Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtërore
Faqja 1 e 1
Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtërore
Mendja, Shpirti dhe Lidhjet Shpirtërore
Ndër gjallesa të gjitha qelizat rinovohen cdo gjashtë muaj.E ndërsa struktura materiale e cdo gjallese ndryshon dhe evoluon,tek njeriu vërehet dicka e pandryshueshme-shpirti.Jeta humane ndahet në etapa si fëmijëria, rinia, pjekuria dhe pleqëria.Ndryshimet fizike që i karakterizojnë këto etapa janë lehtësisht të dallueshme në strukturën humane.Ndryshimet janë të qarta sidomos në lëkurë, flokë dhe fytyrë.
Në fakt cdo njeri, me sjelljen e vet e pranon në një farë mënyre ekzistencën e shpirtit. Për shembull në Evropë, Amerikë, apo Rusi mund të jepen dënime penale me 20-30 vjetë. Në këto raste dënimet nuk presupozojnë asnjë sens material, i denuar është vetëm shpirti etern i atij individi. Qdo qelizë materiale e atij individi pas 6 muajsh është ndryshuar. Pra, një dënim i materies nuk ka sens më shumë se 6 muaj. Qelizat e reja janë të pafajshme, sepse veprën nuk e kanë kryer ato, armën nuk e kanë mbajtur ato, në kohën e krimit ato nuk gjendeshin në atë trup.
Po ta vazhdojmë analizën me veprën penale,a është materiale të menduarit dhe të vendosurit.Po ta marrim në dorë të menduarit si një funksion të trurit , do të vërejmë një zingjir reaksionesh që formohen dhe janë si reaksioni i oksigjenit me hidrogjenin për të formuar ujin apo anasjelltas.Nuk i dimë saktë se cilat janë lëndët që hyjnë në reaksione biokimike të tij. Por e dimë se funksionet e trurit janë të karakterit elektrokimik. Dmth ne vendosim për dicka dhe kryerja e këtij veprimi është e lidhur me përcimin e rrymave elektrike tek muskujt e ndryshëm.
Le të studiojme tani materialisht një vrasje. Reaksionet e ndodhura në trurin e vrasësit mund të renditen në këtë radhë: Disa lëndë si dopio, dopamine, och, etj, hyjnë në reaksion duke u bashkuar ose ndarë. Disa prej molekulave janë rritëse e disa të tjera zvogëluese. Me anë të tyre përftohen marrdhëniet e elektroneve. Po më së fundi, duke menduar krahun që mban armën, patjetër që është një rrymë që vjen në krah pastaj në parakrah, në dorë e në muskujt e saj duke bërë që të gjithë këta të hyjnë në lëvizje.Më në fund tërhiqet këmbëza e armës dhe kryhet vrasja.
Kurse tani të kërkojmë vrasësin. Duke kërkuar tej veprimtarisë së trurit , mund të arrijmë në përfundimin se fajtor për vrasjen janë elementët që përfituan krijimin e elektricitetit ne tru. Sepse në analizën materiale të parat që bien në sy janë elementet e qelizave para reaksionit. Pas përfitimit të elektricitetit ata elementë nuk janë si më parë. Probabilisht janë copëtuar. Fundi i tyre do të jetë si një mbetje e një funksioni jetësor së qelizës, metabolizmës dhe gjaku do ti hedhë ata jashtë. Pra shkaktarin e vrasjes mund ta gjejmë në urinë apo jashtëqitje. Dhe pas kësaj mund të themi me gojën plot se shkaktari material i vrasjes nuk është më, ose ka ndryshuar brenda trupit, ose është hedhur me mbetjet trupore.Atëherë kush denohet?
Pyetjes se c’është shpirti dhe a është apo truri veprues kryesor, Prof.Dr. Ayhan Songar, në epilogun e veprës së tij ‘’Truri dhe sistemi nervor’’, i përgjigjet kështu:’’Sherington, mori stimuluesin me rrymë elektrike dhe i dha rrymë elektrike pjesëve të ndryshme të trurit. Nga disa zona mori reagimet e lëvizjeve dhe të ndjeshmërisë. Më së fundi, cipa e ndjeshme e turit ishte zbuluar.Për vite të tëra ishin bërë eksperimente dhe kërkime. Kanadezi Wilder, Penfield dhe grupi i tij ,Jasper e te tjerët i thelluan edhe më tej këto zbulime.Treguan se me rritjen e ndjeshmërisë së trurit në zonën e tëmthave, njeriu mund të rijetojë pasazhe të së kaluarës.Provuan se kjo zonë e cefalit funksionon si nje depo dhe stivim i kujtesës. Së fundi zbuluan se në qendër të trurit, aty ku zgjatet rrjeta nervore që vjen nga palca kurrizore, ndodhet Lënda Retikulare, që ka lidhje me gjendjen zgjuar të njeriut.
Me ngacmimin e zonave të trurit që kanë lidhje me dorën , krahun apo gishtërinjët, mund të përfitohen disa lëvizje të paqëllimta dhe deforme por kurrë lëvizje të tilla si, të mbërthehet një kopse, apo të qohet një mollë gjer tek goja, sado te thjeshta qofshin ato.
Në këtë rast ne i ngjajmë dikujt që është ulur para pianos po nuk di të lozë. Sikur ai, që i bie tastierës kot me kot , pa qëllim dhe pa dije, me prekjen e cipës së trurit reagimet e marra janë fare pa qëllim dhe pa rregull. Nuk mund të merren kurrsesi nga truri me ngacmime dosido, veprime te rregullta, ashtu sikurse nuk mund të përftohet një melodi e rregullt nga prekja dosido e tastierës së pianos.
Në këtë fazë duhet të pranojmë se sikurse është e domosdoshme prania e një pianisti përballë pianos, për të përftuar tingujt e dëshiruar, ashtu edhe përtej trurit është një fuqi tjetër rregullatore e veprimtarisë së tij. Dhe kështu, truri e humbë aftësinë e të qenit iniciatorë dhe i aftë në vetvete për gjithqka që vepron. Truri është një mjet , një aparat i vogël, si pianoja që nuk funksionon dot vetvetiu. Ngacmuesi dhe përgjegjsi kryesor për aktivitetin e trurit është një forcë e ndërgjegjshme dhe e vullnetshme, shpirti. Dhe nuk është aspak materia ose energjia e pandërgjegjshme dhe e paarsyeshme, e pafuqishme për këtë veprimtari.
Është diq e ndryshme të pranojmë se nuk e njohim shpirtin dhe diq krejt tjetër të mohojmë ekzistencën e tij. Përderisa është një forcë që fut në punë trurin tonë dhe për të menduar kemi domosdoshmëri për trurin atëherë është e pamundur ta konceptojmë aktivitetin e kësaj force me aftësi deri diku të kufizuara të trurit tonë. Është e pamundur që truri human të kapërcejë vetveten dhe të konceptojë aktivitetin e shpirtit, duke zgjidhur problemet e ekzistencës së tij. Sikurse është e pamundur që një vegël të konceptojë forcën e atij që e ka shpikur, krijuar dhe futun në punë, apo të arrijë forcën e tij. Krijuesi i shpirtit është Zoti.
‘’Të pyesin për shpirtin. Thuaj që ai është një urdhër i Zotit dhe ju është dhënë shumë pak njohuri për të.’’(Isra,85)
Kur dashurojmë, zemërohemi etj, aktiviteti i trurit është i njejtë. Me një shpjegim pak material, molekulat në basenet e neuroneve të trurit, lumturohen, zemërohen etj. Po a janë pikërisht këto molekula të trurit që nxehen, lumturohen a mërziten?
Lidhjet Spirituale
Për shembull pensionistet, marrin për vite pension si shpërblim për punën që kanë bërë. Ky shpërblim është për trupin që ndryshon vazhdimisht apo për shpirtin e personit. Megjithëse është 60 vjet, ai ende e thërret nënë një grua 80-vjeqare. Po të ishte lidhja nënë-bir diqka materiale, kjo lidhje materiale do të humbiste bashkë me ndryshimin e fizikut në gjithë këtë periudhë kohe. Po atëherë në c’lidhje tjetër veq asaj shpirtërore mund të mbështetet lidhja e përjetshme mes nënës dhe fëmijës. Një lidhje e tillë përjetohet edhe mes vëllezërve binjakë. Edhe po të jenë në vende të ndryshme, po u sëmur njëri e ndien edhe tjetri.Në rast të vdekjes kjo ndjenjë bëhet edhe më e theksuar.A mund të ketë shpjegim tjetër , përveq atij shpirtëror, në këto raste, kur materialisht nuk kanë më asgjë të përbashkët?
Është interesante, diq e tillë ndodh edhe tek kafshët.
Tani po përcjellë disa shembuj për lidhjet spirituale nga vepra’’Kthimi tek Zoti në Rusi’’
Pavel Naumov është psikolog që bën etyde psikike në klinikën e Lindjes në Moskë. Në lidhje me temën thotë:’’Janë të pamohueshmë lidhjet psikologjike që ekzistojnë mes nënës dhe fëmijës. Në klinikë vendi i nënave është i ndarë nga vendi ai i foshnjave, ato nuk e dëgjojnë dot të qarën e tyre. Por kur një foshnje qan, nëna e tij menjëherë nervozohet dhe ndryshon humor. Sidomos kur foshnja ka ndonje moment të zorshëm , si në rastet e kur i ndërrohet gjaku, gjendja e tensionuar e nënës bie në sy menjëherë.Po ashtu, nëse nëna ka ndonje dhimbje të rëndë a diqka të tillë foshnja fare mirë mund ta ndjejë dhe nis të qajë. Ne 65% të rasteve , këtë telepati dhe komunikim ndjenjash e vërtetuam me sukses.’’
Në botën perendimore janë bërë shumë vëzhgime dhe një lidhje e tillë telepatike është vënë re mes personave të familjes , mes njerëzve që duhen , apo mes shokëve të fëmijërisë.
Një nga biologët e parë, Dr. Gellerstein, i cili është i njohur me kërkimet e tij mbi ndjenjat përtej shqisave, në një raport për juristin e madh Alexander Coney, te cilin e quan ‘’një dëshmitar kritik, të saktë dhe pa paragjykime mistike’’,mbi një ngjarje të jashtëzakonshme, shprehet:
“Coney ndërsa shkonte me tren drejt Moskës, pa në ëndërr miku e tij të vjetër Lajechnikovin. Në ëndërr, Lajechnikovi i kishte zgjatur duart dhe kërkonte ndihmë prej tij.
U zgjua.
Coney kishte vite që nuk e kishte parë mikun e tij të vjetër. Ai ishte plakur tashmë dhe mund të kishte nevojë për diqka, prandaj vendosi ta vizitonte. Me këto mendime në kokë e kishte zënë gjumi prapë. Sërish sheh ëndërr mikun e tij, po këtë herë me këmbëngulje kërkonte diqka. Kur ishte zgjuar, Coney nuk e kujtonte dot se cfarë i kishte kërkuar miku i tij, po ëndrra e kishte ndikuar aq fort se vendosi ta vizitonte atë sapo të mbërrinte në Moskë. Sapo zbriti nga treni, iu afrua një kioske ku mund te gjente nje tregues adresash. Por ishte e diel e kioska nuk punonte. Si do ta gjente tani?Ëndërra e kishte ndikuar aq shumë sa vendosi ta kërkonte vet. Kaloi rrugën Nikitsky, pastaj atë Zoologicheskaya…papritur iu duk sikur e pa fare qartë imazhin e tij para syve. Ndaloi. Para syve lexoi nje plaketë të vogël mbi derë. E.E Lajechnikov…
Një grua e moshuar ia hapi derën.”Ke mbetur shumë vonë, i tha .Para se të vdiste Lajechnikov ju përmendte vazhdimisht, vetëm Alexanderi do të më kishte ndihmuar thoshte”
Pianisti i madh dhe kompozitori i mirënjohur Anton Rubenstein, një ditë po diskutonte me nxënësin e tij William Nishja, i cili besonte jetën pas vdekjes . “Nëse do të vdes para jush, i tha ai , do të mundohem të vij t’ju bëj një vizitë” Përballë këtij besimi kaq të ngrohtë dhe të pastër, Rubenstein nuk ngurroi të jepte përgjigjie:
“E pranoj…Edhe unë në qofte se vdes para, do provoj të njejtën gjë…”
Në vitin 1894 Nishja ndodhej në Paris, kur u zgjua nga gjumi thërriste i tmerruar. Maestro Rubenstein, tepër i vuajtur dhe plot dhimbje ishte përkulur mbi të. Duke u dridhur nga frika ,Nishja u zgjua nga shtrati dhe ndezi gjithe dritat. Donte te bindej se ankthi kishte mbaruar. Mes frikës dhe ankthit, as që i ishte kujtuar premtimi i maestros. Në mëngjes, mori të lexonte gazetën. Aty mësoi lajmin e dhimbshëm, Rubenstein kishte vdekur. Më pas, nga një mik i Rubensteinit që ishte ndodhur pranë tij në momentin e vdekjes do të mësonte se ai kishte vdekur fare papritur nga një atak zemre.
Nishja e kishte kujtuar bisedën:”Si i gjallë, edhe i vdekur, ai do ta mbante fjalën”,-do thoshte për të.
Edhe tek kafshët janë bërë kërkime për të provuar nëse ekziston telepatia mes tyre. Pas një pune tre vjecare mbi lepujt femra dhe vogëlushet e tyre, P. Naumov, duke marrë për bazë rezultatet e këtyre kërkimeve, shprehet kështu: “Sikurse dihet, në momente alarmi, nëndetëset nuk mund të krijojnë lidhje me tokën. Radiot nuk funksionojnë. Studiuesit i futen lepujt e vegjël në një nëndetëse dhe nënat lepuj, pasi u kishin vendosur nga një elektrodë në tru, i morën nën vëzhgim në laborator. Pasi nëndëtësja u largua, lepujt e vegjël u vrane një nga një. Nuk kishte asnjë mundësi që nënat e tyre ta dinin se të vegjëlit do vriteshin dhe as kur do vriteshin. Po pikërisht në momentin e mbytjes së lepurushave, truri i nënës përkatëse reagonte. Komunikimi mes tyre ishte realizuar. Dhe aparturat pas vdekjes së cdo lepuri i kishin regjistruar ato reagime të shfaqura nga nënat e tyre.”
2-ËNDRRAT
Një tjetër dëshmi për vërtetimin e ekzistencës së shpirtit janë edhe ëndrrat, dhe nga tre llojet e tyre, jane ëndërrat e sakta. Trupi jonë ,që është material është i varur nga konceptet vend dhe kohë, por në ëndrra njeriu i kapërcen kufijtë e vendit dhe kohës. Ja kjo është një provë e ekzistencës të një dickaje tjetër, përtej materies. Në këtë pikë po japim sërish një shembull nga libri “Kthimi tek Zoti në Rusi”
E ëma e shkrimtarit te njohur Nikolai Ostrovski, autor i librit “Si u kalit qeliku”, ishte një grua me aftësi të njohura psiqike. Në 1936, dy herë radhazi, u dëshmua për ngjarjet që ajo I kishte ditur dhe parandjerë. Në gazetën Ogonik, ajo thoshte:
“Unë jam një fshatare e thjeshtë. Nuk keni pse zemëroheni nëse unë me një gjuhë të thjeshtë iu tregoj c’kam parë në ëndërr. Kisha rërë të flija. Në ëndërr pashë sikur mbi shtëpinë timë po kalonin aeroplanët. Aq sa më dhembën veshët nga zhurma e tyre. E kuptova se kish nisur lufta. Prapë në ëndërr dola nga shtëpia duke vrapuar. Pashë tim bir, Koljan(Nikolai Ostrovski) që ishte shëruar krejt. Kishte një kapotë ushtarake përsipër dhe mbante në dorë revole. Kishte edhe helmetë. Rreth tij pashë tela me gjemba, mbrojtësa, gropa plumbash e gëzhoja. Desha ta pyesja se pse kjo luftë, cilët po luftonin, po e kisha të pamundur. Desha te kthehesha mbrapsht, po ishin hapur gropa të mëdha dhe telat me gjemba më hynin në këmbë”
Pesë vjet pas kësaj ëndërre, kur gjermanët hynë në Rusi, kudo flitej për ëndrrën e nënës Ostrovski.
Në revistën “Shkenca dhe teknika”, në numrin e gushtit 1980, Halil Ibrahim Gokturk shkruan një artikull të quajtur Selimije. Ndër të tjera:
“Një natë, Perandori Justinianus sheh në ëndërr Jezusin. Biri i Merjemit e këshillon atë që të ndërtojë faltoren më të madhe në botë. Pas kësaj ai vendos dhe ndërton Shën Sofinë”
Në numrin e gushtit te 1972, sërish në revistën “Shkenca dhe Teknika”, jepen shumë shembuj që lidhin dhe zbulime shumë të rëndësishme pikërisht me ëndrrat.
Në fillim te shek. të njëzet, Niels Bohr, që është student, sheh një ëndërr të tillë: Ai vetë ndodhet në qendrën e gaztë të diellit, ndërsa planetet tërhiqen rreth diellit me fije të holla. Cdo planet, kur i kalonte Bohrit afër, fishkëllente. Më pas, gazrat që digjeshin, u shuan. Dielli dhe gjithë planetet rreth tij u zhdukën. Bohri u zgjua. Ishte pikërisht kjo ëndërr që e shty atë të mendonte mbi përngjasimin e sistemit diellor me strukturën e atomit. Kjo ngjarje na dhuroi ne Tabllonë e parë moderne të Atomit: në mes një bërthamë, nucleus, dhe elektronet që sillen rreth saj. Kështu teoria moderne e atomit bazohet në një ëndërr.
Edhe kimisti i madh Kekule tregon për një ëndërr të tillë:
“Kisha drejtuar karrigen time drejt zjarrit dhe po dremisja. Sërish atomet vallëzonin para syve të mi. Atomet e vegjël, tepër modestë, ishin tërhequr në plan të dytë. Përveq këtyra shihja edhe disa forma të mëdha; ishin disa zinxhirë të gjatë që përdridheshin në formë gjarpri. Por papritur, njëri nga gjarpërinjët u kthye dhe kapi me gojë bishtin e vet mu përpara syve të mi dhe vazhdoi vallëzimin ashtu si një hallkë. Atëherë u zgjova me shpejtësinë e nje rrufeje.”
Në sajë të atij gjarpri që kafshonte bishtin e vet, Kekule zbulon formulën e Benzenit, që i ngjan shumë një hallke. Përgjithësisht tregohet me një gjashtëkëndësh. Po ashtu për herë të parë hodhi teorinë e zinxhirit të mbyllur, ose të hallkës, që tregon rëndësinë e strukturës molekulare në kiminë organike.
Në periodikën “Historia e Jetës”, në numrin e 5-të të majit 1974, në faqen 85, zë vend një ëndërr e jashtëzakonshme.
Një nga prijësit e Sirisë, Nureddin Mahmut Zengi(1146-1174), një natë sheh në ëndërr profetin Muhamed (s.a.s) i cili i tregon tre persona dhe i kërkon që ta shpëtojë prej tyre.
Zengi shkon menjëherë në Medine dhe thërret gjithë njerëzit t’i dalin përpara me pretekstin se do ju japë dhuratat. Megjithëse urdhri zbatohet menjëherë , tre personat që i ishin treguar në ëndërr, nuk janë. Pyet se mos ka mbetur ndonjë pa ardhur. I thonë që tre endacakë afrikanë që banonin afër varrit të profetit, nuk ndodheshin aty. Urdhëroi që t’i silleshin menjëherë edhe ata. Sapo i pa, kujtoi fytyrat e tyre që i kishte parë në ëndërr. Dha urdhër të arrestoheshin dhe bëri një kontrollë në banesën e tyre. Atje pa një nënkalim që ata kishin gërmuar dhe që shkonte deri tek varri i profetit (a.s). Mësoi se këta tre vetë nuk ishin myslimanë dhe qëllimi i tyre ishte ta vidhnin trupin e profetit dhe ta qonin ne vendin e tyre. Zengi dha urdhër që ata të vareshin menjëherë dhe përveq kësaj ai bëri gërmime të thella në të katër anët e varrit dhe derdhi atje kallaj të shkrirë, për t’i prerë rrugën cdo ndërmarrjeje të tillë të mundshmë në të ardhmën.
3-SHPIRTI DHE SHQISAT
Shpirti është administratori i makinës jetësore dhe gjithë nervat simpatikë, qarkullimi i gjakut, sytë, veshët, stomaku dhe gjithë organet e tjera jetike nuk janë veqse nënpunësit e shpirtit. Për shembull, nuk është syri ai që sheh , por shpirti. Syri është një dritare për shpirtin. Dihet se po e pat dritaren hapur, shpirti sheh, po edhe nëse gjen një tjetër vend për të parë përveq syrit, shpirti prapë e merr mesazhin e duhur.
Sërish do citojë librin “Kthimi tek Zoti” në Rusi, ku flitet për njerëzit që shohin me gishtërinjët e tyre.
“Në pranverën e 1962-shit, Rosa Kuleshova, që jetonte në qytetin Nizhni Tagil të Uraleve, i thotë Dr. Iosif M. Golbergut se arrin të shohë me gishtërinjët e saj”. Pasi i lidh sytë vajzës, doktori bën një sërë provash. Me të vërtetë që Rosa arrinte të shihte të lexonte, të dallonte ngjyrat me majat e gishtave.
Në librin e tij të njohur “Hipnotizme et spiritizme” drejtori i spitalit mendor të Pesavos në Itali, Prof. Dr. Sezar Lombroso thotë:
“Duke qenë i bazuar në një edukim shkencor dhe në një shkollim të rreptë, askush më shumë se unë nuk ka qenë armik i spiritizmit. Besoja gjithmonë se cdo forcë është materiale dhe e lindur nga materia dhe gjithmonë tallesha me përrallat me magji. Por vërtetësia e disa ngjarjeve që i kam dëshmuar vetë dhe eksperienca në punën time, fitoi mbi bindjet e mia.
“Një mëngjes të vitit 1882, më thërrasin pranë një të sëmure, Matmazel C.S, e cila kur ishte në kriza nervore nuk i shihnin sytë dhe hunda nuk i funksiononte. Në ato qaste ajo shikonte me bulën e veshit të majtë dhe me majën e hundës, kurse thembra i merrte funksionet e hundës. Ashtu sikurse lexonte shumë mirë me bulën e veshit, ajo ndikohej edhe nga aroma më e lehtë që i afrohej tek këmbët.”
Një trup i dytë
E vërteta që shpreh ajeti kuranor NE GJITHQKA E KRIJUAM NE QIFT (Zarijat 49), është në fuqi edhe për materien edhe për shpirtëroren. Shpirti është si një trup binjak i trupit fizik, ai është një trup astral, i përbërë nga energjia, dhe kjo është provuar. Dikujt që i është prerë dora apo këmba, për shumë kohë e ndiejnë sikur ta kishin atë akoma. Është e pamundur ta quajmë këtë thjeshtë një dëshirë që shkakton halucinacione. Aq me tepër që klervojanët me fuqi të madhe i dallojnë organet e prera të dikujt si një fantomë. Kjo fantomë ka një formë fluide dhe është në varësi të trupit.Burimet islame flasin për një bedeni missal- shëmbëlltyrë trupi e pandashme prej trupit fizik, pikërisht ajo gjë fluide që perceptohet në fotografi. Klervojanët përcaktojnë se trupi astral është më i madh se trupi fizik. Pjesa që e quajmë aura dhe që i ngjan një mjegullnaje të shndritshme, është pikërisht pjesa e trupit astral që del nga trupi fizik.
Një nga mediumet e njohura dhe kryetare e shoqatës së parapsikologjisë së New Yorkut, Elieen Garret, në librin e saj “Warness” thekson se, “Gjatë gjithë jetës sime e kam parë me sytë e mi trupin e dytë të cdo njeriu”
Ndërsa magjistarja e njohur angleze Geraldine Cummins në raportin e vitit 1930 thotë se mendja nuk komandon drejt për së drejti trurin, po është një trup elektrik ndërmjet. Dhe cdo kafshë ka një trup që nuk shihet dot me sy, përmbledhës, fluid dhe me forma të rregullta, të ndryshme.
4-FOTOGRAFITË E TRUPIT SHËMBËLLTYRE
Me fotografimin kirilan, fotografim ky i kryer në frekuenca të larta, dallohen shumë qartë format e trupit energjik.
Në fakt, këmbët apo duart që vërehen në foto, janë forma e asaj shembëlltyre trupi që është i veshur shpirtit. Kjo shembëlltyrë trupi është një lëndë shumë fluide dhe e brishtë. Shpirti është një tërësi që nuk ndahet apo veqohet. Edhe atomi bile është i përbërë, kurse për shpirtin as që mund të mendohet një diqka e tillë.
Shkrimtarët e librit “Kthimi tek Zoti në Rusi”, Sheila Ostrander dhe Lynn Schroeder tregojnë:
“Në kërkimet tona pamë se sovjetikët kishin vërtetuar ekzistencën e një kallëpi energjik-matrix, pra shpirtit tek gjallesat. Një lloj trupi i padukshëm me sy, përbërës në trupin fizik. Po cili ishte funksioni i këtij trupi energjie? Cilat ishin veqoritë e tij? Nga kush e kishte prejardhjen? Për gjithë këto pyetje, kishte filluar puna dhe kërkimi në universitetitn Kirov te Kryeqytetit Alma Ata të Kazakistanit.” Kishin sjellë nga larg një aparat kirilan, të cilin e kishin lidhur me një mirkoskop elektronesh. Tashmë trupi energjik që mund ta shihnin vetëm klorvojanët ishte para syve të studiuesve, nën frekuenca të larta të aparaturës kirilane.
Në vitin 1938, një grup doktorësh i formuar nga U.Injushin, V.Grishenko, V.Voborev, N.Suiski, N.Fedorova dhe F.Gibaolulin e përmblodhën kështu zbulimin e tyre:
“Në cdo gjallesë, përveq trupit fizik të përbërë nga atomet dhe molekulat, gjendet edhe një kopje e këtij trupi, ai i energjisë.”
Këtë trup ata e quajtën Trupi i Plazmës Biologjike. Rezultati është vërtetë rrënqethës.
Më pas punimet e Universitetit të Kazakistanit në lidhje me trupin e energjisë, u botuan në një libër nën titullin “Themelet Biologjike të Medotës së Kirilanit” (Alma Ata, 1968)
“Rrezatimi që vërehet në fotografinë me Kirilan nuk është shkaktuar nga elektriciteti po nga bioplazma. Veqoria më e madhe e këtij trupi energjie me ngjyrë që ndodhet tek cdo gjallesë dhe që ka një vibrim fluid, është organizmi i tij në një mënyrë të caktuar kozmike. Brenda trupit energjik vazhdon një lëvizshmëri krejt e pavarur nga ajo e kallëpeve të trupit fizik. Edhe në trupin bioplazmik ndodhen polarizime.”
Një neurolog amerikan ia ka dalë mbanë të masë në zbrazëti gjurmët e hapësirës elektrike të këmbës së prerë tek një salamandër.
Ndërsa në fotografitë e bëra nga shkenctarët sovjetikë, ne pamë qartë se në hapësirën që zinin pjesët e prera të organizmave të gjallë, megjithëse pjesa fizike nuk ishte më, trupi bioplazmik dukej fare qartë.
5-TRUPI FIZIK DHE TRUPI ENERGJIK
Shkenctarët rusë kanë bërë shumë vëzhgime mbi jogat që mund të bëjnë udhëtime të pavarura nga trupi. Njerëzit në momente krize, kome apo gjendje transi, nën ndikimin e anestezisë, mund të hedhin vetiu jashtë trupin e tyre energjik. Në këtë temë me shumë vlerë janë punimet e Dr.Charles Tart Në Universitetin e Californias dhe të drejtorit të Institutit ESP të Arkansasit, Dr. Harald Sherman mbi lëvizjet astrale.
Edhe në operacionet e gjata dhe të vështira, ose në rastet e paravdekjes, si në rastin e ngrirjeve, vërehen këso ndarjesh të fizikës me metafizikën. Në revistën “Le Monde et La Vie” të marsit 1963 tregohet një ngjarje në lidhje me këtë:
Prifti protestant anglez L.J Bertrand kishte shkuar në Zvicër për të shetitur një grup fëmijësh në malet e larta atje. Rreth orës dy, pranë Lucernës, nisin ngjitjen në mal. Pasi kapërcyen shkëmbinjët, kur po i afroheshin akujve të ngrirë pranë majës, prifti e ndjeu veten të lodhur. Pasi i la fëmijët nën kujdesin e udhërrëfyesit dhe u përshkroi atyre rrugën që do ndiqnin, i porositi disa herë që të mos ndaheshin nga njëri-tjetri.
Pasi kaluan fëmijët, ai u ul në një vend të sheshtë dhe desh të pushonte pak. Po shumë shpejt i erdhi një gjumë i rëndë.
Pastaj iu duk sikurse u zgjua papritur. Dalngadalë po kthjellohej. Por më pas, i tmerruar vuri re se nuk ishte më në trupin e tij. Vetëdija po sillej si një balonë përreth trupit të tij. Nga lart, sodiste trupin e vet, që i fjetur ngjante me një statujë. Me gjithë sforcimet pët të lëvizur dorën a këmbën, nuk ia arriti kësaj. Trupi i tij ishte tashmë një gjë e huaj për të.
Po pas ca momentesh arriti të dallonte se kjo gjendje nuk ishte aspak shqetësuese për të. E ndiente veten larg cdo lodhjeje fizike, të lehtë dhe pa asnjë lidhje materiale. Me pak lëvizje e kuptoi se mund të ndërronte vendndodhjen shumë lehtësisht. Mund të sillej si një zog në ajrin e majës së ngrirë të malit.
Në mendje i erdhën fëmijët, cfarë po bënin vallë? Dhe sapo e mendoi këtë, e gjeti veten mes tyre. I cuditur, pa se ata nuk e kishin ndjekur rrugën e përshkruar nga ai. Edhe pse u përpoq shumë t’u tërhiqte vëmendjen, më kot se asnjë nuk e vuri dot re. Bile gjatë një pushimi për t’u ushqyer, pa i cuditur shokët e grupit tek hanin gjithë oreks edhe ushqimet e tija. Kaloi goxha kohë pranë tyre dhe pa me imtësi cdo lëvizje, dëgjoi cdo fjalë dhe vërejti cdo veprim që ata bënë. Pastaj u kthye sërish pranë trupit të tij të fjetur.
Po ndërkohë u kujtua për të shoqen që ishte në një hotel të Lucernes. Cfarë po bënte vallë? Pa kamarierët tek dera e hotelit, grumbullin e njerëzve që shkonin e vinin,u afrua një makinë dhe që andej zbriti e shoqja. Bashkë me të ishin edhe katër persona të tjerë. U mundua t’u tërhiqte vëmendjen dhe këtyre, po sërish ishte e pamundur. Pa zbritjen e tyre nga makina, valixhet e së shoqes, cajin që pinë së bashku dhe bisedat e tyre i pa dhe i dëgjoi shumë mirë.
Papritur u ndie keq. Pamja në Lucerne humbi dhe sërish u gjend pranë trupit të vet. Shokët e grupit ishin kthyer dhe kishin kujtuar se ai kishte vdekur i ngrirë. Po udhërrëfyesi kishte dëgjuar rrahjet e zemrës dhe tani po përpiqeshin ta sillnin në vete. Kur erdhi në vete, nisi t’u tregonte gjithë c’kishte parë gjatë udhëtimit të tij metafizik. Të gjithë u shokuan, sidomos e shoqja, sepse ai kishte arritur t’i përshkruante të gjitha deri në imtësinë më të vogël.
Kjo ngjarje, më vonë u mor në studim nga “Society of Research” e Anglisë dhe u aprovua vërtetësia e saj. Bashkë me vdekjen pranohet se lidhja mes trupit fizik dhe atij energjik mbaron. SEPSE BASHKË ME VDEKJEN, KËLLËFI PREJ MISHI E CLIRON SHPIRTIN DHE JETA JONË VAZHDON NË TRUPIN ENERGJIK (NË SHPIRT).
6-GALILEO DHE MAGJISTARËT
Në fizikë është i njohur një ligj, i quajtur ligji i Galilesos, ose ligji i palëvizjes. Sipas këtij ligji është e pamundur që një trup të lëvizë, të ndalojë kur është në lëvizje ose të ndërrojë lëvizjen pa pasur ndikim të jashtëm. Pra është e pamundur që një trup vetvetiu të ndërrojë vendndodhjen, orbitën e tij, ose të ndalë a të kthehet në një drejtim të caktuar, pa një ndikim të jashtëm. Para kësaj të vërtete si mund të pranojmë vetëm anën materiale të ekzistencës sonë, pa e lidhur atë me një qenie të ndërgjegjshme?
Një vajzë e re e quajtur Roz Mari, para egjiptologut të famshëm Holmen dhe kompozitorit Vood, shfaq njohuritë e saj mbi egjiptianishten e lashtë, të pa deshifruar gjer atëherë, mbi dialektin, muzikën dhe kërcimet e Egjiptit të lashtë, duke pretenduar se këto njohuri i ka marrë nga shpirti i Nones, gruas së faraonit Amen Hatep.
Pak rëndësi ka nëse kjo gjendje është rezultat i përshkrimit të njohurive nga xhindët, të cilët jetojnë më shumë se një mijë vjet, apo i bindjes së gabuar të disave që pretendojnë se i marrin këto të dhëna nga shpirtërat e të vdekurve një mijë vjet më parë. E rëndësishme është një e vërtetë e qartë. Gjithë ndodhia dhe fjalët e vajzës janë regjistruar dhe raportet e dokumentet e mbajtura nga të autorizuarit dhe personat në fjalë janë botuar në librin “Ancient Egypt Speaks”. Është e pamundur që këto fakte të shpjegohen me materien dhe me ligjet e lidhura me të.
7-NJË EKSPERIMENT LABORATORI QË VËRTETON EKZISTENCËN E PERISPIRIT (TRUPIT SPIRITUAL)
Shpesh studiuesit kanë dashur të vërtetojnë ekzistencën e shpirtit me prova laboratorike. Më e rëndësishmja prej tyre është bërë nga amerikani Dr.R.Watters në vitin 1933 dhe është paraqitur në 1934 në kongresin ndërkombëtar të spiritualizmit në Barcelonë. Në këtë eksperiment është përdorur “dhoma e Wilsonit”. Sikurse dihet, nga lëndët radioaktive dalin dy lloj rrezesh, alfa dhe beta. Me anë të këtyre rrezeve, duke bërë bombardimin në dhomën e Wilsonit, analizohet struktura e materies. Në këtë aparaturë ka edhe një dhomëz vëzhgimi ku vendoset lënda që do të analizohet. Brenda ka edhe një sistem që kur duhet mund të lëshoj avull uji. Ka edhe një llambë për ndricim. Esenca e këtij eksperimenti qëndron tek grumbullimi i bulëzave të avullit mbi jone, duke mundësuar kështu fotografimin e tyre.
Duke përfituar nga kjo metodë, Dr.R.Watters ka vendosur pesëdhjetë karkaleca të zakonshëm, të mpirë që më parë dhe të mbështjellë me pambuk dhe eter dhe në momentin kur është parashikuar se me ndikimin e eterit do të vdesin, në dhomëz është hedhur avull dhe janë fotografuar. Në pllakat fotografike vërehet qartë një imazh i 13 karkalecave të fiksuar në momentin e vdekjes së tyre. Më e rëndësishmja e këtij eksperimenti është vërtetimi se vdekja është dicka që i përket vetëm trupit të tonë fizik dhe bashkë me të ndodh edhe clirimi i trupit spiritual, si dhe bazimi i kësaj të vërtete edhe në eksperimentet shkencore dhe materiale. (La Fotographie Transcedentale Raul Montandoon, fq,96-102)
Safvet Senih

majlind's- 15
Similar topics
» Shpirti dhe Mendja - Trupi Astral - Fantazma
» Mendja
» Lidhjet e Sigurimit me Camorren
» Mendja mbi materien
» NDIKIMI I MUZIKËS
» Mendja
» Lidhjet e Sigurimit me Camorren
» Mendja mbi materien
» NDIKIMI I MUZIKËS
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi