EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femrat nga Afёrdita dhe meshkujt nga Marsi!

Shko poshtë

Femrat nga Afёrdita dhe meshkujt nga Marsi! Empty Femrat nga Afёrdita dhe meshkujt nga Marsi!

Mesazh  gjilanasi 21.10.14 11:20

Femrat nga Afёrdita dhe meshkujt nga Marsi! 1410427696astro3001_468x272.jpgartikull

A janë burrat dhe gratё me tё vërtetë kaq tё ndryshёm sa mendojmё? Shumё shpesh duket se sjelljet dhe veprimet e burrave dhe grave janë aq të kundërta, saqë duket se ata vijnë nga planete krejt tё ndryshme! Shumica prej nesh e ka dёgjuar shprehjen qё “ meshkujt vijnё nga planeti i Marsit dhe gratë vijnë nga Afёrdita” . Por, si ёshtё zanafilla e kёsaj shprehje dhe çfarё do tё thotё nё tё vёrtetё kjo?

Afёrdita (Venusi) Në astrologji, Afёrdita është e njohur si planeti i dashurisë dhe bukurisë. Ky planet, qё e ka marrё emrin nga njё perëndeshё romake, e cila doli nga valёt e oqeanit dhe njihej si vajza e Neptunit, ka njё reputacion të komplikuar. Lloji i energjisë femërore qёlidhet me Afёrditёn mund të jetë pak i ndërlikuar, pasi ka veti misterioze, që janё tё vështira për t'u përcaktuar dhe për t’u kuptuar në mënyrë të qartë.

Afёrdita njihet si një planet tёrheqёs, parimi kryesor i të cilit, është aftësia për të tërhequr atë që ka nevojë dhe dëshiron, me anë të hijeshisё dhe duke i bёrё ata qё e rrethojnё tё lumtur. Duke qenё se grate në përgjithësi janë mësuar të marrin atë që duan duke qenë tërheqëse dhe joshёse, ato në përgjithësi konsiderohen se janё mё tё afta të shfrytëzojnё energjitë Venusiane (Afёrditёs).

Megjithatë, në mënyrë paradoksale, kёtё energji tё pastër dashurie, Afёrdita e do për hir të dashurise dhe deshirёs pёr tё dashuruar dhe jo se po pret diçka nё kёmbim.

Në kartelёn yjoretë grave, shenja e Afёrditёs jep të dhëna se si ajo duhet tё përdorё energjinë e saj femërore dhe përshkruan mёnyrёn e saj të tё dashuruarit. Në kartelёn e një mashkulli, shenja e Afёrditёs gjithashtu tregon për stilin e tij të tё dashuruarit, si dhe përshkruan se çfarë lloj energjie femërore e tërheq në një grua.  Marsi  Marsi është planeti i veprimit,  energjisё dhe vullnetit.  

E ka marrё emrin nga perëndia romake e luftës dhe konfliktit. Ky planet përfaqëson energjinë e zemërimit dhe konfliktit dhe ka pёr detyrё tё sigurohet qё gjёrat po realizohen, tё mbrojё dhe tё ruajё kufinjtё si dhe tё gjenerojё veprime.

Në lidhje me burrat, Marsi zgjon brenda tyre modelin e luftёtarit. Kjo ështëpjesë e parimit mashkullor, i cili fokusohet nё njё qёllim tё vetёm.  Marsi është energjia dhe vitaliteti absolute që është i nevojshёm për të ecur përpara, drejt realizimit dhe plotёsimit tё dёshirave dhe nevojave tuaja.

Në kartelёn yjore tё njё mashkulli, shenja e Marsit përshkruan stilin e tij të veçantë mashkullor.  Gjithashtu kjo shenjё tregon se si zemërimi, energjia dhevullneti janë shprehur te ky person.  

Në kartelёn e njё femre, shenja e Marsit tregon për llojin e energjisë mashkullore qё ajo pёlqen te njё mashkull dhe përshkruan qasjen e saj tipike të zemërimit, tё energjisё dhe vullnetit gjithashtu. Çdo person, pavarësisht nga gjinia, ka në kartelёn e vet yjore edhe Afёrditёn edhe Marsin, kështu që ne të gjithë kemi lidhje me të dyja cilёsitё tona tё brendshme mashkullore dhe femërore.  

Megjithatë, gjatё pjesёs mё tё madhe tё kohёs, femrat janë të prirura të lidhen më shumë me pjesёn etyre femёrore, ose Afёrditёn, ndёrkohё qё meshkujt janё tё lidhur mё shumё me cilёsitё mashkullore ose Marsin. Për kёtё arsye, gratë (në përgjithësi) duket se pёrshtaten mё shumё me cilёsitё e Afёrditёs dhe meshkujt me cilёsitё e Marsit.

Duke ditur se nё cilёn shenjë (dhe ne cilёn nga dymbëdhjetë shtëpite yjore – për njё studim më të avancuar) ndodhen Afёrdita dhe Marsi, mund tё kuptoni mё shumё se si t’i shfrytёzoni maksimalisht cilёsitё tuaja femёrore dhe mashkullore nё njё marredhёnie, por edhe pёr jeten nё përgjithësi. Sapo tё mësoni më shumë rreth stilit tuaj të veçantë, ju mund t’i përdorni më mire këto njohuri gjatё marredhёnieve me tё tjerёt.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi