EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjymtimi i Kafshëve

3 posters

Shko poshtë

Gjymtimi i Kafshëve Empty Gjymtimi i Kafshëve

Mesazh  Berti69 14.06.11 1:03

Alienët sakrifikuan 8 000 lopë

Gjymtimi i Kafshëve 45621773mutilations-animales-jpg

Dokumente të deklasifikuara të FBI-së kanë treguar alarmin që u ngrit në Shtëpinë e Bardhë në fund të viteve ’70, pas raporteve se mijëra lopë po sakrifikoheshin nga alienët.

Më shumë se 8,000 gjedhë u kapën nga një anije misterioze fluturuese, u gjymtuan dhe më pas u hodhën nga qielli në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara në fund të viteve ‘70, kanë raportuar agjentë specialë për shefat e tyre.

Fermerë të terrorizuar në Nju Meksiko, Nebraska dhe Kolorado i trembeshin idesë se ata mund të ishin therur nga jashtëtokësorët në disqet e tyre fluturuese. Lopëve u ishin marrë pjesë të ndryshme të trupit si gjuha, buza e poshtme, organet seksuale, sytë apo veshët.

Në disa raste kafshëve iu ishte thithur i gjithë gjaku. Sipas teorisë së një hetuesi: “Gjymtime identike janë kryer në të gjithë pjesën jugperëndimore të vendit. Kushdo që është përgjegjës, është i mirorganizuar me teknologji të pakufizuar, financime dhe sekrete”.

Në janar 1979, prokurori i përgjithshëm amerikan në atë kohë, Grifin Bell, i ka shkruar senatorit Harrison Shmit, duke i thënë se “Materialet që më keni dërguar tregojnë një nga fenomenet më të çuditshme që mbaj mend”.

Shmit ishte përfaqësues i Nju Meksikos, ku nga viti 1976 deri në 1978 u raportuan disa incidente misterioze në fermat e Dulces. Në një raport thuhej se organet e kafshëve ishin prerë me një mjet të mprehtë dhe preciz.

Edhe kockat i ishin hequr në mënyrë precize. Gjaku i kafshëve ishte rozë, që tregonte se mbi ta ishte përdorur një lloj rrezatimi për t’i vrarë. Kjo nxiti frikën për një fushatë sakrificash jashtëtokësore të bagëtive.

Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjymtimi i Kafshëve Empty Re: Gjymtimi i Kafshëve

Mesazh  Odin 18.12.11 22:00

Gjymtimi i Kafshëve 2618251mutilations-animales-1-jpgGjymtimi i Kafshëve 53279399mutilations-animales-2-jpgGjymtimi i Kafshëve 63143523mutilations-animales-4-jpgGjymtimi i Kafshëve 81196136mutilations-animales-5-jpgGjymtimi i Kafshëve 14373225mutilations-animales-6-jpgGjymtimi i Kafshëve 56861184mutilations-animales-7-gifGjymtimi i Kafshëve 55600899mutilations-animales-14-jpgGjymtimi i Kafshëve 40017249mutilations-animales-15-jpg
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjymtimi i Kafshëve Empty Re: Gjymtimi i Kafshëve

Mesazh  Siroco 05.09.15 12:12

Arsyeja pse Alienët i gjymtojnë kafshët

Gjymtimi i Kafshëve Auto_ngusht31438856509

Që nga fundi i vitit 1960 janë gjetur shumë kafshë të gjymtuara, për të mos thënë të masakruara, pa ndonjë arsye evidente. Në fillim mendohej se këto vepra makabre ishin pjellë e sekteve të ndryshme, por gjetjet ishin tepër bizare për të qëndruar ky variant. P.sh. shumë kafshë ishin hedhur nga lartësia, disave iu mungonin organet gjenitale, të tjerave iu ishte marrë tërë gjaku, fytyra...

Një ekspert i UFO-ve thotë se kjo bëhet për shkak se alienët janë shumë të interesuar që të kryqëzohen me njerëzit dhe ta krijojnë një racë të re. Ata i marrin organet e kafshëve vetëm sa për të eksperimentuar me to. Ata thjesht marrin aq sa iu duhet. Pjesën tjetër të kafshës e hedhin si të pavlerë.

Pra, ata nuk i marrin kafshët për t’i ngrënë, sikur që besohej dikur, por për të bërë eksperimente me to.

A e kemi edhe ne radhën?
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjymtimi i Kafshëve Empty Re: Gjymtimi i Kafshëve

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi