Tronditje e thellë në baraspeshën e qenies
Faqja 1 e 1

Ndër shumë krime, njëri prej tyre pati dalë m’u në krye. Një 57-vjeçar vrau nënën e vet e, pasi nuk u ngop me aq, edhe e dogji. Shumë përcaktime u thanë për vrasësin. Është pak të quhet përbindësh apo i çmendur.
Sidoqoftë, mbi atë krim të rrallë, përsëriten këto gjykime: Biri vrau të ëmën. Djali i moshuar e dogji kufomën për të çuar deri në fund marrëzinë e pashoqe. Vrasësi nuk ishte adoleshent, por plot 57 vjet. Shenjë e çmendurisë së plotë, pas krimit, ishte edhe fjala e shqiptuar prej tij që, “Zoti më tha të vrisja nënën se ishte e keqe”. Por në Myzeqe ka një thënie: “Prindi, edhe po u bë gomar, mos i hip sipër, tërhiqe prej kapistre”. Më pas mësuam lajm edhe më të padëgjuar (nëse ia vlen krahasimi?): nëna vrau fëmijtë e saj. Mirëpo, sipas një koncepti teologjik, “kur nëna vret fëmijën, bota është në pragpërmbysjeje”.
Biri që vret nënën, është kriminel i pashoq dhe urrehet prej çdokujt. Por, nëse prej atij përbindëshi e pësoi e ëma, për njerëzit e tjerë mbeten problem vrasës të tjerë, që marrin jetë përditë në shoqërinë tonë dhe brenda familjes. Gjithkush e quan vrasësin e nënës së vet një të çmendur e përtej, ndërsa ekzekutorët e tjerë të disafishtë bëjnë të çmendurin duke qenë shëndosh e mirë e në mend. Ata nuk bien në sy për prishanë mes nesh, derisa një ditë shfaqen të neveritshëm.
Blen i biri i botës veturë, ulet para timonit dhe, me të dalë në rrugën e të gjithëve, ecën me shpejtësi skëterre, vritet vet ose shpëton i plagosur, ndërsa lë të vrarë e gjymtuar disa të tjerë. Këta marrokë kanë ngritur një varrezë të tërë të vdekurish, me të ashtuquajturën Luftë e Rugëve të Shqipërisë.
Ka syresh që gjinden befas nëpër ngatërresa kotsëkoti dhe nxitojnë drejt vrasjes. Ky lloj krimi është bërë aq i kollajtë dhe i shpeshtë sa, përmasa numerike e tij ia ka kaluar tronditjes që shkaktojnë mënyrat e ekzekutimit kur burri vret gruan, vëllai motrën, nipi gjyshen, i ati fëmijën, fëmija të ëmën. Shoqëria rri e shtangur para këtyre rasteve, ndërsa duhet të kishte rrokë, me kohë e me vakt, atributet e gjykatës së pakorruptuar – të ndëshkonte ashpër, me një opinion të fortë e të pandërprerë. Është llomotitje, si nëpër gjumë, të dënosh mbyturazi ose vetëm atëherë, kur dëgjojmë për rastin barbar të ekzekutimit të nënës plakë nga i biri.
Ca të tjerë e kanë ngritur mirëqënien duke shti në themelet e saj jetë njerëzore të pafajshme: i kanë mbytur në det për t’u marrë paratë; kanë trafikuar çnjerëzisht vajza e fëmijë, duke ua shkatërruar, deri në palcë, qënien e tyre dhe të afërmve; kanë transportuar drogë për të helmuar e çuar drejt varrit njerëz të panumërt të panjohur; një numër njerëzish, që askush nuk e di se sa janë, kalbin shami me me lotë, kurse vrasësit çojnë jetë të hareshme e lluksi.
Është edhe një shpurë njerëzish me kravatë. Ata vetshpallen të ditur e të kulturuar. Kacafytjet mes tyre mbulohen me domosdoshmërinë shoqërore për ta, dhe ec e besoje se, ky sakrifikim i jashtëzakonshëm, u bëkërka në emër të popullit, për t’i shërbyer popullit, dhe nuk është kryer në emër të pasurimit. Nga kjo llavë, nëpër vite, kanë dalë kampionët e vjedhësve të cilëve u përflitet pasuria e madhe e nuk u dihet se sa është; ua sulmojnë me fjalë dhe drejtësia nuk ka vepruar; dihet që kanë pasuri u nuk u faktohet ku e kanë; është nga vjedhja dhe njërëzit kujtojnë se e kanë me djersë. Këta vetndjehen krenarë dhe shoqëria ua njeh për zotësi.
Biri vrasës është një i çmendur jo pse kreu vrasje, por nga që vrau njeriun që ia bëri kryet – nënën. Vrasësit e tjerë shihen me tjetër sy, edhe pse kryejnë vrasje të disafishtë, nga që i vrari nuk është nëna e vet.
Ka një tronditje të thellë në baraspeshën e qënies shoqërore.
Nga Qemal Sakajeva

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Meditimi i thellë
» Tërësisht shkencë
» Thellësia e qenies së njeriut në kërkim të Zotit
» Dallimi mes Qenies njerëzore dhe botës së kafshëve
» Liria eshte natyra e vertete e qenies sone

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi