EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mëso të duash të tjerët

Shko poshtë

Mëso të duash të tjerët Empty Mëso të duash të tjerët

Mesazh  Neo 02.03.15 21:57

Mëso të duash të tjerët Large12

Do të mund të duam të tjerë më plotësisht dhe në mënyrë më të qëndrueshme nëse mund të çlirohemi nga labirinti ynë i ndjenjave të pakëndshme dhe konflikteve të brendshme, që bllokojnë dashurinë tonë. Në fund të fundit, kjo do të thotë ta kapërcesh frikën.

Përdorim fjalën "dashuri" për të përshkruar shumë forma tërheqjeje, që në fakt janë gjendje krejt të ndryshme mendore. Kur themi që duam dikë ose diçka, kjo do të thotë në thelb që ndihemi mirë kur jemi në kontakt me atë qenie ose send. Kjo është një gjendje e këndshme, që na mundëson të ndiejmë siguri, plotësim, lumturi dhe paqe të brendshme.

Mirëpo, lidhja jonë me atë qenie ose objekt mund të jetë në nivele të ndryshme. Vetëm pak prej tyre mund të konsiderohen si dashuri të vërtetë, por janë në fakt dashuri të përzier me nevoja dhe kapje. Shumica e dashurisë, siç e njohim, është në të vërtetë një "lloj pazarllëku dashurie", në të cilin duam dikë përderisa na jep atë që duam ose na duhet prej tij. Në qoftë se mbaron të na japë atë që duam ose na duhet, ose nëse pengon kënaqësinë tonë, mbarojmë së dashuri dhe kapllohemi nga lëndimi, hidhërimi, xhelozia dhe inati - të gjitha këto linden nga frika.


FAZA DASHURIE

Dashuria është si xeherori i arit, që nxirret nga dheu; është i përzier me metale të tjera (emocione, nevoja dhe frika). Detyra jonë është ta pastrojmë këtë ar kurse mundohemi të duam pa kushte në të gjitha marrëdhëniet tona, pavarësisht nga sjelljet e të tjerëve. Atëherë do të jemi të lumtur.

Këto janë nivelet e ndryshme të dashurisë në jetën tonë:

1. Në nivelin e parë, e "duam" tjetrin sepse na ofron siguri. Në qoftë se nuk na ofron më këtë siguri ose fillon t’ua ofrojë të tjerëve, ka shumë të ngjarë që ndihemi të plagosur, të zemëruar dhe xhelozë. Kështu dashuria jonë është e bazuar në kushtin e kësaj marrëveshjeje të posaçme, që tjetri do të na japë ndjenjën e sigurisë. Kur i themi atij person: "Të dua", kjo do të thotë në të vërtetë: "Kam nevojë për ty për t’u ndier i sigurtë, ndihem i pasigurtë pa ty. "

2. Në nivelin e dytë e "duam" tjetrin sepse na jep forma të ndryshme kënaqësie, rehatie ose qejfi. Në qoftë se nuk na jep më këto kënaqësi ose ua ofron të tjerëve, atëherë humbim ndjenjat tona të "dashurisë" dhe shpesh ndihemi të plagosur, të zemëruar dhe të hidhëruar. Kur i themi këtij personi "Të dua", kjo do të thotë në të vërtetë: "E dua kënaqësinë që më jep. "

3. Në nivelin e tretë e "duam" tjetrin sepse në ndonjë mënyrë na afirmon, ndoshta duke na u bindur ose duke pasur nevojë për ne ose duke qenë dakord me ne ose duke na lavdëruar. Në qoftë se kjo ndryshon, atëherë ndryshojnë edhe ndjenjat tona. Kemi nevojë për këtë person për të ndier fuqinë tonë ose vetëvlerën tonë.

4. Në nivelin e katërt fillojmë për herë të parë të përjetojmë dashuri vetëmohuese për një person pavarësisht nga mënyra se si sillet. Megjithatë ekziston ende kushti që është ky person specifik - zakonisht një fëmijë ose prind. E duam këtë person, edhe po qe se nuk na jep siguri, kënaqësi ose afirmim. Por nuk ndiejmë këtë për të gjithë njerëzit.

5. Pastaj në nivelin e pestë fillojmë të ndiejmë dashuri universale vetëmohuese, në të cilën duam gjithmonë e më shumë njerëz pa kusht, pavarësisht nga sjellja e tyre. Në këtë nivel jemi shpesh të motivuar të marrim pjesë në disa lloje pune sociale duke u shërbyer njerëzve nevojtarë.

6. Në nivelin e gjashtë përjetojmë dashuri spirituale, ku dashuria jonë është për shpirtin, që shprehet përkohësisht nëpërmjet personalitetit. Nuk kapemi pas personalitetit dhe nuk kemi frikë përballë gjendjeve të tij ndryshues duke përfshirë vdekjen, sepse kuptojmë që trupi dhe personaliteti nuk janë qenia e vërtetë, por vetëm vegla shprehjeje.

7. Në nivelin e dashurisë së shenjtë, nuk përjetojmë më ndarjen nga dikush. Jemi ndërgjegjja në të gjitha qeniet përreth nesh. Ky është përjetimi i bashkimit të plotë me gjithçka. Jezus Krishti përjetonte këtë dashuri të shenjtë kur tha: "Unë jam brenda teje dhe ti je brenda meje. Unë jam në Atin dhe Ati është brenda meje. "


Robert Elias Najemy
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi