Çfarë na fsheh Toka, misteret e së shkuarës
Faqja 1 e 1
Çfarë na fsheh Toka, misteret e së shkuarës
Shumë nga kërkuesit mbi fenomenet e pashpjegueshme dhe UFO-t, nxjerrin shpesh herë në pah një fakt shumë të rëndësishëm që nuk mund t’i jepet një përgjigje e saktë.
Ndërsa mendohet nga shumica e shkencëtarëve që merren me kërkime të kësaj natyre, se, rastet e identifikuara si Objekte Fluturuese të Paidentifikuara ose UFO, janë nga burime jashtëtokësore ose janë projekte qeveritare, ka dhe një rrymë tjetër mendimi, që këto objekte të kenë lidhje me Indinë e Lashtë ose me Atlantisin. Ajo që dihet mbi mjetet enigmatike fluturuese në Indinë e Lashtë, vjen nga burimet e vjetra të literaturës indiane: tekste të shkruara, që kanë ardhur te ne nëpërmjet shekujve. Nuk ka pike dyshimi se, këto tekste janë autentike dhe shumë prej tyre njihen si epikat indiane. Nuk ka pak, po ka qindra tekste të tillë. Shumë prej tyre akoma nuk janë përkthyer në anglisht që prej sanskritishtes së vjetër.
Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur “Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur”, të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca. Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë duke iu referuar burimeve antike, mund të përdorej për luftë-ndaj të cilës ai ishte totalisht kundër. Ashoka ishte kthyer në një budist të devotshëm pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme. “Nëntë burrat e panjohur” shkruajtën një total prej nëntë librash, mundësisht nga një prej secilit.
Të dhënat
Një prej këtyre librave ishte “Sekretet e forcës gravitacionale”. Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjërit prej tyre, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër, mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit (ose ndoshta dhe në ndonjë vend të Amerikës së Veriut…). Arsyet e Ashokës mund të kuptohen lehtësisht nga kushdo, pasi nëse dikush me qëllime negativedo të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë Toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. Ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama, disa mijëra vjet përpara se Ashoka dhe raca e tij të ishin aty
Tekstet
Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t’i përkthyer. Dr. Ruth Reyna, i këtij universiteti, deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore. “Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit “anti-gravitacional” dhe ishte e bazuar në një sistem analog e “laghimas”, fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, “një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale”. Duke iu akorduar Yogës Hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi. Dr. Reyna, tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur “Astras”, në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet-duke i’u akorduar dokumentit, i cili mendohet të jetë mijëra vjet i vjetër.
Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të “antimas”, “mbulesës së padukshme” dhe “garimës”, si dhe “si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi”. Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin. Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin. Dorëshkrimet nuk thonë përfundimisht nëse udhëtimet ndërplanetare u realizuan apo jo ndonjëherë, por përmend planifikimin e një udhëtimi në Hënë, megjithëse nuk është e qartë nëse ky udhëtim u krye apo jo.
Megjithatë, një prej epikave indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrm të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit Atlantas). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë. Që të kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet të shkohet shumë prapa në kohë.
E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet më parë në ndarjen kontinentale, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë perëndimore dhe atë veriore. Rama ekzistonte paralel me qytetërimin Atlantas, qytetërim i cili drejtohej nga “udhëheqësit shpirtërorë të dritës”, të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve.
Qytetërimi
Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet Hindu si “Shtatë qytetet Rishi”. Duke i’u akorduar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura Vimana. Këto ishin me dopjo kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm. “Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz”-shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të Vimanas. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër (anije në formë cigarje).
Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janë të shumtë. Duhet të shkruash volume të tërë librash me përshkrimet që bëjnë ata. Indianët e lashtë i prodhonin këto anije vetë. Ata shkruajtën manuale të tëra mbi kontrollin e tipeve të ndryshëm të Vimanas, shumë prej të cilëve janë akoma në qarkullim dhe një pjesë e mirë janë përkthyer edhe në anglisht. Samara Sutradhara, është një traktat udhëzues me të gjitha detajet më të imta të një udhëtimi ajror në një Vimana. Ka rreth 230 strofa që tregojnë mënyrën e ndërtimit, lëshimit në ajër, udhëtimin me mijra milje, uljet normale dhe ato të detyruara e deri të përplasjet e mundshme me zogj.
Në vitin 1875, Vaimanika Sastra, një tekst i periudhës së shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjuar(i cili i referohej disa teksteve akoma më të lashtë), u zbulua në një tempull indian. Ky dorëshkrim përshkruante operacionin e një Vimana dhe jepte informacion në lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisë për udhëtime të gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetë dhe mënyrën sesi t’i jepje këtyre makinave duke zëvendësuar enregjinë diellore me një lloj tjetër energjie, e cila është ajo anti-gravitacionale. Vaimanika Sastra ka tetë kapituj me diagrama, ku përshkruhen tre tipe avionësh, përfshirë aparaturat që mund të duheshin në rast zjarri apo prishje. Aty përshkruhen edhe 31pjesë nga këto anije dhe 16 materiale me të cilët ishin ndërtuar këto anije. Këto materiale thithnin nxehtësinë dhe dritën dhe konsideroheshin të vlefshme për ndërtimin e Vimanave.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Çfarë na fsheh toka, misteret e së shkuarës
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit
» Enigma e termeteve dhe heshtja e shkenctareve
» Toka se shpejti me Diellin e dyte
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit
» Misteret e së shkuarës së njerëzmit
» Enigma e termeteve dhe heshtja e shkenctareve
» Toka se shpejti me Diellin e dyte
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi