Aleksandri i Madh
+3
yasmin
Fjori
Nikolaos
7 posters
Faqja 1 e 1
Aleksandri i Madh
statuja e Aleksandrit te madh ne Selanik Greqi.
Sipas Plutarkut, Alekandri i Madh ka lindur ne nje dite gushti te vitit 356 para Krishtit ( pikerisht ne agimin kur u shemb edhe tempulli i Artemises) eshte nje nder figurat me te perfolura ne mbare boten per identitetin dhe kombesine e tij.
Si fillim, do doja të qartësoja diçka këtu. Që në kohët e lashta krahina veriore e Greqisë ka qënë quajtur Maqedoni. Kohët e fundit një republikë ish-jugosllave pretendon emrin Maqedoni.
Kjo republikë e përbërë nga popullsitë, që e kanë prejardhjen nga Ballkani të paktën njëmijë vjet pas vdekjes së Aleksandrit, nuk ka të bëjë fare me Maqedoninë për të cilën po flasim. Shumica e maqedonasve te sotem jane te ardhur, pervec pjeses shqipetare qe jane autoktone.
Greket pretendojne se Aleksandri eshte i tyre; maqedonasit e sotem, shqipetaret apo ndoshta dhe bullgaret pretendojne te njejten gje.
Do doja te ndaja mendime te ndyshme me ju per kete çeshtje madhore e cila ka futur ne konflikt edhe Greqine me ish- Republiken jugosllave te Maqedonise per emrin e saj. Sipas mendimit tim, Aleksandri (nga ana e babait, Filipit) nuk ishte as grek, as shqipetar, as bullgar as maqedonas i sotem. Ai njihej nga mbare bota me emrin “Aleksandri i Madh i Maqedonise” . Pra ai ishte maqedonas, por jo i Maqedonise se sotme.
Maqedonia e dikurshme nuk ekziston me si shtet, ajo ka mbetur thjesht nje krahine ne veri te Greqise, prane zones se Selanikut. Por Maqedonia e kohes se Aleksandrit nuk eshte vetem pjesa qe ndodhet ne Greqi, ajo ishte me shume se aq.
Pervec pjeseve kryesore qe sot shtrihen ne Greqi, kishte edhe pjese te tjera qe shtriheshin ne Shqiperine e sotme dhe ne Maqedonine e sotme. Pra mendoj qe te tre shtetet duhet te krenohen me kete figure madheshtore, dhe jo vetem keto tri shtete por e gjithe bota, sepse ai pushtoi mbi 90% te botes se njohur deri ate kohe.
Ai enderronte qe e gjithe bota te behej me nje gjuhe, me nje kulture, dhe me nje udheheqes, por vdiq i ri dhe endrra e tij u nderpre. Greket kane te drejte te krenohen me Aleksandrin sepse ai perkrahu kulturen e tyre dhe e perhapi ate ne mbare boten, por ai nuk e quante veten grek. Kane te drejte te pretendonje kombesine e tij sepse vendlindja e Aleksandrit, Pella, sot shtrihet ne Greqi. Te njejten gje do te benim dhe ne.
Shqipetaret pretendojne se Aleksandri i Madh ishte ilir, dhe kjo nuk mendoj se eshte e vertete ngaqe ai nuk u mundua te perhapte kulturen ilire ne bote, por ate greke. E vetmja gje qe dihet me siguri eshte se ai ishte nip i trojeve shqipetare.
Nena e tij, Olimpia ishte bije e Epirit (krahines se sotme te jugut te Shqiperise). Greket pretendojne se edhe Epiri i asaj kohe ishte qytet shtet grek, me gjuhe dhe zakone greke.
Shqipetaret e dikurshem e kane nderuar figuren e Aleksandrit duke i vene emrin monedhes shqipetare “lekë” per nder te Lekes se Madh, qe ishte vet Aleksandri.
Gjergj Kastrioti mori emrin “ Skanderbej” qe nga turqishtja perkthehet “princi Aleksander”, per nder te tij.
Shqipetaret e sotem nuk e vleresojne aq sa duhet figuren e tij. Greket dhe maqedonasit e sotem po bejne konkurence se kush ta ndertoje me te madhe statujen e Aleksandrit, ndersa ne nuk i kemi ngritur nje bust qofte edhe ne Tirane.
Asnje shkolle, rruge apo institucion tjeter nuk gjendet me emrin “Aleksandri I Madh” . Turp per historianet tane qe nuk ngrene zerin per kete! Edhe nese Aleksandri nuk ishte shqipetar, ai ka gjak shqipetari per nga nena e tij. Nenen dhe babain njesoj i kemi pavaresisht qe sot marrim mbiemrin e babait.
Çfarë është ajo që e bën Aleksandrin e Madh kaq figurë unike në historinë botërore? Para së gjithash ai përmbushi disa gjëra për një kohë mjaft të shkurtër. Në moshën 20 vjeçare ai u bë mbreti i Maqedonisë së atëhershme.
Nën komandën e tij ai çoi një ushtri prej 30 000 burrash në fund të botës që njihej atëherë në toka të huaja e të rrezikshme. Në përputhje me faktet historike, ai luftoi në më shumë se njëqind beteja pa e humbur asnjërën. Ai formoi perandorinë më të madhe që është formuar ndonjëherë nga një njeri i vetëm në lashtësi dhe vdiq në kulmin e lavdisë së tij pa mbushur akoma 33 vitet e jetës së tij. Edhe vet perandori romak, Jul Çezari, ka qare para statujes se Aleksandrit te Madh duke thene" Ne moshen qe ti ke pushtuar gjysmen e botes, une nuk kam qene njohur akoma".
Aleksandri i Madh është njëkohësisht një person heroik dhe tragjik. Kam përshtypjen se ai prek disa fije të ndjeshme shumë të veçanta tonat, disa fije që kanë të bëjnë me parimet më të thella të jetës.
Për disa arsye që nuk janë të lehta për t’u shpjeguar (njëra prej të cilave duhej të ishte vdekja e tij tragjike rreth moshës 33 vjeç, një moshë që lidhet disi me atë të Krishtit). Unë besoj që në zemrat tona Aleksandri është shndërruar në një farë martiri (dëshmori), në një martir të rracës njerëzore. Ai ishte i ri, i pashëm, i fortë dhe guximtar, por prapëseprapë ai ishte njeri prej mishi dhe gjaku pikërisht siç jemi edhe ne.
Kështu ai u bë një përfaqësues i rracës sonë që tejkaloi kufijtë e dimensioneve njerëzore dhe arriti pothuajse zotërimet hyjnore, një njeri që guxoi të sfidonte hyjnitë dhe ndoshta për këtë arsye vdiq.
Aleksandri ishte nxenes i Aristotelit, ai besonte se ishte biri i Zeusit te Madh, ndersa egjiptianet e konsideronin ate si birin e zotit RA (perendia Diell), nje fakt ky se pse ndoshta simboli i flamurit te Maqedonise eshte Dielli.
Vdekja e Aleksandrit
Pas vdekjes së mikut të tij më të ngushtë i cili u sëmur e vdiq pasi hëngri e piu 2 ditë, po në të njëjtën mënyrë i ndodhi dhe Aleksandrit. Atë e ftuan për të pirë disa miq të tij, dhe pas dy ditësh u sëmurë rëndë.
Në ditën e dhjetë pasi u sëmur, edhe pse ishte duke vdekur, po përgatiste flotën për në perëndim dhe u bëri kurban perëndive dhe po atë ditë dha shpirt në Babiloni në datën 13 qershor të vitit të 13 të mbretërimit pa mbushur 33 vjeç të cilat i bënte në vjeshtë në vitin 323 p.k.
Trupin e tij e mori me vete Ptolemeu, të cilit ia kishte lënë amanet, dhe e çoi në Egjipt, ku e ballsamosën. Trupi i tij ka qenë deri në vitin 30 p.l.k., por Augusti xheloz e dogji, sepse ndoshta donte të bëhej më i madh se ai. Historianët hedhin dyshim për vdekjen e tij ashtu si hodhi dhe e ëma Olimpia që e paralajmëroi se kush donte ta vriste, por ai s'e dëgjoi.
Thuhet se nuk vdiq nga pija, por u helmua gjë që ka shumë mundësi, sepse po në të njëjtën mënyrë vdiq dhe shoku më besnik që kujdesej për jetën e tij, dhe ishte pengesë për eleminimin e Aleksandrit. Kështu eleminuan Hefestion të parin, i cili kishte zbuluar disa komplote për vrasjen e Aleksandrit dhe qe bërë pengesë për ata që donin vdekjen e Aleksandrit dhe më pas eleminuan vetë Aleksandrin.
Gjeneralët u pasuruan shumë nga bujaria e tij dhe nuk donin të luftonin më drejt perëndimit, ku ai po përgatitej të shkonte. Pas vdekjes së tij, 5 ditë më pas, vdes e ëma e Darit.
Ndërsa gruaja e tij xheloze Roksana vret gruan tjetër të tij, që ishte e bija e Darit bashkë me të motrën e saj. Perandoria u nda në 4 pjesë. Ptolemeu mori Egjiptin, Lisimaku mori Thrakinë e rrethinat, Antipatri Maqedoninë dhe Greqinë, dhe Seleuku, Sirinë. Roksana lindi djalë dhe i vendosi emrin Aleksandër.
Olimpia akuzoi Antipatrin se kishte helmuar Aleksandrin dhe filloi luftën me të; ajo mbeti e vdekur së bashku me dy gratë dhe dy djemtë e Aleksandrit, Herkulin 12 vjeç, dhe Aleksandrin 2 vjeç.
Ai la një djalë me një princeshë në lindje i cili shpëtoi, por që nuk ishte trashëgimtar, sepse kush do të shkonte këtu e në kufij me Kinën të merrte të birin e tij për ta vendosur në fronin e Maqedonisë në një kohë kur disa gjeneralë të tij po ziheshin për pushtetin në Maqedoni. Kështu mori fund raca e tij e lavdishme.
Nje nga filmat e Aleksandrit me bindes dhe me i fundit eshte ai i Oliver Stone me titullin "Alexander ", me aktorin kryesor Colin Farell, duke vijuar nga Angelina Jolie, Jared Leto, Anthony Hopkins etj.
Fale figures se Aleksandrit sot emri i tij eshte perhapur ne mbare boten: Aleksander, Aleks, Leks, Aleko, Alessio, Alehandro, Alessandro, Sander, Lekë, Ali, Skënder.
Emri "Aleksandros" vjen nga greqishtja e lashte qe do të thote "mbrojtesi i burrave (njerezve)", vete fjala "andros" ka kuptimin "burre/ njeri"
A ISHTE ALEKSANDRI I MADH SHQIPTAR?
NDIQNI VIDEOT E MEPOSHTME PER KETE:
[flash]http://en.wikipedia.org[/url][img]http://en.wikipedia.org/wiki/
http:[/url]
http://community.webshots.com/photo/fullsize/[/img]
http://www.esotericastrologer.org/EAauthorEssays/EAessaysMDR28.htm
https://www.youtube.com/watch?v=STdTR_W84RY
https://www.youtube.com/watch?v=xwArTdy_RGU&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=FRxKNhXYKEo&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=0wU87CAH95c&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=WVfnjiOmYx0&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=PZiM3QY6msw&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=Zk9xuIGKsvU&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=STdTR_W84RY&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=dFiNIXdB3hY&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=iIcWJRS5vVI&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=OdTdg7tF1vw&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=9ebxHtuf-YI&feature=related
https://www.youtube.com/watch?v=lqVbiu0tpcI&feature=watch_response
https://www.youtube.com/watch?v=WrUTVr_5w98&feature=related[img]http:[img]http:
Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në 22.05.11 17:22, edituar 46 herë gjithsej
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Aleksandri i Madh
Kjo teme po me pelqen, ndoshta eshte per te ndare mendime dhe jo fyerje.
Mendimin tim ia referoj librit ënigma"e cila shpjegon shume disa gjera per ne shqiptaret.Aty thuhet se pellazgjishtja eshte gjuha me e vjeter ne evrope dhe se iliria eshte vetem nje pjese e vogel e saj.
Thuhet se Greqia nuk ka egzistuar vertet por ishin pellazge gje qe vertetohet sot nga shume ishuj ku flitet akoma shqip.Gjuha greke ka lindur nga pellazgjishtja si gjuhe e dyte e cila perdorej ne gjykata, art, kulture etj po ne vatra flitej shqip.
Bashkesia e njerezve te cilet kishin si gjuhe te dyte greqishten u quajt helene,pra helenet nuk jane komb me vete.
Fakti qe nga lashtesia kane mbetur vetem dokumente ne greqisht apo latinisht eshte se prifterinjte (murgjit e asaj kohe ne manastire) i fshine ato me te vjetrat dhe i mbi shkruajten ne greqisht apo latinisht pasi keto dy gjuhe perdoreshin si gjuhe religjioni.
Por ne kete liber ka shume pllaka te gdhendura me gjuhen e lashte pellazge pasi nuk deshifrohen dot me asnje gjuhe por ngjasojne me gegerishten.
Gjithashtu aty sqarohet mire dhe toskerishtja qe e ka marre emrin nga pellazget e italise,zona e toskanes (mendohet se pjesa me e madhe evropes ishin pellazge) te cilet nga rremujat qe po ndodhnin ne rome u kthyen ne vendin e tyre dhe mbeti dialekti toske.
Sipas ketij autori francez robert d,anjely,jo vetem aleksandri madh por shume emra te tjere te shquar jane shqiptare.
Do doja shume qe ky liber te vertetohej e te lexohej pasi per ne shqiptaret ne kete kohe do ishte shume i vlefshem.

Fjori- 23
Aleksandri 12 vjeç
Aleksandri i Madh ne moshen 12 vjeçare.
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Aleksandri i Madh
Besoj se para se te flasim mbi kombesine e Aleksandrit te Madh, duhet te theksojme nje karakteristike te personaliteti te tij te madh, qe rralle gjendet tek perandoret:
Aleksandri ishte i cliruar nga paragjykimet greke, qe vendosnin nje hendek te pakapercyeshem mes heleneve dhe barabareve, duke i dhene jete imperializmit kozmopolitan, dhe kishte dashur t'i jepte fund rivalitetit shekullor mes qyteteve e kontinenteve, duke zhdukur dallimet racore, afruar popujt dhe duke i vendosur ne mos te njejten kombesi, nen mburojen e perbashket te nje qyteterimi superior duke i bere pjesemarres, me nje fjale, te se njejtes barazi ushtarake dhe sociale....
Nga kjo, rezulton se duke qene se Aleksandri i Madh per vete ishte i zhveshur nga komesite, pse ne duhet t'ia gjejme kombesine?!!...Sikur Aleksandri tani te ishte gjalle, kam pershtypjen qe nuk do i pelqente kjo gje...
Gjss po i permbahem temes, dhe po citoj dicka mbi kombesine e tij te supozuar:
Ne Orient hebrejte, arabet, egjiptianet, etiopet, armenet, iranianet dhe turqit jane ne gare per t'i dhene vlera te mbinatyrshme. Ndersa poetet persiane e shnderrojne ne nje frymezues te "Nje mije e nje Neteve" , te tjere i japin atij nje karakter te krishtere, e disa te tjere karakter islamik.
Ne versionin e kopjuar te Pseudo-Kalistenit, pi uje nga burimet e kater lumejve te parajses; ne versioni etiopian, Shpirti i Shenjte i zbulon sekretin e Trinitise; ne Kur'an ai quhet si "Njeriu me dy kurora" (Dhul`Karnejni) dhe e quan Iskander si pararendes te Muhamedit.
Literatura ku jam bazuar, sigurisht qe nuk eshte nga linke interneti, por nga libri me i fundit biografik mbi Aleksandrin e Madh nga autori Georges Radet..

yasmin- 159
ALEKSANDRI I MADH dhe kombesia e tij
Bravo paske lexuar librin qe kam ne dore une tani!
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Aleksandri i Madh
Femrat, Nikolaos jane gjithmone nje hap para....
Kete liber ne fakt e kam lexuar para nje viti, dhe flet me shume per pushtimet e tij, gjss mbetet me i bukur dhe me terheqes se sa trillerat best-seller...
Lexim te kendshem atehere, me vjen mire qe po e lexon se keshtu do e shohesh qe nuk shpika apo manipulova gje...

PERGJIGJE
Nje hap perpara femrat? hahahha, c'me bere te qesh. Pse kush lindi perpara Adami apo Eva?
Pastaj ne lashtesi njerezit e medhenj kane qene meshkuj...Aristoteli, Aleksandri, Platoni, Sokrati, Plutarku, Herodoti, Pitagora, Jul Cezari, Augusti. Nuk ka asnje femer me kaq fame, pervec Kleopatres se Egjiptit. Mos e merr per ofendim! shaka ishte...
Pastaj ne lashtesi njerezit e medhenj kane qene meshkuj...Aristoteli, Aleksandri, Platoni, Sokrati, Plutarku, Herodoti, Pitagora, Jul Cezari, Augusti. Nuk ka asnje femer me kaq fame, pervec Kleopatres se Egjiptit. Mos e merr per ofendim! shaka ishte...
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Aleksandri i Madh
Nikolaos, ke te drejte deri diku ne ate qe thua, por duhet ta dish qe shprehjen e famshme: "Burrat drejtojne boten, ndersa burrat jane te drejtuar/komanduar nga grate"- e ka thene Mark Aureli, i cili ishte jo vetem nje nder perandoret e sukseshem te Romes se lashte, por edhe nder filozet me te shquar te asaj epoke.
Gjithashtu, edhe Aleksandrit te Madh ambicien dhe etjen per pushtet ia ushqeu e ema Olimpia ...
Po ashtu, Akilin, ishte e ema qe ia mbushi mendjen te luftoje qe te fitonte ne kete menyre pavdekesine e emrit...
Napoleoni pati nje fat tjeter; goditja e tij fatale i erdhi nga bashkeshortja e dyte, e cila i ktheu shpinen kur ishte e nevojshme fjala e saj per te bere aleance dhe per ta shpetuar nga rrenimi....Dmth ajo u pozicionua ne krah te kundershtarit te Napoleonit...
Sic e sheh, femrat qe kane qendruar ne hije, kane bere historine duke iu ndryshuar fatin ketyre burrave te medhenj....
Sa per Kleopatren, e vetmja aftesi e saj ishte joshja , dhe nuk ishte gje tjeter vetem se nje vegel e prijesve romake qe shpesh here iu shuante epshet seksuale, dhe qe vetem per te qene ne pushtet, arriti deri aty sa te vriste te vellain dhe motren....
Nuk eshte Kleopatra femra me e rendesishme e historise, por ato qe kane qendruar ne hije duke komanduar perandoret e medhenj....
Femra e vetme qe nuk ka vepruar ne hije por ama ka qene vertete e madhe, ishte Zhana D`ark qe ne moshen 15 vjec...

Po shkruaj këtu një thënie të filozofit të Greqisë së lashtë, Sokratit. Besoj se mund të ketë lidhje me temën, për të parë se si i konceptonin dhe si i ndanin gjërat në atë kohë! " Έλληνες είναι όσοι μετέχουν της ελληνικής παιδείας' " Kjo do të thotë: grekë janë të gjithë ata që marrin arsimin dhe kulturën greke.
Niko_- 57
Nikolaos- "Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"
249
Re: Aleksandri i Madh
Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit të Madh!
Sipas internetit, në zërin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para të hetuara qysh nga viti 1999, për ekzistencën e një muri dhe të një vepre hidrike të përmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit të Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, për të vazhduar përgjatë maleve Elbrus e më tej.
Ngjyra e kuqe e këtij “gjarpri”, vjen siç mendohet nga tullat e kuqe prej balte të pjekur. Të dhënat e para tregojnë për një vepër kolosale dhe një kryevepër të inxhinierisë së ndërtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herë të tjera, për një pasazh dhe një interpretim mjaft të çuditshëm të M. Barletit, që po e citoj: “Është shumë turp për ne, shumë turp për Venedikun dhe të gjithë mbretërit e krishterë, që ne të durojmë si sundimtarë ata, nga ato fshatra të përbuzur të Skythisë, të cilët në kohën e etërve tanë, me zor se mund t’i mbanin edhe për skllevër. S’ka gjë më të ulët se ata, që janë mësuar të jetojnë vetëm hajdutëri e me të rrëmbyer... fundëri gjindjesh, llum skllevërish... turqit siç thuhet atdheun e lashtë e kanë pasur përtej maleve Rife, përtej viseve të murranit, pranë oqeanit të veriut. Racë e ndyrë, e poshtër e rritur në strofka ujqërisë, që s’ka të ndytë as nga mishi i ujqërve dhe i hutinave...
Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur këta me shula hekuri, si bagëti në një vathë dhensh ndërmjet maleve Hyperborë”. (HS f 102; f 110). Unë kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokëdybrirëshit në Kuran, për atë pendën ndarëse për jexhuxh-maxhuxhët. Këto njerëz shkonin në kuptimin si njerëz të një race të shkurtë, xhuxhallarët, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshëm sepse nuk mund të përafrohej këtu “Muri i Madh i Kinez”!
Tashti që ky “Muri i Aleksandrit”, është sinjalizuar si një realitet, pavarësisht se ndoshta mundet të kishte qenë edhe si ndonjë vazhdim-përvetësim i një tradite ndërtimtare vendase pararendëse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenë një realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut” nga lindja donte të arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe më shumë duke kapërcyer “anën e anës së oqeanit”, duke shkuar gjithnjë nga lindja, donte të rikthehej në perendim. Sikurse e kam shkruar në një rast tjetër edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmët e Herakliut”, donte të hidhej nga Siçilia në Tunizi, për të arritur në Perëndim në “fundin e tokës”...
Ëndrra e Vojsavës, e shpjeguar si “mrekullitë profetike biblike”
Për lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, përpara se të kaloj më tutje, nuk mendoj se duhet lënë mënjanë ajo që unë e mora si krejtësisht si një çfaqie mrekullie dhe që u profetizua prej shumë njerëzve, mbi lavdinë e këtij njeriu, megjithëse e di mirë se shumë vetë s’do t’a përfillin fare, si fort të ngajshme me përrallat e vjetra. Thonë, pra, se kur Vojsava mbeti me barrë me të, pa në ëndër se lindi një gjarpër aq të madh, sa që mbulonte gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit të Venedikut. Gjoni, me t’iu rrëfyer ëndrra, nga që ajo nuk ishte një punë që të hetohej me anë rropullish apo që kërkonte për shpjegues Apollonin, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen dhe profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe njëkohësisht kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishterë...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpër, por përkthyesi S. Prifti e ka sjellë si dragua AL)
Mendoj se, përpara se t’a konsiderojmë këtë ëndërr tërësisht si një “manipulim e përrallë të tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezës së një ëndrre që Vojsava e kishte parë realisht. Kjo ëndërr ndoshta mund të kishte qenë si një pasqyrim i deformuar i traditave të folklorit dhe të leximeve të literaturave antike, e ndërthurur edhe në kuadrin e shqetësimeve të mëdha kohore, në shtëpinë e Kastriotëve. Më konkretisht Vojsava, mund të ketë parë një ëndërr, si një imitim, pak a shumë si legjenda e Olimpisë së Epirit, në shtatzëninë me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet të vërejmë këtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban një qëndrim disi tolerues për besëtytnitë pagane. Ai ka njohuri për interpretimet me të përbrendshmet/rropullitë e flijeve me berra dhe për shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i përjashtuar këto, i jep kësaj ëndre një veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Këtë interpretim i jep edhe vetë Barleti, madje duke shtuar edhe diçka tjetër se në gjirin e natyrës ekzistojnë mrekullitë.
Një pjesë e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente në mesjetë tek ne. Këtë, mund t’a konstatojmë edhe te vetë M. Barleti. Jo rrallë meshtarit kristjan Barlet, i shpëtojnë dhe i dalin mbi ujë disa shprehje si (t’a themi me vetë fjalët e tija); “betohem për Herkulin” (HS f 49); “bestytni të antikitetit të rremë (RrSh f 89) etj. Por, kur është e domosdoshme, prifti popullor, jo vetëm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave të lashta, por edhe na i përshkruan ato për të mos u fshirë fare nga kujtesa.
Kështu, përshkruan lavdërimin e trimërisë në gostitë: “ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve dhe lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostira, sipas një zakoni të lashtë, dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka përshkruar “gjamën mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit të gjindjes shumë zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotë që s’pushonin ditë e natë... Unë me plot të drjetë do të kujtoja se të vjetrit e kanë quajtur këtë gjamë Nenia. Dhe me të vërtetë ata e kanë pasur zakon që gjatë vajtimit të përmendeshin jo vetëm trimëria dhe veprat e shquara të të ndyerit, por edhe trimëritë e etërve dhe gjithë kujtimet stërgjyshore dhe lavdet e lashta të families.
Ky zakon ka qenë dikur aq fort në përdorim ga shumë popuj të lindjes, saqë merreshin për këtë detyrë gra të mësuara me pagesë, të cilat t’i nxirrnin lotët me këngët dhe xhestet e përvajshme” (HS, f 342) Dhe në fakt, përmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmë edhe thelbin e atij përkufizimit, siç e kishte konceptuar Barleti vetë: “Populli epirot/alban/maqedon, është një popull më tepër luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Është trajtuar nga disa autorë se, Olimpia e Epirit, nëna e Aleksandrit të Madh, kishte përhapur një legjendë, mbi bazën edhe të një ëndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me një lloj gjarpri bollë ose me një dragua, me të cilin kishte fjetur, i cili në fakt ishte vetë Zeusi i metamorizuar. Këto shembuj të ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Këtë legjendë të manipuluar të Olimpisë e përmendin disa autorë antikë, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u përpjekur të na japë një burim shpjegues sa më natyral tokësor, na njoftonte se, kjo legjendë me variantin si dragua-gjarpër, bazohej edhe te një lloj gjarpri bollë orëmirë, që pinte qumësht gjiri direkt nga gratë, luante me fëmijët etj. Ai tregonte për një ish specie që sot konsiderohet si e zhdukur në gadishullin tonë. (Shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).
Nisur edhe nga disa deklarata të vetë Gj.K.Skënderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “të mitë” e si “paraardhës të fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinës së fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar në autorët antikë legjendën e Olimpisë për lindjen e Aleksandrit të Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe një lloj parafytyrimi se si mund të ishte ai gjarpër ose dragua i paraqitur në artet e ndryshme të antikitetit. Pra kemi një arsye të besojmë se ajo ëndër, mbase e ka pasur një fillesë reale dhe pastaj mbi të padyshim është manipuluar në modën folklorike. Kështu konceptimi i parardhësve tonë në mesjetë pretendonte, një pjesë të konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit të Madh. Dhe realisht e kishin një bazament shumë më të justifikuar se sa pretendimet e varfëra të maqedonasve ardhës e folës sllavojugorë të mëvonshëm. Këtë paraqitje të këtij dragoi ose kuçedre, si minigrafikë na e ka paraqitur edhe vetë M. Barleti, qysh në hapjen e kapitullit/librit I, në botimin e parë. Dhe duhet të vërejmë se në ribotimet e mëvonshme këtë e kanë hequr!
Gjarpri, Dragoi, Kuçedra
Gjarpri, dragoi ose kuçedra/kushedrat, në përdorimin e folklorit tonë, siç e kanë shënuar ekspertët, shpesh janë ngatërruar e përzier njera për tjetrën. Ato ishin qenie të përmasave të mëdha, ndonjëherë edhe gjigande, me një ose me shumë kokë, mund të zhyteshin në ujrat detare e të ëmbla, mund të futeshin nëpër shpellat karstike etj. Këto mund të ishin në role pozitive e negative ose shpesh janë përdorur nga njerëzit për asgjësimin e armiqve të tyre, për ruajten e shpellave dhe kullave me thesare etj. Në raste si më të veçanta dragoi e kuçedra e kuqe vihen në role pozitive, ndërsa kuçedrat qime zeza në role negative dhe madje i gjejmë edhe në ndeshje për jetë a vdekje midis tyre. Siç edhe kimerat e lashtësisë, këto qenie të mëdha ishin gjakpirëse, mund të shternin burimet, liqenet, lumenjtë etj. Ngatërresa midis këtyre qenieve, diku është shkaktuar nga koha e largët e mjegulluar, diku janë përzier edhe kombinacione të ndryshme të fantazive njerëzore edhe identifikime nëpër hapësira gjeografike të largëta.
Në lashtësi këto lloje qeniesh i gjejmë deri edhe me origjina hyjnore, siç e përshkruante Homeri, Kimerën e Liqes: “Me gjak e fis hyjnish lubi kuçedra ishte: / në kokë luan, dhi n’mes, n’bisht gjarpër a dragua,/ e zjarr shkrumbues për tmerr nga goja villte...”. (Iliada, përkth. 1979, VI, 219-222; Kjo ishte Kimera e Likisë, në zonën e liqeneve të Azisë së Vogël jug-perëndimore. Liqia/Likia duket se lidhet me liqen/lekanon= gr. e vjetër, ndërsa Kimera si gjakpirëse mbase shkon edhe me gjakpirësen e njohur në shqip qimra/kimra)
Parafytyrimi dhe paraqitja e tyre në skulptura, basorelieve në piktura, në minigrafika e nëpër monedha, në popuj të ndryshëm ndryshonte dhe po ashtu ka ndryshuar në kohë edhe brenda të njëjtit popull. Më 1636, F. Bardhi shkruante: “Ancora oggi i nostri connazionali... chiamano il nostro Scanderbeg col nome specifico di Kulshedra e Arbënit, cioè il Drago d’Epiro... Epiri Draco, cioé Il Drago o per dirla in albanese, il Drangue d’Epiro o dell Albania”, dmth si “Drangoi i Epirit ose i Albanisë”. Po ashtu, F. Bardhi, edhe te “Dictionarium latino-epiroticum...”, Roma 1635, f 197 e përkthente nga lat. Draco, me arbnishte si “Kulshedra e Arbnit”, pra siç shihet e ka bërë edhe ai ngatërresën si një lloj barazvleshmërie midis dragoit dhe kuçedrës.
Prof. E. Çabej në “St. Etim. në fushë të shqipes” III, f 300-302, te zëri “dragua, drague” jep një sintezë të mjaft të plotësuar të karakterit gjuhësor e etimologjik, të vështruar edhe sipas interpretimit e funksioneve mitologjike dhe të përhapjes mbarë evropiane. Mbi këtë ai përpiqet të vërë edhe njëfarë rregulli kronologjik, duke i dhënë përparësi një bazamenti të gadishullit tonë. Çabej shënon se “dragoi mbetet si simboli i trimërisë dhe mund të jetë i një burimi paralatin, dhe të jetë përzier pastaj me përfytyrimet romake, ashtu si te figura e kuçedrës”. T. Dhama, “Fjalori i Mitologjisë”, 1987, në fakt bën një lloj ndarje e dallimi, midis dragoit, kuçedrës, përbindëshit, divit e lubisë, duke i trajtuar si ish qenie mitologjike të veçanta. Më veçanërisht për dragoin dhe kuçedrën, na duket se ky autor referon diçka, sepse kuçedra është e mbuluar me qime, ndërsa dragoin e gjejmë në shumë rafigurime edhe me luspa detare etj.
Sa i përket ndonjë shpjegimi konkret të etimologjisë linguistët në rastin e dragoi-t shohin ngjashmëri me gr. vj. ?????? (shih edhe Çabej cit., dreq/k, f 316-317) dhe lat. drakonem, ndërsa te kushedra-kuçedra, gjithashtu shohin gr. ????????? dhe lat. chersydrus. Nisur nga lidhja edhe si qenie ujore- hidros, duket se diku mund të ketë lidhje rrënja e vjetër sanskritishte dri-dra=rrjedhje ujore siç te Drin, emri i lashtë ilir për lumë e te deti Adriatik. (Shih te Çabej, Dri, dragunarë etj) Këtu hyn edhe qenia mitologjike “Hidra e Lernës”, ku Hidra shkon qartë si qenie ujore dhe Lerna, një lloj kënete me llucë, “lera”, siç quhet ende në Myzeqe. Te kuçedra/kuçedria, mbase do të shkonte edhe kompozita nga ngjyra e kuqe, të cilën e zhvillon Çabej, në lidhje edhe me gjakun e dragoit. Në shpella, në toponime e oronime Çabej përmend “Vrima e Dragoit” në Shpirag; “Guri i Drangonit”, në Preshevë, kurse K. Luka e gjen dragoin, edhe me konsultimin e Çabejt, te Dragoç; Dragovojë-a; Shpella e Dragobisë, në krahasim edhe me arumanishten drakul si drek/dreq të shqipes. (K.L., “Gjeog. Toponomastike në dy Kadastrat e Shkodrës të shek XV”, rev. St. Fil. Nr. 1, 1976). Prof. Çabej ndër variantet e shumta, ka gjetur në arbëreshët e Kalabrisë një “drangolé, zdrangolé”, me të cilin quajnë një lloj gjarpri. Edhe në afërsi të Shkupit është gjetur një mbishkrim i formës Drakon-Draccena, që interpretohet si një kult i një çifti gjarpërinjsh. (P. Margilaj, “Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht”, bot. 2000, f 231) Edhe Marlekaj shënon nga folklori shqiptar se “Thesari i Skënderbeut na ishte fshehur në një shpellë në male dhe atë e ruante një gjarpër gjigand”.
Imagjinanatat dhe deshifrimet për dragoin dhe kulçedrat gjigande, padyshim zhyten lashtë, kur si të tillë njerëzit interpretonin sa duket mbeturinat e eshtrave gjigande të dinozaurëve, ku këmbët e përparme shpesh i interpretonin si krahë fluturues etj. Të tilla mbeturina gjendeshin në Sahara, në një pjesë të ngurtësuar në bregdetin Adriatik të Kroacisë etj. Bazuar, mbi krahasimin e dragojve tanë gadishullorë me ata të ishujve britanikë, unë kam ngritur edhe një hipotezë. Është e mundshme që vetë dragoi fluturues, aq i përhapur në legjendat anglo-saksone, si vizatim-figurë të ketë shkuar atje, nga gadishulli ynë, sipas modelit të shqyteve/mburojave, helmetave dhe monedhave prej argjendi. Në Skoci, në një faqe kodre, është gjetur një figurë e Herakliut me topuz, e zmadhuar me teknikën e mbushjes me gurë, sipas modelit të një monedhe argjendi e cila është e krahasueshme me modelet e Dyrrahut. Është plotësisht e mundshme, po ashtu si shtegtimi i emrit Albania, deri në Francë dhe Skoci nga ushtarët ilirë në legjionet romake, të ketë shtegtuar edhe Herakliu me topuz. Në Shkodër, ne kemi gjetur një monedhë argjendi, në gjendje shumë të mirë e cila është me prejardhje nga Lukania (ish kolonitë e Magna Grecia në Italinë jugore), por që është kopje e modeleve greke të kohës së Aleksandrit të Madh, shek IV p.K. Në helmetën e Athinasë ka një dragua me krahë fluturues, me kokë shqiponje me brirë etj. Ana tjetër e monedhës ka një luan, sfurkun e Poseidonit etj. Dragoin dhe luanin ne i kemi gjetur të krahasueshëm me dragoin, luanin paleokristian (aty ka edhe një shqiponjë) të vendosur në murin e kishës së Mesopotamit pranë Delvinës.
Këtë krahasim e kanë miratuar edhe disa studiues italianë dhe dr. Moikom Zeqo. Këto objekte paleokristiane “Dragua, Shqiponjë, Luan”, në murin e kishës së fshatit Mesopotam (gr. mes dylumejve), sa duket duhet të jenë të kohës së Aleksandrit të Madh. (Duke vështruar edhe deshifrimet e emërtimit Aleksandër në egjiptianishten antike pjesërisht edhe piktografike, na del se germa e parë A ishte aethos=shqiponjë, germa e dytë L = luan dhe kështu mbase kjo enigmë zgjidhet...)
Unë do të do të shprehesha, se kjo ngatërresa e dragoit me kuçedrën, nuk mund të ndahet me “shpatën e Aleksandrit si te Nyja Gordiane”. Edhe në përkthimin shqip në Biblën e Vjetër ndodh një ngatërresë “gjarpër me kuçedër”, te “Profecia e Danielit”, ku “gjarpër-kuçedra nderohet si e shenjtë” (Bibla, 14, 1-13; 14-22: 23-27) Unë mendoj se kjo lloj ngatërrese, gjarpër, dragua, kuçedër, rrjedh sipas bishtit të gjatë rrëshqanor që ne e gjejmë edhe te mitologjia e Kadmit në Iliri, kur ai lufton te enkelejtë ilirë, kur vret dragoin ose kur mbas vdekjes së bashku me Harmoninë shndërrohen edhe vetë si dragonj a gjarpërinj, siç e shkruajnë dhe e ngatërrojnë edhe autorët antikë si: Scymni; Apollodori; Straboni; Pausania; S. Bizantini; (Sip. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, 1965, f 550, indeksi alfabetik).
Me sa dihet, me evolucionin dhe çensurën e monoteizmit, kuptimi fillestar i qenieve mitologjike të politeizmit, sëbashku edhe me perënditë e tyre protektore, u nxorën “on bloc” jashtë ligjit. Kështu ndryshoi edhe draco-drago, duke u barazuar me dreqin/diavolo, ndoshta si ndonjë lloj ish kategori homonime, dhe ndoshta edhe për shkak të ish brirëve, u fut në kategorinë si Përbindësh etj. Duhet nënvizuar se ndërsa Aleksandri i Madh në reformën e madhe fetare e unifikuese, si “biri i Zeusit, Amonit, perëndive diell”, me epitetet shqiponjë, luan, gjarpër dragua-kuçedër e kuqe, me përkrenaret e tilla etj, ishte brenda moralit dhe fesë së kohës, për Skënderbeun këto vazhdonin për një inerci të traditës popullore, sepse në fakt për moralin e krishterë, me ndonjë përjashtim, nuk ishin edhe aq të preferueshme e të pranueshme imitimet e traditave antike pagane.

Venera1- 17
Re: Aleksandri i Madh
Aleksandri i Madh dhe veshja e tij
Aleksandri i Madh ka mbajtur veshje si këmisha antiplumb
Veshja që nuk shpohet nga plumbat ndoshta duket se është shpikje e re moderne, por është zbuluar dëshmi se edhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë dhe ushtria e tij kanë përdorur teknologji të ngjashme.
Studimi që është prezantuar në konferencën vjetore të Institutit Amerikan Arkeologjik në Anhajm sugjeron se Aleksandri dhe ushtarët e tij janë mbrojtur me linotoraks, një lloj mbulese e përbërë prej shtresash të ngjitura prej kanavacesh. Domethënë është zbuluar se linotoraksi shpesh është përmendur në dorëshkrimet antike.
Shkencëtarët kanë 27 përshkrime prej 18 autorësh të ndryshëm të Antikës dhe rreth 700 figura objektesh në të cilat ka dëshmi për ekzistencën linotoraksit, prej vazove greke deri tek relievet etruske të tempujve. Dëshmia kryesore se Aleksandri ka mbajtur linotoraks është mozaiku i njohur me Aleksandrin në Pompe, ku mbreti maqedonas është paraqitur me këtë lloj mburoje.
Eksperimetet që i kanë bërë shkencëtarët e hodhën poshtë mitin se mburojat e bëra prej kanavace nuk janë mbrojtje e mjaftueshme në krahasim me llojet e tjera të mbrojtjes. Në të vërtetë u dëshmua se këto lloje mburojash funksionojnë si versioni antik i këmishave moderne antiplumb, falë fleksibilitetit të materialit që pengon shpimin prej shigjetave, thonë shkencëtarët të cilët e kanë bërë këtë studim.

Zattoo- 600
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi