EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës

Shko poshtë

 UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës Empty UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës

Mesazh  Equinox 18.05.14 0:10

Në vitin 1967, astronomja britanike, Jocelyn Bell Burnell, u habit nga sinjalet misterioze që vinin nga jashtë sistemit diellor. Për muaj me radhë, ajo sugjeroi se sinjalet mund të kishin një origjinë inteligjente jashtëtokësore, por më vonë u provua se ato vinin nga yje rrotullues, të njohur si pulsarë.

 UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës Article-2630615-1DEA591800000578-457_634x499

Megjithatë, një seri e re sinjalesh misterioze, të njohura si “Shpërthimet e Shpejta në Radio” (FRB), i ka vënë sërish astronomët përballë pyetjes nëse kanë të bëjnë me mesazhe aliene.

FRB-të janë emetime radiofonike, që shfaqen përkohësisht dhe në mënyrë rastësore, çka i bën ato jo vetëm të vështira për t’u kapur, por shumë më tepër për t’u studiuar.

 UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës Article-2630615-1DEA3F4300000578-109_634x422

Misteri vjen nga fakti se nuk dihet çfarë mund t’i prodhojë këto shpërthime të shkurtra dhe të mprehta. Kjo i ka çuar disa shkencëtarë të spekulojnë se sinjalet mund të jenë gjithçka që mund të vijë që nga përplasja e yjeve, deri tek mesazhet e krijuara në mënyrë artificiale.

Një zbulim i një sinjali FRB, në prill të këtij viti, në sajë të përdorimit të një pjate gjigante radiofonike në Porto Riko, konfirmoi për astronomët se këto sinjale ishin tërësisht reale. Mirëpo, ata nuk gjenden ende pranë gjetjes së një përgjigjeje mbi origjinën e tyre.

 UFO-t japin shenjat e para? Sinjale misterioze përtej galaktikës Article-2630615-1DEA3F6C00000578-244_634x427

Deri tani, teoritë e mundshme përfshijnë shpërthime ose përplasje yjesh, bashkime planetësh “shkurtabiqë”,  dhe më intrigantja, sinjale alienësh.

Shekulli
Equinox
Equinox

207


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi