EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vëllai i Madh kudo na vëzhgon!

Shko poshtë

Vëllai i Madh kudo na vëzhgon! Empty Vëllai i Madh kudo na vëzhgon!

Mesazh  Berti69 23.01.15 20:22

Vëllai i Madh kudo na vëzhgon! Privat-euml-sia-vdiq-v-euml-llai-i-madh-kudo-na-v-euml-zhgon_hd

Paramendojeni një botë ku robotët e madhësisë së mushkonjave vjedhin mostra të ADN-së, ndërsa shitësit e dyqaneve me pakicë do ta dinë se çfarë do të blini para se të hyni brenda, u tha në Forumin Ekonomik të Davosit, nga një grup i ekspertëve nga Harvardi.

"Mirë se vini në të sotmen. Ne tashmë po e jetojmë këtë botë", tha Margo Seltzer, profesoreshë e shkencave kompjuterike në Harvard.

"Privatësinë, siç e kemi njohur në të kaluarën, ajo nuk ekziston më... Privatësia për të cilën mendojmë në mënyrë konvencionale, praktikisht ka vdekur", shtoi Seltzer, raporton Raw Story.

Pasqyrimit të realiteti të pakëndshëm i është bashkuar edhe Sophia Roosth, e cila gjithë jetën ia ka kushtuar gjenetikës, duke thënë se është e “pashmangshme” që të dhënat tona personale gjenetike të mos hyjnë në sferën publike.

Agjencitë e zbulimit tashmë kanë mbledhur informacione gjenetike të liderëve të huaj për të përcaktuar gjëra të tilla, si ndjeshmërinë ndaj një sëmundje apo jetëgjatësia.

"Jemi në prag të epokës së gjenetikës së McCarthyismit", tha Roosth, duke iu referuar periudhës së Luftës së Ftohtë, kur amerikanët persekutuan komunistët nën frikën e "kërcënimeve të kuqe".

Seltzer foli për një botë ku dronët e vegjël, të madhësisë së mushkonjave, nxjerrin mostrat e ADN-së për analizë të kompani të sigurimeve apo të Qeverisë. Invadimi ndaj intimitetit do përhapet edhe më tepër, u tha po ashtu.

Shkencëtari politik, Joseph Nye, paraqitjen e tij e shfrytëzoi për të folur rreth deshifrimeve të diskutueshme të të gjitha komunikimeve që i ka paralajmëruar informatori spiuni Edward Snowden dhe idesë se qeveritë në emër të sigurisë kombëtare gjithmonë duhet të ketë qasje në "mendjet e qytetarëve".

"Qeveritë predikojnë imponimin e ‘derës së pasme’ për monitorimin e komunikimeve që terroristët të mos hiqen nga survejimi. Problemi është se të njëjtën mund ta bëjnë edhe ‘fëmijët e përdalë’”.

"A ju shqetëson Vëllai i Madh apo kushëri i tij i keq i vogël?”, pyet eksperti të mbledhurit në forum, duke menduar për korporatat dhe institucionet që merren me “minierat e të dhënave personale".
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vëllai i Madh kudo na vëzhgon! Empty Re: Vëllai i Madh kudo na vëzhgon!

Mesazh  Vizitor 13.02.15 14:50

Vellai i Madh jo vetem qe po na vezhgon ai po te degjon ty dhe ferri, ti mund te kesh nje GPS mikrocip fshehurazi ne anusin tend qe nga lindja dhe te mos e dish...

Tjeter, a nuk e di qe Samsung Smart Tv duket si nje cope Teknologjie e mare qe nga koha e George Orwell 1984----Quote from net
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi