EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ideja e Edisonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit!

Shko poshtë

Ideja e Edisonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit! Empty Ideja e Edisonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit!

Mesazh  gjilanasi 06.03.15 20:50

Ideja e Edisonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit! Largea_ideja-ldquo-e-humbur-rdquo-zbuluesit-t-euml-gramafonit-nj-euml-pajisje-p-euml-r-t-rsquo-i-d-euml-gjuar-t-euml-vdekurit_hd1425634904

Ideja “e humbur” zbuluesit të gramafonit: Një pajisje për t’i dëgjuar të vdekurit!

Njëra nga ambiciet pak të njohura të Thomas Edisonit ishte për të ndërtuar një pajisje me të cilën do të mund të dëgjoheshin zërat e të vdekurve, sipas një kapitulli gati të humbur nga kujtimet e shpikësit, që pritet të ribotohen këtë javë në Francë.

Amerikani, i cili e zbuloi gramafonin dhe citohet shpesh si zbuluesi i parë i poçit elektrik, kishte dashur të krijonte një lloj "telefoni të shpirtrave" i cili do të regjistronte zërat e shpirtrave.

Edison (1847-1931) kishte detajuar përpjekjet e tija dhe ato ishin publikuar pas vdekjes së tij, më 1948, si kapitulli i fundit i “Ditari dhe vrojtimet e ndryshme”.

Disa në Amerikë mendojnë se ideja ishte ndoshta një shaka e Edisonit, pasi që asnjë dizajn për një "telefon shpirtrash", ndonjëherë nuk është zbuluar.

Por në Francë, një përkthim i vitit 1949 në frëngjisht i “Ditarit” origjinal të shpikësit, sipas medieve të huaja, ishte ruajtur i paprekur – bashkë me kapitullin e fundit të zhdukur.

Lexuesit francezë nga e enjtja do të jenë në gjendje për të rizbuluar kërkimin e pazakontë të Edisonit në një libër të titulluar "Le Royaume de l'Au-dela" (Mbretëria e Botës Tjetër).

Kapitulli në fjalë flet rreth asaj se si Edison kishte provuar që në vitin 1870 të gjente bazë për “telefonin e shpirtrave” duke amplifikuar zërin nga gramafonat e tij, paraardhësit e gramafonave dhe regjistruesit e zërit.

Ai madje, për të arritur deri tek kjo, kishte bërë edhe një pakt me inxhinierin punonte me të, William Walter Dinwiddie.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi