Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
5 posters
Faqja 1 e 1
Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
Filmi “Eyes Wide Shut”, si provë e teorive të konspiracionit
Në 3 mars 1999 u shfaq për herë të parë privatisht për një rreth të ngushtë njerëzish filmi “Eyes Wide Shut”, me Tom Cruis dhe Nicole Kidman. Katër ditë më pas regjisori i filmit, Stanley Kubrick vdiq. A kishte lidhje me filmin vdekja e tij?
Filmi krijoi debate për skenat e orgjive në të, dhe nisur nga pritshmëritë u quajt një dështim. Por ajo që e dallonte këtë film nga filmat e tjerë të llojit neo noir ishte se në të tregohej për një llozhë masonike.
A mos u soll edhe Kubrick, në njëfarë mënyre, si personazhi kryesor i filmit, mjeku i ri Bill Halford, i luajtur nga Tom Cruis, i cili hyri pa leje në një llozhë masonike? Kubrick nuk hyri pa leje në llozhën masonike me filmin e tij, se llozha i kishte gjërat nën kontroll sigurisht, me anë të kompanisë kinematografike që prodhonte filmin.
Por duket se Kubrick u josh të kapërcente vijën e kuqe dhe të jepte një kumt përtej atij që i kishin ngarkuar. Këtë e pagoi me jetën e vet, ashtu siç ishte rregulli në llozhën për të cilën tregohej në film.
Llozha misterioze për të cilën tregohet në filmin “Eyes Wide Shut” nuk është një fantazi letrare, por të tilla ekzistojnë vërtet dhe janë shumë të vjetra. Orgjitë seksuale në to janë një mënyrë kamuflimi. Por orgjitë janë gjithashtu të kontrolluara sipas një kodi të rreptë. Siç tregohet në film, çdo femër zgjedh një të ftuar për atë natë. Kështu, atë që do të ndodhë e kontrollojnë krerët e llozhës, se cila do të shkojë dhe me cilin.
Këto shoqëri sekrete, në dukje orgjike, në fakt kanë qenë dhe janë think tanke, depozita mendimi. Ato e kanë origjinën që në Egjiptin e Vjetër, dhe mund të hetohen pas semiologjisë mitologjike. Në Egjiptin e Vjetër, Isis, ishte perëndesha e magjisë, artit dhe thjeshtësisë, dhe njëherësh gruaja e perëndisë Osiris.
Pse ishte një femër perëndesha e magjisë dhe artit, kur këto zeje në atë kohë kontrolloheshin nga meshkujt? Sepse egjiptianët e vjetër e njihnin sekretin e atij që mund të quhet diskutim kreativ. Diskutimi kreativ mund të përshkruhet si aktivizimi i një motorri kërkimi në internet. Ne shkruajmë fjalë në Google dhe motorri i kërkimit vihet në lëvizje dhe na jep të dhënat.
E njëjta gjë ndodhte dhe ndodh ende në këto llozha. Femrat, të cilat bënin përzgjedhjen e meshkujve, qenë të instruktuara për të bërë diskutim kreativ. Kështu llozha arrinte të mësonte ato që i duheshin në mënyrën më të thjeshtë. Prandaj Isis qe dhe perëndesha e thjeshtësisë. Por këto qenë dhe vende të përpunimit mendor, se femrat instruktoheshin të induktonin në mendjen e meshkujve të përzgjedhur gjëra të menduara me kujdes, për të influencuar mendimin e tyre.
Në Antikitet arti filloi të shihej gjithherë e më tepër nga të pushtetshmit si mjet për kontrollin dhe manipulimin e shoqërisë. Fuqia e artit ishte e madhe. Prandaj artistët duheshin mbajtur nën kontroll, duheshin influencuar.
Mënyra më e mirë për ta bërë këtë qenë shoqëritë sekrete. Historia që tregohet në “Eyes Wide Shut”, ku një femër e panjohur shpëton personazhin kryesor që ka hyrë pa leje në një llozhë të mistershme, është e vjetër sa miti i Orfeut, dhe në fakt është një version i këtij miti.
Orfeu ishte një artist i fuqishëm, i cili bënte hymne fetare, një gjë shumë e rëndësishme kjo në atë kohë. Miti na thotë se ai u kërkoi leje zotave që të hynte në ferr dhe të nxirrte prej atje gruan e tij të vdekur, Euridice. Miti duket se e ka tjetërsuar të vërtetën. Duket se është Euridice ajo, e cila u sakrifikua për të shpëtuar Orfeun, i cili kishte hyrë pa leje në shoqërinë e mistereve.
Miti na thotë se Orfeut iu vu si kusht që të mos e kthente kokën për të parë të shoqen derisa të dilte nga ferri, ndryshe ajo do të tretej në moment. Orfeu nuk duroi dot dhe ktheu kokën, vazhdon miti, kështu që Euridice u tret në ajër.
Ndoshta një gjë e ngjashme ka ndodhur, por ajo që ka rëndësi është se ajo që bëri Orfeu ishte të kthente kokën për të parë ndëshkimin e saj. Ata që drejtonin shoqërinë e mistereve nuk mund të lejonin që të shkelej rregulli i hekurt. Kush kapërcente kufirin e mistereve pa leje duhet të ndëshkohej. Miti shkon më tej duke na thënë se Orfeun e coptuan femrat, për shkak se ai nuk tregonte interes ndaj tyre, se e kishte mendjen tek Euridice.
Që e kanë coptuar është e sigurt, dhe ky ishte ndëshkimi se ai shkeli rregullat e shoqërisë sekrete. Miti i Orfeut duhet t’ u shërbente si mësim artistëve, që të mos shkelnin rregullat e mistereve. Por artistët harrojnë shpejt, prandaj miti herë pas here duhej të përsëritej në versione të ndryshme. Ndoshta një tjetër “Orfe” i cili kërkoi Euridicen ishte Sandro Boticcelli, piktori i Rilindjes Italiane, autori i pikturës së famshme “Lindja e Venusit”.
Në Firencen e Medicëve të shekullit XV ku jetonte dhe punonte Botticcelli shoqëritë e mistereve, të tipit të asaj që tregohet në “Eyes Wide shut” qenë shumë të përhapura. Dhe piktorët qenë shumë të pëlqyer në to, për arsye të kuptueshme. Është thënë se Botticelli-it i shërbeu si model për perëndeshën e dashurisë Simonneta Vespucci, një aristokrate fiorentine, e martuar, me shumë gjasë një pjestare e këtyre shoqërive të mistereve. Simona e bukur, siç e quanin, vdiq në moshën 23 vjeç. Një tjetër Euridice që ndëshkohet.
Në filmin “Eyes Wide Shut”, kodi për të hyrë në shtëpinë e mistereve është fjala “Fidelio”. Por “Fidelio” është edhe titulli i një opera të Ludwig van Beethoven, të së vetmes opera të tij. Subjekti i operas ka një ngjashmëri kurioze me atë të filmit.
Në operan e Beethoven, një grua, Leonora, hyn në një burg e kamufluar si mashkull, si një guardian me emrin Fidelio, dhe shpëton burrin e saj, i cili gjendet atje i ndryrë nga një tiran i keq. Në film është një femër e panjohur, e cila e shpëton personazhin kryesor nga ndëshkimi që kishte hyrë pa leje në shtëpinë e mistereve. Siç shihet pra, kodi “Fidelio” nuk është aspak i rastësishëm.
Ka të dhëna që tregojnë se jeta e Beethoven, në kohën që kompozoi “Fidelio”, i ngjante asaj të personazhit kryesor të filmit “Eyes Wide Shut”. Llozhat e mistereve nuk qenë një gjë e rrallë në Austrinë e kohës kur jetonte Beethoven.
Arti i tij qe shumë i fuqishëm, ai kishte influencë mbi njerëzit, kështu që nuk mund të mos tërhiqte vëmendjen e elitës së mistereve, e cila i ofroi biletën për në llozhën e mistereve. Në filmin “Eyes Wide Shut” tregohet se në llozhën e mistershme të orgjive kishte një rregull të tmerrshëm.
Në rast se dikush hynte pa leje, ai do të dënohej me vdekje, përveçse kur e shpëtonte një femër ndër të pranishmet, e cila si shpërblim duhet të pranonte të bënte seks me të gjithë të pranishmit që e dëshironin këtë gjë. Ky rregull sigurisht që ishte vendosur për të afërmit e atyre të cilët gjendeshin brenda me leje, se çdo femër që gjendej brenda, nuk mund ta bënte këtë sakrificë përveçse për një të afërm të saj. Ose për një të dashur.
Opera “Fidelio” u paraqit për herë të parë, në Vienë, në nëntor 1805. Një vit më parë kishte ndodhur një ngjarje që fiton një kuptim të çuditshëm në kontekstin e kësaj historie. Burri i Josephine Deym, një aristokrate, e cila ishte e dashura e Beethoven, vdiq papritur.
Një vdekje e papritur nuk është ndonjë gjë e rrallë, por ajo duket e dyshimtë kur një vit pas saj del opera “Fidelio”, ku tregohet se si një grua e kamufluar hyn në burgun ku gjendet burri i saj dhe e shpëton atë. Beethoven qartësisht e ka tjetërsuar ngjarjen. Në fakt ishte burri i i Josephine Deym, i cili duhet të ketë hyrë pa lejë në llozhën e mistereve, dhe kur e kanë kapur, gruaja e tij nuk preferoi të shpëtojë atë, por një një sens, Beethovenin.
Skenari i filmit “Eyes Wide Shot” bazohet në romanin “Traumnovelle” të shkrimtarit austriak Arthur Schnitzler, i botuar në 1926 dhe që në anglisht mban titujt “Rhapsody” dhe “Dream story”. Arthur Schnitzler (1862-1931) është një njeri shumë interesant. Ai ishte i biri i një mjeku çifut hungarez që jetonte në Vienë. Arthur Schnitzler u diplomua për mjekësi dhe filloi punë në Spitalin e Përgjithshëm të Vienës, por befas e braktisi profesionin dhe filloi të shkruajë letërsi pornografike.
Vetë Zigmund Freud do ta çmonte veprën e Schnitzler, duke i shkruar atij në një letër “Unë kam krijuar përshtypjen se ju keni mësuar nëpërmjet intuitës- ndonëse në të vërtetë si rezultat i vetëkqyrjes sensitive- gjithçka që mua më është dashur të gërmoj tek personat e tjerë me punë të mundimshme”.
Në të vërtetë vepra e Schnitzler ishte një kumt, për artistët, të cilët harrojnë shpejt dhe u duhet freskuar kujtesa herë pas here. Një kujtesë se bota është një realitet misteresh ku ka disa rregulla, për shkeljen e të cilave ka ndëshkim. Një artist kishte hyrë në politikë, Adolf Hitler. Vepra e Schnitzler do të etiketohej si “ndyrësi çifute” nga Adolf Hitleri, definitivisht një gabim i dyfishtë i tij, se mund ta kishte kuptuar, madje edhe përdorur shumë më mirë.
Arti erdhi duke u bërë gjithherë e më tepër një instrument manipulimi ndaj shoqërisë, me zhvillimin e mjeteve të komunikimit masiv. Artistët harrojnë shpejt, dhe historia e Orfeut dhe Euridices duhej përsëritur me atë të John Kennedy dhe Merylin Monro. Është thënë se Kennedy u vra për shkak se nuk mbështeti ndërhyrjen në Kubë, për të rrëzuar regjimin komunist atje. Marrëzi!
Nëse ishte kështu duhej të ishte vrarë Eisenhower para tij, i cili e la Kubën që të bëhet komuniste. Kennedy dhe Monro u vranë se shkelën rregullat e llozhës së mistereve, si Orfeu dhe Euridice. A donte Kennedy të shpëtonte Merylinin nga zgjedha e llozhës së mistereve apo e kundërta, kjo nuk do të merret vesh kurrë. Një gjë duket e sigurt. Ata paguan çmimin e tmerrshëm. Historia e tyre duhet të ishte një paralajmërim për flirtin e njerëzve të artit me ata të pushtetit dhe e kundërta. Gjithçka duhej bërë sipas vullnetit të llozhës.
Por artistët harrojnë shpejt, dhe po ashtu edhe të tjerë që kanë shpirt artisti dhe e tillë qe Lady Diana. Ajo donte të bashkonte tek vetja në një Merylin Monro dhe John Kennedy. Kjo “Euridice” e çuditshme gjeti një “Orfe” musliman. Llozha e ndëshkoi duke i vrarë të dy një një tunel, një simbolikë kurioze kjo me kalimin e Orfeut dhe Euridices në ferrin e errët, nga i cili Euridice nuk doli dot kurrë. Ashtu si Lady D nga tuneli. Të gjithë duhet ta merrnin mësimin që vazhdonte të jepej prej rreth 3000 vitesh.
Që mësimi të bëhej i pagabueshëm, pas vdekjes së saj u ngarkua një regjisor, Stanley Kubrick që të bënte filmin “Eyes Wide Shut”. Por Kubrick ishte një artist dhe artistët janë të paparashikueshëm. Ai josh që përveç kumtit që i ngarkuan të jepte dhe kumtin e vet në film, kumtin e denoncimit të mistereve. Llozha e kapi këtë gjë dhe nuk mund ta lejonte. Prandaj ai vdiq katër ditë pas shfaqjes së parë private të filmit, ku të pranishëm qenë sigurisht edhe njerëzit e llozhës. A deshi ky “Orfe” të bënte një homazh për “Euridice”-Diana?
Këtë nuk do ta mësojmë kurrë. Asnjë “Euridice” nuk doli që ta shpëtojë atë, si në film, a ndoshta nuk mund ta shpëtonte. Kubrick vdiq dy vite para se të vinte viti në të cilin zhvilloheshin ngjarjet e filmit të tij të njohur fantastiko-shkencor “2001: A space Odyssey”, i cili u bë në 1968. Kur Kubrick bëri një odise në kozmos, ai jetoi edhe 31 vite pas kësaj.
Kur ai bëri një odise në llozhat e mistereve, ai jetoi vetëm edhe katër ditë pas shfaqjes së parë jopublike të filmit! Shumë pjesë të filmit u shkurtuan, u tha për skena të rënduara me orgji seksuale, por ne nuk do ta marrim vesh kurrë me saktësi të vërtetën.
Çdo përpjekje për të zbuluar të vërtetën etiketohet si teori konspiracioni. Por ç’ është tekefundit një teori konspiracioni. Ajo është një mënyrë për të shpjeguar në mënyrë të arsyeshme ngjarje për të cilat nuk mund të jepet një shpjegim tjetër i arsyeshëm.
Një regjisor çifut (Kubrick ishte me origjinë çifutë dhe prindërit e tij kishin ardhur në Amerikë nga Austro-Hungaria) bën një film për një llozhë masonike dhe vdes katër ditë pas shfaqjes së tij. A nuk është kjo një premisë për një teori konspiracioni?
Një mjek çifut në Vienën e gjysmës së dytë të shekullit XIX le profesionin dhe bëhet shkrimtar pornografik. Dhe ky njeri shkruan romanin për llozhën e mistereve orgjike. A nuk është kjo një premisë për një histori konspiracioni?
Ky shkrimtar zgjedh në romanin vet si fjalë-kyç titullin e operas së vetme të Beethoven, ku aludohet për një histori të ngjashme. A nuk është edhe kjo një premisë për një teori konspiracioni? Tekefundit çka është një teori konspiracioni veçse një mënyrë e të parit të botës Eyes Wide Open?
Si shumë gjurmë krimi mbeten në realitet. Por llozha kujdeset edhe për këtë. Atëherë dalin varrëmihësit. Këta janë profesorë hijerëndë të cilët ofrojnë metodologji të cilat të mundësojnë ta kuptosh botën duke i shpërfillur këto fakte, që ta perceptosh botën Eyes Wide Shut.
Ashtu si teologët e Mesjetës që i mësonin njerëzit ta mendonin botën si të sheshtë dhe me diellin që rrotullohet rreth saj. Dhe studentët hedhin kapelat në ajër kur mbaron shkolla nga lumturia që mësuan ta njohin botën në versionin që ajo është e sheshtë dhe dielli rrotullohet rreth saj.
G.SOT

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
Kujton vështirësitë e ‘Eyes Wide Shut’
Aktorja e njohur Nicole Kidman është hapur për herë të parë mbi rolin e saj në filmin e fundit të Stanley Kubrick, ‘Eyes Wide Shut’, ku ka interpretuar përkrah ish-bashkëshortit të saj Tom Cruise.
Në një artikull për ‘The Hollywood Reporter’, aktorja australiane theksoi se mezi i është mbushur mendja nga regjisori i ndjerë për të xhiruar skenat e seksit: “Shumë skena nuk janë futur në film sepse nuk ndihesha rehat.”
Më tej, Kidman sqaron se filmi nuk kontribuoi në ndarjen e saj nga Tom Cruise. Çifti u divorcua dy vite pas shfaqjes së parë të filmit: “Nuk mendoj aspak se xhirimi i filmit ishte fillimi i fundit të martesës sime.”
Në fund, Kidman shprehet se nuk e ka kuptuar ende siç duhet filmin: “Kubrick nuk na e ka thënë ndonjëherë se për çfarë fliste filmi, kështu që unë nuk e di tamam.”

Odin- 513
Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
Kubrick vdiq një javë para lansimit të këtij filmi...
Kjo ngre pyetjen: Martir apo Sakrificë?
Kjo ngre pyetjen: Martir apo Sakrificë?
gjilanasi- 361
Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
Kubrick eshte vrare sepse ne kete film ka thene shume gjera qe nuk duhej thene.
Flavius- 79
Re: Filmi “Eyes Wide Shut”, provë e konspiracionit
di njeri ta shpjegoje ate film.? e kam pare dhe se kam kuptuar sakte.
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Sekreti i Jetës
» Interviste me NIKOLA TESLA-n
» Bota e Konspiracionit
» Teoria e re e konspiracionit të 100 dollarëshit
» Teoritë e komploteve dhe psikologjia e konspiracionit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi