EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Komunikimi me të vdekurit

Shko poshtë

Komunikimi me të vdekurit Empty Komunikimi me të vdekurit

Mesazh  gjilanasi 04.09.15 0:08

A mund të komunikojnë të vdekurit me ne?

Komunikimi me të vdekurit Auto_komudek1436548877

Njerëzit gjithmonë kanë dashur të komunikojnë me të vdekurit, sepse u mungojnë momentet e mira kur ata njerëz kanë qenë gjallë. Pothuajse të gjithë njerëzit që i kanë humbur më të dashurit e kanë ndier të nevojshme që të komunikojnë të paktën edhe një herë me ta, për ta ditur se a janë mirë, kudo që janë, dhe a janë çliruar më në fund nga problemet e jetës në tokë.

Nëse ne mund të komunikojmë me të vdekurit, atëherë automatikisht ne do të vërtetojmë edhe një gjë shumë të rëndësishme: Ekzistencën e botës së përtejme.

Kohët e fundit janë zhvilluar një sërë metodash, në përpjekje për të komunikuar me të vdekurit, dhe ne kemi pranuar shumë sinjale. Megjithatë, origjina e sinjaleve të pranuara është shumë e dyshimtë dhe ne nuk mund të themi me saktësinë e plotë që kemi komunikuar me të vdekurit.

Të shohim disa nga metodat, për të cilat shumë njerëz thonë që janë kanale, përmes së cilave mund të komunikojnë të vdekurit.


Seancat me ndërmjetësues

Seancat, në të cilat një grup i vogël njerëzish mblidhet në një dhomë të errët, përreth një tavoline, janë praktikuar të paktën që prej shekullit të tetëmbëdhjetë. Ndërsa, famën më të madhe e kanë arritur në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të njëzet. Udhëheqësit e këtyre seancave zakonisht kanë pretenduar që kanë marrë mesazhe të rëndësishme nga të vdekurit, duke thënë që ata janë kanali për përçimin e këtyre mesazheve nga bota e përtejme.

Versioni i sotëm i ndërmjetësueseve, apo personave të cilët udhëheqin këto seanca, mund të shihet tek të famshmit si John Edward dhe James Van Praagh, të cilët pretendojnë që në dhomat e errëta mund të dëgjojnë zërat e të vdekurve, të cilët, gjithmonë sipas tyre, u dërgojnë mesazhe familjarëve. Mirëpo, kjo metodë nuk ka qenë shumë funksionale për faktin që askush nuk mund ta vërtetojë nëse ndërmjetësuesi është duke folur më të vërtetë me të vdekurit, pasi që shumica e mesazheve që janë transmetuar, me pretendimin që kanë ardhur nga bota e përtejme, kanë qenë klishe, pra, gjithmonë është thënë se të vdekurit po thonë që kjo botë është më e mirë, nuk ka dhimbje, apo diçka e ngjashme.


Komunikimi përmes letrave

Komunikimi përmes letrave është shumë i ngjashëm me seancat me ndërmjetësues, vetëm se kjo metodë është shumë më e thjeshtë dhe kërkon vetëm dy persona. Rolin e ndërmjetësuesit e luajnë letrat, për të cilat thuhet se manovrohen nga ana e djallit. Pikërisht për këtë pretendim, historikisht është besuar që kjo formë e komunikimit me të vdekurit mund të jetë e rrezikshme, mirëpo, deri më tani nuk është raportuar për asnjë person që është lënduar, apo i ka ndodhur diçka e keqe gjatë seancave të komunikimit përmes letrave.

Mirëpo, sikurse edhe në rastin e parë, pjesëmarrësit e këtyre komunikimeve pretendojnë që kanë komunikuar me të vdekurit dhe thonë që shumë prej tyre, në formë shpirti, u janë afruar fare pranë tavolinës, duke u pëshpëritur në vesh, mirëpo, asnjëri prej pretendimeve të tyre nuk është vërtetuar ende, dhe me këto kushte, është shumë vështirë për t’u vërtetuar. Megjithatë, askush nuk mund të thotë që ndërmjetësuesit, apo edhe pjesëmarrësit e tjerë, janë duke gënjyer, pasi që zërat që ata kanë dëgjuar mund të kenë qenë nga të vdekurit!


Komunikimi i drejtpërdrejtë

Ka disa raste që njerëzit kanë pretenduar që librat, muzikat apo mesazhet që ata i kanë përcjellë të kenë qenë të frymëzuar nga ana e të vdekurve. Në mesin e tyre janë: Jane Roberts me serinë e librave ‘Seth’, Pearl Curran me ‘Patience Worth’, muzika e Rosemary Brown-it, për të cilën thotë që ka ardhur nga Franz Liszt-i, Helen Schucman, e cila pretendon që Jezus Krishti e kishte shkruar ‘A Course in Miracles’ përmes saj, e shumë e shumë raste të tjera, të cilat shihen si provë për komunikimin në mes të vdekurve dhe të gjallëve.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komunikimi me të vdekurit Empty Re: Komunikimi me të vdekurit

Mesazh  gjilanasi 04.09.15 0:12

Komunikim me persona të vdekur ?

A eshte e mundur qe persona qe kane vdekur te kontaktojne qe nga bota e shpirtrave me njerezit akoma te gjalle nepermjet menyrave elektronike te komunikimit? A mund te kontaktojne ata nepermjet telefonave te thjeshte?

A mundet qe nje person shume i dashur per ne pasi ka vdekur te na kontaktoje nepermjet telefonit per te na thene nje lamtumire te fundit apo per te na paralajmeruar per dicka qe mund te na ndodhe?

Sado qe mund te ngjaje e pabesueshme dhe e paimagjinueshme, ky fenomen nuk eshte nje fenomen i pazakonte dhe ndodh, e madje shpesh. Zakonisht ky fenomen ndodh rreth 24-48 ore mbasi dikush ka vdekur. Megjithate per kete nuk ka nje rregull te caktuar pasi ka shume nga ata persona qe kane konfirmuar qe kane marre telefonate nga nje person i dashur i vdekur edhe shume vite pasi ky i fundit kishte vdekur.

Keto telefonata te cuditshme jane pothuajse gjithmone te mbushura me statike te rende dhe pothuajse perhere zeri i telefonuesit te vdekur duket i larget, pikerisht sikur po vjen nga nje distance shume e larget.

Pafundesisht shume njerez kane pranuar qe kane marre telefonata qe dukej se vinin nga nje person i afert i vdekur apo nga nje mik i vdekur. Keto telefonata ndodhin zakonisht vetem nje here apo dy here dhe gjithmone jane telefonata te shkurtra me mesazhe te shkurtra.

Per disa njerez keto telefonata mund te jene shume frikesuese, por per shumicen e njerezve keto telefonata jane nje burim qetesimi dhe qe i ndihmojne ata qe te ndihen me mire dhe te gjejne forcen qe te vazhdojne me tej me jeten e tyre.

Shume shpesh, kur merret nje telefonate e tille, personi qe e merr kete telefonate ne fillim nuk e kupton qe personi me te cilin eshte duke folur eshte nje person i cili ka vdekur, dhe mendon qe eshte duke folur me nje person qe eshte i gjalle.

Shume njerez kane raportuar qe kane marre telefonata nga persona qe nuk i kishin njohur ndonjehere ne meyre te drejtperdrejte ne jeten e tyre, por qe u kishin dhene nje mesazh urgjent per t’i derguar tek nje person qe edhe ai vete edhe i vdekuri e njihnin.

Ne fakt keto lloj telefonatash jane me te rralla, por jo edhe shume te rralla.

Zakonisht marresit e ketyre telefonatave thone qe zeri nga ana tjeter e telefonit duket i cuditshem, ne nje fare menyre pothuajse mekanik apo jo real.

Ne shumicen e rasteve kur pyeten per keto telefonata njerezit qe i kane marre keto telefonata tregojne qe zilja e telefonit binte ndryshe nga sic bie zakonisht. Toni i ziles do te ishte i ndryshem apo zilja do te ishte me e shkurter nga sic ishte zakonisht.

Duke marre ne konsiderate se investigatoret paranormale perdorin shume lloje pajisjesh elektronike per te zbuluar aktivitete te shpirtrave, pasi duket se shpirtrat jane vertet te afte qe te arrijne te komunikojne nepermjet mjeteve elektronike, atehere nuk eshte totalisht e habitshme dhe e pabesueshme qe shpirtrat e personave tone te dashur te cilet jane larguar nga jeta te arrijne te perdorin telefonin si nje mjet per te krijuar nje kontakt ndermjet botes se tyre dhe botes tone.

Nese te gjitha keto jane te verteta, atehere ndoshta nje dite do te kemi mundesine qe te zhvillojme pajisje specifike te ndertuara per te lejuar komunikimin me boten e shpirtrave duke perdorur vetem teknologjine e telefonave dhe duke i ngritur ato ne nje nivel krejt te ri dhe me te zhvilluar.

Kjo gje, jo vetem qe do te mundesonte qe njerezit te mund te komunikojne me te dashurit e tyre te larguar nga jeta, por do te provonte gjithashtu qe ne vazhdojme te jetojne me nje fare menyre edhe mbasi ndodh vdekja fizike e trupit.

Ndoshta kjo do na ndihmonte qe te shihnim jeten mbas vdekjes nga nje pikepamje e re dhe do te largonim friken dhe pasigurine nga ky proces i frikshem dhe i paevitueshem.

Deri sa te vije ajo kohe kur te gjitha keto te mund te ndodhin, apo te pakten te arrijme te zbulojme se cfare dhe se si ndodhin keto telefonata ne te vertete, telefonatat qe vijne nga persona te vdekur do te mbeten ajo cfare jane akoma tani; nje mister.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komunikimi me të vdekurit Empty Re: Komunikimi me të vdekurit

Mesazh  gjilanasi 30.12.15 12:00

Konfirmohet shkencërisht: të vdekurit mund të komunikojnë me të gjallët

Komunikimi me të vdekurit Kon_1451461733-9264519

Dr. Imants Barušs, nga Universiteti i Ontarios Perëndimore në Kanada, ka bërë dy studime me qëllim që të konfirmojë supozimin se të vdekurit mund të komunikojnë me të gjallët me anë të pajisjeve elektronike.

Në studimin e parë ai ia doli që ta riprodhonte këtë fenomen në një aspekt të dobët, por jo edhe të fortë. Ky studim u botua në revistën “Journal of Scientific Exploration in 2001”.

Ata tentuan që të bisedonin me shpirtra, me ç’rast regjistruan disa fjalë, apo edhe fjali. Kjo nënkuptonte se “fenomeni i zërit elektronik” (EVP) mund të ekzistojë. Studimi i tij i dytë, i botuar në vitin 2007, tentonte t’i adresonte disa dobësi të studimit t parë. me këtë rast u përdor programi kompjuterik, i cili përzgjedhë rastësisht shkronjat, për të parë se a do të krijohej ndonjë fjali me kuptim.

Meqë “rastësitë” ishin shumë më të shpeshta sesa që duhej të ishin, shkencëtarët konstatuan se aty ndikonin shpirtrat.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Komunikimi me të vdekurit Empty Re: Komunikimi me të vdekurit

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi