EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërkimi i përhershëm për të vërtetën

Shko poshtë

Kërkimi i përhershëm për të vërtetën Empty Kërkimi i përhershëm për të vërtetën

Mesazh  Zattoo 25.08.15 15:58

Kërkimi i përhershëm për të vërtetën Croppe10

Në jetën tënde ke përjetuar çdo aspekt të së vërtetës në kërkimin tënd për të vërtetën që të çliron nga besimi yt në pafuqinë tënde. Nuk ka gënjeshtra, ka aspekte të ndryshme të së vërtetës. Disa mund të gjejnë rezonancë tek ti, ndërsa të tjera jo. Sidoqoftë çdo aspekt i së vërtetës ka rezonancë me atë i cili beson që është i vërtetë.

Secilit person i tregohet se si e vërteta e tij krijon realitetin e tij, kështu që ai është në gjendje për të transformuar të vërtetën e tij kufizuese materiale në të vërtetën spirituale të lidhjes, natyrës hyjnore dhe fuqisë së tij. Dhe çdo e vërtetë e re që mëson shpaloset në një nivel tjetër të së vërtetës. Nuk ka mbarim të së vërtetë që mund të përjetosh, udhëtimi për të vërtetën është i pakufi dhe i përhershëm, çdo përvojë e re shkakton vibracione dhe shprehje të së vërtetës që janë më të larta.

Si ta dish se kur e ke gjetur të vërtetën tënde? Kur jeta jote është në rezonancë me gëzim dhe dashuri të pakushtëzuar, kur jeton në një realitet të bollshëm që është një pasqyrë për ëndrrat e tua. Kërkimi yt i përhershëm për të vërtetën ka përfshirë shumë jetë dhe shumë përvoja të ndryshme, secila prej të cilave zbulon një nivel tjetër të së vërtetës që po kërkon. Të gjitha prej këtyre janë të vërteta për ty, dhe po të presin nivele më të larta të së vërtetës, që të lidhesh me to.

Njerëzit në jetën tënde që në mendimin tënd gënjejnë, thjesht ndajnë me ty të vërtetën e tyre. Po qe se ajo nuk ka rezonancë me tënden, kjo nuk e bën të pavërtetë, sepse është e vërteta e tyre. Sidoqoftë ata ndajnë me ty një të vërtetë që dikur ti e kishe të përbashkët me ta, qoftë në këtë jetë apo në një jetë të mëparshme. Nuk është roli yt të përpiqesh të ndërrosh të vërtetën e tyre, por të vendosësh nëse do të lidhesh me ta në nivelin e tyre të së vërtetës. Aty ku dikur i ke pasqyruar, paaftësia jote për ta pranuar të vërtetën e tyre tregon që nuk e bën më.

Kërkimi yt i përhershëm për të vërtetën të ka sjellë nëpër shumë përvoja, dhe e vërteta më e madhe nga të gjitha, ajo të cilën e ke kërkuar, është ajo që të zbulon që qenke një fëmijë i Zotit, një shkëndijë e Dritës nga Burimi, që përjeton të gjitha aspektet e së vërtetës derisa të kthehesh në të Vërtetën reale të qenies sate.

Çdo aspekt i së vërtetës është një hap në udhëtimin tënd, një përvojë ndarjeje dhe rilidhjeje dhe një pjesë e udhëtimin tënd për në shtëpi. Nuk ka gjykim për asnjë aspekt të së vërtetës, ti e jeton të vërtetën që e njeh dhe beson derisa të jesh gati për të pranuar një tjetër. Kur të kuptosh që e gjitha është e vërtetë dhe çdo e vërtetë çon drejt Burimit, atëherë do ta gjesh të vërtetën me të cilën mund të lidhesh dhe të krijosh një jetë gëzimi dhe paqeje.

Kryeengjëll Uriel i kanalizuar nga Jennifer Hoffman

www.urielheals.com
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi