Mëso të duash veten
Faqja 1 e 1
Mëso të duash veten
Dyshimi ynë lidhur me vlerën e vetes është pengesa kryesore për mirëqenien tonë emocionale dhe marrëdhënie të mira. Ky dyshim është shkaku i frikave tona më të mëdha, p. sh. të refuzohemi, të tallen me ne, të injorohemi, të jemi të padashur, dhe para së gjithash, të jemi vetëm.
VETMIA DHE DYSHIMI
Vetmia është sëmundja e kohës sonë, dhe shkaku i saj është vetëdyshimi. Frika nga vetmia është ndoshta frika jonë më e lashtë. Vjen nga fakti që në të kaluarën, ai që nuk pranohej, izolohej nga grupi. Në atë kohë, kjo nuk do të thoshte vetëm të ndiheshe i vetmuar, por edhe të ishe i paaftë për të mbijetuar. Që siguria dhe mbijetesa janë bërë të lidhura aq ngushtë me shoqërimin nga të tjerë, kjo shihet qart në dukurinë e palogjikshme që një person që ka frikë nga vetmia natën në një shtëpi mund të ndihet më i sigurtë që me praninë e një fëmije të vogël ose madje një maceje, ndërsa të dy janë plotësisht të paaftë për ta mbrojtur nga ndonjë rrezik.
Një faktor tjetër që bën që druajmë refuzimin ose mospranimin nga të tjerë është frika që ndëshkohemi nga ata ose nga Zoti. Jemi rritur me besimin në një Zot dashuria e të cilit është e kushtëzuar dhe varet nga ajo se a jemi të përkryer në sytë e Tij apo jo. Kemi mësuar që dashuria dhe mbrojtja e Zotit janë të kushtëzuara dhe që, në qoftë se e inatosim, pason ndëshkimi.
Kemi mësuar gjithashtu që vetëvlera jonë duhet të matet nga ajo që të tjerët mendojnë për ne dhe se a na pranojnë dhe respektojnë.
PROGRAMIMI NË FËMIJËRI
Si fëmijë mësojmë nga të rriturit që duhet ta masim vetëvlerën tonë na ajo që të tjerët mendojnë për ne, rezultati i veprimeve tona, paraqitja jonë, sa para kemi etj. Marrim mesazhe nga prindërit tanë dhe persona të tjerë të rëndësishëm gjatë viteve të fëmijërisë lidhur me atë se a jemi të mirë apo të vlefshëm, dhe në cilat kushte.
Dyshimi ynë për vetëvlerën tonë atëherë bëhet pengesa jonë më e madhe për paqe të brendshme, komunikim të harmonishëm dhe marrëdhënie me dashuri. Këto dyshime janë themeli i shumicës së emocioneve tona negative dhe konflikteve tona në marrëdhënie.
Po ta pranonim veten më shumë, nuk do të kishim më aq shumë nevojë për t'iu provuar të tjerëve, dhe do të ndiheshim të fyer shumë më rrallë. Atëherë do të mund të injoronim negativitetin e të tjerëve dhe të ishim në paqe me ta pavarësisht nga sjellja e tyre.
Le të shikojmë tani se si mund të shtojmë dhe stabilizojmë vetëpranimin tonë.
Hapi i parë është t'i zbulojmë situatat në të cilat humbim ndjenjën tonë të vetëvlerës apo vetëpranimit. Ka një ushtrim të thjeshtë: Shkruajmë në njërën anë të një cope letre prapë e prapë. E dua dhe pranoj veten në çdo situatë. Këtë nuk e besojmë lehtë, dhe shfaqin mendime të kundërta, që i shkruajmë në gjysmën tjetër të fletës. Këto përgjigje pasqyrojnë kushtet bazë që kemi për ta pranuar veten. Ajo që zbulojmë në përgjigjet ndaj afirmimeve të shkruara, mund të përmblidhet në kategori si ato të mëposhtme.
________________________________________
PENGESA NDAJ VETËDASHURISË
Në cilat situata humb ndjenjën e vetëdashurisë, vetëvlerës, vetëbesimit apo vetëpranimit? Mund të ndiesh ndjenja negative si zvetënim (nga vetja dhe të tjerë), frikë, pasiguri, negativitet, parehat, mosdashje, neveri, ankth, hidhërim, inat, urrejtje, turp, faj, brengë, zhgënjim (me veten ose të tjerë), frustrim, xhelozi, zili ose ndonjë ndjenjë tjetër të pakëndshme.
Shëno disa nga ndjenjat që mund të kesh në situatat vijuese.
1. Kur të tjerë kërkojnë ndihmën tënde dhe ti nuk thua "po" ose nuk përgjighesh.
2. Kur ke bërë një gabim ose ke dështuar në ndonjë përpjekje.
3. Kur të tjerë janë më të aftë se si në disa detyra ose lidhur me disa cilësi të vecanta (p. sh. intelligjencë, aftësi artistike, fjalime, sport, gatim, sukses profesional, suksesi i fëmijëve, ekonomi, të bësh shokë, të mbash disiplinë).
4. Kur të tjerë tërheqin më shumë vëmendje, nderim dhe respekt në një situatë grupore.
5. Kur të tjerë të kanë ofruar më shumë nga ajo që u ke ofruar atyre.
6. Kur nuk je perfekt.
7. Kur të tjerë të kritikojnë ose përjashtojnë.
8. Kur të tjerë nuk janë dakord me ty.
9. Kur të tjerët mund të të manipulojnë.
10. Kur ke plagosur të tjerë.
11. Kur nuk je në harmoni me ndërgjegjen tënde.
Në secilin prej rasteve të mësipërme:
a. Si ndihesh për veten?
b. Si ndihesh në lidhje me të tjerët?
Robert Elias Najemy
Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» Mëso të duash të tjerët
» Refleksion - Meditim
» Problem me veten time !
» Kujdesuni për veten tuaj.
» Ti je me shumë sesa që mendon
» Refleksion - Meditim
» Problem me veten time !
» Kujdesuni për veten tuaj.
» Ti je me shumë sesa që mendon
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi