EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë është Tokëzimi?

Shko poshtë

Çfarë është Tokëzimi?   Empty Çfarë është Tokëzimi?

Mesazh  Luli 11.12.15 19:43

Çfarë është Tokëzimi?   Toka_ok_530315504

Babai i mjekësisë, 2500 vjet më parë, e dinte shumë mirë për çfarë po fliste.

Në shekullin XXI, kur teknologjia, mjekësia e gjithçka tjetër është në kulmin e saj, gjithnjë e më shumë fëmijë vuajnë nga alergjitë, nga astma; gjithnjë e më të shpeshta janë rastet e sklerozës së shumëfishtë, diabetit, artritit, sëmundjeve të zemrës, kancerit. Bakteret, po ashtu, po bëhen aq të fuqishme sa po na mbarojnë armët për t’i luftuar. Shkaqet mbeten të paidentifikuara plotësisht, por fajtorë quhen gjenet, ndotja e mjedisit, ushqimi i varfër në vlera, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik apo deri edhe banesat sterile.

Domethënë, të paktën unë kështu e kuptoj: vetë ne. Ishim dhe vazhdojmë të jemi ne ata që i krijuam armiqtë tanë. Por lufta ndoshta nuk është ende e humbur! Mbase sepse një nga instinktet më të fuqishme që gëzojmë është pikërisht ai i mbijetesës.

Një teori e re, por aspak e dalë nga hiçi, premton shumë: Tokëzimi! Me një kusht të vetëm: Të kthejmë sytë apo më mirë këmbët, tek ajo që na e mundësoi jetën: Toka. Gjëja më e thjeshtë dhe, për më tepër, siç duam të kemi gjithçka në këtë kohë: Falas!

Është të ecësh zbathur mbi sipërfaqen e tokës, pa këpucë, pa çorape, për gjysmë ore apo sa të mundesh për aq shpesh sa të mundesh. Kaq e thjeshtë! Teknikisht, ne jetojmë në një planet të gjallë, me energji natyrale. Sipas përkrahësve të kësaj teorie, ne jemi qenie bioelektrike, që jetojmë në një planet “elektrik”. Çdo funksion i organizmit tonë bëhet i mundur në sajë të elektricitetit dhe përçimit të tij. Nga ana tjetër, ashtu si bateria e një mak¬ine që vë dhe mban motorin në punë, toka mban të gjallë “makinën e jetës”.

Rrezatimi i diellit i dhuron asaj energji të vazhdueshme, energji që mund të transferohet lehtësisht tek dhe përgjatë trupit tonë, për sa kohë që, njësoj si Toka, përbëhemi kryesisht nga uji dhe mineralet, përçues të shkëlqyer të elek¬troneve. Por e gjitha kjo është e mundur vetëm në rast të kontaktit të drejtpërdre¬jtë të lëkurës sonë me sipërfaqen e saj. Përdorimi i këpucëve a na izolon nga Toka?

Sipas “Tokëzimit” po. Materialet që përdoren për to nuk janë përçues dhe si të tillë pengojnë shkëmbimin e natyrshëm të energjisë mes nesh dhe sipërfaqes së Tokës. A është pasojë e modernizim¬it shëndeti ynë jo i mirë? A u dëmtua sistemi ynë imunitar qëkur nisëm të vishnim këpucë e të jetonim në shtëpi që na izolonim nga mjedisi? Sërish po. “Këmba e njeriut është një vepër arti dhe një kryevepër inxhinierie!” Leonardo Da Vinçi “Evolucionit iu deshën miliona vjet për të krijuar diçka unike si këmba e njeriut, në pak centimetra katrorë të së cilës përfundojnë mbi një mijë nerva. Më shumë se në çdo pjesë tjetër e trupit, me të njëjtën madhësi. Përse do të duheshin tjetër në mos për të na mbajtur në kontakt me Tokën?

Këmba është pikërisht lidhja “e gjallë” mes qenieve njerëzore dhe Tokës. E nga ana tjetër, në vetëm disa qindra vjet ne krijuam këpucët, duke i mbyllur këmbët brenda tyre dhe duke e shkëputur lidhjen mes nesh dhe burimit të jetës: planetit tonë.” Ende vazhdojmë ta bëjmë: i mbajmë sytë të ngritur nga qielli, duke harruar që jemi bij të Tokës. Ngremë pallate të larta për t’iu larguar çdo ditë e më shumë. Ngrihemi mbi taka e veshim këpucë gjithmonë e më “të mira”, për të cilat shpenzojmë çdo ditë e më shumë, që të mos shqetësohemi nga sipërfaqja e saj “e parehatshme”… Për shumë nga ne, kontakti me natyrën nuk është më tepër sesa një kamping apo piknik, një ngjitje me këmbë në një mal apo kodër, një kafe në breg të detit apo një dhjetë ditësh pushimesh, por, sipas “Tokëzimit”, rilidhja me Tokën, është absolutisht diçka tjetër; është ta ndjesh atë poshtë këmbëve të tua të zbathura, pa këpucë, pa sandale, pa çorape.

Është të ecësh mbi të, të ulesh, të qëndrosh... “Provoni ta bëni, - thonë përkrahësit e Tokëzimit,- për gjysmë ore ose pak më shumë (nëse keni artrit apo dhembje shpine apo edhe thjesht nëse jeni të lodhur) dhe në fund do të ndiheni aq mirë, sa do të kuptoni se kërkesa dhe përpjekja e vazhdueshme për mirëqenie, ju ka bërë të harroni se mund të ndiheni mirë falas, se stili juaj i jetesës ju ka larguar nga ajo energji e pashtershme pozi¬tive, që shtrihet e gjitha nën këmbët tuaja. Mjafton të ku¬jtoni se sa mirë ndiheni kur pushoni pranë detit, kur ecni në breg dhe ndieni rërën nën këmbët tuaja, kur futeni në ujë dhe ndieni përkëdheljen e tij.

Mendja juaj është më e çliruar nga stresi, oreksi juaj më i mirë dhe gjumi po ashtu.” Me pak fjalë, Tokëzimi kthen dhe ruan gjendjen natyrale, ideale, “elektrike” të organizmit tonë, duke siguruar mbarëvajtjen e funksioneve të tij dhe duke na siguruar kushtet optimale për të gëzuar një shëndet të mirë. Ndoshta paraardhësit tanë kanë ditur diçka prej gjithë kësaj. Ndoshta ata nuk e njihnin natyrën elektrike të plan¬etit apo tonën, por për ta Toka ishte e shenjtë (dhe në një vend të shenjtë, asnjëherë nuk hyhet me këpucë!).

Në filozofinë kineze, Chi është forca e jetës ose energjia e Tokës. Të gjitha qeniet apo bimët ndikohen prej saj. Chi mund të transmetohet vetëm në rast se ecën zbathur mbi tokë. Mjafton të mendojmë për ndjesinë pozitive që Yoga, Tai Chi etj, i dhurojnë trupit dhe mendjes sonë. Dhe ato praktikohen zbathur! Në mitologjinë e lashtë greke Herkuli arriti ta mundë Ante¬un, vetëm kur e shkëputi nga toka dhe e ngriti në ajër. Për sa kohë këmbët e tij ishin në tokë, ai ishte i pavdekshëm.

Shembuj të ngjashëm, të pafundmë, gjejmë edhe në filozofinë e indianëve të Amerikës e kudo gjetkë. Ata sigurisht nuk flisnin për elektrone, por e shprehur në gjuhën e ditës, forca e njeriut i kishte rrënjët në tokë. Kontakti zbathur me tokën nuk shëron sëmundjet, por rivendos stabilitetin tonë natyral elektrik dhe ritmet natyrale të organizmit tonë, duke stimuluar një funksionim më të mirë të të gjitha sistemeve, përfshirë atë kardiovaskular, frymëshkëmbyes, tretës apo imunitar. Ai mundëson kalim¬in e sistemit tonë nervor nga një gjendje e stresuar në një gjendje qetësie, duke mundësuar në të njëjtën kohë rritjen e aftësisë së organizmit për t’u vetëshëruar. “Mendoni tani, - thonë përkrahësit e Earthing, - ku e kaloni pjesën më të madhe të ditës: në apartamentin tuaj, në zyrë, të gjitha në kate të ngritura nga toka, të izoluara me beton, tulla, shtresa të tjera, pllaka apo parket.

Të gjitha ndarëse mes nesh dhe Tokës. Provoni, sikur edhe për pak, kur klima ua lejon, të ndieni tokën me këmbët tuaja të zbathura duke ecur mbi të (por jo mbi asfalt), të shkelni barin, rërën, guriçkat… të uleni mbi një trung, të hyni në lumë, det, oqean, që të ndieni ujin me lëkurën tuaj, zbathur sërish… dhe ajo që do të ndieni do t’ju bëjë të ktheheni përsëri! Lëreni Tokën t’ju bëjë të ndiheni njerëz!”

/Living/
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi