EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrathët misteriozë në Jordani

Shko poshtë

Rrathët misteriozë në Jordani Empty Rrathët misteriozë në Jordani

Mesazh  Siroco 01.11.14 1:02

Rrathët misteriozë në Jordani Rrathet%20misterioze_thumb_medium400_0

12 rrathë misteriozë që mund të shihen vetëm nga ajri dhe të shpërndarë në të gjithtë territorin e Jordanisë kanë tërhequr ndër vite kureshtjen jo vetëm të shkencëtarëve.

Rrethi i parë, i quajtur J1 ëshë zbuluar në vitin 1920. Më pas me kalimin e viteve u zbuluan edhe 11 të tjerët. Disa prej tyre kanë formë të çrregullt, të tjerë kanë një formë gjeometrike perfekte.

Teoritë mbi formimin e këtyre rrathëve janë të shumta. Kryesoret janë ato që e lidhin me aktivitetin njerëzor, por nuk mungojnë edhe ato që flasin për një “dorë jashtëtokësore”.

Mes atyre që mbështesin dhe i qendrojnë fort teorisë së parë është shkencëtari australian David Kennedy. Ai thotë se duke patur parasysh përbërjen e tokës në Lindjen e Mesme, rrathët janë formuar duke vendosur masa gurësh në mënyrë të çrregullt që më pas kanë zënë vend.

“Shumë prej rrathëve janë të çrregullt, por ka prej tyre me një saktësi të madhe gjeometrike”, thotë ai.

Kennedy shton se për ndërtimin e disa prej tyre duhet të jetë përdorur një forcë e madhe punëtore, nisur nga madhësia, ndërkohë që sa i përket periudhës kur janë ndërtuar këta rrathë ajo mbetet ende një mister dhe objekt hipotezash.

E si për të mos mjaftuar kjo ajo që shton akoma më shumë misterin është zbulimi i dy rrathëve akoma më të mëdhenj pranë Homsit në Siri. Rrathët u kapën nga satelitit Ikonos më 2003-in. Ata janë pranë zhdukjes për shkak të urbanizimit të zonës, por sërish të dukshëm.
Siroco
Siroco

Unë e dëgjoj këngën e zogut jo për zërin e tij, por per heshtjen që vjen pas.


201


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi