Çfare eshte Masoneria
2 posters
Faqja 1 e 1
Çfare eshte Masoneria
Çfare eshte Masoneria?
nga M. W. EDGAR L. SHEPLEY, Mason i Madh i Lozhes se Madhe te Filipineve
Ne lexime , kerkime apo thjesht te degjuar nga zera te ndyshem Masoneria trajtohet si nje argument jo rastesisht i pashpjegueshem, i mistershem, mistik ose edhe thjesht terheqes per kureshtaret e ndryshem, kjo pasi na ka munguar informacioni.
Ajo nisi te permendej bindshem pas daljes se librit te famshem Kodi i Da Vinçit, ne te cilin pa hyre ne detaje permendeshin dhe hamendesoheshin nga shkrimtari lidhje me simbolet masone, por kjo nuk do te thote se ndoshta para daljes se librit te apasionuarit pas mistereve simbologjike te mos kishin informacione mbi kete organizate e cila kohet e fundit dergoi ne Shqiperi nje te deleguar le ta quajme keshtu, per te antaresuar ne radhet e saja edhe persona te rendesishem shqiptare.
Mos te na duket çudi qe ndoshta ne radhet tona do te kemi te bejme me nje mason, qe sigurisht nuk do te na prezantohej si i tille pasi do te ngjallte tek ne nje ndjenje te çuditeshme kureshtjeje!
Ky artikull eshte reduktuar dhe ne formen e nje interviste per ta bere me te kuptueshem qellimin e kesaj organizate dhe ate çka ajo perfaqeson.
Behet fjale per nje rrefim ad- hoc te nje perfaqesuesi te kesaj organizate i cili shpjegon veçorite qe perfaqeson Urdheri i tyre, perveçimet qe iu behen e te tjera, te cilat po i le te zbulohen gjate rrefimit.
Desheroj ti drejtoj vemendjen time jo-Masoneve dhe familjeve te Masoneve pasi qellimi im eshte te shpjegoj Urdherin tone ne menyre qe te behen te qarta qellimet tona dhe arsyeja e ekzistences se organizates tone.
Çfare eshte Masoneria?
Masoneria eshte nje sistem morali e cila kerkon tu mesoje njerezve si te jetohet nje jete e drejte. Masoneria e lashte lidhte me nje kontakt, ose vinte ne prove, nje burre per nje periudhe vitesh, gjate te cilave do ti mesoheshin vlerat themelore te nje pune qe pritej te kryente per te gjithe jeten.
Pasi mbaronte kete praktike, ai ngrihej ne detyre dhe behej Antar i Urdherit. Kjo i jepte privilegjin te kerkonte pune kudo dhe te udhetonte ne vende te tjera ku te punonte dhe te gezonte frutet e punes se tij.
Per faktin se ishte Ortak i Urdherit ky privilegj i njihej edhe ne periudha ne te cilat udhetimet ishin shume te veshtira dhe te huajt shiheshin me dyshim. . Ne krye te Urdherit qendronte Mjeshtri i cili ishte nje njeri qe kishte nje njohje te madhe dhe nje talent te veçante qe e kualifikonte per te ballancuar, kuptuar dhe drejtuar punen e antareve te Urdherit.
Cilat jane fillimet e Urdherit dhe te ashtequajturat simbolet Masone?
Gjurmet e kesaj organizate kane humbur ne periudhat e erreta te Mesjetes dhe nuk eshte e mundur te vihet nje date e fillimit te Urdherit. Megjithate tashme jane te njohura se skuadra, kompasi, vizorja dhe veglat e tjera te punes te nje muratori shfaqeshin siper ndertimeve dhe godinave qe u paten bere dymije vite perpara Krishtit.
Keto simbole kishin te njejten domethenie qe kane edhe sot per ne. Madje kemi siguruar se keto organizata te lashta kishin nje kod te cilesuar moral, pas te cilit çdo anetar ishte i lidhur ngushte.
Ky Kod eshte i njejti qe qeveris sot Urdherin tone. Eshte ai i dashurise vellazerore, e ndjekjes te se vertetes dhe bazohet mbi vellazerine njerezore.
Masoneria Vepruese lulezoi qe nga fillimi i historise se saj dhe vazhdoi pa nderprerje pergjate Mesjetes .
Ne fund te kesaj periudhe, burrat qe nuk ishin artizane, por qe kishin te njejtat ideale dhe te njejtat aspirata, u pranuan ne Urdher prandaj Masonet veprues gradualisht u bene nje pakice.
Dalengadale qe masonet jo operative beheshin nje mazhorance, Masoneria behej spekulluese, dhe mesimet e saja, edhe pse ishin akoma te njejtat, ishin te drejtuara gjithnje e me shume drejt moralit dhe etikes se burrit.
Ne vend qe te ndertonin ndertesa prej guri, drejtimi qe, qe te ndertoheshin vepra te medha ne zemren e njerezve, te krijoheshin qytetare me te mire dhe me te domosdoshem dhe te inkurajoheshin qe te ndihmonin ate qe nuk ishte anetar i Urdherit.
Ciles fe i perket Masoneria?
Thuhet se Masoneria eshte ateiste, por si mund te jete e vertete kjo, nese fillimin dhe fundin e çdo mbledhjeje e hapim me nje lutje ne te cilen gjendet gjithnje libri i Shkrimit te Shenjte i hapur ne altaret tona.
Nga ana tjeter, eshte thene se Masoneria eshte e tipit fetar...
Nje percaktim me i qarte do te ishte se Masoneria nuk eshte nje fe por eshte fetare. Feja merret me marredhenien njerezore me Qenien e Larte ndersa Masoneria merret me marredheniet e njeriut me njeriun.
Nese konsiderohet kjo lidhje, eshte e pamundur te injorohet aspekti fetar. Prandaj mund te thuhet se Masoneria eshte plotesuese ndaj fese por nuk mund te thuhet se konkuron me te.
I rekomandojme antareve tane te nderojne Zotin dhe gjerat e shenjta. Ato duhet te besojne jo vetem ne nje Qenie madhore por edhe ne pavdekshmerine e shpirtit. I rekomandojme atyre te ndjekin Kishen e zgjedhur prej tyre dhe te marrin pjese ne veprimatarite e saj.
Ne pohim te ketyre kritereve dhe ne kundershtim me akuzat, kemi midis antareve tane shume prifterinj te kishave te ndryshme protestante, si madje laike te larte katolike te cilet mund te pohojne qe ne pranojme te gjitha emertimet, qe kemi si baze besimin ne nje Zot te vetem dhe ne pavdekshmerine e shpirtit.
A eshte organizata Masone nje shoqeri sekrete?
Kemi qene fajesuar se jemi nje shoqeri sekrete dhe kjo i jep shkas dyshimit se mund te japim mesime ne kundershtim me interesin e mazhorances.
Ne kuptimin qe kemi disa simbole dhe shenja njohese qe shpresojme te jene te njohura vetem nga ne, jemi nje shoqeri sekrete. Keto shenja kane qellimin te na bejne te njohur nga vellezerit qe mund te takojme, pasi do te ishte e pamundur per çdo Mason te njihte seicilin nga miliona vellezer.
Pasi kemi njohur nje antar tjeter te Urdherit, ne kete menyre, kemi sigurine qe ai eshte nje njeri qe ka te njejtat ideale, qellime dhe principe tonat dhe qe kemi nje interes te perbashket. Kuptohet pra qe ai eshte plotesisht ne pershtatje me te gjithe ne.
Persa i perket sekreteve te tjera qe mund te kemi, ne te vertete ato nuk ekzistojne. Principet dhe besimet tona mund te gjenden ne shume publikime, ne Enciklopedine Britanike, Fjalori, sa per te cituar dy.
Ne punojme per te njejtat gjera per te cilat ne thelb punojne njerezit me deshire te mire dhe ambicja jone eshte te ndihmojme njeriun te ngrihet ne nivel me te larte. Ne promovojme paqen, meshiren te cilat jane gjerat me te bukura dhe me te çmuara te jetes.
A i duhet mbajtur sekret perkatesia ne Urdherin Mason, pjestareve te familjes e te tjereve?
Grave te masoneve dua tu them se: nese ju e inkurajoni bashkeshortin tuaj te jete nje Mason dhe jo vetem nje antar i Urdherit, nese ju do ta ndihmoni te vere ne jete ato mesime te medha te moralit pertej lozhes qe i keni mesuar, do te kuptoni se ai do te jete nje bashkeshort, nje baba dhe nje burre me i mire.
Persa i perket ju Masoneve, une ju ftoj qe ti informoni familjet tuaja per qellimet tuaja, ju ftoj ti beni te ditur te gjitheve qe te ndiheni me te vertete te nderuar se jeni Mason dhe qe te mos keni asnje motiv per tu justifikuar per perkatesine tuaj ne Urdher.
Jomasoneve une i kerkoj te na konsiderojne si nje organizate qe vepron per te miren e njerezimit dhe per permiresimin e jetes se seicilit. Ne jemi nga i njejti trung pasi bejme pjese ne te njejten natyre dhe ndajme si ju shpresa te njejta.
(marre nga Rivista Massonica, nr. 4 – prill 1972, fq 196).
Perktheu Dorina Xheraj

Admin- 1132
Re: Çfare eshte Masoneria
Sipas Xhasper Ridlit, në Angli, në Francë, dhe në Evropën e Mesme, në Mesjetë, ka mbisunduar mendimi se muratorët janë ndryshe – dallojnë nga njerëzit tjerë. Ata ishin specialistë muratorë... ishin artizanë thellësisht të respektuar... Në Evropën e Mesme, shumica e popullësisë ishin çifçinj që punonin në pronat e feudalëve, që kurrë nuk ishin larguar nga vendlindja, përfveç ndonjëherë deri në tregun më të afërt... Muratorët udhëtonin në tërë vendin. Andaj ATA ishin ndryshe. Ata ndërtonin me gurë, në fillim ishin të rralla ndërtimet me gurë, vetëm pallatet mbretërore ngriheshin me gurë, dhe ndonjë ndërtim që më parë jepte leje mbreti, si kisha, katedrale, famulli, kështjella apo ndonjë urë me rëndësi.... Në Francë, në mes të viteve 1050-1350 u ndërtuan 80 katedrale, 500 kisha të mëdha dhe shumë famulli Në Angli ndërtimi i katedraleve shpesh zgjaste edhe mbi 100 vjet. Ndërtimi i tyre kërkonte mjaft shumë fuqi punëtore – profesionale dhe jo profesionale (argat). Muratorët ishin punëtorë profesionalë. Ekzistonin dy kategori. Kategoria e parë: “gurgdhendës-murator i thjeshtë” ose “Gurgdhendës i vrazhdë”. Kategoria tjetër quhej “murator fin”, muratorë me profesion të lartë, të cilët latonin dhe zbukuronin fasadet... Këta punonin me gurë të butë kretor-deltinor (Ky lloj guri gjendej në Angli por edhe në vende të tjera të Evropës) dhe quhej “Gur i lirë”, ndërsa muratorët që përpunonin-latonin këtë gur quheshin “muratorët e gurëvë të lirë”, që shpesh shkurtohej në “Muratorë të lirë”. Meqë ishin të njohur për shkathtësitë dhe aftësitë e tyre muratorët ftoheshin nga peshkopët dhe abatët për të ndërtuar katedrale. Merrnin oferta nga viset tjera të Anglisë, Francës dhe Gjermanisë që ta lënin punën dhe të shkonin atje për fitime-mëditje më të larta. Peshkopët dhe abatët dëshironin të pengonin shkuarjen e tyre pa përfunduar punimet, andaj, kushtet e përfundimit të punimeve caktoheshin me kontrata. Shpeshherë me këto kushte, muratorët nuk pajtoheshin, andaj mbreti shfrytëzonte fuqinë
dhe autoritetin e vet që t’i detyronte ata që të punonin për të, madje edhe me dhunë barteshin deri në vendpunishte. “Masoneria ka një mendim të lartë, një mburravecëri për vete se ajo është diç e veçantë “ Mu për atë që Zoti i krijoi njerëzit që të jenë mbi të gjitha gjallesat, ashtu i krioi masonët që të jenë mbi të gjithjë njerëzit tjerë. E gjithë kjo ishte një ide e pakuptimët, por masonëve kjo u pëlqente. Meqë besonin atë që dëshironin, lexojmë në librin e përmendur të Xhasper Ridlit. Në periudhën 1555-1700, shkruan Ridli, u bënë ndryshime edhe në masoneri... Sindikatat e muratorëve, të cilat kishin pranuar doktrinën e Kishës katolike, tash nuk ishin më të paligjshme. U krijuan organizata intelektualësh të cilat ishin të gatshme për një tolerancë fetare dhe për miqësi në mes të njerëzve të feve të ndryshme. Mendonin që një besim i thjeshtë në Zotin mund të zëvendësojë doktrinën kundërthënëse fetare. Me gjuhën e asaj kohe “muratorët e pranuar” ose “zotërinjë muratorët”, si quheshin më shpesh në Skotlandë, u zëvendësuan me “muratorët operativ”, më vonë muratorët e pranuar u quajtën “muratorë spekulativ”, por këto shprehje nuk janë shfrytëzuar gjer në vitin 1757. Nuk ka prova të sigurta se si u bën këto ndryshime, ka vetëm supozime dhe skjarime që janë në kundërshtim njëra me tjerën si të vetë masonëve po ashtu të antimasonëve... Ka qenë një traditë e gjatë e shoqatave zejtare që për anëtarë të pranonin edhe njerëz që nuk ishin kurrëfarë zejtarësh. Shoqata e zejtarëve të Londrës (shoqata më e vjetër ishte e endësve, e formuar më 1155), në fillim përbëhej vetëm nga anëtarë të një zejeje të caktuar… Muratorët spekulatorë (në kundërveprim me muratorët e vërtetë, ata “veprues”, në realitet, ishin anëtarë nderi. Me kalimin e kohës dhe me mbizotërimin e “spekuluesve” këto esnafëri punëtorësh u shndërruan në (free masons) vëllazëri të muratorëve të lirë ose të pavarur. Muratorët që punonin me gurë ranorë në Skotlandë ishin më pak të suksesshëm, sa i përket pozitës së priveligjuar (nuk gëzonin privilegje) meqë në Skotlandë nuk kishte gurë të tillë. Në Skotlandë koha e shegertit u shkurtua për të fituar gradën e mjeshtrit murator, andaj ata u përpoqën të përforcojnë pozitën e tyre përmes parullave të cilat i dinin mjeshtrit muratorë, por jo shegertët paraprak. Në kët mënyrë njiheshin mesveti dhe u pamundësonin shegertëve të kryenin punët e tyre. Parulla ishte e njohur si “Besa masone”. Në Skotlandë ishte bërë shprehi të ftoheshin njerëzit me influencë për r’u bërë anëtarë të shoqatës...

Albaniaa- 409
Re: Çfare eshte Masoneria
Siç pamë më lart ekzistojnë shumë rrëfime dhe legjenda mbi zanafillën dhe zhvillimin e masonerisë. Pas themelimit të Lozhës së Madhe të Londrës (1717), sipas urdhërit të Lozhës së Madhe, thekson Xhasper Ridli, në vitin 1723, i mblodhi dhe i publikoi, teologu i njohur, skocezi, z. Xhems Anderson (James Anderson), në librin e tij: “Libri mbi konstitucionet” (diku quhet edhe Kushtetutë e diku Statut). Në Statutin e Andersonit, shkruan: muratori duhet t’i përkulet ligjit të moralit; të lidhet për fenë që përcaktohen shumica: nuk guxon të përziehet në komplote kundër të mirave të vendit; të mos përzihet në politikë dhe religjion, etj... Popovski thotë se Andersoni punoi në këto dokumente plot gjashtë vjet, titulli i të cilave ishte: Detyrat e muratorëve të lirë të nxjera nga arkivët e vjetër, si nga lozhat përtej detit, ashtu dhe nga lozhat angleze, skotlandeze, dhe irlandeze, për nevojat e Lozhës në Londër – për t’i lexuar me rastin e pranimit të vëllezërve të rinj apo kur këtë urdhëron Mjeshtri”. Shihet se Andersoni është bazuar dhe frymëzuar në idetë e Valentin Andresë dhe Jan Komenskit. Këtë e vërtetojnë detyrat që dalin për muratorët e lirë: Muratori i lirë ka për detyrë t’u nështrohet ligjeve të moralit dhe nëse detyrën e vet e kupton mirë, nuk do të jetë i humbur nga Zoti, e as jobesimtar… Secilit anëtarë i lejohet përcaktimi i lirë fetar… Idetë e Komenskit, thekson Popovski, u përkrahën në tërësi, ndërsa pjesë të librit u përshkruan me dorë, u përhapën dorë pas dore. Ja disa frangmente, sipas Popovskit, që janë ruajtur deri më sot: “Drita duhet t’i afrohet gjithë njerëzisë… Nga dezorganizimi e shkatërrimi t’i kthehemi bashkimit, nga gabimet-mashtrimet kah thjeshtësia, nga dhuna kah liria. Të gjithë jetojmë në një vatër. Në Tokë, të gjithëve na ngroh një frymë jetësore. Të gjithë jemi krijuar nga e njëjta materie. Kush mund t’na pengojë që të bashkohemi në një bashkësi, me të njëjtat ligje... Për të arritur këtë duhet t’i kthehemi rrugës së mbretërisë, gjegjesisht dritës hyjnore, paqes dhe sigurimit, rrugës së bashkimit dhe lirisë... Rruga e lirisë kërkon që njerëzimi të hulumtojë, të vlerësojë dhe të bëjë vepra të mira, jo nga shpërblimi apo nga frika, por nga dëshira, vullneti i lirë... Liria është hyjnore të cilën vetë Zoti, sipas shembëlltyrës së tij, ia ka dedikura njeriut...Të gjithë ju që keni në zemër shpëtimin e juaj dhe të familjes suaj, dhe i frikësoheni Zotit, pavarësisht se cilit komb, gjuhe dhe sekti i takoni, të gjithë juve që u janë neveritur mashtrimet njerëzore, të krijojmë një bashkësi e cila di se çka do, çka duhet të gjakojë dhe çka duhet të bëjë…. Ejani ta lidhim një marrëveshje të shenjtë: që të gjithë ne ta kemi parasyshë një qëllim të përbashkët – shpëtimin e njerëzimit. Gjuha, kombësia, sekti, të jenë të parëndësishme... Më 1734 në Filadelfi, Fraklin Benxhiamini, i cili vetëm një vit më parë kishte hyrë në Lozhën Shën Gjoni, në Tun Tavern, publikoi Konstitucionet e Andersoni të viteve 1723, ku shkruante: “Ribotoi Franklini më 5734. Ky vit, sipas Xhems Usherit, teolog nga sh.XVII, ishte viti kur Zoti 4004 vjet para lindjes së Krishtit, krijoi Botën. Masonët mendonin se bota u krijua 4000 vjet para Krishtit, andaj u mor edhe si zanafilla e masonëve, thekson Xhasper Ridli. Edhe Anri i kushton një vend të gjërë Konstitucioneve të Andersonit, dhe ndër të tjera ai shkruan:... 48 faqet e para na njoftojnë me të kaluarën e “Vëllazërisë Masone, që nga koha e Biblës deri në sh. 17”. Në vazhdim përshkruhen Detyrat dhe Zotimet e masonëve; pasojnë rregullat e përgjithshme dhe mënyra se si themelohen lozhat e reja. Në fund libri përmban një numër kengësh masone: Kënga e Mjeshtrit; Kënga e Mbikëqyrësit; Kënga e Kompanionit dhe Kënga e kallfës...Neni I i Konstitucioneve të Andersonit përmban dhe përmbledh filozofinë e tolerancës. Na përkujton, se nëse në të kaluarën masonët në secilin vend ose komb ishin të detyruar ta përfaqësonin religjionin e atij vendi dhe të atij kombi, pavarësisht cili ishte”, tash si më i përshtatshëm konsiderohej religjioni që përfaqësonin shumica” (me çka tregohej njëfar ndërgjegjeje universale.
Albaniaa- 409
Re: Çfare eshte Masoneria
Piramida dhe syri sipër piramides
Dan Braun, në romanin Engjëj dhe djaj thekson se piramida, është një simbol i fshehtë, që paraqet prirjen drejtë lartësisë, drejt burimit të dritës. Syri brenda trekëndëshit është një simbol që çdoherë gjendet në llozhat masonike dhe në të gjitha publikimet masonike... tregon aftësitë e të përndriturve për të parë gjithçka e kudo... pra simbolizon syrin e zotit... Disa thonë se piramida me nje sy është simboli kryesor i illuminatit-masonerisë, i huazuar nga Egjypti i Lashte, dhe se është simboli i Horusit, perendia e Diellit, qe simbolizon ndriçimin, illuminiminizmin. Sipas Darius-it “Syri" nuk eshte thjesht shqisa fizike e te parit, por syri i mendjes dhe i shpirtit. Ky Sy në besimin Hindu quhet si "syri i trete" i mendjemprehtësisë, Syri i Osirisit në Egjyptin e Lashtë dhe Syri që Sheh çdo gjë... Ylli gjashtëcepësh, i njohur si Ylli i Davudit, simbol i çifutëve, sipas Harunit, origjinën e ka në Egjiptin e vjetër... Pesë shqisat: themeli i të gjitha diturive – veshi me të cilin thithim zërin dhe përjetojmë kënaqësinë muzikore dhe me të cilin mund t’u ikim shumë pakënaqësive. Sytë – me ndihmën e të cilëve dallojmë objektete, formën, ngjyrën, lëvizjen. Ndijimi (prekja) – shqisa më univesiale. (Këto tri shqisa janë më të rëndësishmet të masonët; të shihen shenjat, të dëgjohen zërat dhe të ndjehen prekjet). Dy shqisat tjera janë: shqisa e shijes, dhe të nuhaturit (erës).

Similar topics
» Njeriu enigmatik!
» Cfare eshte Antimaterja
» Çfarë është Halloween!
» Çfarë është Tokëzimi?
» Ndërgjegjja!
» Cfare eshte Antimaterja
» Çfarë është Halloween!
» Çfarë është Tokëzimi?
» Ndërgjegjja!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi