EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Toka se shpejti me Diellin e dyte

+3
Nikolaos
yasmin
Zattoo
7 posters

Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Zattoo 22.01.11 15:22

Toka se shpejti me Diellin e dyte

Toka se shpejti me Diellin e dyte 22-yll10

Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë. Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të bëhet supernova (do të shpërthejë), ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti, shkruan gazeta britanike Daily mail.

Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbas masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton Time.

Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotë se eksplodimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë. Gjatë dy javëve do të duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kësaj, muajve të ardhshëm pas shpërthimit, drita nga ylli gjigant do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pa vërejtur.

Shpërthimi do të ndodhë, vetëm çështje kohe është se kur do të ndodhë. Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën pre disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.

Momentalisht në internet mund të hasë në shumë parashikime për fundin e shpejtë të botës sonë, lidhur me supernovën dhe profetizmin e civilizimit të lashtë Maja.

Mirëpo, ekspertët pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës për të na shkaktuar farë dëmi.

“Pas shpërthimit, e para gjë që do të shohim është shiu i grimcave të imëta të quajtura nuetrinos”, sqaron Carter. “Ato do të bijnë edhe në Tokë dhe do të hyjnë edhe nëpër trupat tonë, mirëpo, prapë po theksoj, pa kurrfarë pasojash të dëmshme për shëndetin tonë”, përfundoi ai.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  yasmin 22.01.11 18:54

Sa lajm i mire,sepse po na behet nikolaos tani me dy zota...
Keshtu edhe per ne lind nje drite e re shprese,qe duke pasur dy zota diell,t'i ndricohet mendja Nikolaosit qe te mos fyeje te tjeret qe besojne, duke u thene budallenj...
Ne mundohemi t'i japim pergjigje me kulture dhe ai na quan budallenj dhe fanatike muslimane, qe paskemi lene boten ne erresire...
Keshtu qe po e gjej rastin ta pershendes nikolaosin, meqe u be me dy zota,dhe qe na quan ne te tjereve budallenj dhe shpifes, me nje thenie te mencur:
"Ai qe i pergjigjet me ligesi miresise se tjetrit, behet mjet per te bere te njohur miresine e tjetrit dhe ligesine e vet"

Kaq kisha me pak fjale, se ketu njerezit behen shkak te mbyllen temat si pasoje e fanatizmit qe paraqesin ne biseda...dhe prapogandave ateiste...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty PERGJIGJE

Mesazh  Nikolaos 22.01.11 19:07

Jo moj Yasemin, mos kujto se do jete e vertete qe do kemi dy Djej. Po te ndodhte kjo atehere ne do te vdesim dhe do jete fundi i botes.
Ky fakt nuk do te lejoje qe ta gezojme Diellin e dyte. Nuk e lexove mire se cfare tha autori? qe nese ndodh kjo gje drita e tij do jete vetem per dy jave.
Supernova kane ndodhur dhe ndodhin plot por Vetem Dielli yne vazhdon te jete zot i kesaj toke ashtu sic ka qene qe kur ka lindur jeta. Keshtu qe mos u kenaq para kohe. Le te presim 2012 e ta vertetojme. Qesh mire kush qesh i fundit!
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Toka se shpejti me dy Diej.

Mesazh  Mysterious 24.01.11 11:44

Pershendetje besues dhe mos besues te dashur.Do doja qe te pergjigjem mbi mendimet e tua yeasemin.Ne lidhje me shperthimin qe do ndodhi para fundit te 2012 theksohej qe toka do behet me dy Diej.
Theksohet dy Diej per arsye se Dielli qe do te shpertheje do ti ngelet ndricimi i tij per dy jave ne Token tone, gje qe shperthimi i tij do te kete nje rreze sh te madhe.Kjo ben te mundur ndricimin e tokes ne dy jave.
Shtoj qe aty nuk thuhet se ne sistemin tone diellor do kete dy Diej, gje qe nuk mund te jete kurre e mundshme sepse do zhukej jeta ne toke.
Ndersa Nikolasi ka sh te drejte qe thote se Dielli eshte zoti i sistemit tone diellor (jetes ne toke).Sepse pa ngrohtesi dhe ndricim cdo gje do ishte e marre fund, pra cdo gje do ishte inert.
Mysterious
Mysterious

4


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  yasmin 24.01.11 11:59

Faleminderit zoti gjyqtar qe e shqyrtove ceshtjen dhe u shprehe me vendim.....ama nje sugjerim te vockel kam per ju zoti gjyqtar: kujdes ne kete ore nga dielli, sepse dermatologet sugjerojne se ne keto ore, rrezet e diellit jane shume te demshme, dhe ngaqe paske dale edhe ne foto gjysem nudo, bej kujdes mos na digjesh nga rrezet e demshme te diellit!
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Fikrro 24.01.11 16:09

Mire desha te beje nje sqarim te shkurter rreth diellit te dyte kam lexuar shkrime te ndryshme rreth kesaj teme dhe nuk ka te beje me asnje rrezik per token.

Sipas shkencareve do te ndodh nje shperthim i nje ylli shum larg tokes pra me mijera vite larg drite nga toka...ne mund ta shohim vetem yllin e djegur i cili do te duket sikur diell,por qe ne toke mund te mberrijn disa grimca te vogla qe mund te jete shum te dobishme per hulumtime shkencore dhe aspak te rrezikshme per njeriun.

Pra ylli do te duket dy jave dhe mas dy javesh nuk do te duket me...dhe gjate atyre dy javeve do te kemi vetem dite.

Sikurse qe do te shperthej ai yll nje dite do te shpertheje edhe dielli...prandja dikush qe vdes nuk mund te quhet asnjehere zot...mendimi im.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Estilen 24.01.11 19:12


Asgje me teper se nje dukuri astronomike....


Kjo dukuri ka ndodhur edhe më parë. Kështu, në vitin 1054, kinezët panë të shndriste në qiell një yll gjigant. Në 1572, danezi Tycho Brahe observoi një të tillë dhe gjithashtu edhe Kepleri e Galilei në 1604 e kishin ndjekur me sy të lirë këtë fenomen.

Ku përfundon materia yjore? Një sasi e jashtëzakonshme neutrinesh shpërndahet me shpejtësinë e dritës në të gjitha drejtimet dhe vjen në Tokë pa pengesa. Elementët kimikë dalin jashtë, por në rastin e Betelgeuse,te kesaj supernove te re, nuk do ta arrijnë kurrë planetin tonë sepse lëvizin me një shpejtësi më të vogël se ajo e dritës.

Sidoqoftë, ekziston një largësi e madhe mes Tokës dhe këtij ylli. Mjafton të mendosh që drita e diellit arrin në planetin tonë për 8 minuta, ndërsa dritës që vjen nga Betelgeuse, tani dhe gjatë supernovës,do t'i duhen 640 vjet.


Në tokë do të arrijnë rrezatime energjike, rreze gama, rreze X dhe ultravioletë, por para se të prekin sipërfaqen e tokës, ato do të përthithen nga atmosfera. Por, përtej shkencës së astronomisë, për kushedi të satën herë ky lajm lidhet me të ashtuquajturin apokalips të vitit 2012. "Ngjallja e panikut është mënyra më kriminale për të përhapur shkencën" , sugjerojnë shkencëtarët.

avatar
Estilen

713


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Toka me dy djej

Mesazh  Nikolaos 24.01.11 22:10

Bravo Estilen, e ke shpjeguar shume mire kete pune dhe te pergezoj per kete! Shpresoj qe me ne fund te gjithe jane te sqaruar dhe te mos bejne me komente pa vlere.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  yasmin 24.01.11 23:13

Sa mire qe te kemi ty nikolaos qe te na besh komente me vlere...
Fakti qe nuk ta adhurojme zotin tend diell, por diellin e shohim si nje nder aspektet e madheshtise se Supremit, nuk besoj se na ben injorant kjo gje, por perkundrazi rezulton qe shohim pak me larg, tej diellit....
Le te themi qe materialin e kemi kuptuar me kohe, por mu duk pak argetuese komenti mbi te, sepse ishte kollaj per ty te godisje aty ku besojne te tjeret por nuk ishte e kendshme kur te erdhi goditja, dhe perseri vazhdon me te njejtin avaz duke i quajtur te tjeret "budallenj, te pavlere, injorante..."

Po me vjen keq qe nuk munda te vij ta pij kafen e diellit te dyte, mendova se mos zoti yt u be me djale...
Besoj se tani e tutje do ta kuptosh, se kur godet dike, priti edhe ti goditjet qe te vijne, por ama tregohu pak me sportiv...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos 24.01.11 23:26

ahhaha sa me pelqen t'i acaroj disa njerez qe jane llafazane e s'pushojne duke folur gjithe diten duke bere komente gjithandej. Po mjaft bere si e zgjuara e shekullit duke futur hundet ne cdo rubrike. Po ti juriste je, normal qe do i dalesh zot fese se juristet nuk jane shume te afte ne shkence por jane me shume te fushes filozofike. Nuk ke pse te vazhdosh kundra meje, edhe pse je ne rrugen e avokatise nuk mund te fitosh kurre. Tani jemi ne epoken e besimit monoteist, dikur ishim ne epoken e politeizmit, dhe me vone do jemi vetem te epoka e shkences ( e se vertetes). Sa pertej Diellit qe te shkosh ti, nuk shijon asgje me teper. Eshte ky diell qe na jep ushqim (duke rritur bimet), eshte ky diell qe na sjell driten dhe eshte ky diell qe na ngroh. Se cfare ka me pertej Diellit shume pak ka rendesi per jeten ne toke.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  yasmin 25.01.11 0:00

Ai qe acarohet je ti niko, sepse nje njeri qe acarohet i fyen te tjeret dhe jo me kot te sugjerova te jesh pak me sportiv, nese e kupton cdo te thote...Pastaj une shqip te thashe qe u argetova shume me kete teme,prandaj edhe me the qesh mire kush qesh i fundit,sepse vetem po qeshja me kete...nuk pata shenja acarimi sikunder ti...
Tani fakti qe ti nuk ke muskuj per temat e tjera ku hy une, eshte problemi yt..qe vesh ta thote truri vetem per astrologji, madje edhe aty iu thua te tjereve mos me pyesni me...

Gjss po te jap ca info mbi juridikun:ai qe perfundon studimet si jurist, quhet se ka mbaruar per Shkenca Juridike, madje kam edhe Master Shkencor per Shkencat Juridike, keshtu qe mos me trego mua epoken e shkences, madje pjese e Juridikut ka qene edhe Mjekesia Ligjore dhe Kriminalistika qe jane shkence me vete...Tani qe une qenkam ne fushen e avokatise,ketu vlen vetem kete vit,sepse vitin tjeter perfundoj te prokuroria, kjo vetem per te treguar qe kur kam te bej me astrolog o e marr per hobi komunikimin ose tani po bej sikur po ta le avantazhin, keshtu qe vazhdo me perrallat e astrologjise, qe na qenka super shkenca, e ke rrugen e hapur tani e tutje...
yasmin
yasmin

159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty pergjigje

Mesazh  Nikolaos 25.01.11 0:11

Se jurikiku hyn te shkencat e di, por nuk hyn te shkencat ekzakte. Nuk lidhet as me matematiken as fiziken, as astronomine. Qe nuk marr pjese tek temat e tjera kjo nuk do te thote qe nuk di asgje, por me mire flas aty ku jam me i sigurt sesa te gaboj.
Shyqyr qe ti je e gjithanshme dhe ditke nga te gjitha fushat., Pse nuk shkon me mire tek "Kush do behet milioner" se mund te fitosh. Se ke fituar master, nuk eshte çudi, se ne kete kohe korrupsioni masteri dhe notat e larta merren kollaj.
Por ti vazhdo me debate se per kete pune e ke profesionin. Dhe sa per perralla astrologjike nuk besoj se vendet me te zhvilluara ndertojne universitete per perralla.
Perrallat me te bukura besoj se rrejedhin andej nga Arabia, si ajo feja qe i del per zot.
Nikolaos
Nikolaos

"Kthejeni fytyrën nga Dielli dhe çdo hije mbetet mbrapa jush"

249


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Fikrro 26.01.11 17:48

Një version tjetër i cili flet për këtë shpërthim:

Supozohet shperthimi i nje Ylli qe do te shndriste Token per dy jave rrjesht

Toka se shpejti me Diellin e dyte Betelgeuse

Ylli quhet Betelgeuse dhe ndodhet 640 vite drite larg nesh

Ylli eshte Betelgeuse, i cili ndodhet ne shpatullen e majte te krahut te Orionit. Ky yll eshte i dukshem ne qiellin e dimrit, si nje yll i ndritshem, i kuq. Ylli mund te shpertheje ne supernova brenda 100.000 viteve te ardhshme, relativisht shume shpejt per nje yll. 99% e energjise ne nje shperthim supernova eshte ne formen e neutrinos, por neutrinot jane te veshtire per tu vezhguar. Ne do te jemi ne gjendje te shohim formen e mbetjeve te gazit pas shperthimit te yllit ne supernova.

Problemi eshte se nuk eshte e qarte se kur do te ndodhe ky shperthim e ketij ylli. Nderkohe vazhdon te spekullohet se ky yll mund te shpertheje ne 2012, por shanset ne te vertete jane mjaft te vogla, ose me plot bindjen mund te themi [0]. Betelgeuse mund te shperthejne sot, neser, mbas nje viti, mbas 500 vjetesh, ose ai mund te shkoje deri ne 100,000 vite, dhe nuk dihet fare se kur mund shperthej, pra jan thjesht hipoteza. Shperthimi i tij nuk do ti bente Tokes ndonje gje te keqe, sepse i duhet te ishte relativisht me afer, rreth 25 vite drite larg qe te bente deme per jeten ne planetin tone. Betelgeuse eshte rreth 640 vjet drite larg. Shperthimi i tij do te ndricoje dhjetera milione here me shume se sa Dielli, qe do te thote se ne Toke do te kemi drite diellore 24 ore. Gjate dy javeve do te duket sikur kemi 2 diej, dhe ne javet e ardhshme pas shperthimit, drita nga ylli gjigant do te zbehet dhe ne fund do te zhduket.

Supernovat jane ato qe ndodhin me yjet masive ne fund te jetes se tyre. Ato krijohen nga yjet permes fuzionit berthamor, duke kthyer hidrogjenit ne helium, dhe pastaj helium ne karbon dhe elemente te rende. Dielli nuk do jete ne gjendje te gjeneroje nje supernova ne fundit e jetes se tij sepse nuk ka masen e duhur per te shperthyer ne supernova.

Kur thelbi hekurit arrin nje madhesi te caktuar, ylli nuk mund te gjeneroje me energji te mjaftueshme per te mbeshtetur shtresat e jashtme te cilat jane te perbere nga hidrogjeni, heliumi dhe elemente te tjera te renda. Ylli Betelgeuse eshte nje nga yjet me te njohur qe shkelqen ne qiell. Ai eshte shume here me i madh se sa Dielli jone. Nese do ishte ne qender te sistemit diellor do tu shtrinte gjate gjithe rruges deri ne rripin e asteroideve midis Marsit dhe Jupiterit.

Betelgeuse eshte menduar te jete vetem 10 milion vjec ne moshe, sepse sa me masiv te jet ylli aq me i shpejt eshte edhe fundi i tij, nje teori kjo e pranuar nga te gjithe astronomet. Hera e fundit e nje supernove te dukshme me sy te lire ishte ne 1987. Supernova 1987A ishte rreth 168,000 vite drite larg, dhe ky eshte nje fenomen i studiuar shume nga skenctaret.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Fikrro 12.02.11 11:01

Dielli i dytë për Tokën

Fjalët se Ylli i Betelges është pranë shpërthimit dhe se në qiellin tonë do të shfaqet një diell i dytë qarkullojnë prej muajsh tashmë, por një pedagog i universitetit të South Queensland, në Australi, është cituar së fundmi të thotë se eventi do të ndodhë vitin që vjen, pra në vitin 2012.

Toka se shpejti me Diellin e dyte 180202_10150404004565354_135633570353_17173376_1560140_n

Betelges, një yll i kuq gjigand në krahun e djathtë të konstelacionit të Orionit mund të shihet pa shumë vështirësi natën në këtë periudhë të vitit. Ai është i dukshëm në lindje, menjëherë pas perëndimit të Diellit si një yll i shndritshëm i kuq.

Shumë shkencëtarë dhe astronomë të tjerë besojnë se shpërthimi i tij në supernova mund të ndodhë në çdo kohë.

Është e ditur tashmë që jeta e këtij ylli mund të përfundojë, por për ekspertët nuk ka asgjë të përcaktuar saktë. Shpërthimi mund të vijë nesër apo pas mijëra vjetësh.

Por, çfarë do të ndodhë nëqoftëse Betelges shpërthen vërtet?

Astronomët parashikojnë se ai nuk do të rrezatojë kaq shumë sa Dielli, por do të jetë më i ndritshëm se hëna e plotë dhe do të shihet edhe gjatë ditës. Por, “Discovery News” thotë se nuk ka arsye për panik. Ylli gjigand është 640 vite dritë larg Tokës dhe shpërthimi i tij nuk paraqet ndonjë rrezik.

Supernova ndodh me yjet masive në fund të jetës së tyre. Ato krijohen nga yjet përmes fuzionit bërthamor duke e kthyer hidrogjenin në helium dhe pastaj heliumin në karbon dhe elementë të rëndë.

Dielli nuk do të jetë në gjendje të gjenerojë një supernova në fundin e jetës së tij për shkak se nuk ka masën e duhur.

Në shqip sot kemi ka fjalë shumë të ngjashme, që tregojnë kuptime të ndryshme dhe pikërisht:
Diell
Diel
Djalë
Djall
...
Nëse do hyjmë të zbërthejmë e kuptojmë se çdo të thotë realisht fjala DIELL, nuk duhet të habitemi që ajo nënkupton thjesht : Dy Yje, (Di) (El), pra pikërisht dy diej.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Fikrro 14.02.11 12:42

Shpërthimi i yllit, do të ndriçojë Tokën dy javë

Toka se shpejti me Diellin e dyte F.0214123541753_210

Toka së shpejti do të mund të fitojë diellin e dytë, por për të paktën një ose dy javë. Njëri nga yjet më të shndritshme të qiellit tonë do të shndërrohet në supernova, ndërsa shpërthimi mund të ndodhë këtë vit, shkruan gazeta londineze Daily Mail.

Astro-fizikanët thonë se gjiganti i kuq Betelgez në plejadën Orion, ylli i nëntë për nga madhësia në qiellin tonë, që ndodhet 640 vit dite larg nesh, po e humb masën, e cila është shenjë e kolapsit të gravitacionit.

Bred Carter, fizikan pranë Universitetit të Queenslandit Jugor, ka shpjeguar se ylli është duke shpenzuar karburantet e domosdoshme të bërthamës.

“Ky karburant e bën Betelgezin të ndritshëm dhe e mban atë. Kur të mbetet pa karburant, ylli do të shkatërrohet dhe kjo do të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Carter.

Shpërthimi, i cili do të pasojë, do të jetë dhjetëra miliona herë më i ndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se do të ketë 24 orë dritë në Tokë dhe për dy javë do të duket sikur kemi dy diej.

“Do të shpërthej dhe do të ndriçojë gjithçka. Do të shohim një dritë të pabesueshme për një periudhë të shkurtër, dy javë, dhe pas disa muajve drita do të fillojë të zbehet dhe në fund do të jetë vështirë që të shihet ndonjë gjë”, shpjegon Carter.

Shpërthimi mund të ndodhë, vetëm është çështje kohe. Kjo mund të ndodhë para përfundimit të vitit të ardhshëm.

Interneti “po vlon” nga parashikimet e fundit të botës, të cilat ndërlidhen me supernovën dhe parashikimet e majave. Ekspertët, megjithatë, pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës dhe nuk do të mund të shkaktojë dëme.

“Kur të shpërthej, së pari do të shohim një shi të pjesëzave të quajtura neutrin. Ato do të bien në Tokë dhe supernova të cilën e shohim, do të ndriçojë natën në qiell. 99 për qind e energjisë nga shpërthimi i yllit do të lëshohet përmes këtyre pjesëzave, të cilat do të bien në Tokë, por nuk do të ketë pasoja të dëmshme”, ka thënë Carter.
Fikrro
Fikrro

484


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Jon 06.03.11 19:45

Shfaqen pamjet e para te dy diejeve ne Srilanke dhe Kine:



Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Toka se shpejti me Diellin e dyte Empty Re: Toka se shpejti me Diellin e dyte

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi