Si të bëheni person më pozitiv?
Faqja 1 e 1
Si të bëheni person më pozitiv?
Njerëzit pozitivë nuk janë të tillë vetëm për shkak të faktorëve të jashtëm. Njerëzit e tillë kanë gjithashtu probleme, por përballen me to ndryshe nga njerëzit negativë. Nëse doni të mësoni se si të krijoni energji pozitive, provoni këto mënyra nga të cilat do të bëheni menjëherë më pozitiv.
Jeni mirënjohës:
Nëse për nga natyra nuk jeni person mirënjohës, por gjithmonë vështroni anën negative të ngjarjeve, përpiquni të mbani një ditar në lidhje me atë se kur jeni mirënjohës. Çdo natë ndani disa minuta dhe shkruani atë që ju ka bërë të qeshni gjatë ditës, çfarë ju bën të lumtur dhe çfarë leksioni keni mësuar. Nëse kjo bëhet rregullisht, ndjenja e mirënjohjes do të ndodhë natyrisht dhe do të jeni person shumë më pozitiv.
Meditoni:
Meditimi sjell një ndjenjë të qetë, rrit intuitën tuaj dhe zbut mendjen. Filloni meditimin duke marrë frymë thellë, vetëm disa minuta në fillim ose në fund të çdo dite dhe do të shihni se sa larg do të t’ju shpie kjo. Nëse nuk keni përvojë për këtë, mund të blini një libër ose të shikoni një video në lidhje me meditimin.
Ndryshoni perspektivën:
Në vend se të përqendroheni në të gjitha gjërat që nuk ju shkojnë për dore dhe në të gjitha dështimet, përpiquni që të gjitha ato t’i shikoni me një këndvështrim tjetër. Në të gjitha të këqijat ka diçka të mirë dhe zakonisht janë përvojat dhe mësimet që kemi nxjerrë prej tyre. Mendoni se çfarë është ajo që keni mësuari nga një humbje? Në këtë mënyrë do t’i konsideroni të gjitha më pozitivisht.
Krahasohuni vetëm me vetveten:
Nga krahasimet me njerëz të tjerë nuk do të fitoni asgjë të mirë. Në vend të kësaj, shikoni të tjerët me admirim, pasi ne të gjithë jemi aq të ndryshëm dhe harroni krahasimet. Nëse duhet të krahasoheni me dikë, atëherë krahasohuni me veten tuaj. Mundohuni të jeni gjithmonë një person më i mirë dhe më i lumtur se sa që keni qenë dje. Kjo është mënyra e vetme për lumturinë e vërtetë.
Kaloni kohë në natyrë:
Nuk ka rëndësi se ku jetoni, natyra do t’ju ndihmojë për të çlodhur mendjen tuaj. Sa herë që ndjeheni keq dhe negativ, dilni në një shëtitje dhe shijoni mrekullitë dhe bukurinë e natyrës. Vetëm pesë minuta në natyrë mund të ndihmojë gjendjen shpirtërore, prandaj merrni frymë thellë dhe qeshuni.
Bëni diçka me bujari:
Një nga mënyrat më të mira që në çast të ndjeheni të lumtur dhe më pozitiv, është që të bëni ndonjë gjë të mirë dhe fisnike pa ndonjë arsye të dukshme ose përfitim. Do të habiteni se sa shpejt mund të rritet niveli i energjisë dhe humorit të mirë. Edhe diçka e vogël, siç është një buzëqeshja ndaj ndonjë kalimtari të rastit, mund të bëjë që ju dhe ai person të ndjeheni më mirë.
Buzëqeshni:
Gjithmonë mund të gjeni disa minuta për të qeshur. Nëse qeshni me miqtë, buzëqeshni në prani të panjohurve, kjo me siguri do të përmirësojë gjendjen shpirtërore. Me kalimin e moshës, harrojmë se jeta duhet të jetë argëtuese dhe fillojmë të kuptojmë gjithçka shumë seriozisht. Prandaj mos harroni se jeta duhet të jetë frymëzim pozitiv për juve.
Shmangni shprehitë e këqija:
A ka diçka që e bëni dhe do të dëshironit për të ndaluar? Ndoshta konsumoni shumë ëmbëlsira ose kaloni shumë kohë para televizorit ose kompjuterit? Edhe pse është vështirë për të hequr qafe këto shprehi, të paktën mund të provoni. Provoni një ditë të plotë për të shpenzuar pa këto zakone dhe shikoni se çfarë ndodh. Ndoshta e kuptoni se ju në të vërtetë jeni më të lumtur kur nuk veproni si më parë.
Ëndërrimet:
A ka diçka që dëshironi me të vërtet? Ndoshta do të donit të bëheni një shkrimtar i njohur dhe të ndihmoni njerëzit me këshillat e juaja? A keni ndonjë ëndërr tjetër? Çfarëdo qoftë ajo, lejoni veten që të relaksoheni dhe nënshtrohuni ndaj këtyre ëndërrimeve. Paramendoni se keni arritur tashmë atë që keni synuar, ndihuni të trazuar dhe të lumtur, si dhe përjetoni të gjitha këto emocione. Mendimi i dëshiruar dhe ëndërrimi mund të ndihmojë në motivim që të vazhdoni të punoni drejt qëllimit tuaj.
Këshilla 1:
Në vend se të përqendroheni në të gjitha gjërat që nuk ju shkojnë për dore dhe në të gjitha dështimet, përpiquni që të gjitha ato t’i shikoni me një këndvështrim tjetër.
Këshilla 2:
Gjithmonë mund të gjeni disa minuta për të qeshur. Nëse qeshni me miqtë, buzëqeshni në prani të të panjohurve, kjo me siguri do të përmirësojë gjendjen shpirtërore.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» A mund te beheni miliarder me mendime?
» Lady Gaga - Kukulla e Illuminatit
» Mendimi pozitiv në jetë
» Fuqia e mendimit pozitiv
» Aforizma - Thënie filozofike
» Lady Gaga - Kukulla e Illuminatit
» Mendimi pozitiv në jetë
» Fuqia e mendimit pozitiv
» Aforizma - Thënie filozofike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi