EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 fakte për UFO-t dhe shfaqjen tyre në Tokë

Shko poshtë

100 fakte për UFO-t dhe shfaqjen tyre në Tokë Empty 100 fakte për UFO-t dhe shfaqjen tyre në Tokë

Mesazh  Siroco 17.01.16 23:41

100 fakte për UFO-t dhe shfaqjen tyre në Tokë 1015485777

Jetojmë në atë që quhet planeti Tokë. Por që nga lashtësia e deri më sot asnjëherë njeriu nuk e ka ndërprerë kureshtjen për të ditur se çka jashtë planetit tonë. A ka jetë tjetër në galaktikë,apo edhe më shumë se kaq, çfarë janë këto qenie dhe si duhet të komunikojmë me to.

Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake, janë spekulime. Disqet fluturuese kanë futur në punë investiguesit më të mirë, por pjesa më e madhe e rasteve të shfaqura kanë mbetur mister. Të paktën, hetimet rreth tyre kanë shërbyer për përmirësimin e fluturimeve me avionë. Ndërkohë, raporte të pazakonta datojnë që në kohët antike. Krahas veglave të punës, apo figurave që tregonin për jetën e tyre, njerëzit e lashtë kanë vizatuar apo kanë gdhendur nëpër shpella, edhe objekte të çuditshme që i kanë vizituar. Ndërsa agjencia e parë për hetimin e tyre është krijuar në 1948. Në vitin 1954 rregullorja e “Air Force” i konsideronte shfaqje të tilla si “kërcënim i mundshëm i Sigurisë së Shteteve të Bashkuara”. Cilat janë vendet ku UfO-t janë shfaqur më shumë, periudhat kur “vizitorët” e panjohur kanë zbritur në Tokë.

Për këtë qëllim në suplementin e sotëm të “Tirana Observer” do të publikojmë 100 fakte nga UFO-t ose Objektet e Paidentifikuara Fluturuese dhe banorët jashtëtokësorë që ne i njohim me emrin alienë, fakte që nisin nga ato më fantastike dhe gati të pabesueshme. Ia nisim me atë që shkencëtarët e kanë quajtur një prej provave më të mëdha dhe bindëse që lidhet me autopsinë e një alieni në vitin 1947. Bëhet fjalë për incidentin ”Roswell”, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjesh pa fund. Ka akoma shumë teori të ndryshme në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, ku shumë njerëz pretendojnë se kanë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e një qenie jashtëtokësore, për të cilën janë shfaqur filmimet apo edhe për faktin se deri më sot janë miliona raste që janë parë dhe janë filmuar vizita të disqeve fluturues.

Të dhënat flasin se më shumë alienë dhe UFO janë parë në SHBA, Rusi, Angli dhe Shqipëri, por sipas ufologëve, kjo varet dhe nga interesi i njerëzve për të qenë të vëmendshëm në dallimin e UFO-ve. Mendohet se janë ose më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar. Teknologjia e tyre sigurisht është më e avancuar se e jona përderisa ato arrijnë të bëjnë vizita aq të shpeshta në planetin tonë, por sipas shkencëtarëve që besojnë në ekzistencën e tyre ato nuk janë superior ndaj nesh si qenie. Por si është ndërtuar trupi i tyre dhe si komunikojnë me njëri-tjetrin. Dhe në fund dëshmia dhe deklarata më e fortë e sjellë nga njeriu i parë që zbriti në hënë, Nail Armstrong. Ai ka një bindje të plotë se alienët jo vetëm ekzistojnë dhe konspiracioni është se njeriu nuk e ka vizituar Hënën, sepse alienët tashmë atje kanë një bazë shumë të fuqishme e deri te Hillary Clinton që ka premtuar se “do i shkojë deri në fund çështjes së UFO-ve, nëse bëhet presidente e SHBA”.

Në suplementin e “Tirana Observer” do të lexoni fakte interesante për misterin më të madh të të gjitha kohërave.

1- UFO-t janë inicialet e fjalëve në anglisht Unidentified Flying Object që do të thotë në shqip“ objekt fluturues i paidentifikuar”.

2 – UFO-t janë një objekt i paidentifikuar që fluturojnë në qiell. Ato  mund të shihen edhe në tokë nëse observohen duke u ulur dhe duke u ngritur sërish në qiell.

3 – Libri i parë i publikuar që përdori termin “UFO” ishte “Pjatat fluturuese nga Hapësira e jashtme” e Donald Keyhoe në vitin 1953

4 – Epoka moderne e UFO-ve filloi në vitin 1947 kur piloti Kenneth Arnold raportoi se kishte parë 9 disqe fluturuese mbi Uashington,

5 – UFO-t në fillim u quajtën pjata fluturuese, por emri “objekt i paidentifikuar” iu vendos më vonë nga Forcat Ajrore Amerikane

6 – Shumë shkencëtarë i konsiderojnë UFO-t si diçka e pamundur që nuk ka gjasa të ndodhin, dhe sipas tyre hetimi nuk është i nevojshëm

7 – Forcat Ajrore peruane po rihapin një zyra përgjegjëse për investigimin e UFO-ve për shkak të numrit në rritje të raporteve për fenomene anormale.

8 – Të gjitha objektet fluturuese që në fillim janë listuar si UFO por më pas janë identifikuar si objekte në Tokë, mund të quhen “IFO” ose Objekt i Identifikuar Fluturues.

9 – Mbi gjysmën e raporteve për UFO nga fundi i viteve ’50 deri në fillim të viteve ’60 janë llogaritur si fluturimeve të objekteve amerikane mbi SHBA.

10 – Shumica e filmave për alienë kanë të bëjnë me dy kategori: 1) pushtim i tokës dhe njerëzimit nga alienët, si dhe 2) filma fantashkencë ku jashtëtokësorët përpiqen të ndihmojnë njerëzimin në një farë mënyre.

11 – Në vitin 1967, autoritetet britanike investiguan 6 objekte fluturuese në jug të Anglisë. Por doli të ishin një rreng i studentëve të inxhinierisë.

12 – Trekëndëshi Bermuda është një zonë në oqeanin Atlantik në brendësi të të cilit ndodhin ngjarje të pazakonta. Një shpjegim popullor është se ndodhet një UFO sekrete nën thellësinë e detit e cila zhduk çdo avion dhe anije që kalon aty.

13 – Një spekulim i rëndësishëm që ka ndarë besimet për UFO-t është shkolla antike e astronautëve. Sipas tyre “ufonautët” kanë vizituar planetin tonë në të shkuarën.

14 – Carl Jung interpretoi fenomenin e pjatave fluturuese, që shpesh shfaqen në formën e disqeve rrethorë, ato reflektojnë dëshirën e mendjes njerëzore për stabilitet në një botë konfuze.

15 – Studimi i fundit i UFO-ve në SHBA ishte në raportin e vitit 1968. Pas ekzaminimit të qindra dosjeve nga Projekti Blu i Forcave Ajrore, raporti arriti në përfundimin se studimet shkencore për UFO-t nuk duhet të vazhdonin për disa kohë

16 – Kapiten Thomas Mantell, një pilot 25-vjeçar në Gardën Ajrore Kombëtare Kentucky u përplas dhe vdiq më 7 janar 1948. Ai po ndiqte diçka që supozohej të ishte UFO. Megjithatë ende nuk janë shpjeguar shkaqet e aksidentit të tij.

17 – Në Bashkimin Sovjetik, shenja UFO-sh u provuan nga testet e raketave sekrete ushtarake.

18 – Një sondazh i bërë në vitin 1991 tregon se 4 mln njerëz besojnë se janë rrëmbyer nga alienët.

19 – Një tjetër sondazh i vitit 1996 tregoi se 71% të amerikanëve besojnë se qeveria di më shumë se sa i kanë treguar njerëzve rreth UFO-ve.

20 – Fotografia e parë e një UFO-je u bë në vitin 1883 nga astronauti Jose Bonilla në Zakatekas të Meksikës.

21 – Disa pretendojnë se shenja e një UFO-je është treguar dhe në Bibël, kur profeti Ezekiel përshkruan një re të madhe me zjarr, ku ndodhet një rrotë gjigande me drita që ndriçon Tokën”.

22 – Ndërkohë që filmi i parë për UFO-t me buxhet të vogël ishte “Man from Plane”t i vitit 1951, filmi “Day the Earth Stood Still” përbën një nga filmat më ikonikë të alienëve.

23 – Pas raportimeve për UFO që kulmuan në vitin 1958, raportimet të tjera filluan të binin.

24 – Rrëmbimi i parë alien që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 1961 kur Betty dhe Barney Hill thonë se u kapën në një rrugë në New Hampshire.

25 – Në vitin 1960, kultura popullore e zhvendosi fokusin nga pjatat fluturuese tek pilotët e tyre. Kishte më shumë raportime për biseda ballë për ballë apo vizita tek botët e tjera.

26 – UFO-t kanë inspiruar shumë klube dhe organizata, si Rrjeti i Përbashkët i UFO-ve MUFON, Qendra për Studimet e UFO-ve CUFOS, Fondi për Kërkimet e UFO-ve.

27 – Më 23 nëntor 1963. Togeri Felix Eugene Moncla u dërgua për të ndjekur një objekt fluturues të paidentifikuar në Miçigan. Pasi iu afrua objektit, avioni i Moncla-s u zhduk nga radarët dhe nuk u gjet kurrë më.

28 – Më 16 nëntor 1986, një avion mallrash i linjës ajrore japoneze raportoi se kishte parë tre objekte të paidentifikuara që fluturonin mbi Alaskë. Piloti Kenj Terauchi raportoi se kishte parë dy drita të fuqishme.

29 –  Ish–presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur se ka parë UFO, kur ishte guvernator i Virxhinias. Për rreth 10 minuta,ai bashkë me një grup njerëzish të tjerë kanë parë disa drita të çuditshme në qiell,të cilat afroheshin e më pas u largoheshin atyre.

30 – Në vitin 1967, fizikanti grek Paul Santorini, një shkencëtar i projektit “Manhatan” tha publikisht se një hetim i qeverisë greke në vitin 1947, që kishte lidhje me “raketat evropiane fantazmë”,a rriti në përfundimin se ato nuk ishin raketa. Santorini pretendoi se hetimi u anulua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, që e dinin se bëhej fjalë për jashtëtokësorë dhe ekzistonte frika e panikut nëse rezultatet bëheshin publike

31 – Rreth 5-20% e raportimeve për shenja të UFO-ve kanë mbetur ende të pashpjeguara.

32 – Incidenti Maury ishte një rreng në vitin 1947. Harold Dahl tha se kishte parë objekte që fluturonin në qiell në ishullin Maury. Më vonë ai konfirmoi se ishte një rreng i treguar prej tij.

33 – Incidenti i quajtur Fatima apo Mrekullia e Dielli, ka pasur dëshmitarë me dhjetëra mijëra njerëz në Fatima në Portugali më 13 tetor 1917.

34 – “Anromedanë” është emri që u është dhënë një grupi jashtëtokësorësh, të cilët sipas ufologëve vijnë nga galaktika e Andromedës.

35 – Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

36 – Më 7 korrik 1947, Uilliam Rodes fotografoi një objekt të pazakonshëm mbi Feniks, Arizona. Fotot u shfaqën në gazetat dhe sipas dokumenteve të projektit “Bluebook” dhe Rhodes pretendon se u kontaktua nga disa agjentë e FBI-së, të cilët e bindën të dorëzonte negativët.

37 – Sipas ekspertëve alienët nuk flasin një gjuhë të caktuar, por komunikojnë me anë të ultratingujve

38 – Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm

39 – Nëse elementi bazë i trupit të njeriut është karboni, për alienët mendohet se është silici.

40 – Kërkimet e para mbi disqet fluturuese naziste u shfaqën në një seri artikujsh nga eksperti italian i turbinave Giuseppe Belluzo në vitin 1950

41 – Në studim nga forcat amerikane ka dëshmuar se raportimet më të mistershme mbi UFO-t vijnë nga njerëz kanë formim të lartë teknik, si pilotë, astronautë etj. Ekzistojnë në gjithë botën dëshmi për objekte jashtëtokësore të rrëzuara, sipas ufologëve janë disa shoqata sekrete, të cilat kanë për qëllim të mos lejojnë përhapjen e informacionit.

42 – Disa prej specialistëve që mbrojnë teoritë e ekzistencës së jashtëtokësorëve përfshijnë astronomin amerikan James C.Barlett, fizikantin belg, Maurice A.Biot, astronoautin Gordon Cooper, inxhinierin e NASA-s, Raul R.Hill, admiralin Lord Hill-norton, ish-shef i stafit të mbrojtjes, ish kreu i NATO-s etj.

43 – Në vitin 1958 në Brazil hetuesi kryesor i UFO-ve, Dr.Olavo T.Fuentes i shkroi një letër grupit amerikan të UFO-ve “APRO”, ku raportonte informacionet që kishte marrë nga dy oficerë të inteligjencës detare braziliane. Sipas Fuentes, çdo qeveri apo ushtri në botë kishte dijeni se UFO-t ishin objekte jashtëtokësorë.

44 – Sipas një sondazhi të kryer në vitin 2002 nga kanali televiziv “Scifi”, një në shtatë amerikan thotë se ka pasur të bëjë ose njeh dikë që ka pasur një eksperiencë me UFO. Pjesa më e madhe e UFO-ve të para gjatë ditës thuhet se kanë forma gjeometrike ovale, cilindrike dhe sipërfaqe që duken si metal.

45 – William Edmondson nga Universiteti i Birmingamit konsideron mundësinë që shkëmbinjtë në Tokë janë me origjinë jashtëtokësore.

46 – Më 5 gusht 1926 ndërsa udhëtonte në malet Humboldt të krahinës Kokonor të Tibetit, Nicholas Roerich raportoi se anëtarët e ekspeditës së tij kishin parë lart diçka më të madhe se  avionit, të shndritshme që pasqyronte diellin

47 – Mijëra dokumenta të zbuluara nga Akti për Informacionin e Lirë zbulon se agjencitë amerikane kanë koleksionuar dhe akoma koleksionojnë informacione nga UFO-t. Këto agjenci përfshijnë Agjencinë Inteligjente të Mbrojtjes DIA, FBI, CIA, Forcat Ajrore etj.

48 – Termi ETV (Automjet jashtëtokësor) është përdorur në një farë mënyrë për t’i vënë emër objekteve të paidentifikuara që mbërrijnë në Tokë.

49 – Feja e UFO-s është një fe që beson në ekzistencën e entiteteve jashtëtokësore ku operojnë UFO-t.

50 – “Men in Black” është një film popullor amerikan. Teoritë konspirative rreth UFO-ve, burrat e veshur me kostume të zeza pretendojnë se punojnë për qeverinë dhe kërcënojnë dëshmitarët e UFO-ve të heshtin.

51 – Mes viteve 1947-1969, 12 mijë shikime UFO-sh u raportuan në Projektin Libri Blu, një agjenci kërkimesh UFO-sh me seli në Bazën e forcave ajrore Patterson.

52- Në një raport të FBI (Federal Bureau of Investigation), (Agjencia Federale e Hetimeve) shkruhet se: “Disqet janë vërejtur në Mexico City, New Orleans, Philadelphia, New York, Boston, Halifax, Newfoundland, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”. Ky raport është mjaft i rëndësishëm duke njohur seriozitetin  e punës së FBI-së, e cila cilësohet si agjencia më e madhe dhe më serioze në botë.

53- Alienët janë qenie, ose në mënyrë homologë, banorët e hapësirës që mendohet se jetojnë në sistemin tonë diellor ose galaktika të tjera.

54- Në vitet e fundit numri i shfaqjes së UFO-ve mendohet se numërohet në miliona, çdo vit janë disa mijëra raportime për shfaqje UFO-sh, dhe sipas sondazheve, vetëm një përqindje e vogël njerëzish kanë hasur një fenomen të tillë raportojnë.

55- Deri më sot shtetet që mendohet se janë shfaqur UFO-t janë SHBA,Rusia, Franca, Belgjika, Argjentina, Australia, Anglia etj.

56- Shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë banorë në një planet, tjetër të cilët ose janë shumë më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar. Sigurisht për sa i përket teknologjisë, ata janë më të zhvilluar se ne, por sipas shkencëtarëve, nuk janë qenie superiore ndaj njeriut.

57- Mendohet se ekzistojnë disa lloje alienësh, por më të njohurit janë ata me ngjyrë gri, të cilët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal. Janë ngjyrë grid he pa qime në lëkurë.

58- Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

59- Një lloj tjetër alieni të quajtur “alienë arianë” quhen me këtë emër sepse supozohet se ngjajnë nga paraqitja me njerëzit nordike. Ata mendohet se vijnë nga yjësia e Demit.

60-. Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm.

61- Duket se ka një ndarje ndëroqeanike të alienëve. Në SHBA 75 përqind të rasteve, njerëzit raportojnë se kanë parë një alien gri, ndërsa në Evropë rastet më të mëdha të raportimit kanë të bëjnë me alienë nordikë.

62- “Vëllezërit e hapësirës“ apo “Njerëzit e hapësirës“ dallojnë nga alienët e tjerë për shkak të paraqitjes së tyre njerëzore dhe qëllimeve të mira, sipas dëshmitarëve që pretendojnë se pretendojnë se kanë kontaktuar me to.

63- “Anromedanë”është emri që u është dhënë një grupi jashtëtokësorësh, të cilët sipas ufologëve vijnë nga galaktika e Andromedës.

64- Nëse elementi bazë i trupit të njeriut është karboni, për alienët mendohet se është silici.

65- Sipas ekspertëve, alienët nuk flasin një gjuhë të caktuar, por komunikojnë me anë të ultratingujve.

66- Mjetet e lëvizjes kanë formën e një pjate filxhani, me majë në formën e lodrës apo në formën e diskut pa një forcë shtytëse të dukshme apo të dëgjueshme. Disa objekte të tjera UFO mendohet të kenë formën e puros pa dritare të shndritshme

67- Sipas raporteve të pakonfirmuara deri më sot, dy astronautët e parë që shkelën në hënë, Neil Armstrong dhe Edvin “Buzz” Aldrin panë UFO, menjëherë pas shkeljes së tyre historike në sipërfaqen e hënës me ”Apollo 11”, më 21 korrik 1969.

68- Termi UFO në vend të “disk fluturues” u sugjerua fillimisht në vitin 1952 nga kapiteni Eduart J.Ruppelt drejtori i parë i projektit “Blue Book”.

69- Shkencëtarët rusë supozohet se ishin të parët që konfirmuan përballjen e astronautëve në Hënë më UFO-t. Fizikani dhe profesori i matematikës në universitetin e Moskës Vladimir Azhazha deklaroi: “Sipas informacioneve tona Neil Armstrong i dërgoi mesazh Kontrollit të Misionit se dy objekte të mëdha po i vëzhgonin ato pasi ishin ulur në hënë. Por mesazhi nuk u dëgjua asnjëherë nga publiku sepse u censurua nga NASA.

70- Specialisti për sendet e gjetura në hënë, Ricard Hoagland ka deklaruar se NASA akoma përpiqet të maskojë materialet fotografike përpara se ato të publikohen.

71-Sipas një tjetër shkencëtari rus, Dr.Alekandr Kazantsev, astronauti që u ul në hënë së bashku me Armstrong, Buzz Aldrin kishte dalë jashtë në sipërfaqen e hënës. Dr.Azhazha pretendon se UFO-t u larguan disa minuta pasi astronautët dolën në sipërfaqe të hënës.

72- Në një Konferencë Kombëtare me 21 Mars 1996, shkencëtarët dhe inxhinierët e NASA-s që ishin pjesëmarrës të eksplorimit të hënës dhe Marsit raportuan rezultatet e zbulimit të tyre. Aty u njoftua për herë të parë për strukturat dhe objektet e gjetura në hënë. Ato folën me kujdes. Ato folën me kujdes për këto objekte pa përmendur UFO-t.

73- Sipas disa hetuesve të fenomeneve jashtëtokësore, ku bën pjesë dhe Richard Hoagland, një racë jashtëtokësore e ka përdorur hënën si stacion terminal gjatë aktivitetit të tyre në tokë.

74-Sipas dëshmive të pakonfirmuara, kur ekuipazhi i “Apollo-12” u ul në hënë ata panë se po vëzhgoheshin nga një objekt gjysmë transparent në formë piramide. Sipas këtyre dëshmive ky objekt qëndronte i varur disa metra mbi sipërfaqen e hënës dhe shkëlqente me gjithë ngjyrat e ylberit në sfondin e zi të qiellit.

75- Kërkimet e para mbi disqet fluturuese naziste u shfaqën në një seri artikujsh nga eksperti Italian i turbinave Giuseppe Belluzo në vitin 1950.

76- Në vitin 1967, një libër i shkruar nga Louis Paulwes dhe Jacques Bergier përmbante deklarata spektakolare mbi shoqërinë sekrete ”Vril” të Berlinit. Shumë shkrimtarë më vonë, si Jan Van Helsing, Norber –Jurgen Ratthor dhe Vladimir Terziski kanë ndërtuar punën e tyre dukë lidhur shoqërinë “Vril” me UFO-t.

77- Kampioni i boksit Muhamed Ali është shprehur se ka parë UFO në disa raste. Një prej atyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke u stërvitur në “Central Park” në Nju Jork me menaxherin e tij. Sipas Ali, ai ka ngritur kokën lart në qiell dhe ka parë një dritë të ndritshme, e cila lëvizte paralelisht me të.

78- Këngëtari i grupi “Rolling Stones”, Mick Jagger pretendon se ka parë disa herë UFO gjatë gjithë jetës së tij. Një prej këtyre rasteve ka qenë kur ai ishte duke kënduar në një koncert në Kaliforni. Ai ishte aq i bindur për prezencën e alienëve, saqë në shtëpinë e tij ka instaluar një zbulues UFO-sh.

79- Incidenti më i famshëm që ka lidhje me UFO-t është ai i Roswell, i cili është bërë objekt spekulimesh dhe pikëpyetjeve të pafund. Ka akoma shumë teori se çfarë ka ndodhur në Roswell në Nju Meksiko, në vitin 1947, ku shumë njerëz pretendojnë se janë gjetur rrënojat e një UFO-je të përplasur në tokë dhe është kryer autopsia e qenies jashtëtokësore.

80- Viti 1952 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e kryeqytetit amerikan Uashington DC. Ai cilësohet si viti me numrin më të madh të shfaqjes së UFO-ve. Në atë kohë disqet fluturues ishin përhapur në të gjithë botën, duke përfshirë dhe SHBA.

81- Incidenti “Keckburg” është një ngjarje tjetër mjaft e famshme përsa u përket UFO-ve. Në Keksburg, Pensilvani, më 9 dhjetor 1956 një lëmsh i madh i zjarrtë u pa nga mijëra vetë në gjashtë shtete të SHBA-së dhe në Ontario, Kanada. Nga ky lëmsh u shkëputën disa copa metalike që ranë mbi Miçigan dhe Ohajo. Nga shtypi u raportua si meteor.

82- “Incidenti i pyllit Rendlesham” është emri që i është vënë një serie raportimesh për shfaqjen e dritave të pashpjeguara dhe uljen e një objekti jashtëtokësor në pyllin Rendlesham Angli, në fund të dhjetorit 1980. Është mbase ngjarja më e famshme e UFO-ve që ka ndodhur në Angli, duke u krahasuar me ngjarjen e Roswellit në SHBA.

83- Astronauti i parë që ka shkelur në hënë, Neil Armstrong ka thënë më tetor 1999: ”Nëse bazohemi në informacione më të mira që disponojmë, ne arrijmë në konkluzionin se…jeta ekziston diku në hapësirë, mbase në shumë vende. Ndërsa astronauti Storey Musgrove ka thënë: ”Po të bazohemi në statistika, është e sigurt që ka cilivizime, inteligjenca dhe forma jetësore ekstremisht të avancuara në hapësirë. Unë mëndoj se ata janë aq të avancuar saqë bëjnë udhëtime ndëryjore. Mendoj se është e mundur dhe që ata të kenë shkelur këtu.

84- Ish drejtori i CIAS Roscoe Hillenkoetter ka thënë më 22 gusht 1960: ”Është koha që e vërteta të dalë në shesh…pas skenave oficerët e rangut të lartë të forcave ajrore janë të shqetësuar për UFO-t por nëpërmjet sekreteve zyrtare dhe talljes kanë bërë që shumë qytetarë të arrijnë të besojnë se objektet fluturues janë marrëzira. Unë jam për nxitjen e veprimit të menjëhershëm nga ana e Kongresit për të reduktuar rreziqet që vijnë nga mbajta sekret e objekteve fluturuese të paidentifukuara.”

85- Personat që pretendojnë se kanë pasur kontakt me UFO-t i përshkruajnë këto objekte si të mëdha, me diametër rreth 30 metra a më shumë, me pjesë-pjesë rrotulluese dhe drita shumëngjyrëshë. Të dhënat në tokë për UFO-t janë në formën transplanteve të gjetura tek ata që pretendojnë se janë rrëmbyer nga jashtëtokësorët, nga rrathët në fushat e grurit dhe gjymtimet e bagëtive.

86- Në vitin 1948 forcat ajrore amerikane(Air Force)krijon projektin ‘Sing” si hetimin e parë zyrtarë për UFO-t. Artikulli i Donald Keyhoe në revistën “True” ishte raportimi i parë në një revistë të madhe për ekzistencën e UFO-ve dhe se qeveria amerikane po mbante informacion te fshehur.

87- Në vitin 1965 FBI mori informacion nga një burim i sigurt se një informator i NASA-s po u jepte informacion sekret mbi UFO-t dy studiuesve të jashtëtokësorëve në Pitsburg, SHBA. Dosjet e FBI-së kanë treguar se NASA mbante sektet të dhëna filmike mbi UFO-t dhe se njerëzit nuk kishin informacion se piloti i kapsulës “Gemini 4” James McDivitt, kishte konfirmuar se gjatë misionit në orbitë kishte parë “objekte të paidentifikuara”.

88- Ndërkohë që ekzistojnë raporte dhe spekulime ë shumta, disa ekspertë qe mbështesin teoritë e UFO-ve, shprehen se aktualisht nuk mund të thonë me siguri se cilat planetët apo sistemet yjore, ku ka jetë. Ndërkohë që vëzhgimi i UFO-ve dhe ndërveprimi me token është mbase i lashtë, aktiviteti ka pësuar rritje gjatë Luftës se Dyte Botërore dhe në prag të “erës bërthamore”.

89- Sipas studiuesit Stiven M.Greer, qeniet biologjike jashtëtokësore janë më të avancuara se njerëzit në shumë drejtime, por nuk janë superior ndaj njerëzve si qenie. Një pikë e përbashkët e njerëzve me këto qenie jashtëtokësore është ekzistenca e jonë e përbashkët si qenie inteligjente të ndërgjegjshme.

90- Në vitin 1979, ish-shefi i Sistemit te komunikimit të NASA-s, Maurice Chatelaine konfirmoi se Armstrong kishte raportuar realisht se kishte parë dy UFO në skaj të një krateri. Astronomi Clyde Tombaugh, i cili pranoi se kishte parë gjashtë UFO, duke përfshirë këtu dhe tre lëmshe të zjarrtë të gjelbër mbështeste Hipotezën Jashtëtokësore për UFO-t dhe theksonte se shkencëtarët që e hidhnin poshtë pa e studiuar ishin “joshkencorë”.

91- Në vitin 1967, fizikanti grek Paul Santorini, një shkencëtar i projektit “Manhatan” tha publikisht se një hetim i qeverisë greke në vitin 1947, që kishte lidhje me “raketat evropiane fantazmë”,a rriti në përfundimin se ato nuk ishin raketa. Santorini pretendoi se hetimi u anulua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, që e dinin se bëhej fjalë për jashtëtokësorë dhe ekzistonte frika e panikut nëse rezultatet bëheshin publike.

92- Në virin 19588 në Brazil hetuesi kryesor i UFO-ve, Dr.Olavo T.Fuentes i shkroi një letër grupit amerikan të UFO-ve “APRO”, ku raportonte informacionet që kishte marrë nga dy oficerë të inteligjencës detare braziliane. Sipas Fuentes, çdo qeveri apo ushtri në botë kishte dijeni se UFO-t ishin objekte jashtëtokësorë.

93- Disa vende evropiane kanë kryer një studim të përbashkët sekret në vitin 1954, i cili rezultoi se UFO-t ishin jashtëtokësorë. Ky studim u zbulua nga pionieri gjerman i teknikës raketore, Herman Oberth, anëtar i grupit studimor. Në një letër zyrtare drejtuar drejtorit të FBI-së, që daton më 13 janar 1949, shkruhet “çështja e objekteve fluturuese të paidentifikuar apo fenomeneve ajrore të paidentifikuara, të njohur si “disqe fluturues” apo “lëmshe të zjarrtë” konsiderohet si “top secret”

94- Jean Jacques Velasco, kreu i hetimit zyrtar francez të UFO-ve “SEPRA” shkroi një libër në vitin 2005 ku thoshte se 14 përqind e 5800 rasteve te studiuara nga “SEPRA” ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë jashtëtokësore. Përveç shfaqjeve vizuale, rastet e UFO-ve ndonjëherë lënë dhe evidence fizike duke përfshirë shumë raste të studiuara nga agjensi të ndryshme të vendeve të ndryshme.

95- Disa prej specialistëve që mbrojnë teoritë e ekzistencës së jashtëtokësorëve përfshijnë astronomin amerikan James C.Barlett, fizikantin belg, Maurice A.Biot, astronoautin Gordon Cooper, inxhinierin e NASA-s, Raul R.Hill, admiralin Lord Hill-norton, ish-shef i stafit të mbrojtjes, ish kreu i NATO-s etj.

96- Më 7 korrik 1947, Uilliam Rodes fotografoi një objekt të pazakonshëm mbi Feniks, Arizona. Fotot u shfaqën në gazetat dhe sipas dokumenteve të projektit “Bluebook” dhe Rhodes pretendon se u kontaktua nga disa agjentë e FBI-së, të cilët e bindën të dorëzonte negativët.

97- Më 27 qershor 1950, një fotograf i gazetës “Louisville Courier-Journal”, filmoi një “disk fluturues” mbi Luisvill, Kentaki. Fotografi në një intervistë të mëvonshme konfirmoi se ishte takuar me inteligjencën ushtarake dhe se deri atëherë e kishte filmin, por nuk pranoi të thoshte se çfarë ndodhi pas takimit.

98- Në studim nga forcat amerikane ka dëshmuar se raportimet më të mistershme mbi UFO-t vijnë nga njerëz kanë formim të lartë teknik, si pilotë, atronoautë etj. Ekzistojnë në gjithë botën dëshmi për objekte jashtëtokësore të rrëzuara, sipas ufologëve janë disa shoqata sekrete, të cilat kanë për qëllim të mos lejojnë përhapjen e informacionit.

99- Ish–presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur se ka parë UFO, kur ishte guvernator i Virxhinias. Për rreth 10 minuta,ai bashkë me një grup njerëzish të tjerë kanë parë disa drita të çuditshme në qiell, të cilat afroheshin e më pas u largoheshin atyre.

100- Kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA, Hillary Clinton, ka premtuar se “do i shkojë deri në fund’ çështjes së UFO-ve, nëse bëhet presidente e SHBA”. Ndërkohë Clinton beson se ne mund të jemi vizituar nga jashtëtokësorët. Clinton premtoi se nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një “task force” në atë që njihet si Zona 51, një bazë top-sekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët. John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO-ve, që “amerikanët të marrin vesh të vërtetën”. Çështja e UFO-ve është familjare në familjen e Clinton. Vitin e kaluar Bill Clinton, se nuk do habitej nëse alienët vizitojnë Tokën.

TO
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi