom se qysh munet me dale ato vija pa veprimin e njeriut.
Dmth qdo gje eshte e krijuar nga dikush,edhe shembelli i evolucionit qe e ke dhene eshte i krijuar nga njeriu.njeriu eshte krijuar nga zoti,truri i tij qe mendon eshte i krijuar nga zoti.edhe pse njeriu mendon gabim eshte sepse zoti e ka krijuar qe te zgjedh te miren apo t'keqen.vetem ai nuk eshte i krijuar,zoti ka thene une isha nje thesar i fshehur prandaj krijova njerzimit qe te me njohin.
besnikpertan
besnikpertan

Te gjithe kuptojn por nuk e kuptojn si e kuptojn.

6


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi