EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thënie nga Bertrand Russell

Shko poshtë

Thënie nga Bertrand Russell Empty Thënie nga Bertrand Russell

Mesazh  Zattoo 20.03.15 16:09

Thënie nga Bertrand Russell 266px-Bertrand_Russell_photo

Universi është i stërmadh, e njerëzit s’janë tjetër veçse kokrriza rëre në një planet të parëndësishëm. Por, sa më shumë marrim dijeni për vogëlsinë dhe për paaftësinë tonë përballë forcave kozmike, aq më shumë rezulton befasuese ajo çka qëniet njerëzore kanë realizuar.

Unë jam vendosmërisht i bindur se të gjitha fetë, ashtu siç janë të dëmshme, janë edhe të rreme. Bota ka nevojë për zemra e mendje të hapura, jo për sisteme të ngurta, të vjetra apo të reja, sidoqofshin ato.

Të gjitha shkencat e sakta dominohen nga rrumbullakosja.

T’i druhesh dashurisë është t’i druhesh jetës, e ai që i druhet jetës është i vdekur tashmë për tre të katërtat.

Smira është një burim pakënaqësie për shumë njerëz.

Realisht kemi dy lloje moralesh shpinë për shpinë: njërin që e predikojmë por s’e praktikojmë dhe tjetrin që e praktikojmë por që rrallë e predikojmë.

Problemi i njerëzimit është se budallenjtë dhe fanatikët janë tmerrësisht të sigurt për veten e tyre, ndërsa njerëzit më të mençur janë plot me dyshime.

Pak njerëz arrijnë të jenë të lumtur pa urryer ndonjë person tjetër, tjetër komb a tjetër fe.

Nuk do vdisja kurrë për opinionet e mia, mund ta kem gabim.

Njerëzit që janë të palumtur, si ata që flejnë keq, shpesh janë krenarë.

Njerëzit i përshtaten gjithçkaje me një shpejtësi të frikshme.

Një nga simptomat që çon në kolapsin mendor është bindja se puna jonë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Po të isha mjek, do t’u rekomandoja pushime të gjithë atyre që mendojnë se puna e tyre është e rëndësishme.

Në dy aktivitete që i janë mësuar, njeriu zakonisht preferon më të vështirën. Asnjë lojtar shahu nuk luan damë.

Mua më duket se të gjithë, me shumë pak përjashtime, e keqpërdorin pushtetin dhe si rrjedhojë gjëja më e mirë për t’u bërë është të baraz-shpërndahet pushteti sa të mundet e të mos u jepet pushtet i stërmadh vetëm pak vetave.

Lufta nuk përcakton atë që ka të drejtë por vetëm atë që mbijeton.

Koncepti ynë mbi Perëndinë vjen prej despotizmit oriental, si dhe nga një konceptim i padenjë i njerëzve të lirë. Nuk ka respekt për veten e tij ai që përçmohet dhe vetquhet mëkatar mjeran. S’duhet të qajmë me keqardhje mbi të kaluarën apo të mbysim inteligjencën e lirë me ide që persona injorantë na kanë ushqyer ndër shekuj. Lypet shpresë tek e ardhmja dhe të mos kthehemi të shikojmë prapa në gjërat që tashmë janë të vdekura që, bashkëbesojmë, nuk do rijetojnë më në një botë të krijuar nga inteligjenca jonë.

Frika është burimi kryesorë i bestytnisë dhe mizorisë. Tejkalimi i frikës është fillimi i urtësisë.

Fakti që një ide është e mbështetur plotësisht, nuk është aspak një provë që të mos jetë tërësisht absurde. Madje, duke patur parasysh injorancën e shumicës së njerëzve, është më e mundshme që një opinion të jetë budallallëk sesa urtësi.

Entuziazmi është për jetën është e ngjashme me atë çka oreksi është për ushqimin.

Dehja është një vetvrasje e përkohëshme.


Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi