Sëmundja e mistershme që vret meshkujt
3 posters
Faqja 1 e 1
Sëmundja e mistershme që vret meshkujt
Sëmundja e mistershme që vret meshkujt në Salvador
Një epidemi e mistershme është duke u përhapur në Amerikën Qendrore, duke u bërë shkaktari i dytë i vdekjes së meshkujve në El Salvador, kurse në Nikaragua ajo është më vdekjeprurëse sesa HIV-i dhe diabeti së bashku.
Kjo nuk ka gjetur ende shpjegim, por teoria më e fundit thotë se viktimat thjeshtë e çojnë veten drejt vdekjes. Në ultësirat perëndimore të Nikaraguas, në një regjion me plot fusha të kallam sheqerit, gjendet komuniteti i vogël i quajtur La Isla.
Shtëpitë e vogla janë mozaik i çimentos dhe drurit. Pjesët e stofit shërbejnë si dyer.
Maudiel Martinez del nga shtëpia e tij. Ai është i zbehtë dhe eshtrat i vërehen mirë në fytyrë. Ai mezi ecë, sikur të ishte plak, përkundër asaj se ka vetëm 19 vjet.
“Se si është kjo sëmundje, mjafton që të më shikoni mua, por pas një muaji, unë mund të mos jem më gjallë. Vdekja nga kjo sëmundje të vjen krejt papritur”, thotë ai.
Mst/ “Ishulli i vejushave”
Veshkat e Maudielit janë duke u shkatërruar. Ato nuk e kryejnë funksionin themelor të filtrimit të “mbeturinave” nga trupi i tij - ai është duke u helmuar nga vetë trupi i tij.
Kur ai u sëmur para dy vjetësh, ai tanimë e dinte se si zhvillohej kjo sëmundje dhe si mund të përfundojë. “Mu kujtua menjëherë babai dhe gjyshi im”, thotë ai. Që të dy vdiqën në të njëjtat rrethana. Tre nga vëllezërit e tij po ashtu e kanë këtë sëmundje.
Të gjithë ata punojnë në fushat e kallamsheqerit.
Kjo sëmundje e veshkave ka mbytur aq shumë njerëz në këtë fshat, sa që tani banorët e tij nuk e quajnë më këtë vend vetëm La Isla - që d.m.th. “Ishulli”, por “La Isla de las Viudas” - “Ishulli i vejushave”. Kjo epidemi është përhapur edhe jashtë kufijve të Nikaraguas. Ajo ka prekur gjashtë vende të rajonit.
Ministri i shëndetësisë së El Salvadorit ka bërë thirrje te bashkësia ndërkombëtare për ndihmë. Ai ka thënë se kjo epidemi është duke e korrur popullsinë e këtij vendi.
Sëmundja u shndërrua në çështje politike
Në një klinikë në El Salvador, në rajonin bujqësor Bajo Lempa, Dr. Karlos Orantes ka zbuluar se një e katërta e meshkujve të këtij rajoni e kanë pasur këtë sëmundje.
Për më tepër, ai thotë se të sëmurët, pjesa më e madhe e tyre meshkuj, nuk tregojnë shenja të diabetit dhe shtypjes së lartë të gjakut, sikur te rastet e tjera të sëmundjeve kronike të veshkave gjetiu në botë.
“Pjesa më e madhe e meshkujve që i kemi studiuar, vuajnë nga një sëmundje kronike e veshkave, pa ndonjë shkaktar të ditur”, thotë ai.
Ajo që këta meshkuj kanë të përbashkët, është se që të gjithë punojnë në bujqësi. Prandaj, Dr Orantes mendon se shkaktar i sëmundjes së tyre mund të jenë substancat helmuese kimike - pesticidet dhe herbicidet - të cilat përdoren me të madhe në bujqësi. “Këto substanca kimike janë të ndaluara në SHBA, Evropë dhe Kanada, por ato përdoren këtu me të madhe, pa kurrfarë masash mbrojtëse”, thotë ai.
Megjithatë, ai nuk mund t’i përjashtojë shkaktarët tjerë të mundshëm. Për shembull, përdorimin e tepërt të ilaçeve kundër dhembjeve, të cilat mund të dëmtojnë veshkat, gjë që mund ta bëjë edhe sasia e tepërt e alkoolit. Në Nikaragua, kjo sëmundje është shndërruar në një çështje politike.
Në vitin 2006, Banka Botërore i dha një hua kompanisë më të madhe të kallamsheqerit, për ta ndërtuar një fabrikë etanoli. Punëtorët e plantacionit u ankuan se kushtet e punës ishin të tmerrshme, si dhe përdorimi i kemikalieve ishte tepër i lartë, gjë që mendonin se ishin shkaktarët e sëmundjes.
Si përgjigje, banka u pajtua që të financonte një studim, për gjetjen e shkaktarit të epidemisë.
“Rezultatet e studimit përkrahin hipotezën se stresi nga nxehtësia mund të jetë shkaktar i sëmundjes”, thotë Daniel Bruks nga Universiteti i Bostonit, i cili është duke e udhëhequr këtë studim.
Ekipi i tij zbuloi se nuk janë duke u sëmurë vetëm punëtorët e kallamsheqerit. Edhe minatorët dhe punëtorët e limanit janë duke u ballafaquar me këtë sëmundje, përkundër faktit se ata nuk u janë ekspozuar substancave kimike.

Odin- 513
epidemia
epidemia eshte edhe shkak i ngrohjes globale mos te harrojme se po vazhduan me kte ritem shum semundje te reja do te kemi
Ushtari i krishtit- 152
Re: Sëmundja e mistershme që vret meshkujt
Kjo s'eshte semundja e pare e keti lloji,,fuqite e medha do te shpikin edhe shum semundje te tjera per ta pakesuar numrin e banorve,fatekeqsisht.
Xhemajl- 187
Similar topics
» Semundja e epilepsise
» Depresioni
» Frika që “vret” zërin
» Kulti kinez që vret “demonë”
» Vende te mistershme
» Depresioni
» Frika që “vret” zërin
» Kulti kinez që vret “demonë”
» Vende te mistershme
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi