Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
3 posters
Faqja 1 e 1
Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
Njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo.
Por jo vetëm kaq, vet shkenca mjekësore ka arritur në disa përfundime sipas të cilave mendja ndikon në shërimin e trupit.
Këtë fakt e shpjegon më së miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja "dua të pëlqej" dhe është një tabletë ose preparat mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese.
Placebo është thjesht një efekt dhe për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.
Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt. Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos:
Placebo të vërtetë ose të pastër: kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra.
Placebo false ose pseudoplacebo: ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh antibiotikët kundër një infeksioni me virus.
Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo-efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin.
Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi.
Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike. Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis.
Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë (Placebo psikoaktive), aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.
Placebo psikoaktive nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij. Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve.
Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe "studime të verbëta dyfishe" pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon.
Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor. Efekti i placebos është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike.
Blerina Toslluku
gjilanasi- 361
Re: Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
Une di nje metode qe eshte mbajtur fshehte deri me sot dhe qe e kam praktikuar dhe funksionon por kerkon besim te fort dhe qendrueshmeri.
Nese keni dhimbje ne nje pjese te trupit psh ne krah, dore etj duhet qe te merrni fryme thelle dhe nxjerrjen e frymes ta beni (ta imagjinoni) ne pjesen ku keni dhimbje por nuk funksionon nese e provoni vetem per disa minuta por duhet nje kohe me te gjate.
Nese keni dhimbje ne nje pjese te trupit psh ne krah, dore etj duhet qe te merrni fryme thelle dhe nxjerrjen e frymes ta beni (ta imagjinoni) ne pjesen ku keni dhimbje por nuk funksionon nese e provoni vetem per disa minuta por duhet nje kohe me te gjate.
Hagel- 61
Re: Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
Mendja ka fuqi te jashtzakonshme,por duhet arrit ta kontrollosh ate,ndryshe ne jemi nen kontroll te saj rregullisht...!
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Re: Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
Mendja esht lemsh i vertet...por mendimi mund te zgjidhet per ate qe deshiron te besh dhe mund te sheroj dhimbje mjafton te kesh vemendjen aty ku ke dhimbje...por kjo kerkon qe te jesh pozitiv gjithsesi,baza esht dashuria,ajo terheq perher ate qe don ..........
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Similar topics
» Truri
» Komplot boteror apo pa aftesi e OKB.s
» Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?
» Mendja
» Uji ka aftësi të mbajë mend dhe të bartë informacione
» Komplot boteror apo pa aftesi e OKB.s
» Shqisa e gjashtë, aftësi e mbinatyrshme?
» Mendja
» Uji ka aftësi të mbajë mend dhe të bartë informacione
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi