EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Joga po aq e shëndetshme sa vrapimi

Shko poshtë

Joga po aq e shëndetshme sa vrapimi Empty Joga po aq e shëndetshme sa vrapimi

Mesazh  gjilanasi 20.01.15 23:39

Për të gjithë ata që nuk kanë mundësinë që të dalin dhe të bëjnë vrap për t’u mbajtur në formë ja ku vjen një lajm i mirë.
Joga ka të njëjtat përfitime në shëndet po ashtu si dhe vrapimi apo ecja me biçikletë.

Joga po aq e shëndetshme sa vrapimi 225px-A_yogi_seated_in_a_garden

Organi kryesor që ka përfitime të drejtpërdrejta nga bërja e seancave të jogas është zemra.

Por studimet e kryera thonë se ka dhe një sërë përfitimesh të tjera në shëndet të cilat e rrisin rëndësinë e ushtrimeve në joga.

Sipas studiuesve joga ul kolesterolin, shkakton humbje në peshë dhe rregullon presionin e gjakut.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, joga ndihmon jashtëzakonisht shumë edhe në lenien e duhanpirjes.

Studiuesit nuk e kanë gjetur ende arsyen përse joga ka kaq shumë përfitime, por thonë se çelësi i saj është largimi i stresit.

Ky kërkim ka shumë rëndësi pasi të gjithë personat që nuk kanë mundësi fizike të bëjnë vrap mund të praktikojnë joga për të qenë të shëndetshëm.
Kërkuesit përfshinë 37 studime të ndryshme dhe më se 2700 persona për të parë efektet e jogas.

Gjatë studimit u pa që personat që bënin joga humbën tre kilogramë më shumë se ata që nuk bënin joga.

Madje kërkuesit thonë që joga mund të jetë edhe më efektive se një pjesë e antibiotikëve.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi