EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ne fund te Botes

Shko poshtë

Ne fund te Botes Empty Ne fund te Botes

Mesazh  Odin 26.05.12 19:54

Ne fund te Botes

Ne fund te Botes 20110530135706end-of-the-world

Suksesi i botimeve qe flasin per shoqerite e fshehta, konspiracionet globale ose fundin e botes. Kolanat e sjella ne shqip, kryesisht nga dy shtepi botuese, dhe titujt e rinj qe pritet te hidhen ne treg. Eksperiencat dhe arsyet e dy botuesve shqiptare

Kur ora shenoi 11:59 te mesnates se 31 dhjetorit 1999, shumekush besonte se kompjuterat ne bote, gabimisht do te regjistronin vitin 1990; se Bursa do te hynte vetiu ne kolaps; se aeroplanet do te rrezoheshin dhe se ne bazat e raketave do te ndodhte vetenisja e tyre. Ata me imagjinate me te shfrenuar, te ushqyer edhe nga kinemaja, mbanin syte nga qielli: Ai do te nxihej e flake te tmerrshme do te perpinin Boten.

Ne vitin 1555 Nostradamusi parashikoi fundin e botes, dhe - sado qe ne vigjilje te 2000-es shume analiste shkruanin se deshifrimi i shkrimeve te tij ishte shpesh i pamundur - deri ne ate kohe ishte folur aq shume per te sa bota njerezore pak minuta para fushekzjarreve festive te mijevjecarit te ri, u trondit: prisnin Apokalipsin te ndodhte.

Me heret, anetaret e Heaven's Gate, nje sekti i cili u shfaq ne vitet '70 ne San Diego, Kaliforni, besonin se fundi i botes ishte afer. Ata ishin te bindur se kometa Hale Bopp, ndiqej nga nje UFO, ne te cilen ata do te mund t'i shpetonin apokalipsit kercenues. Nje grup prej 39 anetaresh te ketij sekti, ne mars te vitit 1997, u vetvrane. Sa per saktesim, kometa vazhdoi udhetimin e vet neper kozmos, duke e lene pas Token, me ne forme se kurre.

Akoma me heret: Edgar Uajsenant, punonjes i NASA-s, botoi nje liber te titulluar "88 arsye pse gjykimi do te ndodhe ne 1988". Ai e dha me prova dixhitale bindjen e tij, por 1988 erdhi e shkoi dhe Toka vazhdoi te lulezonte. Ne librin "Efekti i Jupiterit", bestseller i vitit 1974, autoret Xhon Gribin dhe Stefen Plegeman parashikuan se me 10 mars 1982, planetet e sistemit tone diellor do te rrjeshtoheshin ne nje vije te drejte duke shkaktuar tronditje te forta ne Toke.

As kjo nuk ndodhi, megjithate teoria e tyre u hapi udhe shume ideve te tjera mbi shtrirjen planetare ne nje vije, per fundin e botes, nder me te famshmet ajo qe thoshte se kur Merkuri, Venusi, Marsi, Jupiteri dhe Saturni do te rreshtoheshin ne nje vije me Diellin dhe Henen, bota do te permbysej. Saktesisht me 5 maj 2000.

Por edhe pse asgje nga keto nuk kane ndodhur, njerezit jane te prirur te vazhdojne te mbajne frymen para parashikimeve te tilla. Sado qe Tokes nuk i eshte zhvendosur boshti, Gjyqi i Madh nuk u be dhe qielli nuk flakeroi, ide te tilla ende trazojne.

Fjala vjen keto kohet e fundit gjithnje e me shume po flitet per fisin e famshem Maja dhe kalendarin e tyre, i cili sado i sakte te kete qene, i krijuar nga njerez sado shume te zhvilluar, vetem pse perfundon ne vitin 2012 ka ngritur boten ne kembe.

Per apokalipsin e parathene nga Majat ka pasur shume debate, edhe mes atyre qe e besojne. Parashikimi i nje fizikani amerikan qe i bazon bindjet e tij ne kalendarin e fisit Maja, flet per shperthime vullkanike, stuhi magnetike, rrezatime vdekjeprurese nga hapsira. Thene me troc, sipas Lorens Xhozefit, vitin qe vjen ne Toke do te mbreteroje ferri. Eshte e shkruar e bardha mbi te zeze ne librin e tij "Apokalips 2012", i cili eshte botuar edhe ne gjuhen shqipe.

Dhe nuk eshte i vetmi. Dritherimes intriguese mbi fundin e botes, mbi konspiracione te jashtezakonshme, grupe te superfuqishme qe sundojne boten, per shoqeri te fshehta etj, perkthehen prej kohesh ne nje kolane botimesh qe duket se po shijon te njejtin sukses qe ka njohur edhe ne bote. Jane libra qe lidhen me te padukshmen, me te mistershmen, ate qe fshihet pas normales. Autore te shumte qe hedhin lloj lloj idesh mbi menyren sesi qeveriset bota, makinacione qe ndryshojne rrjedhat, simbole te fshehta, funde te parathena dhe gjuhe te deshifruara.

Te tille libra prej kohesh kane zene nje vend te dukshem ne tregun shqiptar te librit dhe sic deshmojne dy botuesit e shtepive "Bota shqiptare" dhe "Hegla's Secrets", - qe botojne me se shumti kete lloj literature - eshte nje zgjedhje qe funksionon.

"Duhet thene qe ne fillim, keta libra nuk ofrojne te verteten absolute, por nje realitet te panjohur nga lexuesi". Genti Gjonaj, botues i "Bota shqiptare" ofron nje seri te plote botimesh, tema e te cileve varion qe nga teorite e permbysjes se madhe e deri tek shoqerite e fshehta apo komplotet globale.

Ne kolanen "Te verteta te fshehura" perfshihen mbi 20 tituj autoresh te famshem tashme, motoja e te cileve, sic tregon Gjonaj, eshte thenia e Benxhamin Dizraelit (kryeminister anglez) se: “Bota qeveriset nga personazhe krejt te tjere nga ata qe mendohen, personazhe te cilet veprojne ne fshehtesi”. Kjo duket se justifikon edhe zgjedhjen e botuesit: libri "Kush e sundon boten" i Xhim Marrs ishte i pari qe beri prezantimin me kete gjini, pak ose aspak te njohur nga lexuesi shqiptar. "Ajo qe kam vene re ne fillim eshte se te vetmit qe e njihnin kete gjini ishin te rinjte, kryesisht te shkolluar jashte vendit, te cilet kane tentuar individualisht ta njohin ate", thote ai.

Por pas botimeve ne shqip rezultoi qe te rinjte nuk ishin te vetmit qe u tunduan perballe titujsh si "Konspiracioni boteror", "Sekreti me i madh", "Te fshehtat e masonerise" etj. "Faktet, ndodhite dhe ngjarjet qe pershkruhen jane tronditese. Eshte nje letersi qe trajton ceshtje qe kane te bejne me sekrete qeveritare, me histori dhe besime te fshehta, me shoqeri sekrete, me sekretet e pasurise te pushtetit dhe te kontrollit, sekrete qe asnjehere nuk jane permendur ne tekstet e historise dhe qe nuk jane zene asnjehere ne goje nga mediat.

Ato shpalosin para lexuesit nje bote te re te panjohur me pare". E cila e interpretuar nga autore te rangut te David Icke, Texe Marrs, Jim Marrs etj - profesore universitetesh nga me te shquarit, ne SHBA dhe Britani - duket se te fut ne mendime. Per me teper qe ne cdo botim autoret pretendojne qe ne fund zgjedhja eshte e lexuesit.

"Kjo lloj letersie sherben si baze e mire per letersine fiction. Eshte nje letersi qe hap alternative mendimi dhe e ben lexuesin te gjykoje me mendje te kthjellet. Ka prurje te medha informacioni alternative, larg shablloneve te zakonshme edhe gjykimeve stereotipe.

Jane libra te shkruar bukur dhe me gjuhe ekspresive". Megjithate pas kaq shume titujsh, per botuesin ka ardhur ora e terheqjes dhe zgjedhjes se dickaje tjeter. Sic tregon Genti Gjonaj, pas nje interesi te jashtezakonshem, tregu duket se eshte ngopur me kete zhaner, ndaj "Bota shqiptare" ka menduar nje tjeter alternative: letersine kontraverse. Libri i radhes i ketij lloji eshte "Ky eshte fundi yne", i Krasimir Ivandjiskit, ne te cilin trajtohet bota sot.

Thene ndryshe nuk flitet me per shoqerite e fshehta dhe ndikimet e tyre, por per ate cka po ngjet sot ane e mbane Globit, duke filluar qe nga kriza boterore valutore financiare. Analizen e tij autori e nis me Rusine, fuqizimin e saj dhe fundin e flirtit me Perendimin per ta vazhduar me operacionin amerikan per kapjen e Sadam Huseinit, me nje traktat te ri te mundshem Rusi-Kine, perdorimi i bombes N ne Bagdat, fillimi i luftes se madhe te gazit e deri te katastrofa ne gjirin e Meksikes. Ajo cka Ivandjiski duket se do te percjelle me librin e tij eshte parathenia per nje rend te ri boteror.

Nje guxim po aq i madh sa edhe ai i autoreve qe shtepia botuese "Helga's Secrets" i ofron lexuesit shqiptar prej me pak se dy vjetesh. Botuesi i saj Alfred Cako sqaron qe ne krye te heres se kjo shtepi vepron vetem ne fushen e nonfiction-it. Do te thote se "Helga's Secrets" nuk publikon letersi artistike, poezi apo perralla per femije. Fusha e nonfictionit permbledh shume gjini si ajo e misterit, konspiracionit, ufologjise, memuaristikes, religjionit, filozofise, psikologjise, ekonomise, rrezikut nuklear, diplomacise e politologjise etj. Te tille jane edhe librat qe Cako zgjedh per te hedhur ne treg.

"Ne rradhe te pare une vete jam i apasionuar ne kete fushe prej rreth 15 vjetesh dhe, gjithashtu, njoh edhe shume te tjere qe dora-dores po perthithen nga kjo lloj fushe e paane dhe e pa levruar ne te gjitha kendveshtrimet", thote ai.

Per Cakon libra te tille si “Viti 2012: Apokalips?” perben risi sa i takon librit te pare te sjelle ne shqip ne fushen e astrologjise, ashtu si “Sekretet e Numerologjise”, “Hipnoza” dhe kalimi ne te ashtuquajturin Dimensioni i katert, libra baze te konspiracionit nga Xhon Koleman me dy titujt e tij “Komiteti i 300-ve” dhe “Rotshildet: Dinastia e Parase”, apo David Icke me librin “Rebelimi i Robotit”.

"Kemi sjelle ne shqip nje nga librat me autoritare ne histori dhe nje nder 20 librat me te rendesishem te te gjitha koheve, “Ese mbi parimin e popullsise” me autor Tomas R.Maltus, i cili permendet gabimisht me tone negative ne shume dege te universiteteve ne vendet ish komuniste, por qe ne fakt ky liber ka sherbyer si nje pishtar ne organizata te tilla si Klubi i Romes per te kontrolluar burimet ne raport me numrin e popullates dhe ekologjine e planetit tone".

Ne listen e librave te rendesishem hyjne edhe shume te tjere te permendur nga Cako, temat e te cileve vertiten nga filozofia, "Njeriu dhe teknika" deri tek financa e larte “Te kuptojme Bursen e Wall Street-it”. Njesoj me peshe quhen edhe ata qe vijne nga fusha e ufologjise “Kodet e fshehta te bibles: Jashtetokesoret” dhe “Axhenda e Alieneve” i Xhim Marrs.

"Sipas kendveshtrimit tone, keto libra moderne nonfiction, ne krahasim me fictionin (librin artistik), qendrojne si filmat e vjeter dikensiane me filmat e rinj hollivudiane. Pra tendenca e rinise eshte drejt ketyre lloj librash, sepse me keto libra mesohet shume rreth fundit masiv te ajsbergut te jetes shoqerore e natyres.

Librat e misterit jane si librat e fese: ato jane te shpallura nga kushedi se kush dhe se kur dhe ato qendrojne perballe librave shkencore njelloj sic qendrojne para tyre Bibla, Kurani apo Vedat indiane", thote Cako, duke shtuar nje liste tjeter te gjate titujsh qe pritet te hidhen se shpejti ne treg dhe qe kryesisht vijne nga ngjarje te rendesishme politike (“Njeriu qe shiti boten”, sekretet e sundimit te presidentit Regan; “Mjegullire mbi Angli"; “Aleanca tradhetare”, i cili trajton ngjarjet e dhjete viteve te fundit ne Lindjen e Mesme).

Por sigurisht pa lene pas dore titujt qe te lidhin me misteret e njerezimit si ai i Piramides se Madhe te Gizes, Sfinksit dhe nga fusha e konspiracionit, nje nga librat me te bukur te David Icke, sic thote botuesi, "… dhe e verteta do t’ju beje te lire: Piramida e Sundimtareve". Tituj qe i vijne per shtat politikes botuese te "Helga's Secrets".

Tek e fundit nje politike qe i mban anen panorames qe bota ofron sot: nje bote e trazuar nga kolapsi financiar, fatkeqesite natyrore, kolapsi shoqeror dhe lufta. Dhe sic thone shume nga keta autore te botuar edhe ne shqip, gjerat ne te ardhmen do te marrin me per keq.

E verteta eshte se kolapsi financiar i 2008 tronditi shume njerez. Per dekada me radhe bota iu gezua ndoshta kohes me te begate ne historine e njerezimit (te pakten per vendet perendimore), por tani themelet e sistemit ekonomik boteror jane lekundur; udheheqesit boterore jane shfaqur duke folur per nje sistem te perbashket ekonomik dhe nje qeveri boterore; ta pasurit vazhdojne te pasurohen ne nje kohe kur shtresa e mesme po shkaterrohet; pandemite e gripit dhe semundjet e tjera te renda kane perfshire globin; shume kombe jane ne buze te kolapsit shoqeror dhe njerezit po besojne gjithnje e me pak tek qeverite e tyre.

Dhe sikur te mos mjaftonin te gjitha keto fatkeqesite natyrore jane gjithnje te pranishme ndersa tensionet e pragluftrave ndihen gjithandej.

Pra bota mund te ndryshoje ne cdo moment prandaj dhe autoret qe e parathone dhe argumentojne kete kthehen shume shpejt ne emra te famshem dhe titujt e tyre ne bestseller. Kjo duket se justifikon edhe tendencen, kryesisht tek te rinjte, per te besuar se dicka e madhe pritet t’i ndodhe Globit. Mund te jete nje ndryshim ne kah te kundert i suprefuqive boterore ose edhe i vete boshtit te Tokes; mund te jete nje rrugetim i zakonshem i saj ose vigjilje e fundit te tmerrshem.

Historia deshmon se ka ndodhur gjithmone keshtu: dikush ka hedhur nje profeci dhe shumica e kane besuar. Kur nuk ka ndodhur asgje, te tjere profete kane folur per fundin duke shtyre afatet. Ndersa njerezit vazhdojne te presin si per te vertetuar ate cka eshte shkruar ne Bibel: "Jezusi u tha dishepujve te tij, "per ate dite dhe ore askush nuk e di, as engjejt e qiejve, as Biri, por vetem Ati."( Mateu 24:36).

Alida Cenaj
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi