EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Mënyra që të tjerët të bëjnë atë që dëshiron!

Shko poshtë

10 Mënyra që të tjerët të bëjnë atë që dëshiron! Empty 10 Mënyra që të tjerët të bëjnë atë që dëshiron!

Mesazh  Zattoo 06.09.12 21:53

10 Mënyra për ti bërë të tjerët të bëjnë atë që dëshiron!FUNKSIONON 100%





Keni probleme sociale,nuk arrini të tërhiqni vëmendjen e miqve tuaj për një argument të caktuar?E ndjeni veten të pafuqishem e pa vlerë?Deshiron te jesh person i rendesishem,ndoshta nje politikan?Atëherë MJAFT MË!Ky është artikulli që bën për ju!Sot është dita juaj me fat!

                         Do ju zbulojme sekretin e pushtetit dhe kontrollit mbi të gjithë!
                                                        FUNKSIONON 100%.
  E gjithë kjo është bërë e mundur falë Masmediave dhe nën kujdesin e vecantë të  Qeverive.
                                               Sponsor:ELITA BOTËRORE
                                                      JU FALEMINDERIT




1 - Strategjia e "Shpërqëndrimit"



Elementi m
ë i lashtë i kontrollit social është strategjia e shpërqendrimit, e cila shërben për të devijuar vëmendjen e publikut nga çështje të rëndësishme dhe ndryshimet e vendosura nga elitat politike dhe ekonomike, nëpërmjet  bombardimit me informacione të parëndësishme.



Strategjia e shp
ërqëndrimit është gjithashtu thelbësore për parandalimin e interesit publik njohuritë thelbësore në fushën e shkencës, ekonomisë, psikologjisë, neurobiologjisë
etj.



"T
ë mbash vëmendjen e publikut larg nga problemet reale sociale, burgosur nga lajme pa rëndësi të vërtetë. Të mbash publikun të zënë, të zënë, të zënë, te mos kete kohë për të menduar, as kur kthehet në fermë-shtepine e vetë, si gjithë kafshët e tjera" (cituar nga: "Armë silencioze për luftra të qeta",dokument të cilin do ta publikojmë të plotë së shpejti).





2 -Të krijosh probleme për të ofruar zgjidhjen më vonë



Kjo metodë njihet ndryshe si skema "Problem - Reagim - Zgjidhje" 


Të krijosh një problem për të shkaktuar një reagim nga publiku, me qëllim që ky vete të jetë nxitës i masave që ju doni të impononi.



Për shembull,t
ë lejosh zgjatjen e një dhune urbane të shfrenuar, ose të organizosh auto-atentate në mënyrë që publiku te kërkojë ligje dhe politika për "sigurinë" duke hequr dorë vullnetarisht nga liritë e tij.


Ose të krijosh një krizë ekonomike për të prezantuar si një "e keqe e nevojshme"  heqjen e të drejtave sociale dhe çmontimin e shërbimeve publike.





3 - Strategjia e "Gradualiletit"
Nëse doni te bëni të pranueshë një ndryshim papranueshëm, ateherë aplikojeni atë gradualisht për vite me radhë.



Kjo ishte strategjia q
ë u perdor kur kushte të reja radikale socio-ekonomike vendosën gjatë viteve 90': Shtet i pafuqishëm, dallga e privatizimeve, pasiguria e punës, papunësia masive, pagat që nuk sigurojnë të ardhura dinjitoze,.. Shumë ndryshime që do të shkaktonin një revolucion në qoftë se ato do ishin zbatuar  menjëherë.






4 - Strategjia e "Sakrificës"



Një tjetër mënyrë për të fituar opinionin publik për një ndryshim q
ë nuk mirëpritet është ta paraqesni atë si "të dhimbshme dhe të nevojshme", duke marrë konsensusin publik menjëherë, për një aplikim në të ardhmen.



Është shum
ë më e lehtë të pranosh një sakrificë ne te ardhmen, se një sakrificë sot. Së pari, sepse askush nuk do të harxhojë energjitë menjeherë.Së dyti, sepse publiku, masa, gjithmonë ka tendencë të shpresojë plot naivitet se "çdo gjë do të jetë më mirë nesër" dhe se sakrificat e kërkuara sot mund të shmangen më vonë. Kjo i jep kohë publikut të mësohet me idenë e ndryshimit dhe ta pranoje atë "pa bere zë" kur vjen koha e duhur.






5 -Ti drejtohesh publikut si të jetë një fëmijë



Nj
ë pjesë e madhe e asaj që njihet si "persuazion" direkt i publikut,përbëhet nga fjalime,argumenta, tema,personazhe,ku perdoret veçanërisht nje intonacion  fëmijëror, sikur shikuesi të ishte një i sapolindur apo i mangët mendërisht.



 Sa m
ë shume ju përpiqeni për të mashtruar publikun aq më shumë duhet të përdorni një ton te fëmijëror. Pse?Sepse nëse ju i flisni një personi, si të kishte 12 vjet ose më pak, atëherë,sipas statistikave mendja sugjeron, me një probabilitet të caktuar qe ai do tentoje një përgjigje apo reagim pa asnje sens kritike,si ajo e një femije.






6 -Perqendrimi ne aspektin emocional më shumë se ne ate reflektiv



Shfrytëzimi i emocioneve është një teknikë klasike n
ë gjëndje të shkaktojë një "qark të shkurtër" të analizës racionale dhe sensit kritik të individit.Përdorimi i regjistrit emocional hap dyert e ndërgjegjies dhe në të mund te mbjellesh apo injektosh idetë, dëshirat, frikën, detyrimet, ose te imponosh sjelljen që do.







7 -Të mbash publikun në injorancë dhe mediokritet



Sigurohuni që publiku te mos jete i aftë të kuptoj
ë teknologjitë dhe metodat e përdorura për kontrollin dhe skllavërinë e tij.



"Cilësia e arsimit të dhënë për klasat e ulëta duhet të jetë aq i varfër dhe mediokër n
ë mënyrë që distanca mes të klasave të ulëta dhe të klasave të larta të jetë dhe mbetet e pamundur për tu pershkuar nga klasat e ulëta."







8 - Inkurajimi i publikut drejt admirimit të mediokritetit



Shtyjeni publikun të besoje se
është në modë jesh idiot,vulgar dhe injorant.









9 - Rritja e vetë-fajësimit



T
ë bësh individin të besojë se ai është i vetmi fajtor për fatkeqësitë e tij, për shkak të paaftësisë,të inteligjencës apo angazhimit vetjak.



  K
ështu në vend që rebelohet kundër sistemit ekonomik,zhvlerëson veten dhe fajësohet,duke krijuar një gjendje depresioni,pasojë e së cilës është edhe mos veprimi. Dhe pa veprim nuk ka revolucion!








10 - Njohja e njerëzve më  mirë se ata vetë.



Gjatë 50 viteve të fundit përparimet e shpejta në shkencë kanë krijuar një hendek në rritje ndërmjet njohurive te publikut dhe ato në pronësi e të përdorura nga elitat në pushtet.



Me an
ë të biologjisë, neurobiologjisë dhe psikologjisë se aplikuar, "sistemi" ka një vizion të qartë qenies njerëzore, në aspektin fizik dhe psikik. Sistemi eshte në gjendje të njohe personin më mirë se ai vetë. Kjo do të thotë se, në shumicën e rasteve, sistemi ka një ndikim kontrollues mbi individët më shumë se kontolli që individi ka mbi veten e tij.



Prof.Noam Chomsky (gjuhetar,filozof dhe teoricien i komunikimit njerezor)

Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi