EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e së shkuarës së njerëzmit

Shko poshtë

Misteret e së shkuarës së njerëzmit Empty Misteret e së shkuarës së njerëzmit

Mesazh  Big Bang 22.07.09 17:21

Misteret e së shkuarës së njerëzmit

Shumë nga kërkuesit mbi fenomenet e paspjegueshme dhe UFO-t, nxjerrin shpesh herë në pah një fakt shumë të rëndësishëm që nuk mund t'i jepet një përgjigje e saktë.

Ndërsa mendohet nga shumica e shkencëtarëve që merren me kërkime të kësaj natyre, se, rastet e identifikuara si Objekte Fluturuese të Paidentifikuara ose UFO, janë nga burime jashtëtokësore ose janë projekte qeveritare, ka dhe një rrymë tjetër mendimi, që këto objekte të kenë lidhje me Indinë e Lashtë ose me Atlantisin.

Ajo që dihet mbi mjetet enigmatike fluturuese në Indinë e Lashtë, vjen nga burimet e vjetra të literaturës indiane:tekste të shkruara, që kanë ardhur te ne nëpërmjet shekujve. Nuk ka pikë dyshimi se, këto tekste janë autentike dhe shumë prej tyre njihen si epikat indiane. Nuk ka pak, po ka qindra tekste të tillë. Shumë prej tyre akoma nuk janë përkthyer në anglisht që prej sanskritishtes së vjetër.

Perandori indian, Ashoka, krijoi një shoqëri sekrete të quajtur "Shoqëria sekrete e nëntë burrave të panjohur", të cilët ishin shkencëtarë që supozohet se kataloguan shumë shkenca. Ashoka e mbajti punën e tyre të fshehtë, pasi ishte i trembur nga përmbledhja e avancuar e shkencës, që bënë këta shkencëtarë duke iu referuar burimeve antike, mund të përdorej për luftë-ndaj të cilës ai ishte totalisht kundër. Ashoka ishte kthyer në një budist të devotshëm pasi kishte mundur një ushtri të madhe në një betejë shumë të përgjakshme.

"Nëntë burrat e panjohur" shkruajtën një total prej nëntë librash, mundësisht nga një prej secilit.

Një prej këtyre librave ishte "Sekretet e forcës gravitacionale". Ky libër, i njohur prej historianëve, por aktualisht i palexuar e i pagjetur akoma prej ndonjërit prej tyre, trajton çështjet e gravitacionit dhe të kontrollit të tij. Ky libër, mendohet se është diku i mbajtur fshehur, në ndonjë bibliotekë të Indisë ose të Tibetit (ose ndoshta dhe në ndonjë vend të Amerikës së Veriut...).

Arsyet e Ashokës mund të kuptohen lehtësisht nga kushdo, pasi nëse dikush me qëllime negative do të mund të kishte në dorë njohuri të tilla, atëherë Toka do të kthehej sërish në një grumbull pluhuri. Ishin pikërisht këto armë e këto njohuri që shkatërruan perandorinë e lashtë indiane, Rama, disa mijëra vjet përpara se Ashoka dhe raca e tij të ishin aty.

Tekste të detajuar mbi teknologjinë mijëravjeçare indiane

Pak vite më parë, kinezët zbuluan disa dokumente sanskrite në Llahsa, Tibet dhe i çuan ato në Universitetin Chandrigarh për t'i përkthyer.

Dr. Ruth Reyna, i këtij universiteti, deklaroi se, këto dokumente përmbajnë instruksione për të ndërtuar anije hapësinore për udhëtime ndëryjore.

"Metoda e tyre e shtytjes, tha ajo, ishte e tipit "anti-gravitacional" dhe ishte e bazuar në një sistem analog e "laghimas", fuqia e panjohur e egos, që ekziston në psikologjinë e njeriut, "një forcë centrifugale e fuqishme mjaftueshëm për të mposhtur forcën gravitacionale".

Duke iu akorduar Yogës Hindu, është pikërisht kjo lloj force ajo që lejon ngritjen në ajër dhe zhvendosjen e një personi.

Dr. Reyna, tha se, në bordin e këtyre makinave, të cilat ishin të quajtur "Astras", në tekst, indianët e lashtë mund të kishin dërguar njerëz në cilindo planet-duke i'u akorduar dokumentit, i cili mendohet të jetë mijëra vjet i vjetër. Dorëshkrimet, u tha se ishin bartëse të sekretit të "antimas", "mbulesës së padukshme" dhe "garimës", si dhe "si të bëhesh i rëndë sa një mal plumbi".

Natyrisht, shkencëtarët indianë nuk i morën këto tekste seriozisht, por u bënë më të ndjeshëm ndaj këtyre teksteve të lashta dhe vlerës së tyre, vetëm kur kinezët deklaruan se, studimi i këtyre teksteve ishte përfshirë në programin hapësinor që ata kishin.

Ky ishte një nga rastet e para, kur një qeveri deklaronte se ishte duke punuar mbi projekte kërkimesh mbi anti-gravitacionalitetin.

Dorëshkrimet nuk thonë përfundimisht nëse udhëtimet ndërplanetare u realizuan apo jo ndonjëherë, por përmend planifikimin e një udhëtimi në Hënë, megjithëse nuk është e qartë nëse ky udhëtim u krye apo jo.

Megjithatë, një prej epikave indiane më të mëdha, Ramayana, ka në përmbajtje të saj një përshkrm të hollësishëm të një udhëtimi në Hënë, në bordin e një Vimana (ose Astra), dhe tregon një betejë të zhvilluar në Hënë me një Asvin (një anije e qytetërimit Atlantas). Kjo është vetëm një evidencë e vogël në lidhje me kontrollin antigravitacional të përdorur në kohën e indianëve të lashtë.

Që të kuptohet kjo lloj teknologjie, duhet të shkohet shumë prapa në kohë. E ashtuquajtura Perandoria-Rama e Indisë Veriore dhe Pakistanit, u zhvillua rreth 50 000 vjet më parë në ndarjen kontinentale, që i përkiste Indisë dhe ishte një komb shumë i madh, me qytete të sofistikuara, shumë prej të cilëve vazhdojnë të zbulohen edhe sot në shkretëtirën e Pakistanit, në Indinë perëndimore dhe atë veriore.

Rama ekzistonte paralel me qytetërimin Atlantas, qytetërim i cili drejtohej nga "udhëheqësit shpirtërorë të dritës", të cilët ishin dhe qeverisësit e qyteteve. Shtatë qendrat më të mëdha të qytetërimit Rama, njihen në tekstet Hindu si "Shtatë qytetet Rishi". Duke i'u akorduar teksteve indiane, njerëzit kishin fluturuar me makina fluturuese të quajtura Vimana.

Këto ishin me dopjo kuvertë, dritare anash dhe një kube qendrore dhe ngjanin nga forma me një pjatë të filxhanëve të sotëm. "Udhëtonin me shpejtësinë e erës dhe lëshonin një tingull melodioz"-shkruhet aty. Kishte të paktën katër tipe të ndryshme të Vimanas. Disa ishin si tip pjate, të tjera si cilindër (anije në formë cigarje).

Tekstet e lashta indiane mbi Vimanat, janë të shumtë. Duhet të shkruash volume të tërë librash me përshkrimet që bëjnë ata. Indianët e lashtë i prodhonin këto anije vetë. Ata shkruajtën manuale të tëra mbi kontrollin e tipeve të ndryshëm të Vimanas, shumë prej të cilëve janë akoma në qarkullim dhe një pjesë e mirë janë përkthyer edhe në anglisht.

Samara Sutradhara, është një traktat udhëzues me të gjitha detajet më të imta të një udhëtimi ajror në një Vimana. Ka rreth 230 strofa që tregojnë mënyrën e ndërtimit, lëshimit në ajër, udhëtimin me mijra milje, uljet normale dhe ato të detyruara e deri të përplasjet e mundshme me zogj.

Në vitin 1875, Vaimanika Sastra, një tekst i periudhës së shek. IV p.e.s. shkruajtur nga Bharadvajy i Zgjua r(i cili i referohej disa teksteve akoma më të lashtë), u zbulua në një tempull indian. Ky dorëshkrim përshkruante operacionin e një Vimana dhe jepte informacion në lidhje me drejtimin e timonit, masat e sigurisë për udhëtime të gjata, mbrojtjen e anijes nga rrufetë dhe mënyrën sesi t'i jepje këtyre makinave duke zëvendësuar enregjinë diellore me një lloj tjetër energjie, e cila është ajo anti-gravitacionale.

Vaimanika Sastra ka tetë kapituj me diagrama, ku përshkruhen tre tipe avionësh, përfshirë aparaturat që mund të duheshin në rast zjarri apo prishje. Aty përshkruhen edhe 31pjesë nga këto anije dhe 16 materiale me të cilët ishin ndërtuar këto anije. Këto materiale thithnin nxehtësinë dhe dritën dhe konsideroheshin të vlefshme për ndërtimin e Vimanave.

Ky dokument është përkthyer në anglisht dhe është lehtësisht i verifikueshëm: "VYMAANIDASHAASTRA AERONAUTICS" nga Maharishi Bharadwaaja, përkthyer në anglisht dhe publikuar nga G. R. Josyer, Mysore, India, 1979. Josyer është drejtori i "International Academy of Sanskrit Investigation" në Mysore.

Hitleri dhe nazistët, në kërkim të epikave indiane

Nuk ka pikë dyshimi që Vimanat ishin të ushqyera nga një energji që është thjesht antigraviteti. Bharadvajy i Zgjuar tregon për më shumë se 70 autoritete dhe të paktën 10 ekspertë në fushën e fluturimit. Këto burime tashmë kanë humbur.

Vimanat ishin të mbajtura në një tip hangari të quajtur Vimana Griha dhe në tekste thuhet se përdornin një lëndë të lëngshme të verdhë, e disa herë një lloj përzierje me bazë mërkuri, por që gjithsesi shkruesit nuk e kishin shumë të qartë se nga se përbëhej saktësisht.

Megjithatë, Vimanat përdornin mënyra të ndryshme shtytje, përfshirë këtu edhe motorët reaktivë. Është shumë interesant fakti se, nazistët ishin të parët që vunë në përdorim motorrët reaktivë për raketat e tyre V-8, ose si quheshin ndryshe "bombat zukatëse".

Hitleri dhe nazistët kishin një interes të veçantë për Indinë dhe Tibetin. Ekspedita nga shkencëtarë nazistë ishin të përvitshme në këto vende, duke filluar që nga vitet '30, me qëllim sigurimin e informacionit. E ndoshta pikërisht prej këtyre njerëzve, ata arritën të merrnin informacionin e shumtë shkencor që dispononin.

Duke i'u referuar tekstit Dronaparva, pjesë e Mahabaratas dhe Ramajanas, një Vimana përshkruhet në formë sferike. Mund të udhëtojë në çdo drejtim që dëshiron. Me shpejtësi shumë të madhe dhe të përdorë gjithashtu mërkurin për udhëtimet e saja.

Në një tjetër burim indian, Samarin: "Vimanat ishin makina të hekurta fluturuese, të lëmuara dhe të puthitura shumë mirë, që udhëtonin në sajë të mërkurit, i cili lëshohej pas në formë flake gjëmuese”. Ështe kurioz fakti se, shkencëtarët rus kanë zbuluar disa objekte që ata i kanë quajtur instrumenta të lashtë navigimi, të përdorur në anije fluturimi.

Këta instrumenta ata i kanë gjetur në disa shpella në Turkesatn dhe në shkretëtirën e Gobit. Objektet janë gjysmë sferik, prej xhami ose porcelani dhe përfundojnë me një formë konike me një pikë mërkuri në brendësi.

Në "Mahavira të Bhavabhutit", një tekst i Jain, i shekullit të tetë, por që i referohet burimeve të lashta, ne lexojmë:
"Një karrocë ajrore, Pushpaka, merr shumë njerëz për në kapitalin e Ayodhias. Qielli është plot me makina të shkëlqyera fluturuese, të errëta si nata, por të vëzhgueshme nga drita të forta vezulluese e të verdha."

Vedat antike indiane, shpjegojnë se Vimanat ishin me madhësi e forma të ndryshme, duke pasur dhe emra sipas formës, si p.sh. formë elefanti, shqiponje etj.

Fatkeqësisht, sipas dëshmive shkencore, u përdorën për luftë. Atlantasit, përdorën makinat e tyre për luftë, të quajtura Valiksi, të cilat ishin në gjendje të vinin nën kontroll botën, sipas teksteve indiane. Atlantasit, të njohur si Asvins në tekstet indiane, ishin teknologjikisht më të zhvilluar sesa indianët.

E megjithatë, nuk janë gjetur tekste që të përshkruajnë hollësisht teknologjinë e atlantasve. Në tekstet e lashta indiane, anijet atlantase, jepen të ngjashme me Vimanat, por shumica e tyre janë në formë cigareje dhe udhëtojnë edhe nën ujë e deri edhe në hapësirë.

Duke iu referuar Eklal Kueshanas, autor i studimit "Kufiri i fundit", këto makineri fluturuese përdornin forca anti-gravitacionale dhe kishin fuqi shtytëse përafërsisht deri në 80 000 kuaj fuqi. "Ramayana, Mahabarata" flet për një luftë të tmerrshme, që u zhvillua rreth 10-12 000 vjet më parë mes atlantasve dhe indianëve të lashtë.

Mbretëria Atlantis dhe Perandoria Rama, përdorën armë të shkatërrimit në masë në këtë luftë. Këto armë që përshkruhen në këto tekste nuk ishte e mundur që të kuptoheshin nga lexuesit dhe transkriptuesit e këtyre shkrimeve, deri gjysmë shekulli përpara.

Luftë atomike para 200 000 vjetësh ka prova shkencore që e vërtetojnë

Mahabarata e lashtë, një prej burimeve që tregon ekzistencën e Vimanave, e rrëfen kështu luftën e tmerrshme:
"...(arma ishte) një plumb tek
E ngarkuar me tërë fuqinë e Universit.
Një kollonë e ndezur tymi e flake.
Aq e shkëlqyer sa shkëlqimi i njëmijë diejve në kulmin e fuqisë së tyre..
Një vetëtimë e hekurt.
Një mesazher gjigant i vdekjes
i cili ktheu në hi
të tërë racën e Vrishnis
dhe atë të Andhakas.

...trupat e kufomave, ishin kaq të djegura,
sa nuk njiheshin fare.
Flokët e tyre dhe hundët kishin rënë.
Qeramika të thyera pa asnjë shkas të dukshëm
dhe zogjtë të zbardhur.

...pas pak orësh
I gjithë ushqimi ishte i infektuar..
...të shpëtonin nga ky zjarr
Ushtarët u hodhën në lumenj
Që të lanin veten dhe pajisjet e tyre..."

Duket se Mahabharata është përshkrim i një lufte atomike. Referenca të ngjashme nuk janë të izoluara, episode që tregojnë për përdorimin e armëve dhe mjeteve fluturues, janë të shumtë në epikën indiane.

Një prej tyre, përshkruan madje dhe një betejë mes Vimana dhe Valix, që zhvillohet në Hënë. Kur qyteti Rishi i Mohenjodaros u gërmua nga arkeologët në shekullin e kaluar, aty u gjetën skelete të shtrira në rrugë në pozicion dorë për dore, sikur një vdekje e menjëhershme t'i kishte kapëluar. Këta skelete, pas analizave të bërë, rezultuan me përqindje radioaktiviteti në nivele që nuk ishin hasuar asnjëherë në Tokë, krahasuar me skeletet e Hiroshima Nagasakit.

Qytete të lashta, ku muret e gurit dhe tullat janë shndërruar në qelq, janë gjetur në Indi, Irlandë, Skoci, Francë, Turqi e vende të tjera. Nuk ka shpjegim tjetër llogjik, për shndërrimin e fortesave të gurit në qelq, përveçse një shpërthimi nuklear.

Me shkatërrimin kataklizmik të Atlantidës dhe të perandorisë Rama, duke u shkatërruar nga armë atomike, bota kaloi në një kolaps dhe në të ashtuquajturën "epoka e gurit"...dhe pas disa mijra vjetësh filloi historia "moderne".

Pyetjet që kanë njerëzit janë të thjeshta:
A do të ketë më Hiroshima/Nagasaki? A do të na duhet të lëmë pas tekste si indianët e
lashtë, të cilët arritën të sjellin deri ditët e sotme vetëm thërrime nga ai civilizim i përparuar?
...Koha fsheh përgjigjet...

Nga: Albert Hitoaliaj
Big Bang
Big Bang

210


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi