EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrathët

Shko poshtë

Rrathët Empty Rrathët

Mesazh  cosmiclove 18.07.11 12:46

Rrathët në grurë

Rrathët Crop_circles1

Një rreth drithërash është një model mjaft i madh i krijuar nga rrafshimi i bimëve të tilla si gruri, elbi, thekra ose misri. Qarqet në drithë janë referuar ndryshe edhe si formacione gruri, sepse ata nuk janë gjithmonë në formë rrethore.

Megjithëse data e saktë kur rrathët në grurë filluan të shfaqen është e panjohur, rastet e dokumentuara janë rritur nga 1970 në kohën e tanishme. Njëzet e gjashtë vende të ndryshme kanë raportuar rreth dhjetë mijë formacione në grurë, në pjesën e tretë të shekullit të 20, dhe 90% e atyre ishin të vendosura në Anglinë jugore.

Shumica e formacioneve të shfaqura në atë zonë janë të pozicionuara pranë monumenteve të lashta, të tilla si Stonehenge. Gati gjysma e të gjithë rrathëve të grurit, që janë gjetur në Britani të Madhe, janë të vendosura brenda një rrezeje prej 15 km nga Avebury. Formacionet zakonisht janë bërë brenda natës, por ka raste që janë bërë edhe gjatë ditës.

Metoda më e njohur gjerësisht për të ndërtuar një formacion gruri nga një person apo grup është, që të lidhin një fund të një litari një pikë mbështetjeje dhe në anën tjetër lidhin një bord, i cili përdoret për të shtypur bimët.

Metodat më të fundit përfshijnë përdorimin e një ruli lëndine. Disa formacione gruri janë të paguara nga kompanitë, që i përdorin ato si reklama. Formacionet e tjera thuhet se janë realizuar ndonjëherë nga individë apo grupe pa ndonjë provë për të mbështetur pohimin e tyre, zakonisht mbasi pasoja të padëshirueshme ligjore e bën këtë të pamundur.

Pak histori


Disa dëshmi të tilla si Djalli-kositës, sugjerojnë shfaqjen e qarqeve të drithërave edhe para shekullit të 20-të. Megjithatë ka ndryshime të rëndësishme në mes historisë së asaj periudhe dhe qarqeve moderne të grurit.

Historia e djallit kositës përfshin prerjen e drithërave pas mosmarrëveshjeve në lidhje me korrjen dhe një thirrje e muzës së djallit, por nuk ka modele gjeometrike, që janë raportuar. Në vitin 1991, prestigjatorët e vetë-shpallur Doug Bower dhe Dave Chorley deklaruan, se ata e kishin filluar fenomenin në 1978, duke i bërë qarqet aktuale të drithërave me përdorimin e mjeteve të thjeshta.

Pas shpalljes së tyre, në një demonstrim ata të dy krijuan një rreth gruri në një orë. Pas zbulimit të mashtrimit, modelet e rrathëve të grurit vazhduan të bëheshin dhe madje u kthyen në më të ndërlikuara, madje disa përngjajnë edhe me jashtëtokësorët, siç portretizohet nga disa filma fantastiko-shkencorë, fraktale dhe simbolet arkeologjike, fetare, ose mitologjike.

Ndër të tjera, entuziastë të dukurive paranormale, ufologjistë, dhe hetues të anomalive kanë ofruar shpjegime hipotetike, që janë kritikuar si pseudoshkencore nga grupet mosbesuese si Komiteti skeptik për Hetim.

Në art dhe biznes

Që në fillim të viteve 1990 bashkimi kolektiv i artit në Mbretërinë e Bashkuar, themeluar nga artisti John Lundberg, i quajti ata Circle-makers dhe ka krijuar disa formacione gruri në Mbretërinë e Bashkuar dhe në gjithë botën si pjesë e praktikës së tyre të artit, por edhe për klientët tregtarë.

Në natën e 11-12 korrikut, 1992, një konkurs në lidhje me bërjen e rrathëve të grurit, për një çmim prej disa mijëra paund në Mbretërinë e Bashkuar (pjesërisht të financuar nga Fondacioni Koestler Arthur), u mbajt në Berkshire. Fituesi ishte prodhuar nga tre inxhinierë të helikopterëve Westland, duke përdorur litar, tub PVC, një mushkë dhe një shkallë.

Një tjetër konkurrent kishte përdorur një rul të vogël kopshti, një dërrasë dhe disa litarë. Në vitin 2002, Discovery Channel porositi pesë studentë aeronautike dhe astronautike të diplomuar nga MIT, për të krijuar rrathë në grurë sipas mënyrës së tyre, me qëllim që të kopjojnë disa nga karakteristikat e pohuara, për të dalluar rrathët e grurit "të vërteta" nga ato fallto, të njohur të tilla si ato të krijuara nga Bower dhe Chorley. Krijimi i rrethit është regjistruar dhe përdorur në qarqet dokumentare Discovery Channel: Misteret në Fusha.


Implikime ligjore

Në 1992 të rinjtë hungarezë Gábor Takács dhe Robert Dallos, atëherë në moshën 17-vjeçare, ishin njerëzit e parë, që u përballën me veprime ligjore pas krijimit të një rrethi gruri. Takács dhe Dallos, nga Technicumi bujqësor i Shën Stefanit, një shkollë e lartë në Hungari e specializuar në bujqësi, krijuan një rreth me 36-metra diametër në një fushë gruri pranë Székesfehérvár, 43 milje (69 km), në jugperëndim të Budapestit, më 8 qershor, 1992.

Më 3 shtator, kjo palë u shfaq në TV hungareze dhe ekspozuan rrethin si një sajesë, duke treguar foto të fushës para dhe pasi ishte bërë rrethi. Si rezultat, Aranykalász Co,pronarët e tokës, paditën të rinjtë me shumën 630.000 HUF (rreth 3000 USD) për dëmet.

Kryetari i trupit gjykues ka vendosur, që studentët të ishin përgjegjës vetëm për dëmin e shkaktuar në rrethin me 36-metra diametër, që arrinte në rreth 6.000 HUF (afërsisht $ 30USD) dhe se 99% të dëmit në grurë ishte shkaktuar nga mijëra vizitorë, të cilët u dyndën në Székesfehérvár pas promovimit të rrethit nga mediat.

Gjoba është paguar përfundimisht nga TV, siç ishin taksat ligjore të studentëve. Në vitin 2000, Matthew Ëilliams u bë njeriu i parë në Mbretërinë e Bashkuar, që do arrestohej për shkaktimin e dëmit, pasi kishte bërë një rreth gruri pranë Devizes.

Shpjegimi përmes motit

Disa njerëz kanë sugjeruar, se rrathët në grurë janë rezultat i fenomeneve të jashtëzakonshme meteorologjike. Kjo hipotezë ndoshta e ka origjinën nga një botim i vitit 1880 në revistën Nature nga hetuesi dhe shkencëtari amator John Rand Capron.

Pjesë e publikimit është rishfaqur në çështjen e janarit 2000 të Journal of Meteorology: "Stuhitë në lidhje me këtë pjesë të Western Surrey kanë qenë kohët e fundit lokale e të dhunshme dhe efektet e prodhuara në disa raste kurioze. Duke vizituar fermën e një fqinji të mërkurën mbrëma, kemi gjetur një fushë gruri të ngritur në këmbë dhe të rrëzuar në mënyrë të konsiderueshme, jo si një tërësi, por në formën e arnave dhe të para nga distanca si spote rrethore ... Unë nuk mund të gjej asnjë gjurmë në vend për format e veçanta të arnave në fushë, as mund të tregoj nëse ishte era apo shiu, apo të dyja të kombinuara, që kishin shkaktuar ato. Përtej provave të përgjithshme me shirat e rëndë, për mua ishin disa veprime të erës Ciklonike ... "


Shpjegimi Paranormal


Që nga shfaqja në media në vitet 1970, qarqet në drithë janë bërë objekt i spekulimeve nga hetuesit e ndryshëm paranormalë, ufologjistë dhe anormalë, duke filluar nga propozimet që ata janë krijuar nga fenomenet meteorologjike të çuditshme e deri te mesazhe nga qenie jashtëtokësore.

Vendndodhjen e rrathëve në grurë shumë pranë vendeve të lashta të tilla si Stonehenge, pirgjeve të lashta dhe kuajve të shkumës ka çuar shumë sisteme besimi të Epokës së Re, të përfshijnë rrathët në drithë në kulturë, duke spekuluar ekzistencën e tyre në lidhje me linjat e lashta imagjinare.

Disa nga mbështetësit e New Age kanë lidhur rrathët në grurë me hipotezën Gaia, duke pretenduar se "Gaia", nëna tokë, është në të vërtetë e gjallë dhe rrathët e grurit janë mesazhe ose përgjigje për stimuj të tilla si ngrohja globale dhe ndotja e njeriut.

Ajo pohon, se toka mund të jetë e modeluar si një super-organizëm i vetëm, në faktin se komponentët tokësore (p.sh. bota, klima, temperatura, rrezet e diellit, etj), ndikojnë njëri-tjetrin dhe janë të organizuar, për të funksionuar dhe zhvilluar si një e tërë.

Kritikat kryesore të krijimit të rrathëve të grurit të dyshuar jo-njerëzore, është se ndërsa provat e kësaj origjine, përveç dëshmive të dëshmitarëve okularë, në thelb mungojnë, disa janë të njohur patjetër, që të jetë puna e makinacioneve të njeriut dhe të tjerat mund të shpjegohen në mënyrë adekuate si i tillë.

Ka pasur raste, në të cilat studiuesit kanë deklaruar, se qarqet në grurë janë "gjë e vërtetë", vetëm për t’u konfrontuar me njerëzit që krijuan rrathët dhe dokumentuan mashtrimin (shih më lart).

Në vitin 1997 në librin e tij ‘The World Demon-Haunted: Shkenca si një qiri në errësirë’, shkencëtari Carl Sagan diskutoi teoritë e bazuara në aliena të formimit të rrathëve në grurë. Sagan arriti në përfundimin, se nuk ekzistojnë prova empirike për të lidhur UFO me rrathët e grurit.

Shumë të tjerë kanë treguar, se si mund të jenë krijuar rrathët kompleksë. Scientific American botoi një artikull nga Matt Ridley, i cili filloi të bënte rrathë në grurë në Anglinë veriore në vitin 1991. Ai shkruan, se sa e lehtë është për të zhvilluar teknika, duke përdorur mjete të thjeshta që mund të habisin vëzhguesit më vonë.

Ai njoftoi për burimet e "ekspertëve" të tilla si Wall Street Journal, që kishin qenë të mashtruara dhe zbavitura lehtë, se pse njerëzit duan të besojnë shpjegime mbinatyrore të fenomeneve, për të cilat nuk janë sqaruar ende. Metodat për të krijuar një rreth gruri tani janë të dokumentuara mirë në internet.

Në përgjigje të besimeve vendase se "qeniet jashtëtokësore" UFO ishin përgjegjës për rrathët e drithit të shfaqura në Indonezi, qeveria dhe Agjencia Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (Lapan) i përshkroi ato si "të bëra nga njeriu".

Thomas Djamaluddin, profesor për kërkimin e astronomisë dhe astrofizikës në Lapan deklaroi: "Ne kemi ardhur për të rënë dakord, se kjo gjë nuk mund të provohet shkencërisht. Shkencëtarët kanë vënë UFO-t në kategorinë e pseudoshkencës."

Perktheu Mikel Zavalani nga Wikipedia
cosmiclove
cosmiclove

35


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi