Thënie nga Ramakrishna
Faqja 1 e 1
Thënie nga Ramakrishna
Mistiku Ramakrishna (18 Shkurt 1836 – 16 gusht 1886), lindur si Gadadhar Chattopadhyay, quajtur edhe Paramahamsa nga dishepujt e vet, është një nga indianët më të famshëm në botë. Një nga mësueset shpirtërore të para të tij është një grua askete, quajtur Bhairavi Brahmani, e cila ishte mjeshtre e Tantra dhe Vaishnava bhakti. Ramakrishna njihet në gjithë botën, sidomos për praktikimin e feve të tjera, ndër to Islamin e Krishtërimin, duke shpallur se të gjitha janë rrugë drejt të njëjtit Zot.
------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
Mbaji ndjenjat dhe fenë tënde për vete e mos u fol të tjerëve, përndryshe do të humbësh shumë gjëra.
Derisa të bëhet si fëmijë i vogël, askush nuk do të marë dritë hyjnore. Harrojini gjithë dijet e botës që keni mësuar dhe bëhuni të paditur si fëmijë; vetëm atëherë do të gjeni dijen e së Vërtetës.
Mendjelehtësia të çon lehtësisht drejt Zotit. Kur dikush është njeri i thjeshtë, mësimet shpirtërore e bëjnë të lulëzojë kollaj, siç zhvillohet fara e hedhur në tokë pa gurë.
Gjithë femrat janë pjesë e Nënës Hyjnore, prandaj duhen parë si nëna prej të gjithëve. Femrat, qofshin të këqija apo të mira nga natyra, të përlyera ose jo, duhen parë si figura e Nënës Hyjnore.
Si ta shohim seksin me pagesë? Ai që njeh Realitetin, i bekuari me syrin e Zotit nuk sheh asgjë me frikë, por thjesht ashtu siç janë gratë – pjesë të Nënës Hyjnorë Universale, pra, jo vetëm respekton e nderon çdo femër, madje i adhuron si biri nënën e vet. Si mund të mposhtim epshin? Shikojini të gjitha gratë si nënat tuaja, mos i shini kurrë në fytyrë, por në shputat e këmbëve dhe gjithë mendimet e këqija do të zhduken. Një grua e përkorë, e tillë edhe gjatë jetesës me burrin, është vetë Nëna Hyjnore.
Vetëm ai që nuk vjedh mendimet e veta mund të hyjë në Mbretërinë e Qiellit, pra, çiltërsia dhe besimi i thjeshtë janë rrugët drejt asaj Mbretërie.
Të vrasësh tjetrin të duhet shpatë e mburojë, kurse të vrasësh veten mjafton një pilulë. Prandaj, tu mësosh të tjerëve, duhet të jesh i përgatitur mirë, në lexime të shenjta e shkencë, kurse të përdritesh për veten tënde, mjafton besim pa ndërlikime.
Uji i detit duket blu nga larg, por kur mbush duart me të është i pastër e i kthjellët. Kështu shfaqet edhe Zot Krishna, i kaltër nga larg, por nuk është vërtet ashtu: është Absoluti, i pametë e i pangjyrë.
Vetëm dy lloj njerëzish fitojnë vetëdijësimin: ata që nuk rëndohen me të mësuar, pra ata që nuk vranësohen me mendime të huazuara nga të tjerë; dhe ata që, pasi studiojnë tekste të shenjta e shkencë, njëmendësojnë se nuk dinë fare asgjë.
Dikush mund të lexojë Bhagavatan nën dritën e llampës, e dikush tjetër mund të bëjë falsitete nën atë dritë; por drita vetë nuk ndryshon. Dielli hedh rrezet mbi maskarain njësoj si mbi të virtytshmin.
Shikon shumë yje në qiell natën, por jo kur del dielli. Por, a thua nuk ka më yje në qiell? Mos thoni që nuk ka Zot, vetëm se nuk e gjeni dot atë kur jeni budallenj.
Ju flisni për të mirat që doni t’i bëni botës. Kaq e vogël është bota? Dhe, kush je ti që t’i bësh mira asaj? Më parë gjeni Zotin e shikojeni me gjithë shpirt. E, nëse Ai të jep mundësinë t’u bësh mirë të tjerëve, mirë, ndryshe shikoni punën tuaj.
Nuk mund të thuhet ç’është Brahma. Gjithë gjërat në botë – Vedat, Puranat, Tantrat, gjashtë sistemet filozofike – janë si ushqim mbi gjuhë, pasi janë folur me gjuhë. Vetëm një gjë nuk është fëlliqur nga gjuha, e kjo është Brahma. Askush nuk është në gjendje të thotë çfarë është.
Besime të ndryshme janë veç shtigje të veçanta drejt të njëjtit Zot.
Njerëzit e rëndomtë llomotisin gojëplot për besimin, por nuk praktikojnë as një grimë. i urti flet më pak se të tjerët dhe gjithë jeta e tij është besim i shprehur në veprime.
Zoti është në gjithë njerëzit, por nuk janë gjithë njerëzit në Zot, prandaj vuajmë.
Skllavëria dhe Liria i përkasin vetëm mendjes.
Njeriu që punon për të tjerët pa motiv vetjak, në fakt po punon për të mirën e vet.
Zoti më tha se vetëm Paramatman, që Vedat e përshkruajnë si Shpirti i Pastër, është i përhershëm si mali Sumeru, i pavarur, dhe përtej dhimbjes e kënaqësisë. Bëhet kaq rrëmujë në këtë botë për maya-n e Tij! Dhe ju, pakuptim, thoni që “kjo” vjen pas “kësaj” dhe “ajo” prodhon “atë”.
Erërat e nurit të Zotit fryjnë pandalur, ne duhet vetëm të ngrejmë velat.
Mos kërko përndritjen, përveçse si ai që po kërkon pellgun e ujit me flokët që i kanë marrë zjarr.
Qëllimi i jetës nuk është fitimi i parave, por shërbimi i Zotit.
Përmes punës jovetjake rritet në zemër dashuria e Zotit.
Zoti mund të arrihet përmes gjithë shtigjeve. Gjithë besimet janë të vërteta. E rëndësishme është të shkohet në çati, përmes shkallësh, litarësh apo kacavirrjesh, madje dhe me fundin e një huri bambuje.
Zoti ndodhet kudo, por më shumë manifestohet te njeriu. Pra, shërbejini njeriut si Zot, sepse kjo është njësoj si të adhuroni Zotin.
Nëse ndonjëherë mund të çmendeni, mos e bëni për gjërat e kësaj bote, por prej dashurisë për Zotin.
Është shumë e lehtë të flasësh për besimin, por e vështirë ta praktikosh.
Përse duhet të hiqni dorë prej gjithçkaje? Jeni mirë kështu, ndiqni rrugën e mesit.
A mund t’i jepni dritë komshiut kur nuk keni për vete?
Sëmundja është taksa që paguan shpirti për trupin, siç paguan qiramarrësi për përdorimin e shtëpisë.
Nëse doni të jeni të pastër, besoni thjesht dhe bëhuni të devotshëm pa harxhuar energji për diskutime të kota tekstuale, ndryshe truri juaj i vockël do të bëhet lëmsh.
Nëse forcoheni me dijen e vërtetë të Vetes Universale e më pas zhyteni mes kamjes e botës materiale, nuk do të prekeni aspak prej tyre.
Nëpër shkrime të shenjta gjeni shumë thënie të mira, por nuk ju bën besimtarë vetëm leximi i tyre.
Lind kot mes njerëzve, mes gjithë atyre vështirësive, ai që nuk përpiqet të njohë Zotin në këtë jetë.
Lutuni që dashuria për gjëra kalimtare si pasuria, emri e rehatia t’ju duhen çdo ditë e më pak.
Të jesh i pavarur është si të punosh pa pritur shpërblim ose ndëshkim.
Kur çelin lulet bletët vijnë pa qenë të ftuara.
Përktheu e përgatiti Arben Orhani
Siroco- Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.
201
Similar topics
» Aforizma - Thënie filozofike
» Thënie inspiruese
» Thenie mbi "Faljen"
» Thënie nga Seneka
» Thënie nga Paramhansa Yogananda
» Thënie inspiruese
» Thenie mbi "Faljen"
» Thënie nga Seneka
» Thënie nga Paramhansa Yogananda
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi