EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Psikologjia

Shko poshtë

Psikologjia Empty Psikologjia

Mesazh  Neo 12.08.08 21:02

Psikologjia

Psikologjia është nje subjekt i popullarizuar i cili koheve te fundit është duke u rritur interesimi për studimin e saj.

Fjala psikologji për te paren here është paraqitur ne Angli me 1693 por nuk është perdorur dhe nuk është kuptuar nje kohe te gjate deri ne vitet 1800. Eshte sinonim i perbere nga dy fjale greke "psyche" dhe "logos".

Psyche ne menyre origjinale nenkupton frymarrje(respiracion) por me vone është nenkuptuar si shpirt sepse frymarrja është indikuar shpirtit e cila ende nuk e ka leshuar trupin.

Ne mitologjine greke Psicho ka qene nje grua e cila ka qene ne mardhenie dashurie me perendine e dashurise Erosin. Ai ishte dashnor i saj por kishte nje kusht ndaj saj qe mos t'ia shikonte fytyren e tij kurrë.

Por nga kurioziteti Psichoja-nje natë vendosi nje qiri për t'ia shikuar fytyren ne momentin kur e kupton Erosi athere e magjepse ate. Për t'ia arritur ngadhenjimit është dashur te beje nje lufte te madhe me perplot rreziqe por ne fund ajo është transformuar ne perendeshe dhe i'u është bashkangjitur Erosit ne parajse. Psycha simbolizon shpirtin njerezor.

Gjate shekullit te shtatembdhjete kuptimi i fjales psiche është shenderruar ne kuptimin e mendjes. Logos nje fjale tjeter greke ka nenkuptuar shkencen ose arsyen. Sipas rrugeve Greke psikologjia nje kuptim mbi arsyen ose mbi mendjen, ose si thuhet sot studimi mbi mendjen.

Degët e Psikologjisë

Log, nuk është fjalë greke. Prejardhja e saj është nga ilirishtja e vjetër. Fjala ka mbrritur deri në ditën e sotme në kuptimin e saj fillestar. Log - lo/gu - lo/gje - gjet... - Shesh i vogël. Logu i fshatit, i kuvendit. U mblodhën në log.

Natyrisht nënkupton edhe lëndinë. Siç dihet, në kohën e Sokratit dhe para tij, shkrimi ekzistonte por mundësia për të shkruajtur ishte e paktë dhe thuajse çdo gjë, qoftë edhe diskutimet filozofike(lexo Platonin) bëheshin në vende të posaçme, në sheshe, në "Log", e natyrisht meqënëse në një diskutim ishte e domosdoshme prania e dy e më shumë pjesmarrësve, lindi fjala "Dialog" dhe shumë të tjera, ku rrënja ruhet në trajtë dhe përmbajtje e pandryshuar.

1.Psikologjia Fiziologjike

2.Psikologjia eksperimentale

3.Psikologjia e zhvillimit

4.Psikologjia sociale

5.Psikologjia klinike dhe e këshillimit

6.Psikologjia shkollore dhe psikologjia e edukimit

7.Psikologjia industriale dhe Psikologjia inxhinierike

Një drejtim me ndikim te madh në shkencën e psikologjisë është edhe biheviorizmi i cili u paraqit ne SHBA.

Themelues i tij ishte psikologu amerikan,Xhon Uotson. Bihevioristet e kritikonin shumë shpere psikologjine strukturaliste per shkak te metodes se introspeksionin nuk e pranonin si metodë shkencore te psikologjisr ata theksonin se psikologjis duhet te studioje vetem ato fenomene qe mund te verehen nga jasht dhe qe mund te regjistrohen.

Sipas bihevioristeve, metodë shkencore mund te jetë vetëm të vërejturit objektiv.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi