Mendja
5 posters
Faqja 1 e 1
Mendja
Mendja
Mendja (gre. nous, lat. mens, ang. mind, fra. esprit) është veprimtaria e trurit dhe në veçanti, shkallëve të vetëdijes si personaliteti, mendimi, dëshira, perceptimi, arsyeja, kujtesa, përfytyrimi, mençuria dhe emocioni.
Megjithëse shumë lloje kafshësh ndajnë me njeriun disa prej këtyre aftësive, emërtimi është i lidhur zakonisht me qeniet njerëzore.
Ka shumë teori se çfarë është mendja dhe si ajo funksionon të cilat e kanë zanafillën e tyre në lashtësinë greke me Platonin dhe Aristotelin, dhe në filozofinë indiane.
Teoritë parashkencore, që ishin rrënjosur në teologji, përqendrohen në marrëdhënien mes mendjes dhe shpirtit, i cili hamendësohet thelbi mbinatyror ose hyjnor i njeriut.
Teoritë moderne, të bazuara në kuptimin shkencor të trurit, e shikojnë mendjen si një dukuri të psikologjisë, dhe emërtimi përdoret shpesh pak a shumë si bashkëemërtim me ndërgjegjen.
Çështja me të cilën aftësitë njerëzore përbëjnë mendjen është po ashtu shumë e debatueshme. Disa argumentojnë se vetëm funksionet mendore "të larta" përbëjnë mendjen: veçanërisht arsyeja dhe kujtesa.
Në këtë pikëpamje emocionet si dashuria, urrejtja, frika, gëzimi janë më shumë "primitive" apo varësi e natyrës dhe duhet të shihen si të ndryshme në natyrë ose prejardhjen e mendjes.
Disa të tjerë argumentojnë se ana arsyetore dhe emocionale e njeriut nuk mund të ndahen, se ato rrjedhin nga e njëjta natyrë dhe prejardhje, dhe se ato duhet të mendohen si pjesë e mendjes vetjake (individuale).

Edituar për herë të fundit nga Explorer në 24.10.14 14:23, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Re: Mendja
Mendja e njeriut
Truri është pasuria më e madhe e njeriut. Shumica e shkencëtarëve mendojnë se është një tërësi atë qe e dime si mendje dhe si tru. Shprehja “mendje” përdoret më së shumti kur përshkruhen funksionet e rendësishme të trurit, si përbledhja e informacioneve, ruajtjen dhe përpunimin e tyre. Konsiderohet se mendja i përfshin funksionet e trurit siqë janë: emocionet, vetëdija, gjuha dhe intelegjenca, ndërsa nuk e përfshin rregullimin e proceseve fizike si frymëmarrja.
Dallimi i njeriut
Ajo që i dallon njerëzit nga shtazët e tjera është aftësia e tyre për të menduar, të ndërlidhin në një tërësi ngjarje që kanë ndodhur në kohë dhe vende të ndryshme, të formojnë koncepte abstrakte dhe të përfytyrojnë gjëra që asnjëherë si kanë parë dhe si kanë bërë. Njerëzit nuk janë të kufizuar të mendojnë vetëm për gjërat që ndodhin në afërsi të tyre. Ata mund të gjejnë zgjidhje për disa probleme, a në realitet mos t'i realizojnë asnjëherë. Mundet t'i rendisin të dhënat në mënyra të ndryshme, të veprojnë me mendimet e tyre, të paramendojnë për punë të ndryshme dhe të mbajnë mend ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën. Trashigimia e kulturës dhe traditës prej një gjenerate në tjetrën, prej një personi tek tjetri dhe prej një grupi në tjetrin i jep në disponim secilit në veçanti pasuri të madhe të fakteve dhe dijeve. Truri i njeriut proporcionalisht zë më shumë vend në kokë në krahasim me trurin e krijesava të tjera.
Botëkuptimet e vjetra
Gjithmonë njerëzit kanë pasur dëshirë instiktive të kuptojnë si punon truri, për arsye se në atë mënyrë mund të njihen më mire mes veti. Para mijëra vjetësh kanë menduar se mendja është e ndarë nga trupi në formë të materjes, gazit ose shpirtit të pa dukshëm. Më vonë filozofi grek Empedokle ( shek.V p.e.s) pohoi se mendimet transmetohen në trup nëpërmjet gjakut. Sipas tij, intelegjenca varet prej përbërjes së gjakut. Bashkohësi i tij Demokriti mendonte se psikologjia e njeriut është e përbërë prej atmove të lehta, të cilat shumë shpejtë qarkullojnë nëpër trup, por kryesisht ndodhen në tru. Në atë kohë, në lindje ka mbisunduar mendimi se zemra është qendra intelektuale e trupit. Hopokrati dhe pasardhësit e tij (shek. IV dhe V p.e.s) trurit i kanë dhënë rendësi më të madhe në aftësitë psikologjike të njeriut. Ata kanë menduar se truri është burim i zemërgjerësisë, një ndër katër cilësitë kryesore për njeriun emocionit, njohjes dhe ndjeshmërisë. Megjithatë ata nuk kanë ditur shumë për funksionimin e trurit. Galeni (shek.II p.e.s) ishte njeriu i pare i cili bëri një skicë detale për anatominë e trurit, falë përvojës së tij në mjekimin e gladiatorëve. Ai tek truri zbuloi tre hapsira të mëdha, të mbushura me lëng dhe ka besuar se funksionet e rendësishme të trurit janë të koncentruara në pjesët e forta rreth tyre. Deri në shek. XVII shumë anatomistë kanë besuar se qendrat e trurit ndodhen në një hapsirë të mbyllur.
Dituri të reja
Në fund të gjitha analizat mbi mendjen kaluan në hapsirën e shkencës, kjo erdhi si shkak i zbulimit të mikroskopit dhe dijeve të para për qelizat nervore. Nga fillimi i shek. XIX filloi ndarja e trurit në pjesë të cilat kanë funksione të ndryshme, si çdo pjesë tjetër e trupit që ka funksione të ndryshme. Dëmtimi i ndonjë flete të trurit shpesh shkakton edhe humbjen e funksionit qe e kryen. Funksionimet e trurit janë të renditura në pjesë të veçanta deri në kufij të caktuar. Për shembull e folura i përfshin të dy hemisferat e trurit dhe jo vetëm anën e majtë.
Gjatë shumë viteve shekencëtarët janë bazuar në fakte nga dëmtimet e ndryshme të trurit për të kuptuar cili është funksionimi i pjesëve të caktuara të trurit. Topografia kompjuteristike dhe rezonanca magnetike nukleare na japin pamje të anatomisë së trurit ndërsa pozitrona tomografike i tregon aktivitetet kimike dhe metabolike të indeve në tru.
Rezonanca magnetike nukleare është gjetja më e re dhe na mundëson qe të shohim se si punon truri. Kjo tregon çfarë ndodh në tru kur dikush dëgjon muzikë, lexon, flet ose mendon. Në analizën e trurit në ditët e sotme përfshihen specialist të ndryshëm si radiolog, fiziolog, psikolog, farmaceut, neurolog si dhe specialist kompjuterik. Si rrezulltat i këtyre analizave, sot kemi përgjigje për disa pyetje të cilat janë parashtruar para një shekulli.
Mendje e vetëdijëshme
Psikoanalisti i njohur Sigmund Fjord (1856-1939) kishte ndikim të madh mbi botkuptimin tone për mënyrën se si punon truri i njeriut. Edhe pse sot për shumë teza të tij është konstatuar se janë jocilësore, ai kishte të drejtë për një gjë, shumë gjëra që ndodhin në tru janë pasojë e asaj që është e lidhur me vetëdijen. Shkencëtarët e kanë pranuar këtë tezë të Fjordit dhe vazhduan më tej ta analizojnë në zbulimet e tyre.
Vetëdija jonë e cila duket se vepron me lirinë tonë, në esencë, mund të jetë iluzion i dhënë nga aktivitetet nervore në tru, i cili i kotrollon të gjitha aktivitetet tona të vetëdijëshme. Një ndër përparësit e mëdha të trurit të njeriut është aftësia e tij të përcakojë se çka ndodh në trurin e njerëzve të tjerë për të kontrolluar ose parashikuar sjelljen e tij. Kjo aftësi mund të jetë vazhdim i vetëdijes njerëzore, një rreth i veçantë më i lartë i vetëdijes që na mundëson të mendojmë për brendësinë e trurit tone, si t'i ndjejmë dhe t'i zbulojmë mendimet e njerëzve të tjerë.
Shumë gjëra të panjouhura
Truri i njeriut është sistemi më i ndërlikuar në gjithë universin. Truri është analizuar shkencërisht vetëm në 150 vitet e fundit dhe për aq kohë të shkurtër është arritur përparim i madh. Ne që jetojmë sot dime shumë të dhëna se si punon truri i njeriut, të cilat ishin të pa logjikshme për paraardhësit tanë. Pa mare para sysh këtë fakt ne ende jemi shumë larg momentit kur do te mund t'i sqarojmë misteret më të thella dhe më të errëta të mendjes. Problemi i vetëdijes, për shembull, është i pazgjishëm si ka qenë gjithmonë. Pyetjet tona a do tu duken te rëndomta pasardhësve tanë? Disa shkencëtarë besojnë se ne na mungon një zbulim i madh dhe i pa pritur, si teoria e relativitetit nga Ajshtajni, e cila kur do të zbulohet krejtësisht do ta ndryshojë mënyrën se si e përjetojmë botën rreth nesh dhe veten tone.
/S./

Elizza- 195
Re: Mendja
Secili prej nesh ka mendje dhe do te duhej te di se si ta shfrytezoje ate. Jane dy nivele te mendjes se njeriut: i vetedijes ose racional, si dhe i ndervetedijes ose iracional. Njeriu mendon me pjesen e vetedijshme te mendjes se vet. E tera qe e mendon shkon ne ndervetedije, pastaj, si force krijuese, nga thellesite e veta, udheheq veprimet e njeriut. Pra, nenvetedija eshte selia e te gjitha ndjenjave, por edhe pjese krijuese e personit. Po qe se mendoni per dicka te mire, e mira do t'ju ngjaje, po qe se keni mendime te keqija, do t'ju pasojne ngjarjet e keqija. Mendja e njeriut pikerisht ne kete menyre punon. Po qe se te menduarit tuaj eshte harmonik dhe konstruktiv, do te kenaqeni me shendet te persosur, me begati dhe suksese. Qetesia shpirterore dhe trupi i shendetshem jane rezultat i domosdoshem i te menduarit pozitiv...
Me verte mendja e njeriut eshte e perbere me keto qe ka thene ..Dr. Xhozef Marfi

Albaniaa- 409
Re: Mendja
Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
Njerëzit mund të çlirohen nga simptoma të ndryshme sëmundjesh vetëm duke besuar se kurat janë efektive, pavarësisht nëse ato janë apo jo.
Por jo vetëm kaq, vet shkenca mjekësore ka arritur në disa përfundime sipas të cilave mendja ndikon në shërimin e trupit.
Këtë fakt e shpjegon më së miri efekti Placebo. Fjala Placebo vjen nga latinishtja "dua të pëlqej" dhe është një tabletë ose preparat mjekësor, që nuk ka asnjë substancë ndikuese.
Placebo është thjesht një efekt dhe për nga definicioni nuk mund të ndikoj si medikament. Janë të njohura edhe operacionet-placebo si dhe gjilpërat-placebo të akupunkturës.
Në përgjithësi fjala placebo përdoret thjesht për diçka pa kurrfarë ndikimi, që megjithatë shkakton një efekt. Në mjekësi dallohen disa lloje të placebos:
Placebo të vërtetë ose të pastër: kështu emërohen medikamentet, të cilat përmbajnë vetëm laktozë ose amidon, si dhe mjete tjera ndihmëse si korrigjues të shijes ose ngjyra.
Placebo false ose pseudoplacebo: ato përmbajnë substanca që ndikojnë, por të cilat kanë aq doza të vogla ose nuk ndikojnë fare kundër sëmundjes për të cilën përdoren, p.sh antibiotikët kundër një infeksioni me virus.
Gjatë një shërimi spontan trupi mënjanon sëmundjen pa ndikime të jashtme. Gjatë placebo-efektit nxitet trupi që të shërohet, nën ndikimin e faktorëve te jashtëm, që së paku kanë një ndikim përforcues mbi shërimin.
Studimet kanë treguar se gjatë periudhave të traumave, njerëzit ngulitin përvoja që kanë nivele të larta përmbajtjeje emocionale. Trupi mund të mbajë informacion përtej nivelit të ndërgjegjes, si mekanizëm mbrojtës, kështu që kujtimet priren të shkëputen ose të kthehen në amnezi.
Informacioni nuk është i vlefshëm në gjendjen normale të ndërgjegjshme dhe mekanizmi mbrojtës i trupit na mban larg nga pozicioni ku vetëdija e trup/mendjes sonë e interpreton të dhimbshme apo traumatike. Një zonjë e quajtur Evy McDonald në vitin 1980 u diagnostikua me sëmundjen Amyotrophic Lateral Sclerosis.
Mjekët i dhanë asaj vetëm një vit jetë. Sot, pas shumë vitesh, ajo jo vetëm që është gjallë, por gëzon shëndet të plotë. Duke përdorur vetëm procese të kuptuara në mënyrë të thjeshtë (Placebo psikoaktive), aftësitë e trupit për të shëruar veten janë shumë më mbresëlënëse se çdo lloj gjëje që mjekësia moderne mund të krijojë.
Placebo psikoaktive nuk e kanë ndikimin e medikamentit por imitojnë ndikimet anësore të tij. Placebot përdoren kryesisht në kërkimet shkencore. Me ane të këtyre studimeve bëhet kontrolli i saktë i ndikimit të medikamenteve.
Një pjesë e pacientëve merr medikamentin për të cilin bëhet studimi, përderisa pjesa tjetër e merr placebon si kontroll. Këto studime quhen edhe "studime të verbëta dyfishe" pasi që as mjeku e as pacientët nuk e dinë se cili grup e ka placebon e cili medikamentin, që me të vërtetë ndikon.
Kjo mbron nga ndikimet e jashtme të padëshiruara gjatë gjurmimit shkencor. Efekti i placebos është shërim spontan, edhe pse dyshohet që gjatë tij rrjedhin po të njëjtat procese kimike.
Blerina Toslluku

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Similar topics
» Mendja mbi materien
» Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtërore
» Mendja e njeriut ka aftësi shëruese
» Truri
» Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi