EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendja mbi materien

Shko poshtë

Mendja mbi materien  Empty Mendja mbi materien

Mesazh  Siroco 08.12.15 14:11

Truri mund t’u japë formë muskujve

Mendja mbi materien  20151207201204641646

Hulumtimi i ri sugjeron se muskujt reagojnë ndaj mendimeve të thjeshta të ushtrimeve; thjesht duke e imagjinuar ushtrimin mund t’i gënjejmë muskujt që ta vonojnë atrofinë dhe madje edhe të forcohen. Kjo është një provë e mëtejshme se truri dhe trupi, të cilat kanë evoluar së bashku, janë më shumë të bashkuar se të ndarë.

Për ta demonstruar fuqinë e trurit, hulumtuesit në Universitetin e Ohios e mbështollën me allçi njërën dorë të dy grupeve të pjesëmarrësve të studimit – duke i bllokuar muskujt e tyre për katër javë. Njëri grup u udhëzua të qëndrojë pa lëvizur dhe t’i imagjinojë intensivisht ushtrimet për 11 minuta, pesë ditë në javë. Më shumë se vetëm një ëndërr e të shkuarit në palestër, pjesëmarrësit u udhëzuan t’ia kushtojnë të gjitha energjitë e tyre mendore drejt imagjinatës së ushtrimit të muskujve të tyre të krahëve.

Grupit tjetër të pjesëmarrësve të studimit nuk iu dhanë udhëzime specifike. Në fund të katër javëve, ushtruesit mendorë ishin dy herë më të fortë se të tjerët.
Hulumtuesit përdorën gjithashtu skanimet magnetike për ta izoluar zonën e trurit përgjegjëse për muskujt specifik të krahut. Pjesëmarrësit që imagjinojnë stërvitje jo vetëm që kishin krahë më të fortë, por edhe tru më të fortë; ushtrimet e tyre mendore krijuan rrugë të forta neuromuskulare.

"Ajo që studimi ynë sugjeron është se ushtrimet me imazhe mund të jenë një mjet i vlefshëm për t’i parandaluar apo ngadalësuar muskujt që të bëhen më të dobët kur një problem shëndetësor e kufizon lëvizshmërinë e një personi", tha në një deklaratë për shtyp autori i studimit Brian Clark, profesor i fiziologjisë dhe neuroshkencës në Ohio University Heritage College of Osteopathic Medicine.

"Zbulimi më me ndikim, megjithatë, nuk është aplikimi i drejtpërdrejtë klinik, por mbështetja që kjo punë e ofron për ta kuptuar më mirë rëndësinë kritike të trurit në rregullimin e forcës së muskujve", shtoi Clark. "Ky informacion mund ta ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si mendojmë për dobësinë e muskujve tek të moshuarit".

Studimet e mëparshme kanë treguar se ushtrimi mendor mund t’i bëjë në fakt muskujt më të fortë (në krahasim me thjesht parandalimin ose ngadalësimin e atrofisë), dhe se të menduarit në lidhje me ushtrimin i aktivizon të njëjtat zona të trurit si ushtrimi real.

Sigurisht, studiuesit nuk janë duke e sugjeruar eliminimin e ushtrimeve; asgjë nuk funksionon aq mirë sa inkurajimi i shëndetit të trupit dhe trurit si gjëja e vërtetë.

Koha.net
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi