EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërgjegjja!

+5
Ekonomisti
gjilanasi
LaNi
Idlir
Fikrro
9 posters

Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Ndërgjegjja!

Mesazh  Fikrro 10.12.10 12:07

Ndërgjegjja

Ndërgjegjja! 800px-Swirling_thoughts

Ndërgjegjja, sipas psikologjisë tradicionale, është një funksion i aftësisë njerzore për të përvetësuar diturinë. Ndërgjegjja është dhuntia e vetëgjykimit, ndjenjës së pendimit dhe e keqardhjes kur ne bëjmë gjëra që janë kundër normave tona morale.

Ndjenja të tilla nuk arrihen nga mendja, megjithëse ato mund të shkaktojnë që ne të "shqyrtojme ndërgjegjen tonë" dhe t´i rishikojmë këto norma morale, ose ndoshta të arrijmë të shmangim përsëritjet e sjelljeve .

Metaforat e zakonshme që përdorim në lidhje me ndërgjegjen janë: "zëri i ndërgjegjes", "zëri i brendshëm", "brejtja e ndërgjegjes", "ndërgjegje e pastër" etj.

Shumë njerëz mendojnë që ndërgjegja është një shkallë e veçantë e vetëdijes njerzore, që na shtyn, madje na detyron, nga shkaqe etike dhe morale të kryejmë ose jo veprime të caktuara. Vendimet që marrim mund të na duken si të pashmangshme ose të vetëdijshme, pra në dijeninë e pritëshme dhe të mendueshme të pasojave (përgjegjësisë).

Shkencëtaret e sotëm të fushës së etologjisë, neuroshkencës dhe psikologjisë zhvilluese kërkojnë t´a shpjegojnë ndërgjegjen si një funksion të trurit njerëzor që u zhvillua të aftësojë altruizmin e dyanshëm brenda shoqërisë. Si e tillë mund të jetë vetështytëse (e përcaktuar genetikisht), ose e mësuar.

Psikologu Sigmund Freud (Zigmund Frojd) e mendonte ndërgjegjen si të rrjedhur nga mbiuni (orig. Über-Ich), që nga ana e tij drejtohet nga prindërit tanë gjatë fëmijërisë.

Ndërgjegjja! 26968_10150117157585354_135633570353_11490667_2037968_a

Sipas Frojdit, pasoja e mosbindjes së ndërgjegjes sonë është "faj", i cili mund të jetë një faktor në zhvillimin e neurozës.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Idlir 16.12.10 10:46

Ndergjegja, edhe mund te jete funksion i trurit, sic eshte e tille, funksion apo fiziologji e trurit krejt psikika (pjese e se ciles eshte edhe ndergjegja). PO ku e gjen "aftesine" ndergjegja, ky aspekt tekno-fiziologjik i trurit, per te bere percaktime e zgjedhje etiko-morale?

Idlir
Idlir

71


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Çfarë është ndërgjegjja?

Mesazh  LaNi 25.06.11 18:33

Çfarë është ndërgjegjja?

A do ta kuptojme ndonjëhere gjithqka per ndergjegjen? ndoshta jo Thote Kathy sykes pedagoge shkencash në Universitetin e Bristolit dhe bashkëdrejtuese e “Cheltenam Science Festival”. Tani jemi të detyruar të përdorim trurin për të kuptuar funksionimin e tij, por shpresoj që në rrjedhën e jetës t’i afrohemi më shumë faktit për të zbuluar se rreth kujt dhe cilët jemi në të vërtetë.


PSe shkenca ska ende pergjigje te sakët per kete ?
LaNi
LaNi

12


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  gjilanasi 25.06.11 19:34

Prova e pare formale qe ndergjegja nuk e ka seline ne trup eshte udhetimi astral.
Aty njeriu e sheh trupin e tij qe qendron sikur kufome gjate udhetimit te tij ne bote dhe ne dimensione tjera.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Ekonomisti 27.06.11 14:23

Po udhetimi astral eshte pa asnje lloj diskutimi prove bindese, se egzistimi i vetdijes nuk eshte dicka substanciale.
Une e praktikoj vet kete udhetim ne te shumtat e rasteve pavetdishem e ndiej temperaturen e ajrit kur fluturoj, por me vjen inat pse shqisen e te shikuarit nuk e kam shume zhvilluar dhe pse nuk mund te dal me vetdije ne trup astral, nuk e di nese arrihet te zhvillohet kjo shqise ne trup astral? dhe si? Do ta vlersoja shum nje pergjigje.
Ekonomisti
Ekonomisti

23


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Xhemajl 27.06.11 16:22

ekonomisti shkruajti:Po udhetimi astral eshte pa asnje lloj diskutimi prove bindese, se egzistimi i vetdijes nuk eshte dicka substanciale.
Une e praktikoj vet kete udhetim ne te shumtat e rasteve pavetdishem e ndiej temperaturen e ajrit kur fluturoj, por me vjen inat pse shqisen e te shikuarit nuk e kam shume zhvilluar dhe pse nuk mund te dal me vetdije ne trup astral, nuk e di nese arrihet te zhvillohet kjo shqise ne trup astral? dhe si? Do ta vlersoja shum nje pergjigje.
Ndoshta nga praktiket e shumta mund ta persosesh.
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  nitty 28.06.11 22:35

LaNi shkruajti:Çfarë është ndërgjegjja?

Ja një këndvështrim i im i lidhur me fenë.

Për mua Ndërgjegjja është produkt i vetëdijes dhe frikës!

Të gjithë e dimë që moralin dhe frikën e ka ''shpikur'' feja (i ka dhënë këmbë duke e përforcuar dhe krijuar rrënjë në njeriun),unë jam shumë i sigurt që po të mos ekzistonin këto dy veti ndërgjegjja do të kishte shumë pak ndikim në ne.

Po të zëmë që asnjëherë nuk ka ekzistuar feja,a do kishim ndonjëherë ne ndërgjegje.

Unë mendoj që PO.

E kemi vetëdijen dhe në momentin që një njeri i pjekur të jetë i vetëdijshëm për atë që bënë,ai do të gabon shumë rrallë.Një njeriu nga gabimet e rralla do ti krijohej ndërgjegjja.

Kur të gabojm shpesh herë në bëhemi një lloj detektivësh dhe gjejmë gjithmonë fajtorë,që nuk janë vetja jonë natyrisht.Gabim shumë i madhë nga ana jonë,nëse kemi gabuar duhet ulur dhe menduar me qetësi se ne çka u ndeshëm,çfarë bëmë,duhet të mendojm shumë duke e parë veten si fajtor kryesor e jo të arsyetohemi se ai po ajo janë shkaku i gabimit tonë.

Nëse mësohemi ti fajsojm të tjerët ndërgjegjja do të largohet nga ne,se në një farë mënyre jemi ne që i themi,''ne nuk gabojm,ata të tjerët ma bënë,ata s'më lejuan''.Ky largim i ndërgjegjës tek njerëzit sjell së pari mos pjekuri,gjaknxehtësi,superlativitet,bëhen më komandues e gjerë tek ato kulminantet.

Prandaj mendoj që feja edhe një herë sfidon dukshëm shkencën duke treguar më shumë mbreslënie tek njerëzit,gjë që është shumë pozitive në këtë rastin e ndërgjegjës.
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Albaniaa 31.07.13 9:17

Disa thenie per ndergjegjen njerezore:



Kush do ta degjoje zerim e ndergjegjes , ai duhet te vendose qetesi per rreth dhe brenda vetes {Graf}

Ligji qe rron brenda nesh quhet ndergjegje, Ndergjegja eshte pra, perkimi i veprimeve tona me kete ligj {Kant}

Ndergjegja vlen sa nje mije deshmitare {Kuintilian}

Ndergjegja eshte zeri i brendshem qe na paralajmeron se veprimet tona i vezhgon dikush {Menken}

Ndergjegja e paster nuk i trembet as genjeshtres, as thashethemeve, as shpifjeve {Ovidi}

Plaget ndergjegjes nuk mbyllen kurre {Publil Sir}
Per emrin e mire kujdesen shume njerez, per ndergjegjen vetem disa {Publil Sir}

Ndergjegja denon here-here edhe atje, ku ligji nuk e ben kete {Publil Sir}

Ndergjegja e paster nuk tremget te futet mes njerezve, ndersa e turbullta trembet edhe nga vetmia {Seneka, i riu}

Jeton ne paqe me ndergjegjen tende , pa njerezit le te flasin c'te duan {Servantes}

Ndergjegja e kulluar nuk eshte gje tjeter vecse gezim per shkak te gezimit qe i ke dhuruar nje njeriu tjeter {Ludvig Fojerbah}

Ne qofte se do te flesh top, merr me vete ne shtrat ndergjegjen e paster {Franklin}

Stolia me e mire eshte ndergjegja e paster {Ciceron}
Njeriu duhet te jete sudimtar i vullnetit te tij dhe shkllav i ndergjegjes se tij {Ebner- Eshenbah}
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Albaniaa 31.07.13 9:18

Ndergjegjia eshte sinqeriteti ne vetvete.Nese je i ndergjegjshem me veten,shume lehte do jete te jesh dhe me te tjeret.Ndergjegja na ndihmon te marrim vendime qe marrim,eshte ne nje fare menyre sinjalizuesi yne nese ajo qe po bejme eshte e mire apo anasjelltas
avatar
Albaniaa

409


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Berti69 29.08.16 13:27

Ka tre shkolla kryesore të mendimit.
Teoria e rendit më të lartë, thotë se vetëdija është truri që sheh nëpër veprimtarinë e tij. Truri është një makinë që ndërton simulime, se si funksionon bota e jashtme dhe vetëdija është simulimi që truri i bën vetvetes.
Teoritë e hapësirës globale të punës argumentojnë se vetëdija është diçka që ndodh kur pjesë të ndryshme të trurit, lidhen së bashku për të ndarë informacionin.
Dhe teoritë biologjike shohin për një proces apo strukturë specifike brenda trurit, që krijon vetëdijen; si luhatjet e sinjaleve ndërmjet neuroneve, që shfaqen në skanimet e trurit të subjekteve të ndërgjegjshëm.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërgjegjja! Empty Re: Ndërgjegjja!

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi