EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

3 posters

Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  Estilen 13.03.11 17:43

Njeriu,luftetar i perhershem me natyren..

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. R733115_5928260

Forca e llahtarshme e një dallge të lartë që rrëmben përpara me furi shtëpi, trena, automjete, përplas me ashpër anije dhe mbulon aeroporte, por edhe pamje ndërtesash, që edhe pse një pjesë e veshjeve të jashtme dhe tarracave rrëmbehen nga ujërat, durojnë përplasjen e dallgës, po ashtu të një populli që reagon me një besim të përbashkët ndaj një tragjedie të papërshkrueshme.

Kudo njerëz që i futen punës duke vënë në zbatim një leksion të përcjellë brez pas brezi gjatë shumë dhjetëvjeçarësh parapërgatitjeje për një situatë të tillë.

Tërmeti që goditi dje brigjet veriore të Japonisë dhe cunami që e pasoi kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme dhe paimagjinueshme.

Bilanci i humbjeve njerëzore, që do të përcaktohet më qartë vetëm pasi të zhvendosen rrënojat a ndërtesave të shkatërruara dhe ujërat të tërhiqen, do të jetë i një peshë tepër e madhe për popullin, do të flitet për mijëra viktima.

Por, është realisht pak krahasuar me mbi 300 mija viktimat e shkaktuara një vit më parë në Haiti nga tërmeti i gradës së shtatë në shkallën Rihter, në mënyrë të pallogaritshme më i dobët se ai i Japonisë prej 8,9 ballë Rihter.

Ndërkohë, që një alarm tepër më i madh ''po trondit tokën'' tani për Japoninë, ai nuklear.

Bllokimi i centraleve bërthamore dha efektin e pritur, por shkatërrimi i një qarku ftohës të një reaktori nuklear përbën një shqetësim më tepër se tmerrues.

Ky i fundit, efekt i një tronditjeje me potencë të jashtëzakonshme, që ka arritur deri në zhvendosjen me 10 centimetra të boshtit rrotullues të Tokës.

Tërmeti më i fuqishëm i regjistruar deri tani, që prej kohës së ekzistencës së sizmografëve në Japoni, vend aktualisht i goditur nga mbi 20 për qind e tërmeteve me intensitetin më të lartë të ndodhura në botë.

Fakt tepër trishtues por, nga ana tjetër disi i nevojshëm sepse i ka mundësuar vendit të parapërgatitej me seriozitetin më të madh, po ashtu të njëjtin nivel efikasiteti, për kataklizma të përmasave të tilla, që e godasin periodikisht.

Eksperiencë kjo që duhet të ketë efekt reflektues mbi komunitete të tjera, përfshi të gjitha rajonet botërore, kryesisht ato tepër ndjeshme ndaj katastrofave natyrore, kryesisht ndaj aktivitetit sizmik.

Japonia, ndjeshëm e prekshme nga fatkeqesite e medha natyrore, u tundua nga zgjedhja e një largimi dhe dorëheqjeje, si në rastin e spostimit të kryeqytetit pas tërmetit të 1shtatorit të vitit 1923, që shkaktoi 100 mijë viktima në Yokohama dhe shkatërroi totalisht pjesën më të madhe të Tokios,zgjodhi alternativën e reagimit, me ndërtimin e gjithçkaje nga e para, por me theksim të egër të kritereve antitërmet, megjithëse pa hequr dorë nga urat, grataçelat, autostradat, trenat me shpejtësi tepër të lartë dhe reaktorët bërthamorë, duke qenë se vendi ka 55 të tillë.

Jo një sfidë ndaj fatit, por një vullnet i çeliktë për të mos hequr dorë nga rritja si komb, por njëkohësisht duke u përgatitur sistematikisht për më të keqen e mundshme.

Sigurisht, frekuenca e ngjarjeve sizmike ''e kanë ndihmuar'' këtë popull të përgatitet me një seriozitet të një shkalle të admirueshme, ndërsa vetizolimi i disa zonave dhe homogjenizimi i popullsisë, që përbën një disavantazh nga një këndvështrim ekonomik dhe demografik për shkak të mplakjes së shpejtë, në raste me përmasa si ky i fundit i hapin rrugën qetësisht një kohezioni social dhe solidariteti, përveç faktorit disiplinë.

Por, kohezioni social është fryt i ndërgjegjësimit ndaj faktorëve me rrezik të lartë dhe po ashtu i vendosmërisë të hekurt për të investuar një volum të jashtëzakonshëm resursesh, njerëzore dhe ekonomike njëkohësisht, për t'u bërë ballë në mënyrën më të plotë të mundshme atyre faktorëve.

Qytete të tëra të rindërtuara nga e para, por këtë herë me zbatimin ''pa dredhi dhe manovra të ulëta'' të rregullave jashtëzakonisht të hekurta, ku si shembull mund të përmendet dita e parë e fillimit të çdo viti shkollor, gjatë të cilës fëmijët e çdo grupmoshe i nënshtrohen një stërvitjeje të rreptë për situata tërmetesh, ndërkohë që vetë 1 shtatori, dita e tragjedisë së Yokohamas, është shpallur Dita Kombëtare e Japonisë, vend që gjatë kësaj dite feston shpëtimin dhe njëkohësisht efektin e të qenit kompakt në një provë evakuimi masiv, me kryeministrin që udhëheq.

Një përpjekje gjigante kjo e fundit, që ka shteruar një sasi të konsiderueshme të pasurisë së vetë vendi dhe që dje dhe frytet veta të dukshme.

Marrë nga ''Corriere della Sera''
avatar
Estilen

713

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Re: Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  enya 13.03.11 20:30

Ec e gelltiti ca shkrime alla-italianshe; me genjeu titulli i temes si reklama ndaj produktit qe nuk justifikon cilesine.

Gjithmone na e paska fajin Natyra, kur ne fakt fajin e kemi ne qe nderhyjme ne ligjet e Natyres me projekte si HAARP e sa e sa te tjera si ky (HAARP eshte vetem maja e iceberg)
Po me po , na denon Natyra/ Zoti gjithmone na i ka fajet, hajde teori hajde!
Prit se c'a do ndodhi ne New Madrid thuaj, se per kete pune zgjedhin zona tektonike qe mos te dyshohet, e kemi te verteten nen hunden tone c'do dite, dhe e gjuajme shigjeten lart; hidh gurin e fshih doren!

Me sa paftyresi njehere thone qe xhapozet na qenkan te stervitur per te perballaur termete, se nuk jane njerez ata, nuk pesojne trauma, na ka hyre frika edhe ne te tjereve ne palce, dhe themi xhaponezkat jane te kalitur!!
Ky nuk prek vetem Japonine por te gjithe Ne!

Bah, nuk lexohen me gazetat, na trashen!
Ehh mer cun mer cun...
enya
enya

18

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Re: Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  Estilen 13.03.11 20:47

enya shkruajti:Ec e gelltiti ca shkrime alla-italianshe; me genjeu titulli i temes si reklama ndaj produktit qe nuk justifikon cilesine.

Jeni i lire...nuk ju ka detyruar kush per te ardhur ketu per t'ju
zhgenjyer.Por problemi nuk qendron tek gazetat,por ato qe ty te
verdallisen ne trurin tend.Ty s'te pelqen te thuhet natyre,ti kerkon ti
masesh gjerat me kutin e fese,por bota ka ligjet e saj te levizjes mer djalosh...
avatar
Estilen

713

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Re: Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  gjilanasi 13.03.11 20:53

Jam plotesisht dakord me ju, mjerisht injoranca eshte fatkeqesia me e madhe e njeriut.
gjilanasi
gjilanasi

361

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Re: Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  enya 13.03.11 22:07

estilen shkruajti:
enya shkruajti:Ec e gelltiti ca shkrime alla-italianshe; me genjeu titulli i temes si reklama ndaj produktit qe nuk justifikon cilesine.

Gjithmone na e paska fajin Natyra, kur ne fakt fajin e kemi ne qe nderhyjme ne ligjet e Natyres me projekte si HAARP e sa e sa te tjera si ky (HAARP eshte vetem maja e iceberg)
Po me po , na denon Natyra/ Zoti gjithmone na i ka fajet, hajde teori hajde!
Prit se c'a do ndodhi ne New Madrid thuaj, se per kete pune zgjedhin zona tektonike qe mos te dyshohet, e kemi te verteten nen hunden tone c'do dite, dhe e gjuajme shigjeten lart; hidh gurin e fshih doren!

Me sa paftyresi njehere thone qe xhapozet na qenkan te stervitur per te perballaur termete, se nuk jane njerez ata, nuk pesojne trauma, na ka hyre frika edhe ne te tjereve ne palce, dhe themi xhaponezkat jane te kalitur!!
Ky nuk prek vetem Japonine por te gjithe Ne!

Bah, nuk lexohen me gazetat, na trashen!
Ehh mer cun mer cun...

Jeni i lire...nuk ju ka detyruar kush per te ardhur ketu per t'ju
zhgenjyer.Por problemi nuk qendron tek gazetat,por ato qe ty te
verdallisen ne trurin tend.Ty s'te pelqen te thuhet natyre,ti kerkon ti
masesh gjerat me kutin e fese,por bota ka ligjet e saj te levizjes mer djalosh...

Ec e merri vesh ca rober ketu!!! EPo kush te permendi fene njehere, apo vuan nga deliri i persekutimit te fese; ke quan fe ti ???
Se c'a verdalliset ne trurin tim pune per mua, rendesi ka qe nuk e kam autostrade si trurin tuaj. Shko pastro hard-dikun plako se te qenka ndryshkur fare...

@gjilanasi: gezohem qe ka njerez si puna jote qe duan te shohin realitetin sic eshte, dhe jo si na e ka qejfi ta shohim.

Edituar për herë të fundit nga enya në 04.04.11 12:34, edituar 1 herë gjithsej
enya
enya

18

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Re: Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  Estilen 14.03.11 19:56

Jo mer cun,jeni ju qe vuani nga persekutimi ,une jo,per kete te jesh i sigurt.

Por e keqja eshte se sa po ''cani levozhgen'' e mesoni disa gjera te reja,filloni ti pergjithsoni,sikur vertete po behet nami nga HAARP,apo nga fenomene konspirative,qe ne te vertete nuk dihet se ku perdoren e per cfare perdoren.Dhe sa per ate HAARP,ti i mesove ketu,nga postimet e Explorer, Jon,Neo dhe menjehere fillove te hedhesh teorira.

Per nje cast po te besoi se termeti i Japonise dhe cunami i ardhur si rezultat i termetit qenkan shkaktuar nga Haarp,por me thuaj se qe nga vitin 1906 e deri ne vitin 1939,kur Haarp apo experimenti i Filadelfias nuk njiheshin si nocion e jo me si aktivitet konspirativ,kush i ka shkaktuar ato termete....?

Logjika me e thjeshte te con se ato jane fenomene qe kane ekzistuar,ekzistojne e do ekzistojne deri sa planeti Toke te ekzistojne.Ja disa termete 1906-1939 sa per konkretizim,qe nuk kane qene me te lehte sae ai i fundit

-- Gusht 1906: në Valparaiso (Kili): 20 000 të vdekur.

-- Dhjetor 1908: në Mesin (Siçili, Itali): nga 70 000 deri në 100 000 të vdekur.

-- Janar 1915
: në Avezano (Itali): 29 980 të vdekur.

-- Dhjetor 1920
: në Gansu (Kinë, verilindje): më shumë se 100 000 të vdekur.

-- Shtator 1923
:
në Yokohama, rajon i Tokios (Japoni): më shumë se 143 000 të vdekur apo
të zhdukur, për shkak të zjarreve që u përhapën nga ndërtesat prej
druri.

-- Maj 1927: në Nanchang (Jiangxi, jugu i Kinës): 200 000 të vdekur.

-- Dhjetor 1932
: në Gansu (Kinë): 70 000 të vdekur.

-- Janar 1934: në Bihar (Indi): 10 700 të vdekur.

-- Maj 1935
: në Kuetta (Indi): 50 000 të vdekur.

-- Janar 1939: në rajonin Chillan (Kili): 28 000 të vdekur.

-- Dhjetor 1939: në Erzincan (Turqi): nga 35 deri 40.000 të vdekur.

Dhe here tjeter zogu,pak me qete kur shkruan dhe me drejtohesh mua...!!!
avatar
Estilen

713

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren.. Empty Re: Njeriu,ky luftetar i perhershem me natyren..

Mesazh  Sponsored content

Sponsored content

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi