EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dallimi mes Qenies njerëzore dhe botës së kafshëve

Shko poshtë

Dallimi mes Qenies njerëzore dhe botës së kafshëve Empty Dallimi mes Qenies njerëzore dhe botës së kafshëve

Mesazh  Berti69 10.02.15 20:08

Dallimi mes Qenies njerëzore dhe botës së kafshëve Pix_pe10

Fjala “humanizëm”, realisht e vendos njeriun, individin, grupet e individëve, llojet, format e ekzistencës, në qendër të kuptimit të tij. Prandaj, pretendimi i përhershëm i kësaj rryme është se jeta njerëzore në përgjithësi dhe jetët njerëzore në veçanti, përmbajnë disa forma të trashëguara të vlerave humane. Për më tepër, respekti për këto vlera të trashëguara humane, në shumë sisteme humaniste, formojnë pikënisjen, apo themelin për moralin bazë. Askush nuk e artikulon këtë më fuqishëm dhe në mënyrë koherente sesa filozofi gjerman i shekullit të tetëmbëdhjetë, Emanuel Kanti. Në veprën e tij “Baza për metafizikën e moralit”, të botuar për herë të parë në vitin 1785, Kanti përpiqet të artikulojë “parimin më të lartë të moralit”.

Por çfarë lloj krijese është qenia njerëzore? Përgjigjja e menjëhershme është: një majmun mbi dy këmbë, inteligjent, që flet dhe ka një debulesë për të mirat materiale. Por thelbi i vërtetë i natyrës njerëzore është më pak i dukshëm. Disa preferojnë të besojnë që mund të jemi gjithçka që duam. Por nuk është kështu.

Pavarësisht numrit të madh të varianteve individualë dhe kulturorë, ne qeniet njerëzore jemi kafshë, dhe ashtu si të gjithë kafshët kemi origjinalitete, zakone dhe tipare që na dallojnë si specie. Një alien nuk do ta kishte problem të na katalogonte, por për ne, duke qenë kaq pranë lëndës sonë të studimit, është më e vështirë të përcaktojmë thelbin e natyrës njerëzore.

Megjithatë, nuk është e thënë të jetë një detyrë e pamundur. Antropologët kanë gjetur shumë “universale”, domethënë karakteristika të përbashkëta nga të gjithë dhe që formojnë një lloj liste të përbërësve të species sonë. Dhe nëse do t’i përdornim për të studiuar kafshën njerëzore si do të bënim? Më poshtë është një seri tiparesh tipike të natyrës sonë unike. Ngaqë këto atribute janë pjesë e pandashme e veprimtarisë tonë, ne jo gjithnjë ndalemi të mendojmë rreth tyre dhe pse jo, të mrekullohemi për tipare të tilla të dhëna, specifikisht njerëzore dhe ekskluzive në natyrën dhe llojin e tyre.


Imagjinata

E keni menduar ndonjëherë se si do të ishte nëse do të ishit njeriu më i pasur në botë? Po sikur të ishit njeriu më i zgjuar, më i shpejtë, apo më i fortë? Në fakt, jo vetëm për këto pyetje, por sa herë hamendësoni për diçka, ju jeni subjekte të imagjinatës suaj. Pa të, njerëzimi do reduktohej së tepërmi. Pa imagjinatë, nuk do të kishim as gjuhë, as matematikë, as mjekime, as ndonjë element tjetër të listës. Nuk do të kishim dëshirën për të testuar limitet e mendjeve tona. Imagjinata është aftësia për të transformuar një koncept të mjegullt e amorf në një realitet të prekshëm. Të gjithë e kemi këtë atribut dhe të gjithë presim me padurim ta përdorim atë në plotshmërinë e tij.


Kujtesa

Interneti? Çfarë është ajo? Ç’ditë është sot? Çfarë hëngra dje në mëngjes? Shumica prej këtyre pyetjeve nuk do t’ju mundojnë. Përgjigjet e tyre na vijnë menjëherë në mendje. Kjo sepse ne jemi të aftë të kujtojmë me sukses ngjarje të së shkuarës, falë aparatit tonë të kujtesës. Kujtesa edhe sot është disi enigmatike dhe për pasojë, nuk kuptohet ende tërësisht. Kapacitete e kujtesës njerëzore janë sa të larmishme, aq edhe komplekse. Disa njerëz pretendojnë të kenë aftësi të jashtëzakonshme të kujtesës, ndërsa të tjerë vuajnë nga paaftësi neurologjike. Pavarësisht pozicionit tonë në kontinuimin e kujtesës, ka mënyra dhe rrugë për të mbajtur veten vigjilentë, të mprehtë dhe për të kultivuar aftësitë më të mira të kujtesës sonë. Për shembull, çdo ditë mund të ushtroni nga pak kujtesën tuaj. Në fund, gjithnjë duhet të kujtoni që edhe “lapsi më idiot është më mirë sesa kujtesa më e mirë”, siç thotë Mark Twain.


Elektriciteti

A u zgjuat sot nga alarmi i orës? Nëse po, atëherë keni përdorur elektricitetin, vetëm në rast se ende përdorni orët me rërë, të cilat gjithsesi nuk mund të kenë opsionin e alarmit. Elektriciteti është përdorur që prej shumë kohësh; në fakt, vetitë e elektricitetit datojnë para vetë tokës, duke qenë se kanë qenë të pranishme në zanafillën e universit. Megjithatë, aftësia jonë për të shfrytëzuar elektricitetin na ka sjellë përfitime vërtet të papërshkrueshme. Na duhet të falënderojmë elektricitetin për operimin e kompjuterëve, të sistemeve të ngrohjes qendrore dhe madje edhe për alarmin që na zgjon në mëngjes. Bota moderne është e mbushur me rrjete dhe linja energjie, të cilat shpërndajnë rrymën elektrike funksionale në çdo qoshe të shtëpive tona. Nocioni komun i sotëm për elektricitetin do t’i dukej i mbinatyrshëm stër-stërgjyshërve tanë. Për ironi të fatit, na duhet të falënderojmë pikërisht ata për themelet e asaj që sot është vërtet një epokë e elektricitetit.


Mjekimet

Sa herë pini një kokërr, bëni një gjilpërë apo një vaksinë, prezantoheni me një nga mënyrat se si njerëzimi ka vënë në përdorim njohuritë e tij: mjekësia. Shpesh, ne harrojmë implikimet që ka mjekësia te ne vetë dhe tek organizmat e tjerë gjithashtu. Veterinaria, për shembull, kërkon të aplikojë njohuritë mjekësore, të përpunuara përgjatë historisë, në mënyrë që të kurojë kafshët. Arti i mjekësisë ka avancuar me hapa të mëdhenj që nga koha e Hipokratit; nga besimi arkaik i katër llojeve të humorit, te zbulimi i vaksinave dhe deri te teknologjizimi i mjekësisë, e ashtuquajtura nano-teknologji. Përfitimet nga mjekësia janë të një rëndësie jetike, sa i takon mirëqenies fizike dhe mendore të njerëzve.


Gatimi

Çfarë ka të përbashkët pula, peshku dhe zogjtë? Po, e gjetët: ata duhet të gatuhen që të jenë të sigurta për t’u ngrënë. Zjarri, i përdorur për gatim, daton shumë kohë më përpara (rreth 250.000 vite). Në epokën moderne, ne kemi zhvilluar një sërë teknikash gatimi si zierja, pjekja, valimi dhe çdo aplikim tjetër që përgatit ushqimin. Gatimi na mundëson të eliminojmë bakteret dhe të pastrojmë ushqimin nga çdo element toksik. Me kalimin e viteve, ne jemi mësuar të shijojmë ushqimin e gatuar dhe tani as që mund të imagjinojmë ngrënien e tij në gjendjen e natyrshme. Njohuria lidhur me gatimin na ka mundësuar të zgjerojmë menytë tona dhe të shijojmë një larmi përgatitjesh ushqimore.


Natyra

Janë shumë të largëta ditët kur paraardhësit tanë filluan të ndërtonin jetesën e tyre, në sajë të kuptimit të ndërlikimeve të natyrës. Qytetërimet kanë kaluar nëpër shumë etapa, nga jetesa rudimentare, deri në metropolet ku ne jetojmë sot. Shumica e njerëzve e kanë zëvendësuar botën e natyrës në favor të një bote më të urbanizuar. Ndonëse jeta në qytet përmban shumë aspekte pozitive, si për shembull mundësinë që njerëzit të kontaktojnë me njëri-tjetrin në një rrjet koheziv. Megjithatë, njerëzit janë bërë më pak të ndjeshëm ndaj botës, përtej mikrokozmosit të tyre, qytetit apo shtëpisë. Për shkak se ndotja është përhapur deri në pyjet dhe oqeanet tona, i tërë ekosistemi mund të dëmtohet ose të ndryshojë konfigurimin e tij. Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është të vlerësojmë atë që është “atje jashtë” dhe të kuptojmë që ne jemi pjesë e natyrës dhe nuk jemi të ndarë prej saj.


Gjuha

Origjina e gjuhëve të folura është ende mister dhe temë e debatueshme për shumë akademikë në mbarë botën. Edhe origjina e gjuhës së shkruar është e debatueshme, megjithatë shumica e njerëzve janë dakord që rrënjët e saj vijnë nga vizatimet në shpellat antike, duke qenë se ato janë përpjekja e parë e njeriut për të lënë pas idetë e tij, duke zgjedhur si formë vizualizimin e tyre. Si shumëçka tjetër në botë, gjuha ka evoluar në hapa të panumërt, nga britmat rudimentare dhe vizatimet në shpella, derisa ka arritur formën e saj të tanishme. Njerëzit kanë zhvilluar mijëra gjuhë të folura dhe të shkruara, të cilat përdoren ende sot. Gjuha është mjet i kudo përdorur në çdo cep të shoqërisë. Funksioni i saj primar është komunikimi me të tjerët, kusht për socializmin dhe jetesën e çdonjërit prej nesh.


Matematika

A keni ndaluar ndonjëherë të pyesni veten për disa nga produktet gjeniale të njerëzimit? Nga Piramidat, te Kulla Eifel, deri te gozhdët dhe këmbët që mbajnë karrigen tuaj. Njerëzit kanë mundur të bëjnë utilitare matematikën që në agim të vetë qytetërimit. Matematika është përdorur si mjet për llogaritje nga më të shumtat, si për shembull për të llogaritur shpejtësinë e rrotullimit të planetit tonë, prej nga zanafillojnë shumë njohuri të çmuara. E megjithatë, edhe më vitale është mundësia për ta aplikuar matematikën në inxhinieri dhe shkencë, në mënyrë që ne të përftojmë funksionime dhe shërbime gjatë jetës sonë të përditshme. Kur blejmë diçka, kur e kuptojmë që jemi vonë për në punë, kur numërojmë ditët, si dhe në shumë aktivitete të përditshme e të panumërta, ne përdorim matematikën, e cila është një nga marrëveshjet më të dobishme dhe të vlefshme që ka realizuar njerëzimi.


Aftësi të mira motorike

Ata që kanë vuajtur thyerjen e kyçit ose të gishtit, duhet të jenë në një mendje sa i takon faktit që të tilla dëmtime janë shumë shqetësuese, veçanërisht nëse dëmtohet dora që përdoret më shumë. Dora e thyer do të vështirësonte gjithçka, që nga përdorimi i tastierës së kompjuterit, deri edhe përgatitjen e sandviçit. Prandaj duhet të jemi falënderues për konfigurimin anatomik të krahëve tanë. Sa për të filluar, duhet të jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e gishtave të mëdhenj. Njerëzit e bashkëndajnë këtë tipar me primatët e tjerë. Ne mund të përdorim gishtin e madh për të prekur çdo gisht tjetër. Ju mund të pyesni se pse kjo qenka kaq e rëndësishme. Mjaft të shihni se si duart tona kanë aftësinë për të performuar detyra specifike dhe precize, siç janë mbajtja e lapsit, ose shtypja e tastierës. Imagjinoni një botë pa stilolapsa ose tastiera, ose më keq akoma një botë plot me lapsa dhe tastiera, por me njerëz që nuk mund t’i përdorin ato. Siç mund ta mendoni, ka një sërë përdorimesh të rëndësisë jetike, të cilat ne i kryejmë përmes duarve, ndërtimi dhe funksionimi i të cilave, nëse vendosim të habitemi pak me to, është i mrekullueshëm.


Bipedalizmi

Mesatarisht, njerëzit fillojnë të ecin rreth moshës njëvjeçare. Aftësia jonë për të mësuar si të ecim në dy këmbë, pavarësisht moshës, është një tipar i mrekullueshëm në vetvete dhe për vetveten. Akti i të ecurit na ka mundësuar të kemi të lira duart, e për rrjedhojë na lejon të kryejmë një gamë të gjerë veprimesh e të përdorim një sërë mjetesh. Bipedalizmi jo vetëm liron krahët, por edhe pjesën tjetër të trupit, gjithashtu. Ne, ndryshe nga paraardhësit tanë të largët, nuk e kemi kokën në pozicion paralel me tokën, por mundemi të shikojmë mjedisin përreth, çfarë na siguron një këndvështrim të gjerë për botën që na rrethon. Ecja në dy këmbë gjithashtu kërkon më pak energji krahasuar me ecjen me katër këmbë. Si rrjedhojë, mendja jonë është më pak e angazhuar me nevojën për të gjetur ushqim, duke na mundësuar kështu kohën dhe kushtet për të menduar për shumëçka tjetër, përveç ushqimit.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi