EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ideja apo Materia..?

4 posters

Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty Ideja apo Materia..?

Mesazh  lavdim.bossi 06.11.11 20:32

Ideja apo Materia..?

Kerkoj njohuri nga e tere forumi qe te mundohemi ta sqarojm ket mister te madh
me te vertet ka pyetje qe nuk kane pergjigjeje ose se paku kur eshte e panjohur per neve na duket sekrete
mire tja fillojm me nje teme shume shume interesante kush eshte perpara
''IDEJA apo MATERIA
Kjo ka qene gjithmone nje pyetje qe e ka munduar njeriun. Cfare mendoni per natyren e lidhjes se Idese me Materien ?
A shkojme domosdoshmerisht drejt fese sapo Ideja lidhet me Shpirtin ?
A mund te ekzistoje ideja jashte materies?
Nese pranohet se shpirti ekziston, atehere kemi shpirtin qe pajiset me materie apo materien qe pajiset me shpirtin ?
A duhet likujduar idealizmi ne favor te materializmit per nje jete me te mire, apo duhet te gjejme nje ekuiliber? A eshte njeriu ne gjendje ta gjeje vete kete ekuiliber ?
Besoj në materien është e spjegueshme , e kuptueshme dhe faktike.
Ideja mvarësisht se çka duhet të spjegojmë. Ka raste që është e paspjegueshme, nuk kuptohet lehtë por se është evidente po.
Nëse lidhet me fenë idea, ka format dhe mënyrat e veta të vetpërcaktimit individual.
Sa i takon egzistencës mendoj se janë plotësisht të ndara me njëra tjetrën por imponuese(plotsojnë) ndaj njëra tjetrën.
Se egziston shpirti besoj por ndoshta nuk kemi aritur në atë nivel zbulimi të formës dhe pamjes së tij...!!!
Dhe sa për ekuilibrin nuk e di mendoj se janë në kahje të kundërta idea me materien .....


Me siguri duhet nje ekuiliber pa dyshim, mes shpirterores dhe materiales, por gjithmone duke kuptuar drejt shpirteroren.
Qe te mos zgjatem, bazuar ne çfare kam lexuar nga doktrina te ndryshme mistike them qe me siguri Ideja dhe Materia jane komplementare dhe Shpirti nuk eshte asgje tjeter veç pjesa informative e nje objekti ne boten materiale. Nje objekt ka esencen nga e cila perbehet, psh metali hekur, ose druri etj, kurse shpirti eshte forma, ideja qe ky objekt percjell, informacioni qe eshte pjese e rendesishme e çdo gjeje qe shohim ne boten materiale. Madje praktikisht nese kemi nje sfere druri dhe nje statuje druri dhe i krahasojme do themi qe patjeter keto objekte jane shume te ndryshem sado jane te perbere prej te njejtit material, sepse kane forme te ndryshme dhe perfaqesojne dy ide shume te ndryshme. Pra faktikisht eshte shpirterorja ajo qe vleresojme sado qe nuk e kuptojme.
Lere se e zgjata se nuk dua te perserit gjera qe jane thene, do sjell ndonje link me mire.

Ideja dhe shpirti jane te lidhura shume ngushte, por kjo duhet pare pak me ne detaj sepse varet çkupton me shpirt, apo me mire te them cilen pjese te botes shpirterore apo niveleve qe krijojne ne total shpirtin njerezor, pse jo dhe ate te objekteve "te vdekura" sado primitiv qofte.
Megjithate me shume mundesi shpirti eshte mediumi, nje si rruge mbartes i informacionit nga pervoja materiale ne ate qe mund te quhet "zot" qe do quaja Spirtin Suprem qe eshte ne te njejten kohe burimi i ideve fillestare qe manifestohen ne boten materiale dhe marresi i informacionit shtese qe eshte pervoja e perftuar prej ketij manifestimi qe sherben per manifestimin e ideve dhe rrjedhimisht objekteve e organizmave me kompleks ne nje rreth vicioz qe ben te mundur komplikimin e gjithçkaje.
avatar
lavdim.bossi

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty !

Mesazh  majlind's 07.11.11 20:11

Nëse do konsideronim se materia është parësore atëherë vijmë tek pika ku e mohojmë ekzistencën e Zotit( sepse Zoti nuk është materie ). Nëse do konsideronim se ideja është parësore atëherë vijmë deri tek pyetja kush e dha idenë për krijimin e botës psh!? Po Zoti a është materie?- JO! E kjo vërtetë është pyetje(materia apo ideja)e thellë, gati pa përgjigjie, sepse në pranim të një koncepti automatikisht lind pyetja tjetër, koncepti tjetër në kundërshtim me konceptin e pranuar nga ne dhe pastaj krijohen konfuzionet dhe në fund fare pyetja ngel pa përgjigjie!
majlind's
majlind's

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty Re: Ideja apo Materia..?

Mesazh  lavdim.bossi 07.11.11 20:57

pikerisht edhe une mendoj se zoti krijoi iden pastaj materien..sepse materia eshte e studiushme e ideja jo ideja eshte mendore imagjinare kurgjo me materien ideja nuk studiohet si lende ..ketu na jep te kuptojm se zoti eshte mbi gjithqka

a deshiron me dit nje pergjigjeje e ''ALBERT EINSTEIN''
kur e kan pyetur albertin se cila eshte perpara KOHA apo HAPSIRA.???

Ky ka thon se .;;edhe njeriu me i aft ne bote nuk mund ta dij sepse eshte produkt i dikujt tjeter....

ndoshta e kuptove per kon a ka pasur fjalen alberti...!!!!
avatar
lavdim.bossi

27


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty !

Mesazh  majlind's 07.11.11 21:20

Sigurisht! - Njeriu nuk mundet te kaperceje veten e vet dhe ti dije te vertetat e atij qe e ka krijuar,mu siq nje objekt i vizatuar ne leter nga njeriu ,qe nuk mund ta kuptoje dhe ta njoh njeriun!
majlind's
majlind's

15


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty Re: Ideja apo Materia..?

Mesazh  Luli 18.01.12 11:29

Mendohet se fillimisht e para duhet te jete vetedija nga e cila eshte krijuar pastaj materia
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty Re: Ideja apo Materia..?

Mesazh  maximus 18.01.12 15:13

majlind's shkruajti:Nëse do konsideronim se materia është parësore atëherë vijmë tek pika ku e mohojmë ekzistencën e Zotit( sepse Zoti nuk është materie ). Nëse do konsideronim se ideja është parësore atëherë vijmë deri tek pyetja kush e dha idenë për krijimin e botës psh!? Po Zoti a është materie?- JO! E kjo vërtetë është pyetje(materia apo ideja)e thellë, gati pa përgjigjie, sepse në pranim të një koncepti automatikisht lind pyetja tjetër, koncepti tjetër në kundërshtim me konceptin e pranuar nga ne dhe pastaj krijohen konfuzionet dhe në fund fare pyetja ngel pa përgjigjie!

Cdo gje ka te beje me perceptimin ne shohim ato qe dime diskutojme ato qe na servirin qajme se ashtu na kane mesuar dhe qeshim po ashtu. Lendohemi se njohim dhimbjen, dashurojme se kemi nevoje, flasim per tu pershtatur, degjojme per tu njoftuar mendojme per te mbijetuar. Te gjitha keto krijojne realitetin tone, idene dhe te gjitha ndodhin brenda nje trupi fizik qe eshte inekzistent pa idene. Atehere si mendoni si do te ishit ju pa idene thjesht nje trup tym. Cdo gje e ka nje arsye dhe pa krijuar perceptimin nuk do ta kuptonim kurre qe ne ekzistojme.
maximus
maximus

14


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Ideja apo Materia..? Empty Re: Ideja apo Materia..?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi