Teoritë e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit
2 posters
Faqja 1 e 1
Teoritë e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit
Vrasja e Kenedit, alienët dhe zbritja në Hënë; të ndriçuarit (Illuminati) dhe 11 shtatori: teoritë mbi komplotet kanë qenë dhe ato bashkudhëtare të historisë.
Në fakt, mund t‘i ndodhë secilit prej nesh në jetën e përditshme që të mbërthehemi ndonjëherë nga një frikë e brendshme e nga një ndjenjë mosbesimi përballë mjedisit që na rrethon, e të na duket vetja i huaj e i padëshiruar.
Por ndodh, madje, që shpesh mendimi njerëzor të rrahë shumë larg e të mendojë se aty fshihet pikërisht një komplot i mirëfilltë, një konspiracion për të shkatërruar, për shembull, karrierën profesionale, atë politike, e të na manipulohen kështu fatet e menduara si të paracaktuara.
Teoria e një konspiracioni të mundshëm haset sidomos te politikanët diktatorë, të cilët thuhet se nuk mund të jetojnë dot pa to.
Duke jetuar në një sistem, të cilin ata vetë e kanë ushqyer, ndodh që frika se një ditë mund të bëhen viktimë e tij, t‘i japë udhë një paranoje të skajshme, e cila mund të kthehet në një sëmundje të vërtetë mendore, ku skenat e përgjakshme, me armiq të përbetuar që duan të të shkatërrojnë e vrasin me një thikë natën në gjumë, bëhen të përditshme.
"Bashkimi Evropian është një mjet për të çuar prapa reformat dhe të bëjë kështu të mundur zgjerimin e pushtetit të Papës në Britaninë e Madhe", kishte theksuar një herë me forcë në një të përjavshme konservatore britanike, "The Spectator", mësuesi i teologjisë Adrian Hilton, më 30 gusht 2003.
Pas kësaj, konservatorët e hoqën emrin e tij nga listat e tyre si kandidat i zonës së Slought në zgjedhjet e fillimvitit 2005 dhe artikulli në fjalë bëri sigurisht bujë e ngjalli debate: Një kandidat për në Parlamentin britanik si teoricien i pastër i komploteve?! - kjo tingëllonte disi paradoksale.
Ai po e diskretitonte partinë e tij me deklarata e artikujt e tij, thuhej në arsyetimin për eliminimin e kandidaturës së tij. Por, gatishmëria për të besuar në komplote fshihet thellë në ndërgjegjen e mendjeve të të gjithë njerëzve. Sigurisht që ato mund të kenë shpeshherë pasoja të përgjakshme.
Në korrik të vitit 1946, një i burgosur, i liruar në Burgun e Kielces në Poloni, vrau mbi 40 hebrenj. Arsyeja për këtë ishin thashethemet e shpeshta që ai kishte dëgjuar se të mbijetuarit e Holokaustit donin të vrisnin për arsye ritesh religjioze një fëmijë të krishterë.
Ky motiv i të ashtuquajturës "legjendë e ritualeve" shkon thellë në histori, duke cekur kufijtë e shekullit të dymbëdhjetë. Murgu anglez, Thomas i Monmouth-it pretendonte asokohe se hebrenjtë kishin kryqëzuar një të ri të vdekur për të përqeshur Krishtin.
"Legjenda e ritualit" la një gjurmë të përgjakshme Pogromi ndër shekuj - derisa erdhëm në kohët e sotme, ku hasim lloj-lloj ekstremitetesh. Si në botën e krishterë ashtu dhe në atë arabe e hebrenje, por sigurisht edhe në kultura të tjera, këto legjenda e mite janë shumë të përhapura.
Komplotet: besimi, legjendat dhe teoritë
Teori të suksesshme komplotesh i kanë dhënë ujë burimit të besimit për puçe e komplote - dyshimit të skalitur në mendje mbi pjesëtarët e një grupi kundër një grupimi tjetër, apo dhe mes individëve të të njëjtit grup.
Kjo mund të prekë një bashkësi religjioze, një popull, një komb, një shtet apo madje edhe thjesht një fshat apo lokalitet. Ku qëndron arsyeja e gjithë kësaj? Nga eksperimentet është e njohur se: njerëzve që jetojnë në mjedisin e tyre natyral u atribuohen më së shumti cilësi pozitive, ndërsa të huajve u vishen kryesisht cilësi negative.
Dhe ata me kënaqësi ndajnë atribute për njerëzit në mënyrë fare të përgjithshme, duke rënë pre e paragjykimeve: për shembull, qarkullon shprehja se gjermanët janë të dhënë shumë pas rregullit e disiplinës, irlandezët të dhënë pas pijes e shumë të lidhur me traditën e fenë e të parëve. Ndërkohë, për sllavët qarkullojnë të tjera shprehje.
Po kështu, për japonezët e kinezët etj. Këto pra janë dhe ato çfarë socio-psikologët i cilësojnë si "stereotipa".
A i nënshtrohen ata kësisoj mishërimit të së keqes, amoralitetit, agresivitetit apo skenarëve të nëndheshëm ogurzinj? A nuk është kjo jo larg thashethemeve për akte të fshehta sabotazhi, që gëlonin në komunizëm e fashizëm, ose në sisteme të tjera diktatoriale? E barabartë thuajse me "Një epidemi ka shpërthyer - armiqtë duan të na helmojnë puset e ujit që ne të vdesim!" - që ishte e shpeshtë në kohët e shkuara.
Dikur, dikush shkruan më pas në një fletushkë apo në një libër mbi nënshtetasit plangprishës dhe planet e fshehta të "të këqijve". Vetëm nëse kjo nis e bëhet shumë e madhe pastaj, shumëkush do të mendonte: "Do të ketë diçka aty, sepse ne nuk u kemi besuar kurrë atyre". Kështu gëlojnë teori e besime të vërteta mbi komplote, puçe, legjenda e më pas vijnë, sigurisht, edhe "kundërteoritë".
Një ndjenjë mosbesimi e mirëfilltë u mjafton atyre si bazë dhe ata pastaj e ndiejnë atë si një nevojë - si për shembull "rituali i legjendës së vrasjeve" - të cilin e përmendëm më lart, që sipas studiuesve nuk ka, në fakt, asnjë bazë të vërtetë historike.
Në kohët e lëvizjeve e ndryshimeve të mëdha shoqërore, ku nis e mbizotëron edhe pasiguria politike, përpos përparimit vjen edhe një fazë e rafinuar e mendimit njerëzor, ku qeveris mosbesimi e plasin kësisoj thashethemet e historitë e stisura për komplote.
Vijmë te revolucioni francez apo ai bolshevik në Rusi, të cilët shfuqizuan pushtetin e dy rretheve konservatore që e mbanin veten si monarki, që burimin e pushtetit të tyre e kishin nga "vullneti i Zotit". Përfaqësues të sistemit të vjetër shihnin një komplot gjigant të funksiononte - dhe i shkruan mendimet e tyre rreth kësaj në libra të panumërt.
Fundi i socializmit real për shembull, për çudi, nuk u shoqërua fare nga ndonjë teori komplotiste, e cila mendohej se mund të ishte shkaktare për një kohë të gjatë e rënies së sistemit. Dështimi i regjimit në rastin e tyre ishte më se evident e nuk shkonte më as edhe një teori e vetme komploti për ta justifikuar atë, pasi populli ishte i bindur tashmë se ishte sistemi që kishte dështuar e më pas edhe elitat e tyre udhëheqëse.
Besimi në komplot nuk është sëmundje mendore
Historianët dhe politologët nga SHBA-ja po përpiqen të gjejnë se përse pikërisht në vendin e tyre teoritë e komplotit e besimi në to po njohin një lulëzim kaq të madh. S‘ka rëndësi nëse bëhet fjalë për 11 shtatorin, zbritjen në Hënë apo vrasjen e Kenedit.
Për socio-psikologët shpjegimi është shumë më i thjeshtë: Shoqëria amerikane ndahet në shumë grupime e njeh shumë thyerje kulturore, që kanë një ndjenjë të thellë mosbesimi ndaj njëri-tjetrit - gjë e cila çon në një shtim inflacionar të detyrueshëm të teorive të komplotit.
Për ta besuar këtë, nuk të bën të besosh, nga ana tjetër, se aty hasim ndonjë indeks se kjo mund të jetë një sëmundje mendore. Për një shqetësim mendor paranojak do mund të flisnim vetëm atëherë kur lidhjet e një njeriu me mjedisin që e rrethon do të prekeshin tejpërtej nga ndjenja të shumëfishta frike e mosbesimi.
Idetë e komplotit të skizofrenëve shpesh janë shumë bizarre, të destabilizuara dhe nga jashtë, jo të pranueshme. Komplotet e zakonshme dhe motrat e tyre të vogla, intrigat, ne i hasim përkundrazi thuajse çdo ditë në jetët tona, e për këtë nuk mund të akuzohemi se jemi paranojakë apo të sëmurë mendorë.
Në firmat ku punojmë, familje, klube, shoqata, parlamente e qeveri, njerëzit komplotojnë vazhdimisht kundër njëri-tjetrit, e për këtë të gjithë jemi dëshmitarë.
Komplotet reale dhe pasojat
Por edhe komplotet reale më të mëdha në botë nuk kanë qenë kurrë kaq të dhunshme sa pasojat e tyre të paramenduara. Komplotet botërore të shfaqura në kopertinat e librave kanë gjithnjë një prirje për të qenë "Bestseller".
Teoritë "bizare" mbi iniciatorët apo shkaktarët e sulmeve famëkeqe terroriste në botë, e veçanërisht ato mbi kullat binjake më 11 shtator 2001, bënë që në Evropë e Amerikë të lulëzonin përmbledhje librash konspirativë me skenarë spiunësh, që po risillnin edhe njëherë atmosferën e "vëllezërve" të tyre të Luftës së Ftohtë, thuajse të gjitha fiksione letrare.
Gjithashtu, kemi dhe rastin e romanit të famshëm të Dan Braun, i cili të sillte ndërmend rishfaqjen apo rizbulimin e grupimit mistik okult të ashtuquajtur "Illuminati", sigurisht nën një emër tjetër, "Vëllazëria e Sionit".
Komplotistët botërorë janë zakonisht ashtu siç pritet: shoqëri homogjene. S‘ka rëndësi nëse janë jezuitë apo hebrenj, masonët e lirë apo koncerne të mëdha botërore financiare, grupime mediatike apo politike, ekonomike a religjioze, ato janë të ndarë nga kufij thuajse të padukshëm prej njëri-tjetrit.
Pas një studimi mbi konceptin e armikut, që haset në shkrimet evangjelike amerikane, historiani amerikan, David Brian Davis, për shembull arriti në një përfundim befasues: "Ndërsa masonët, katolikët e mormonët në realitet shfaqin fare pak ngjashmëri mes tyre, për sa i përket stereotipit të armikut, ato thuajse e venë gishtin në të njëjtën pikë".
"Illuminati" - një fantazmë e mitit të superkomplotistit botëror
Urdhri i "Illuminati", një shoqëri apo klan okult gjermano-bavarez, i cili kujdesej për përhapjen e idealeve të tij në vitin 1785, u ndalua vetëm nëntë vite pas themelimit të tij dhe u shkri përfundimisht në vitin 1790.
Ai kishte sipas dokumentacionit historik anëtarë vetëm në Gjermani. Ishin autorët e librave konservatorë ata që e bënë atë përgjegjës fillimisht për shpërthimin e revolucionit në Francë e pastaj në Rusi.
Në vitin 1799 për shembull, predikuesi religjioz amerikan, Jedidiah Morse, ishte ai që e përmendi atë për herë të parë në kontekstin e luftës që duhej bërë ndaj fushatës shkatërrimtare të "Fronit e altarit".
Historiania britanike, Nesta Webster, e shihte Anglinë në vitet njëzet, të kërcënuar nga një aleancë shkatërrimtare mes "Illuminati", hebrenjve e një lëvizjeje pangjermane.
Autori "bestseller" amerikan, Dan Braun, nga ana tjetër, nga "Illuminati", krijon (megjithëse kjo edhe mund të jetë e vërtetë) me fantazinë e tij një shoqëri të fshehtë - ku Da Vinçi na shfaqet si anëtar i këtij urdhri.
Një gjë të përbashkët kanë të gjithë autorët me njëri-tjetrin për sa i përket shpjegimit të teorive mbi komplotet. Ato mbërrijnë me mesazhet e tyre direkt në grupet që ata mendojnë se u përkasin: "Armiqtë tanë janë të egër, të këqij, të fuqishëm, të përhershëm, të pashikueshëm e duan të shkatërrojnë e degjenerojnë idealet tona më të larta".
Ky stereotip demonial si armik haset sot, për shembull, edhe në shkrimet e kundërshtarëve, le të themi, të globalizimit, ashtu sikurse edhe te fondamentalistët e të gjitha krahëve religjiozë apo dhe në librat "bombë" që mundohen të fantazojnë mbi shumë teori, për shkaqet e organizimit të sulmeve të 11 shtatorit.
Komplotet minimizohen në një shoqëri demokratike
Por, një gjë është e qartë: ai që vuan nga një frikë e tillë shpesh bëhet objekt e subjekt i pasojave të saj, pasi paranoja për një veprim keqdashës nga një grup apo individ që të ndodhet pranë, është e rrënjosur thellë në psikikën njerëzore.
Teori mbi komplotin mund të ketë pa fund, por praktika ka treguar se shpesh (për fat) distanca mes asaj çka paralajmërohet e asaj çka ndodh në të vërtetë është e madhe. Shumëkush demonizohet me pa të drejtë e ndonjëri në këtë rast do të thoshte se këtu ka një ngatërresë të qartë koncepti mes komplotit, paragjykimeve e stereotipave, për të cilat folëm më lart.
Por, komploti, gjithsesi, ekziston realisht e shpesh është i prekshëm e më konkret sesa paragjykimet e stereotipat. Ai fle në mendjet tona e ka shoqëruar zhvillimin njerëzor, duke furnizuar edhe historitë më të famshme letrare e artistike me personazhe nga më rrëqethësit. Por, përpjekja për të gjetur komplot në çdo veprim është qartazi një reminishencë e së kaluarës e që ushqehet sidomos në shoqëri të pazhvilluara e antidemokratike.
Në një shoqëri ku rregullat e lojës funksionojnë, baza reale e vënies në praktikë të komploteve njerëzore minimizohet e kështu njeriu i nënshtrohet fatit të tij real, të bazuar në normat e jetës së përditshme njerëzore, që nuk përjashtojnë kurrsesi mistikën që e shoqëron njeriun në shumë aspekte deri në ditën që ndahet nga kjo botë.
GSh
Edituar për herë të fundit nga Explorer në 08.03.14 13:07, edituar 1 herë gjithsej
Admin- 1132
Re: Teoritë e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit
Mania e komploteve
Kur ndodh një tragjedi e tillë, është pjesë e natyrës sonë që të kërkojmë shpjegime: një përpjekje për të vënë rregull mes kaosit, për ti dhënë një kuptim asaj që nuk e ka një të tillë. Jemi pak si shumë të gatshëm që të hedhim fajin tek ata që mendojnë ndryshe nga ne, për të gjithë të këqijat e kësaj bote".
Më 12 janar, të nesërmen e tragjedisë së Tucson (5 të vdekur dhe 12 të plagosur, mes të cilëve disa anëtarë të Partisë Demokratike) shqetësimi kryesor i Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, nuk ishte identifikimi i përgjegjësve, por mposhtja e një rreziku në sytë e tij më të madh, që brenda pak ditëve kish bërë të rritej me 300 për qind shitja e armëve për mbrojtjen personale që prej dekadash helmon klimën politike dhe sociale në vendin e tij: teoria e komplotit.
Sipas Harold Meyerson, gazetar i “Wahsington Post”, Shtetet e Bashkuara janë bërë "tokë e paranojës". Që në vitin 1964 historiani Richard Hofstadter, në një libër të famshëm thoshte se komplotizmi ka karakterizuar historinë e Shteteve të Bashkuara që në kohët e luftës së pavarësisë. Një qasje që u rëndua pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001: që atëherë, teoritë që denoncojnë qeverinë apo që përmendin strategji okulte në kontrast me versionin zyrtar, janë shumëfishuar. Po çfarë e nxit paranojën?
Krizë identiteti
Paranoja është një fenomen që i përket prej kohësh mendjes njerëzore. Në psikiatri konsiderohet një sëmundje e identitetit: një person thellësisht i destabilizuar përshtat shpesh herë një mekanizëm ekstrem mbrojtjeje duke projektuar jashtë vetvetes trazirat e veta të brendshme, duke shpikur një armik që nuk ekziston dhe duke imagjinuar një univers armiqësor.
"Simptoma kryesore është sindroma e persekutimit", shpjegon historiani Marco Revelli, docent i shkencave politike në Universitetin e Piemontit Lindor dhe kurator i “Paranoja dhe politika”. "Paranojaku sheh kudo komplote, ndihet i kontrolluar nga jashtë, zhvillon një delir logjikisht koherent por tërësisht ireal".
Dhe karakteristika tjetër është që përjashton çdo rastësi: çdo gjë që ndodh ka një domethënie precize, që duhet deshifruar. "Në paranojë nuk ka ambivalencë, por një ndarje me thikë mes të mirës dhe të keqes si dhe keqdashësia e tjetrit", sqaron psikanalisti Massimo Recalcati. "Dallimi mes të mirës dhe të keqes rezulton pa ndërmjetësime".
Por nëse paranoja si mbrojtje personale ka qenë gjithmonë, tendenca kolektive është të perceptohen komplote botërore nga ana e fuqive të fshehta është një fenomen më i vonë. Dhe është paradoksale që momenti kur paranoja u ndërfut në skenarin politik koincidon me atë që futi arsyen tek njerëzimi: epoka e iluminizmit.
"Momenti vendimtar, ai në të cilin komplotizmi u bë eksplicit, i vetëdijshëm aq sa të përdorej për veprime politike ishte revolucioni francez", shpjegon Giorgio Barberis, studiues i politikave historike në Universitetin e PIemontes "pra kur varfëria dhe një pabarazi sociale tashmë e padurueshme bën që masat e zemëruara të provokonin rënien e ancien regime, duke përmbysur kështu rendin.
Reforma protestante kishte hedhur tashmë dyshime mbi pagabueshmërinë e Kishës Katolike. Më pas, iluminizmi kishte ngritur në qiell individin dhe racionalitetin e tij. Dhe në fund revolucioni kishte përhapur ide të padëgjuara më parë. Pak si shumë. E papërballueshme dhe thëllësisht destabilizuese për të gjithë palët në kauzë.
Të akuzuar
"Praktikisht, të gjithë figurat parësore të revolucionit janë akuzuar dhe dyshuar si pjesëmarrës në një komplot", thotë Barberis. "Revolucionarët justifikonin çdo akt të tyrin me justifikimin e rrezikut nga një komplot aristokratik kundër të resë: Maksimilian Robespieri gjatë regjimit të terrorit, arriti që të ndëshkojë në gijotinë mijëra "të dyshuar" për të përfunduar më pas vetë me kokë të prerë në 1794.
Nga ana e tyre, kundër-revolucionarët nuk hezituan që të thërrasin për justifikim forcat e fshehta që sipas tyre prej kohësh kishin kryer veprime komplotuese, që nga iluministët antikristianë deri tek sekti misterioz i masonëve". Teoritë e komplotit shërbenin për të vënë rregull.
Parabola vazhdon
Në vitin 800 ky mekanizëm paranojak u konsolidua, por në të njëjtën kohë gjeti një justifikim tek realiteti: përpara represionit të çdo tipi revolucionar që nga Kongresi i Vjenës dhe Restaurimi (1815), të sulmuarve nuk u mbetej veçse të organizoheshin në shoqëri të fshehta si karboneria apo masoneria. Gjë që, është e kuptueshme, e bënte më të vështirë dallimin mes komploteve të vërtetë dhe atyre imagjinarë.
Por në 900 komplotizmi hyri në lojë si element parësor i historisë, duke u shndërruar në një sistem të menduari i favorizuar veç të tjerash prej nga frikërat e ushqyera prej luftërave. "Spastrimet stalinianë në BRSS në vitet tridhjetë dhe shfarosja e hebrenjve në Gjermani patën origjinën edhe në mentalitetin komplotist", nënvizon Barberis.
Teoria e komplotit u bë doktrinë në Gjermani dhe BRSS, me propagandën që i ushqente dhe policinë që i shfrytëzonte. Përmes Mein Kampf dhe një seri fjalimesh publike Hitleri futi tek populli gjerman perceptimin që ishte persekutuar dhe poshtëruar nga grupet e fuqishëm ekonomike hebrenj që vepronin prapa kuintave.
Për ta bërë të vlefshme tezën e tij, atij i shërbeu edhe një libret antisemit, "Protokollet e pleqve të Sionit", një falsitet i prodhuar në fillim të 1900 nga Okhrana, policia e fshehtë e Carit. Aty përshkruhet një komplot hebraiko-masonik që projektonte dominimin e botës përmes kontrollit të medias dhe financës, përhapjes së ideve liberale dhe përmbysjes së moralit.
E përditshmja londineze, “Times” demonstroi që në 1921-in se bëhej fjalë për diçka false dhe në pjesën më të madhe një plagjiaturë shkrimesh satire politike që nuk kishin aspak të bënin me hebrenjtë (kundërshtari i tekstit ishin jezuitët). Por ajo hipotezë tingëllonte aq bindëse, saqë Protokollet u morën menjëherë si diçka e mirëqenë.
Pas rënies së totalitarizmave të mëdhenj në 1945, komplotizmi u duk se u la në skajet e çështjeve botërore. Por teoritë e konspiracionit janë gjithmonë të gatshme të rikthehen: ndodh sa herë që rendi i vendosur hidhet në erë. Siç ndodhi në rastin më të fundit, kur, para syve të gjithë botës, ato që u hodhën në erë ishin Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, simbol i supremacisë amerikane. Dhe skena u përsërit: edhe një herë u thirr në kauzë masoneria, me të njëjtin komplot hebraik.
E vërtetë apo false?
Po si mund të dallohen komplotet imagjinare nga komplotet e vërteta? "Një teori komploti bazohet në tre parime", shpjegon Revelli. "Atribuimi i ngjarjeve për një qëllimi të caktuar njerëzor; dallimi i ngurtë mes forcave të së mirës dhe të keqes; besimi tek një realitet okult dhe i nëndheshëm".
Teoritë e komplotit kanë një mënyrë të veçantë për tu ndërfutur në mentalitetin e njerëzve, deri sa bëhen një mënyrë për të interpretuar realitetin që mbërthen praktikisht gjithçka. Janë në fakt teori të besueshme.
Por janë edhe skematike dhe koherente, si drama e një romani të verdhë: pra pasqyrojnë më shumë mendjen njerëzore (racionale dhe lineare) se sa realitetin (shpesh herë rastësor dhe jokoherent). Dhe ndodh që në teoritë e komplotit rastësia nuk luan asnjë rol: gjithçka ndodh për shkak të një vullneti preciz e të fshehur që kontrollon çdo ngjarje të vetme.
"Ja përse këto teori godasin imagjinatën kolektive: bëjnë dukshëm të qartë, duke dhënë një shpjegim, atë që në pamje të parë duket e pamendueshme, duke nxitur ndjenja kundër një armiku të përbashkët.
Dhe në fakt janë një instrument i përsosur për ndërtimin e konsensusit", shpjegon Barberis. Forca e argumentit shkencor dhe thjeshtësia e argumentimit janë garanci për suksesin e një teorie komploti. Janë një tentativë për të rrëfyer në mënyrë lineare ecurinë e historisë. Siç thoshte Pasolini: "Komploti na çliron nga e gjithë pesha për tu përballur me realitetin".
Komplote reale
Problemi është që ideja paranojake e një komploti të madh planetar na bën të shkëpusim vëmendjen nga mikrokomplotet e shumtë, por reale që ndodhin. Komplotet e mëdha dhe grushtet që kanë përfunduar në librat e historisë kanë qenë fryte të luftës për pushtet.
Aksione të grupeve të vegjël, limitet e të cilëve janë të njëjtë si ata të të gjithë veprimtarive njerëzore. Dhe sado që të veprojë në hije, është e vështirë që një grup i madh njerëzish të çojë deri në fund planet e veta pa u zbuluar.
Pra, kush sheh komplote botërore, rrezikon të humbasë nga pamja dramat e vërteta të fshehura, që zakonisht janë lokale. Dhe komplotistët përfundojnë duke bërë lojën e atyre që duan të fshehin të vërtetën. Jo vetëm. Nëse për një kohë të shkurtër teoritë e komplotit i japin siguri mendjes tonë, në terma afatgjatë ato janë të rrezikshme.
Në fakt, ato përfundojnë duke ushqyer frikëra të pakontrolluara që rrezikojnë të degjenerojnë në konflikte sociale dhe dhunë më se reale. Për këtë arsye ka frikë Obama, ashtu sikurse çdokush që qeveris. Dhe për këtë arsye, në vend që të akuzonte armiq të fshehur ka preferuar të marrë një pozicion të qartë: rreziku i vërtetë është brenda nesh, dhe quhet paranojë.
Babilon, komploti i bardhë
Fakti: Haile Selassie i (emri i pagëzimit i tafari Makonnen, "Shefi për tu pasur frikë), sovran i Etiopisë nga 1934 deri në 1974 është sipas traditës etiopiane pasardhës i mbretit biblik Solomon, vdes më 27 gusht 1975 në rrethana të pasqaruara.
Çfarë thonë komplotistët: Disa rastafarianë (që shihnin tek sovrani etiopian rimishërimin e Krishtit, i zbritur në Tokë për të çliruar popullsinë me ngjyrë) këmbëngulin se një patriark racist i bardhë (i quajtur babilon) kontrollon botën me qëllimin për të shtypur ata me ngjyrë dhe që perandori Selassie nuk vdiq aspak në vitin 1975: ishin mediat, në duart e të bardhëve që përhapën zërin për vdekjen e tij për të mbytur rastafarianizmin.
Pushtimi i Hënës? Një farsë
Fakti: Më 20 korrik 1969, amerikani Neil Armstrong, komandant i misionit Apollo 11, vuri këmbën në Hënë, i shoqëruar nga shoku i tij Buzz Aldrin, ashtu sikurse Presidenti i SHBA, Kennedy, kishte premtuar se do të ndodhte.
Çfarë thonë komplotistët: NASA ka krijuar në mënyrë artistike provat e zbritjeve në Hënë, në një komplot të organizuar së bashku me qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Zbritjet e shumta në hënë mendohet të jenë skenuar në një studio televizive të Hollywood me ndihmën e efekteve specialë. Por (pavarësisht provave shkencore të zbarkimit) nëse do të ishte kështu, atëherë përse sovjetikët, rivalë të amerikanëve në garën për hapësirën, qëndruan të heshtur?
Rrëmbyesit e vërtetë të 11 shtatorit
Fakti: Më 11 shtator 2001, disa terroristë islamikë morën peng avionë civilë, duke përplasur dy prej tyre në Qendrën Botërore të Tregtisë në New York dhe një kundër Pentagonit. I katërti, i drejtuar ndoshta në Kongres apo në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, u rrëzua në një fushë në Pensilvani.
Çfarë thonë komplotistët: Shumë teori hedhin hipotezën që shërbimet e fshehta amerikane kanë shkaktuar apo favorizuar sulmet për të siguruar mbështetjen e opinionit publik për një politikë të jashtme më agresive, mbi të gjitha kundër Irakut dhe Afganistanit.
Edhe në Itali në 2007-ën u botua "Përse versioni zyrtar i 11 shtatorit është fals" i Giuletto Chiesa, një libër që mbështet hipotezën e një komploti amerikan. Kundër komplotistëve është hedhur mes të tjerëve edhe Umberto Eco, që ka deklaruar: "Nëse ka një sekret, ka gjithmonë një shumë të përshtatshme, kundrejt të cilës ekziston patjetër dikush që do ta zbulojë sekretin. Për të organizuar një atentat fals kundër dy kullave do të duhej patjetër bashkëpunimi i qindra personave. Kësaj historie i mungon diçka e thellë".
Eliminuar nga fuqi të mëdha
Fakti: Më natën e 28 shtatorit 1978, Albino Luciani, i bërë Papë nën emrin Gjon Pali I, pas vetëm 33 ditësh si Papë ndërroi jetë në apartamentin e tij privat për shkak të një infarkti kardiak.
Çfarë thonë komplotistët: Spekulimet e shumta për këtë vdekje të papritur përmendin masonerinë, mafien dhe shërbimet e fshehta. Hipoteza alternative më e famshme flet për një komplot që do të kish për qëllim që Papa i ri të mos arrinte merrte në këqyrje çështjet financiare të Kishës. Në fakt, Luciani kish ndërmend të vazhdonte me një rishikim të thellë të pranisë së Vatikanit në tregjet botërorë, një menaxhim që në at vite i ishte lënë Paul Marcinkusit.
Vdekja e Edgar Alen Po
Autori i “Korbi” u largua nga Nju Jorku në 1849 për në Richmond, por mundi të arrijë vetëm deri në Baltimorë, aty ku një kalimtar i rastit vuri re shkrimtarin delirant dhe inkoherent të përmbysur përpara një bari më 3 tetor.
Ai ishte dërguar menjëherë në një spital, ku vdiq katër ditë më vonë. Gazetat vendëse thanë se Po kishte vdekur për shkak të “një kongjestioni në tru”, një eufemizëm i zakonshëm në atë kohë për vdekjet nga helmimi prej alkoolit.
Por, studiuesit zbuluan më vonë se zërat për abuzimet e shkrimtarit me drogë dhe me alkool ishin të ekzagjeruar, sidomos nga kritikë letrarë hakmarrës Rufus Grisuld. Certifikata e vdekjes, nëse kjo ka ekzistuar ndonjëherë, nuk është gjetur kurrë.
Disa historianë besojnë se Po mund të ketë vuajtur nga tërbimi, kolera apo sifilizi. Por për arsye se Po u shfaq në rrugë pikërisht në të njëjtën ditë kur po zhvilloheshin zgjedhjet në të gjithë qytetin, të tjerë argumentojnë se Po ra viktimë e një praktike që përdorej shpesh herë nga politikanët e korruptuar në atë kohë, të cilët paguanin banditë që të rrëmbenin njerëz, sidomos ata të pastrehët, ti drogonin, ti maskonin dhe më pas ti merrnin zvarrë në qendrat e votimit në të gjithë qytetin dhe shtetin. Kjo mund të shpjegojë të paktën arsyen përse Po u shfaq në Baltimorë me rroba që nuk ishin të tijat.
Industria do të na sëmurë
Fakti: Mes viteve 1997 dhe 1998, nëpër kronika nisi të shfaqet gjithnjë e më shpesh fiziologu nga Modena Luigi Di Bella, ideator i një kure kundër kancerit bazuar në hormonet dhe vitaminat. Në vitin 1998, një eksperimentim klinik konkludon që metoda nuk është efikase.
Çfarë thonë komplotistët: Një fenomen i ngjashëm ka ndodhur edhe në pjesë të tjera të botës. Dikush prezanton një kurë të padështueshme kundër kancerit (që çuditërisht shëron çdo lloj tumori): një pjesë e madhe e opinionit publik (në rastin e Di Bella është një pjesë e madhe e shtypit, si dhe një parti politike, Alleanza Nazionale) hidhet pro tij, duke akuzuar kompanitë farmaceutike dhe mjekët që ta pengojnë për përfitime ekonomike.
GM

Zattoo- 600
Similar topics
» Bota e Konspiracionit
» Teoria e re e konspiracionit të 100 dollarëshit
» Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
» Psikologjia

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi